Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
PJESA SHQIPTARE E RAJONIT TË LIQENIT TË OHRIT, TASHMË PJESË E LISTËS SË PASURIVE BOTËRORE TË UNESCO-S.
Publikuar më 07 korrik, 2019 në orën 22:56 ( ) Lajme |
Rrit madhësinë e shkronjave
Prej datës 30 qershor në Baku, Azerbajxhan është duke zhvilluar punimet sesioni i të 43 i Komiteti i Trashëgimisë Botërore.
Në këtë sesion dje, më datë 5 korrik 2019, u miratua propozimi për shpalljen pasuri botërore të pjesës shqiptare të rajonit të liqenit të Ohrit, si zgjerim i pronës “Trashëgimia natyrore dhe kulturore e rajonit të Ohrit”, të ndodhur në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të regjistruar në Listën e Pasurive Botërore që prej vitit 1979.

Komiteti përgëzoi Shqipërinë dhe Maqedonninë e Veriut për bashkëpunimin e deritanishëm dhe i kërkoi të dy shteteve vijimin e angazhimit të përbashkët në funksion të ruajtjes së Vlerës së Veçantë Universale.
Përgatitja e Dosjes të zgjerimit ishte rezultat i një pune 4 vjeçare në kuadër të projektit “Drejt një qeverisjeje të përbashkët të trashëgimisë natyrore dhe kulturore ndërkufitare të rajonit të Liqenit të Ohrit”, bashkëfinancuar nga BE dhe Shteti Shqiptar nën koordinimin e UNESCO-s. Ky projekt mbështeti një proces gjithëpërfshirës për menaxhimin e integruar dhe angazhoi institucionet shtetërore qendrore dhe vendore të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, përgjegjëse për mjedisin, trashëgiminë kulturore, planifikimin urban dhe turizmin.
Gjithashtu Komiteti ka dhënë disa rekomandime mbi vijimin e punës për monitorimin dhe nisjen e procesit të përgatitjesë të planit të integruar për menaxhimin e pasurisë në funksion të ruajtjes së Vlerës së Veçantë Universale.
Dosja për përfshirjen e pjesës shqiptare të rajonit të liqenit të Ohrit në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s u përgatit nga grupi teknik i përbashkët i Ministrisë së Kulturës, Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit dhe tre ekspertë kombëtarë të angazhuar nga të dy Ministritë.

Grupi i përbashkët ndërinstitucional i punës për përgatitjen e dosjes së kandidimit:
Ministria e Kulturës
Arta Dollani, Drejtor i Përgjithshëm, Instituti i Monumenteve të Kulturës “Gani Strazimiri”,
Focal Point Kombëtar për Trashëgiminë Botërore
Kozeta Angjeliu, Drejtor, Drejtoria e Programeve të Zhvillimit të Kulturës, Ministria e Kulturës
Sonila Kora – Ministria e Kulturës
Marsela Plyku Demaj, Joli Mitrojorgji, Endrita Mulleti – Instituti i Monumenteve të Kulturës, “Gani Strazimiri”
Gjergji Koki dhe Amanda Cici, Drejtoria Rajonale e kultjurës Kombëtare Korçë.
Prof. Dr. Lorenc Bejko, ekspert kombëtar
Ministria e Turizmit dhe Mjedisit
Pëllumb Abeshi, Drejtor i Përgjithshëm i Politikave dhe Mjedisit
Klodijana Marikaj, Drejtor, Drejtoria e Programeve të Zhvillimit të Mjedisit
Elvana Ramaj, MTM
Shpresa Harasani, MTM
Silvamina Alshabani – Agjensia Kombëtare e Mjedisit
Holta Çopani – Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura
Prof. Dr. Spase Shumka dhe Prof. Dr. Lulzim Shuka, ekspertë kombëtar
Bashkia Pogradec, Arian Merolli
Duke qenë se trashëgimia kulturore, ishte një pjesë e kësaj dosjeje, Ministria e Kulturës ka luajtur në vijimesi një rol aktiv të rëndësishëm dhe përmbajtësor në të gjithë procesin, si në misionet e përbashkëta të vlerësimit të IUCN/ICOMOS, komunikim me Qendrën e Trashëgimisë Botërore dhe trupat këshillimore të UNESCO-s, kjo e vlerësuar veçanëriaht prej këtyre të fundit.
Shumë i vlerësuar në procesin e kandidimit të dosjes ka qenë roli dhe angazhimit të Misionit të Përhershëm të Shqipërisë në UNESCO, z. Ferit Hoxha, me të cilin Ministria e Kulturës ka qenë në komunikim dhe bashkëpunim të vazhdueshëm.

Vendimet:
http://whc.unesco.org/en/news/2002?fbclid=IwAR1Flxs5RL-5j7DFVUvSHjRxJgfJT71rG7AuCWzZp6qThNm6ReXg_bFlL6A

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Nuk është vlerësuar deri më tani!
Lexuar: 567 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
URIME KOSOVE, TE PRIFTE E MBARA!
E diel, 04 prill 2021 - 20:37
.
EPOPEJA...!
E diel, 07 mars 2021 - 00:08
.
Lufta e UÇK-së bashkon tre shtete
E premt, 27 nntor 2020 - 23:25
Institucionet e shkencës dhe të kulturës në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut kanë dalë me një qëndrim të përbashkët mbi luftën e Ush...
K O M U N I K A T Ë
E premt, 20 nntor 2020 - 14:59
SHOQATA “YJET QË NUK VDESIN & OJQ “YOUTH FORUM PERSPEKTIVA” K O M U N I K A T...
Marrëveshja Kosovë-Serbi
E premt, 04 shtator 2020 - 20:59
Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar Marrëveshje ekonomike me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë në Washingt...
më shumë nga - Lajme »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi