Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Dielli e deti i qytetit tim…
Publikuar më 28 korrik, 2019 në orën 23:40 ( ) Të ndryshme |
Rrit madhësinë e shkronjave
Korrik, 2019! Valët e detit adriatik këndojnë ‘’këngën’’ e pritjes miqësore për gjithë vizitorët e turistët e ndryshëm që vijnë në çdo stinë nga gjithë vendet e botës për në Shqipëri. Dhe ja …është nyja gradiane e portit të qytetit të Durrësit që pret e përcjell me qindra e mijra njerëz në gjirin e vet. Qyteti bregdetar portual i Durrësit ka qenë e është ‘’kryeqyteti’’ i mikëpritjes miqësore në shekuj, por edhe në ditët e sotme që pret miq nga e gjithë bota të çdo kombësie. Tradita e kësaj mikëpitje ka rritur edhe më shumë interesin e shumë vizitorëve, të cilët kur vijnë e shkelin rrugët e qytetit me të drejtë shprehen duke thënë se ‘’ qyteti i Durrësit është qytet i magjishëm, sepse këtu mikpritja këndohet në çdo stinë të vitit bashkë me valët e detit adriatik’’.
Dhe kjo është e vërtet saqë rrezet e diellit e mikpritja vllazërore e miqësore durrsake ngroh shpirtrat e gjithë njerëzve të çdo kombësie.Prandaj ai na fton e mirëpret në çdo stinë të vitit.

Në vend të prologut…
‘’-Këndoni vocët e mi,se këtu jemi në gjirin e shqipes sonë,- u tha nipërve e mbesave nëna nga Suhareka në marsin e vitit 1999-ës që kishte udhëtuar mes predhave e plumbave nëpër malet e Kosovës e kishte mbritur në qytetin bregdetar të Durrësit.’’ Më kujtohet ajo natë Marsi i atij viti me shi e borë, një dimër plot zymëti që të kallte frikë. Por, më ‘’dimër i ashpër’’ ishte lufta e që zhvillonte ushtria serbe në Kosovë ndaj vëllezërve tanë. Suhareka e gjithë Kosova ishte ndezur nga flakët e luftës për liri e pavarësi! Djemtë e vajzat Kosovare, një popull i tërë ishte ngritur në këmbë ndaj okupatorit Serb, që padrejtsishtë ishte ulur gati për 100 vjet në sofrat Kosovare. Pushtuesi bëri të pamundurën që gjatë sundimit të çfaroste e t’i largonte nga trojet e tyre Kosovarët, në radhë të parë t’i ndalonte gjuhën e kulturën, ushqimin shpirtëror, e më pas t’u merrte trojet duke i dëbuar me politikën ekonomike duke i dërguar nëpër botë; pas kësaj edhe me dhunë për t’i larguar nga trojet e vatrat e tyre shekullore. Por, ai dimër i vitit 1999 solli pranverën e lirisë në gjithë Kosovën. U desh sakrificë e madje dhe gjakë për t’i thënë okupatorit shekullor, se ky vend ka pasur e ka zot. Me qindra e mijëra djem e vajza Kosovare e nga gjithë trojet shqiptare u gjendën atje pranë vëllezërve Kosovarë. Ishte mesi i muajit të marsit të atij vit, kur me qindra e mijra Kosovarë iu drejtuan vatrave të shqipes nga ku gjetën ngrohtësinë e diellit pranveror. Muzgu i natës kishte rënë edhe mbi kodrat e qytetit të Durrësit. Shtëpia ime ishte aty rrëzë një kodre në skajin fundor të qytetit. Jashtë frynte erë e filloi të shoqërohej me shi. Nga jashtë u dëgjuan disa të qara fëmijësh që vinin nga lartë kodrës e dëgjoheshin deri poshtë shtëpisë sime. Ime shoqe u pikëllua kur dëgjoi këto të qara fëmije doli me të shpejtë si dallandyshe, se kështu ka dhe emrin; për të parë e vështruar se nga nga vinin këto të qara. Nga organet qeveritare të asaj kohe, edhe ne kishim marrë porosi që të rrisnim vigjilencën se armiku nuk ishte vetëm në Kosovë, sepse ai vepronte edhe këtu në Shqipëri. Qëllimi ishte që të mos gjendeshim në krah të vëllezërve Kosovarë. Por edhe këtu armiku u mund se gjaku-gjakun se bën ujë! Ata ishin e janë vëllezërit tanë të një gjaku,të një gjuhe, të një tradite e zakoni, të një trualli Arbëror!
-Dëgjoj të qara fëmijësh,- më tha gruaja.Janë lart atje në kodër!? Shkuam aty me të shpejt së bashku edhe me banorët e tjerë të lagjes. U dha alarmi se kanë ardhur vëllezërit Kosovarë e duhen strehuar pranë shtëpive tona. Ishin mbi 120 veta pleqë e fëmijë. Që të gjithë u strehuan nëpër shtëpitë e lagjes sonë. Rruga i kishte raskapitur e lodhur aq shumë sa mezi qëndronin në këmbë. Unë mora për strehim gjashtë veta, të gjithë ishin pjestarë të një familje: Një nënë rreth moshës 75 vjeçare, me nusen e djalit me dy nipat e dy mbesat. –Djali e vetëm e kam në rreshtat e UÇK-së,atje në Suharekë,- u dëgjua zëri gjysëm i mekur i asaj nënë me sy si të shqiponjës. Syt iu mbushën me lot kur pa nga ekrani i televizorit shtëpitë e shkrumbosura nga bombardimet e shkaut në Prekaz e në gjithë Kosovën. U çua në këmbë e puthi nipat e mbesat, pastaj puthi edhe fëmijët e mi: Dy vajzat e djalin….Dhe vazhdoi t’u thoshte fëmijëve se këtu jemi në shtëpinë tonë, jemi në Durrësin e Shqipes. Që nga ky çast, me buzëqeshje pranverore e përqafime filluan të loznin s’bashku fëmijtë nëpër shtëpi. Edhe ata e ndjenin në shpirt erën e lirisë së Kosovës, pavarsisht se ishin të vegjël. Pas disa ditësh familjet Kosovare me gjithë bujarinë e pritjes nga famijlet Durrësake u vendosën në kampin e pritjes të Rashbullit. Ata vinin nga Mitrovica, Peja, Deçani, Prizreni, Gjakova, Prekazi Gjilani, Suhareka, nga gjithë Kosova. Qeveria shqiptare dhe shqiptarët e Shqipërisë iu gjendën afër dhe ndihmuan vëllezërit e një gjaku,shqiptarët e Kosovës në marsin e vitit 1999.
…Dhe ja, së bashku me pranverën lulja e lirisë erdhi edhe në Kosovë!

Bisedë e hapur me pushuesit nga kosova….
Është fudmuaji i ditëve të korrikut 2019. Dielli përvëlues të ‘’fton’’ që të jesh pranë detit atje në plazh. Plazhet janë mbushur plot e përplot si rrallë herë. Ne gjendemi në vijën bregdetar turistike të plazhit të lagjes 13 të qyteti durrës. Njerëzit kuvendijnë me rërën e valët e detit. Plazhiztë të shumtë vijë nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali Zi, Italia, Franca, Zvicra, Filanda, Suedia etj. Por nga Kosova janë të shumtët e ata I gjen kudo në këto ditëtë nxehta korriku Kontaktin e parë e morëm me Ramadan Baliun nga Ferizaj, i cili kishte ardhur familjarisht në plazhin e durrësit. Ai kishte marrë me vete edhe dy djemtë e tija që loznin me rërën e lagur të detit. Biseda merr rrjedhën e saj në vite. Ai na thotë se kam prej vitit 1993 që frukentoj plazhin e bukur të adriatikut këtu në qytetin e durrësit. Me plazhin e këtij qyteti se ndërroj me asnjë tjetër, na thotë ai.
Pak më tutje aty në një shazllon takojmë Afrim Zeqirin nga Istogu e Riza Metaj. Në bisedën e tyre u bashkohen edhe Shaban Ahmetaj, Shaqir Ahmetaj, Shpëtim Ahmetaj të cilët vinin nga komuna e Skënderaj fshati Razell. Afrimi kishte blerë edhe një libër që fliste për rapsodin e këngëtarin Dervish Shaqe. Bisedoje me këta njerëz sikur të ishe njohur prej kohësh. Biseda historike merr udhën e saj. Rizai na thotë se kam 3 vite rresht që vij për pushime në qytetin e Durrësit, por më pëlqen edhe Vlora, na thotë në bisedë e sipër ai. Padashur dalin edhe lot nga sytë, por ata ishin lot gëzimi që lexonon lirinë e pavarsinë e kosovës. Afrim Zeqiraj jeton e punon në Gjermani prej vitesh në Koliçan. Largohemi prej tyre duke marrë me vete përshtypjet më të mira për mikëpritjen e shërbimin që u kanë bërë durrsakët turistëve në këtë zezon plazhi.

Foto Xh. Cirongu: Ramadan Baliu me dy djemtë e tija në plazhin e durrësit, korrik 2019.











Në foto nga e djathta në të majtë: R. Baliu, Afrim Zeqiraj, Riza Metaj.




















Ergi, me ëndrrën që nesër të bëhet doktor !....
Edhe Xhevdet Bardhi është një nga ata plazhistët e shumtët që fruekenton këtë vit plazhin e durrësit. Një burrë i qetë, fjalë ëmbël e dashamirës ngaj të tjerëve. Aty tek pista ‘’Ilira’’ u njoha me atë. E shoqëronte i nipi. Me vete mbante protezat për të ecur. Ishte operuar nga gjuri. Doktori e kishte këshilluar që të shonte në plazh. Ai kishte zgjedhur plazhin e durrësit. Nipi i vogël të cilin e quanin Ergi Bardhi ishte nxënës i klasës 8-të të shkollës ’’Mustafa Kemal Ataturku’’ të fshatit Zall- Herr të Tiranës. Kishte 3 vite që vinte në plazhin e durrësit. Por, këtë radhë shoqëronte gjyshin e tij që e donte shumë. E pyesim se çfar do të bëhesh kur të rritesh? Na përgjigjet se, kur të rritem më pëlqen të bëhem doktor e t’u shërbej njerëzve…!

Foto Xh. Cirongu Durrës korrik 2019


















…Ejani, nesër do jetë më bukur !...
Për çdo vit rritet kujdesi e shërbimi në plazhet tona. Kjo është e dukshme edhe përgjatë vijës bregdetare të plazhit në lagjen 13 të këtij qyteti. Lagja është transformuar krejtsisht me një infrastrukturë të re e moderne. Edhe shëtitorja që lidh lagjen 13 të plazhit me Vollgën, ka rritur më shumë interesin e vizitorëve, por edhe anën cilësore të shërbimit ndaj plazhistëve në kohën e plazhit. Rregulli mbizotron në pastërtinë e vijës së bregut të detit, qetësia po ashtu,ku policia e rendit e ajo bashkiake janë në shërbim të qytetarit gjatë 24 orëve, Shërbimi shëndetësor rojet bregdetare, shërbimet në resorante e hotele etj Si rrjedhojë, pushuesit e ndjejnë veten si në shtëpinë e tyre kur vjnë në qytetin e Durrësit.
Janë këto copëza bisedash e kujtimesh të bukura që ne morëm këto ditë korriku mes plazhistëve në plazhin e Durrësit. Kjo mikpritje e qytetit durrësak ndaj pushuesve e turistëve do jetë edhe më e bukur nesër… valët adriatikase kanë mikëpritje e buzëqeshe miqësore për të gjithë…. Durrësi ju mirëpret me krahë hapur në çdo stinë. Ejani e prekni rrezet e diellit bashkë me ujët e detit adriatik të qytetit tim…!

Durrës, 27 korrik 2019


















Xhevahir Cirongu

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Nuk është vlerësuar deri më tani!
Lexuar: 239 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Duam Përgjegjësi
E mart, 23 mars 2021 - 21:08
Isha duke e shikuar mbrëmë një intervistim të një ish Komandanti të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, madje mund të thosha për atë kohë,edhe le...
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të ...
E diel, 21 mars 2021 - 15:45
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të Fakultetit të Stomatologjisë, Dr. Drita Mulliqi Përteshonit dhe Hajdar Përteshonit Poliklinika 3L, hist...
NUK MË DHIMSEN KËTO VITE TË JETËS SIME, Q...
E enjt, 18 mars 2021 - 00:04
JAM NË VITIN E 50-të, TË VUAJTJEVE TË JETËS SIME DHE, PO I ARRIJ TË SHTATËDHJETAT! PO, A E DINI SE, PO VUAJ JO NGA NATYRA E AS NGA ZOTI, POR, PO VUA...
NJË FOTO-KUJTIM ME SHOKËT E MI TË IDEALIT ...
E premt, 12 mars 2021 - 23:55
Mërgimi është një plagë e rëndë, e hidhur, tepër e përmallueshme! Mërgimtari ka mall të pashlyer për vendlindjen, për tokën, ku u lind e u rr...
NJË KËRKESË IMJA SPONTANE PËRBALLË PROFE...
E merkur, 10 mars 2021 - 20:01
Lajm i hidhur qe për mua dhe jo vetëm për mua, vdekja fizike e profesorit të nderuar atdhetar, Zejnullah Gruda! Profesorin e nderuar, pata fatin që t...
më shumë nga - Të ndryshme »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi