Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Shpend Ahmeti një djalë harbut, Anton Çettës i thotë hup
Publikuar më 07 gusht, 2019 në orën 21:05 ( ) Të ndryshme |
Rrit madhësinë e shkronjave
Që nga data,7 Qershor 2014 kur shoqata “Trojet e Arbrit” dhe BISHZ-në Zvicërr organizuan një akademi shkencore në Solothurn të Zvicrrës ku ju kushtua jetës dhe veprës së profesor Anton Çettës dhe pas kësaj akademie shkencore të dy shoqatat dolën me propozimin e përbashket që Instituti Albanologjik në Prishtinë të merr emrin e profesor Anton Çettës si dhe monumenti i profesor Anton Çettës të vendoset para Institutit Albanologjik në Prishtinë. Fatkeqësisht kjo kërkesë e jona tash e pesë vjet u injorua. Tash e pesë vite me radhë është duke shkuar lëmsh lufta në mes të orjentimit perëndimor pro evropian që dëshiron ta ketë monumentin e profesor Anton Çettës në Prishtinë dhe orjentimit aziatiko-karpatianë që janë duke e bllokuar këtë projekt kombëtar.

Edhe pse çdo gjë ishte gati që të vendoset gurëthemeli i monumentit në oborrin e Institutit Albanologjik në momentin e fundit talibanët e Institutit Albanologjik e kundërshtuan këtë ide duke mos e lejuar vendosjen e monumentit të profesor Anton Çettës. Ndërkohë që Shpend Ahmeti dhe Komuna e Prishtinës edhe pse e kishin lëshuar lejen fillimisht për vendosjen e monumentit ata i hëngren fjalët e tyre dhe e anuluan vendimin e tyre.Kështu që Prishtina e cila ka një hapësirë të madhe nuk po ka mundësi të gjej dy metra vend për të vendosur monumentin e Profesor Anton Çettës në Prishtinë. A është i vetëdijshëm Shpend Ahmeti i cili i thotë vetes student i Harvardit e në të vërtetë është student i universiteteve dhe profesoreve bullgar me emrin amerikan i quajtur Universiteti i Blagoewgrad, siç janë edhe shumë kolegje private të tilla në Kosovë dhe Shqipëri. Vërtetë është tragjike se deri në çfarë shkalle ka ardhur humbja e vetëdijës kombëtare dhe deri në çfarë shkalle janë ardhur një pjesë e politikanëve të Kosovës sa që të kontestohën veprimtarët kombëtar shqiptar vetëm që me veprimtarinë e tyre kanë bërë pajtimin e kombit.
Shpend Ahmeti vërtetë në këtë rast është duke u treguar një djalë harbut kur professor Anton Çettës i thotë hup. Shpend ti mundesh me e bllokuar këtë projekt kombëtar edhe ndonjë ditë por një gjë dua ta them se me leje apo pa leje shqiptarët kanë me e vendosur monumentin e profesor Anton Çettës në Prishtinë. Ndërsa ju dallkautët dhe kopukët e politikës talibaniste në trojet shqiptare do t´iu themi stop njëherë e përgjthmonë. Se palca ashtnore e shqiptarisë nuk do të shuhet kurrë edhe pse fatkeqësisht është t’holluar bukur shumë.
Sikur ti thoshte dikush professor Anton Çettës kur ishte gjallë se do të bëhet gjithë kjo qendresë ´tash e pesë vite me radhë që monumenti i tij mos të vendoset në Prishtinë ai do të pergjigjej. Kur të hiqej mjegulla lehtë do ta kemi. Por kjo mjegull e shkretë karpato-aziatike shumë gjatë i mbajti trojet shqiptare.

Nue Oroshi

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Nuk është vlerësuar deri më tani!
Lexuar: 233 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Duam Përgjegjësi
E mart, 23 mars 2021 - 21:08
Isha duke e shikuar mbrëmë një intervistim të një ish Komandanti të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, madje mund të thosha për atë kohë,edhe le...
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të ...
E diel, 21 mars 2021 - 15:45
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të Fakultetit të Stomatologjisë, Dr. Drita Mulliqi Përteshonit dhe Hajdar Përteshonit Poliklinika 3L, hist...
NUK MË DHIMSEN KËTO VITE TË JETËS SIME, Q...
E enjt, 18 mars 2021 - 00:04
JAM NË VITIN E 50-të, TË VUAJTJEVE TË JETËS SIME DHE, PO I ARRIJ TË SHTATËDHJETAT! PO, A E DINI SE, PO VUAJ JO NGA NATYRA E AS NGA ZOTI, POR, PO VUA...
NJË FOTO-KUJTIM ME SHOKËT E MI TË IDEALIT ...
E premt, 12 mars 2021 - 23:55
Mërgimi është një plagë e rëndë, e hidhur, tepër e përmallueshme! Mërgimtari ka mall të pashlyer për vendlindjen, për tokën, ku u lind e u rr...
NJË KËRKESË IMJA SPONTANE PËRBALLË PROFE...
E merkur, 10 mars 2021 - 20:01
Lajm i hidhur qe për mua dhe jo vetëm për mua, vdekja fizike e profesorit të nderuar atdhetar, Zejnullah Gruda! Profesorin e nderuar, pata fatin që t...
më shumë nga - Të ndryshme »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi