Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
DHIMBJE KRENARE (20)
Publikuar më 19 gusht, 2019 në orën 21:49 ( ) Faridin Tafallari | Histori |
Rrit madhësinë e shkronjave
PASTHËNIE

NJË LIBËR ME VLERË PËR DIASPORËN
II
-Faridin Tafallari:“DHIMBJE KRENARE“
-(Kujtime-Dokumentacion-Korrespondencë)
-1998

Që në fjalën hyrësie:“DY FJALË PËR LEXUESIN“, shkrimtari i talentuar, zoti Faridin Tafallari, informon dhe falënderon lexuesit e vet të shumtë për vlerësimet pozitive apo negative (madje edhe për kërcënimet!), se edhe në gjendje të ligsht shëndetësore, e ka thelluar këtë libër në raport me pjesën e parë. Por edhe pa këtë informacion, hetohet fjalori më i pasur dhe interesimi këmbëngulës për fjalëformim dhe risimtari në gjuhë. Autori gëzohet kur ka nga të kritikuarit që i paskan kuptuar nxitimet apo gabimet e çastit dhe tregojnë gatishmëri për t`u ndreçur;- qëndrim e dëshirë kjo që puqet me dëshirat lektisëse të autorit: atë gëzim jemi të prirur ta krahasojmë me gëzimet e bujkut kur parasysh i rritet bereqeti dhe i shpaguhet mundi... Ky gëzim e disponim janë shtesë e terapisë kuruese të trupit e të shpirtit delikat të shkrimtarit-artist që janë shqisa e ndjenja atdhedashëse-kombëtare.

Autorit nuk i shkrepi të shkojë në Qabe, ai për haxhillëk zgjodhi dy qytete tona të shenjta, që fillojnë me nganjë „T“-TT- Tirana-Tropoja-titanike: dy qerdhe strehimesh kosovare,- ku bën homazhe shkrimtari...
Admirimi ynë s`ka kufij kur që në hyrje mësojmë për vazhdimin e këtij cikli librash me vlerë dhe voluminoze me dokumente e faktografi të mëtutjeshme shterruese.
Përçarjet e ndasitë e pakuptimta e lëndojnë zemrën e ndejshme, andaj autori i gjykon dhe i dënon rënd: të tillët jua kënaqin zemrën pushtuesve dhe na e zgjasin robërinë.
Harmonia e bashkëshortëve dhe këmbëngulja e tyre, ju ndihmuan që ta ruajnë vijimësinë e atmosferës kosovare të sjelljeve e të trimërisë edhe tek fëmijët e tyre, tani të rritur, Kosovarja e Besniku...
Po trimëria paguhet me sakrifica të njëpasnjëshme, dhe në instancën e fundit: trimëria për mbulesë ka kokën e vet personale. Këta janë heronj, të rënë në luftë apo të gjallë në kacafyetje e sipër. Ata që nuk janë të këtillë, fjalët e tyre nuk i kanë rrënjët në zemër;- ata flasin përcipshëm dhe joseriozisht.
Formularët e pasaportave duhet plotësuar me shkronja sllave- cirilicë!!- me dofarë soj shkronjash që janë do si hardhuca e do si bretkosa!! Faridini dhe Zadeja neveritën nga ato shkronja zvarranikësh;- e që për dikë tjetër ato janë çikërrima!!
Shkrimtari ka parasysh traditën kombëtare, por, pse jo, edhe porosinë e poetit:
mbaje mend se kush je dhe i kujt je!
.............................................................
që knjiga të quhet libër, gllava të quhet krye,
slloboda të quhet- liri.

Biseda konkrete në rastin konkret
Autori ngop me informacion preciz lexuesit e uritur kureshtarë për informacion: Viti i Ri 1996 nxjerr në sipërinë Bosnjen e çeçeninë,- e Kosova ngelet të gacërojë, që të përflakët më vonë...
Autori njëkohësisht gjendet në shumë fronte, dhe hepohet midis: këshillave të mjekur, besimit në zot dhe vëllavrasjes...
Komandanti i policisë serbe: Ne kot jua marrim armët, ju shqiptarët do t`ia hani kokën njëritjetrit!
Dhe vërtetë: durim me pushtuesin, mosdurim mesvete?!?!- dhe autori s`ka si të mos e ndiej peshën e turpit, turpin e rrethit primitiv që me zor emancipohet; 10 apo 15.000.-mijë marka a dollarë jepen për shpërngulje: realiteti i vrazhdë nën pushtuesit gjakatarë, ndikon në çakordimin e stabilitetit ekonomik dhe të mendësisë, varësisht nga meset a rrethet pas gjendjes e traditës...por ndikimet ndodhin edhe në prishjen dhe shkatërrimin e metabolizmit e të gjumit: ëndërrat janë trishtuese për fatin e fëmijëve, të familjes e të popullit. E kur kjo gjendje zgjatë me dekada, atëherë edhe lë pasoja e trauma; në mese të ndryshme, fillon të zbehet e të bie edhe morali luftarak, e këtë kob duhet ndërprerë me çdo kusht.
Autorin e djeg malli përvlues për vendlindjen, dhe atje nuk mund të shkojë përpos në ëndërr! E rruga për në vendlindje Struzhë të Prizrenit, kalon nëpër fshatin Reçan; një fshat me të njëjtin emër është edhe në komunën e Suharekës,- e një tjetër fshat vetëm me një shkronjë daluese- Reçak, është në afërësi të Shtimjes, ku u bënë masakrat mbi popullatën e pafajshme shqiptare: vampirë e lugetër serbijanë me mjekra të zeza e me sy të skuqur nga shlivovica e nga shovenizmi lakmues për pushtimin e trojeve të huaja; jua shkallmojnë trupin edhe burrave të paarmatosur, edhe grave e edhe fëmijëve. Bishat gjakatare ndiejnë kënaçësi të veçantë kur jua presin njerëzve të gjallë: veshin e hundën, organet seksuale, jua nxjerrin sytë e ballit...me kamat e tyre që i quajnë „historike“ për- muzè!!! Dhe ato thika të gjakosura po i lëpiejkan dhe po ndiejkan kënaqësi gjaku shqiptar-boshnjak!!!
Ato skena tmerri kanibalësh gjakatarë, na mundojnë të gjithve, por në vaçanti veprimtarin krijues me dy sëmurje, zemra e diabeti: nga lodhjet e tepërta të trupit e të trurit, në vrapime ecejakesh të çdoditshme për të bërë diçka, për të dalë nga kthetrat e përgjakura gjakatare të bishave serbijane.
Çlirimin e Kosovës autori e ka projekt, dhe për çdo ditë realizon nga diçka, por çlirimin e plotë e përjeton vetëm në ëndërr...

Bibla dhe Kur`ani i Diasporës
Pasha 300.- fletë Kur`an!!!- bënim bè, duke mos e kuptuar se çfarë shkruante atje! Edhe Bibla fillon me historinë e familjeve çifute... Kurse veprat voluminoze të zotit Faridin Tafallari janë Bibla e Kur`ani i Diasporës Shqiptare për plagët shqiptare: përpjekje titanike për emancipim e çlirim: Kosovarja e Besniku tok me moshatarët e vet,kanë një bazament-betonarme nga do të startojnë fuqishëm me dhembje krenare, pas tabllobe e visoreve që na i pervijoi e kristalizoi shkrimtari.
Sepse kemi pasur tri gjëra të papjekura: Diturinë, Ekonominë dhe Trimërinë. Dhe ato po piqen dalëndalë e pandalshëm: Kosovarja e Besniku janë bija e biri i shkrimtarit; ata do fluturojnë fugueshëm hapësirave të atdheut, duke plotësuar e konkretizuar veprën e babait-shkrimtar, po në vazhdë të Rilindjes Kombëtare Shqiptare; vetëm ca edhe më e afërt e më e prekshme-freskuese.
Nuk dimë për Prozatorin tonë në shkruan apojo edhe poezi? - por shihet se prozatori ka
edhe shpirt poeti: ai e merr jetën seriozisht, andaj e përjeton çdo
situatë me thellësi shpirti e zemre. Se vetëm të tillët e mbajnë fjalën,
besën dhe betimin.
Këtë e hetojmë kur i vdes xhaxhai Qemajl dhe përsiat për jetën e për vdekjen... Por edbe kur të gjithë dalin në protesta, disa shkojnë e punojnë për 100.- marka a franga, dhe mburren se janë më të mençurit!! - andaj shkrimtari - poet më leht përpiqet ta kuptojë vdekjen, se sa sjelljet e çoroditura pa skrupuj njerëzie të disa bashkatdhetarëve, e që dalin se nuk janë të paktë...
Lexuesit i defilojnë parasysh, nga faqja ne faqe, të mençur e budallenj, veprimtarë e sabotatorë, stoikë e të flashkët, trima e qyqarë, besnikë e tradhtarë...
Qyqarët, jo vetëm që nuk guxojnë të kontaktojnë me veprimtarët, por fshihen dhe ikin edhe nga nënat plaka të tyre, që të mos i takojnë e të mos i pyesin për evlatët e vet, e lëremë të ju sjellin sende e selame, sepse mund t'i hetojë kush e t'i akuzojë UDB-ja pse po mbajnë lidhje me armiqtë irredentistë!!
Autori vijon me krahasimet e ditëlindjeve në spitale e në burgje, ku vdekja të pezullon mbi kokë, por autori e mbiçmon burgun: aty veprimtari i mirëfilltë është me një parallogaritje, për kauzën e madhe kombëtare, i gatshëm të sulët edhe në grykë të topit, duke çuar në vend amanetin e dëshmorëve, pikërisht pas citatit:

Kadri Osmani, Bern

Në ballë të këtij populli dhe te këmbët e këtij populli, flijimi dhe vdekja për realizimin e aspiratave të tij, do të na vijnë si përjetimi më i bukur e më fisnik në gjithë jetën. Dhe s'do të ketë forcë që të na ndalë në rrugën tonë të ndritshme.
(Jusuf Gërvalla)

KRONOLOGJI

Përmbledhje e datave për mbledhjet, takimet, tubimet, demonstratat, sikurse edhe datat e shënimet më të rëndësishme gjatë periudhave të vitit 1996 - 1998.
** 10 janar 1996 - Udhëtova për në klinikën e Haidelbergut ku u shtrova
dhe qëndrova për shërim nga zemra dhe diabeti deri më 21 shkurt 1996. Në klinikë, gjatë ditëve të kurimit, kam shkruar mjaft për librin
“Dhimbje krenare”, sidomos për pjesën e kujtimeve.
** 8 mars 1996 - Mbrëmje festive në Laufen, kushtuar ditës së mësuesit,
organizuar nga Kemajl Çollaku, Lekë Preci, Qerkin Bytyçi dhe të tjerë arsimtarë. Shkova me shoqen dhe Kosovaren e Besnikun në këtë mbrëmje shumë të mirë.
** 9 mars 1996 - U mbajt mbledhja e komisionit rajonal të 3% për BW.
** 16 mars 1996 - U mbajt mbledhja e Komisionit Qendror për 3% për
gjithë Gjermaninë në Ofenbach.
** 17 mars 1996 - U mbajt mbledhja e Aktivit të LDK-së në Nagold.
** 24 mars 1996 - U mbajt mbledhja e Nëndegës së LDK-së në Sielmingen, në sallën e klubit “Fazli Graicevci”, Nëndega e LDK-së për BW.
** 18 prill 1996 - Para ca ditësh, disa shtete njohën Jugosllavinë e mbetur, Britania e Madhe, Franca, Italia dhe sot edhe Gjermania. Kosova mbetet akoma me Jugosllavinë e cunguar! Kjo njohje i shqetësoi mjaft shqiptarët e Kosovës.
** 20 prill 1996 - Sot u organizua një tubim informativ nga shoqata e gjermanëve “Të ikurit dhe ne”. Mori pjesë edhe Xhafer Shatri. Ai i informoi miqtë gjermanë për situatën në Kosovë e më gjerë.
** 1 qershor 1996 - U mbajt mbledhja e Aktivit në Nagold. Mori pjesë edhe Murat Kryeziu, mbledhja u bë me të gjithë bashkatdhetarët.
** 28 qersor 1996 - Sot u shpërngula nga Nagoldi, ku banova plot 18 vjet. Lashë aty kujtime nga më të hidhurat, por edhe një pjesë të jetës time. Aty m’u rritën fëmijët, aty më lindën dhe u shkolluan dy të parët dhe dy të vegjëlit, andaj edhe shpërngulja nuk ishte aq e lehtë qoftë për mua, ashtu edhe për shoqen time. Sado që kemi derdhur shpesh lot vaji, kemi pasur edhe ndonjë gëzim, pra gëzim se i kemi pritur shokët e miqtë si vëllezër. Kemi pritur Jusufin, Kadriun, Bardhoshin, Zijahun e shumë shokë e dashamirës nga mërgimi, por edhe nga vendlindja.
** 30 qershor 1996 - Sot u tubuam në një nga sallat e qytetit të Nagoldit për të kremtuar 2 korrikun e 1990-ës. U mblodhën shumë nga bashkatdhetarët.
** 14 korrik 1996 - U mbajt mbledhja e Kryesisë së Nëndegës së BW në zyrën e LDK-së në Shtutgart, por unë nuk mora pjesë, se nuk më lajmëruan.
** 1 korrik 1996 - U mbajt mbledhja e Kryesisë së Aktivit të LDK-së në Nagold.
** 7 gusht 1996 - U nisa për në Shqipëri për pushim tok me Zaden, Besimin, Kosovaren.
** 21 gusht 1996 - U ktheva nga pushimi, ku e kaluam së bashku me vëllaun Xheladin, kunatën Safije dhe me të fejuarën e Besimit, Meritën. U kthyem nga Vlora me traget nëpër Itali, Zvicër dhe erdhëm në Gjermani.
** 7 shtator 1996 - Në Baden u bë përurimi i librit të Ushkin Hotit. Shkuam me Naser Kukën në këtë përurim të librit “Filozofia politike e çështjes shqiptare”.
** 15 shtator 1996 - U mbajt mbledhja e përgjithshme në Nagold me rrethin, ku u fol për çështjen e 3% dhe për organizimin sa më të mirë të bashkatdhetarëve.
** 21 shtator 1996 - U mbajt mbledhja e kryetarëve të 3% për Baden-Würtemberg, në klubin “Fazli Graicevci”, në Sielmingen, ku mori pjesë edhe gazetari i mirënjohur për kosovarët dhe gjithë shqiptarët, Bujar Muharremi, i cili e dha informimin e mbledhjes nëpëmjet rrjetit satelitor nga Tirana.
** 30 shtator 1996 - Mbrëmje e organizuar nga shoqata për vendasit dhe për të bashkuarit me të huajt “A. D. A. M”, të cilën e udhëhiqte një mik yni i shqiptarëve, z. Sigfrid Boringo. Isha unë dhe dy shqiptarë të tjerë. Një serb u paraqit edhe në emrin e Kosovës, që ta përfaqësojë, por nuk iu lejua as ta fillonte fjalën, se iu ndërpre nga unë dhe nga dy të tjerët. Atij nuk i jepej e drejta që të fliste për Kosovën; “deri sa me ta jemi në luftë s’ka bashkim me vrasësit” u tha në atë mbrëmje.
** 6 tetor 1996 - Në Manheim u kremtua 7 shtatori, shpallja e Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Isha me Naser Kukën dhe nga aty shkuam te Tefik Ramadani që na priti shumë mirë. Tefiku ishte edhe anëtar i kryesisë së 3% për BW dhe shoqja e tij ishte arsimtare që jepte mësimin plotësues në shqip.
** 7 tetor 1996 - Sot i dhamë një intervistë gazetës së quajtur “Schwarzwalder Bode” dhe “Kreisnachrichten”. Intervista ishte lidhur me gjendjen e rëndë në Kosovë dhe vetëm që nuk kishte krisur lufta, si dhe për marrjen e një aksioni “Ndihma për Kosovën”, ku dhe aksioni filloi dhe vazhdoi 10 ditë. Aksionin e ndihmuan Skënder Krasniqi, Qazim Hoxha, Binak Morina, Faridin Tafallari dhe më së shumti një mike gjermane, Frau Bensina si dhe z. Sigfrid Boringo.
** 20 tetor 1996 - Në mbledhjen e Aktivit në Metzingen dhe te Tefiku në vizitë.
** 31 tetor - Udhëtova për në Shqipëri dhe po atë ditë më kishte vdekur vëllau Sefidin. Më vonë mora vesh për lajmin e hidhur të vëllaut.
** U ktheva nga Tirana ku u takova me Fehmi Ladrovicin dhe me të udhëtuam deri në Shtutgart.
** 1 dhjetor 1996 - U kremtua festa e 28 nëntorit në Nagold.
** 7 dhjetor 1996 - U organizua një protestë kundër refugjatëve për moskthimin e tyre. U mbajt në Shtutgart ku mori pjesë edhe Bujar Bukoshi, i cili foli për të ikurit nga Kosova dhe tha se është më mirë që të kthehen në Kosovë.
** 8 dhjetor 1996 - U mbajt mbledhja e aktiveve në Albstadt, ku morën pjesë edhe Edita Tahiri e Hafiz Gagica.
** 23 dhjetor 1996 - Në ora 23. 50 në Singen, mora Esat Brajshorin, i cili do që të bëjë një xhirim për vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zekën në Gjermani.
** 26 dhjetor 1996 - Sot xhiruam vendin e ngjarjes në Untergrupenbach me kameramanin Fatos Kastrati. Ishte një i ftohtë i madh. Me ne ishte edhe Suzana.
** 16 shkurt 1997 - U mbajt mbledhja e përgjithshme e Aktivit të LDK-së në Nagold. Si përherë, i ftuam të gjithë bashkatdhetarët, ishin apo nuk ishin anëtarë.
** 23 shkurt 1997 - Mbledhja e anëtarëve të klubit “Kadri Zeka” në Nyrtingen, isha i ftuar edhe unë. Shkuam me Qazim Hoxhën dhe Binak Morinën. Na ftoi kryetari i klubit Xhafer Leci.
** 28 shkurt 1997 - Situata është shumë e rëndë në Vlorë, Delvinë dhe qytete të tjera në jug të Shqipërisë. Situata vazhdon të jetë e rëndë. U shpall gjendja e jashtëzakonshme në mbarë Shqipërinë.
** 1, 2, 3 mars 1997 - Ka të vrarë e të plagosur në Vlorë, në mes veti. Situata vazhdon të jetë e rëndë në Shqipëri.
** 3 mars 1997 - U mbajt kuvendi zgjedhor dhe u zgjodh përsëri si President me mandat pesëvjeçar Sali Berisha. Të 118 deputetët morën pjesë dhe votuan pro 113, 5 abstenuan, 1 kundra.
** 8 mars 1997 - U mbajt mbledhja e komisionit qendror të 3% për Gjermaninë në Bon.
** 9 mars 1997 - U mbajt mbledhja e kuvendit të Nëndegës për Baden-Würtemberg në Shtutgart.
** 1, 11, 12, 13, 14 mars 1997 - Situata më tej është e rëndë në të gjithë Shqipërinë.
** 16 mars 1997 - U mbajt apo u festua dita e pajtimit kombëtar në Shqipëri.
** 22 mars 1997 - U mbajt mbledhja e komisionit rajonal të 3% për Baden Würtembergut. Ishte i pranishëm edhe Bujar Muharremi nga TVSH me satelit nga Tirana dhe i dërguari nga K. Qendror, Nazmi Kelmendi. Mbledhja u mbajt në Rotweil.
** 2 prill 1997 - Luajti Shqipëria me Gjermaninë në futboll, tanët luajtën më mirë, por se si ndodhi që në minutat e fundit humbën 2-3 për Gjermaninë!
** 3 prill 1997 - Tetë futbollistë shqiptarë nga ata të ndeshjes kërkuan azil në Spanjë.
** 12 prill 1997 - Me Kemajl Çollakun shkuam në Bashkësinë Shqiptare “Jusuf Gërvalla” në Heilbron. Bashkësi që i ka tubuar shqiptarët për të kaluar orët e lira me aktivitete të ndryshme.
** 13 prill 1997- Mbledhje e Nëndegës së LDK-së për Baden-Würtemberg dhe e Aktivit të LDK-së në Nagold.
** 19 prill 1997 - Në Bashkësinë shqiptare “Jusuf Gërvalla” në Heilbron isha me Kemajl Çollakun, Tefik Ramadanin dhe të tjerë. Mori pjesë edhe Mujë Rugova dhe u fol për shumë gjëra preokupuese për bashkatdhetarët dhe për 3%.
** 24 prill 1997 - Sot u mbajt një tryezë e rrumbullakët me miqtë gjermanë dhe u mor vendimi që të mblidhen ndihma për Kosovën. U bë informimi në emër të humanistes së njohur, nënës së madhe “Nënë Tereza”.
** 5 maj 1997 - Filloi aksioni “Ndihma për Kosovën” në Nagold dhe zgjati dy javë. Në aksion u angazhuan dhe ndihmuan Faridin Tafallari, Skënder Krasniqi, Qazim Hoxha, Binak Morina, Bajram Shala, Sadik Hoxha, Ramë Celaj. Vlen të përmend se në Nagold dy herë janë marrë aksione të tilla dhe janë ndihmuar me mbi 20 ton mallra dhe medikamente etj. Ky aksion është marrë me iniciativën e kryesisë së aktivit të LDK-së në Nagold.
** Tubim informativ organizuar nga Sh. K. Sh “Bashkësia kombëtare” në Leonberg. Këtë tubim informativ e mbajti Dr. Mujë Rugova.
** 31 maj 1997 - Sot martova djalin Besimin me Meritën, ishin të ftuar plot shokë e miq dhe dasma kaloi në një atmosferë shumë të këndshme. Pas një kohe me shumë hidhërime u bë kismet që të gëzohemi edhe ne për një kohë ...
** 7 qershor 1997 - Mbledhje e komisionit rajonal për 3% në BW. U mbajt në Sh. K. në Leonberg.
** 14 qershor 1997 - Mbledhje e Komisionit Qendror për 3% në Gjermani, u mbajt në Eschborn-Frankfurt. Mori pjesë edhe Naip Zeka nga Kosova.
** 29 qershor 1997 - U bënë votimet në Shqipëri ku fitoi Partia Socialiste me 55%, Partia Demokratike me 24% dhe partitë e tjera me përqindje më të ulta.
** 20 korrik 1997 - Mbledhje e kryesisë së Nëndegës për BW. Mbledhja u mbajt në Zimern-Rotweil, mori pjesë edhe H. Gagica.
** 24 korrik 1997 deri më 22 gusht 1997 isha me pushime në Shqipëri, kalova mirë.
** 4 shtator 1997 deri më 27 shtator 1997 isha në spital në Nagold.
** 5 tetor 1997 - Tubim i organizuar nga LPK për UÇK në Singen udhëhequr nga Agush Buja etj.
** 14 tetor 1997 - Njësitet e UÇK-së kryen një aksion në Çollapek, Pejë, Gjakovë.
** 15 tetor 1997 - U takuam në Herrenberg me Skënder Krasniqin, Qazim Hoxhën, Fetih Salihin, Bajram Shala, për të ndihmuar djemtë e UÇK-së, por nga këta të lartpërmendurit nuk e pranuan një propozim dhe nuk e ndihmuan edhe pse i njoftova më në detaje.Qazim Hoxha e ndihmoj më von.Të tjerëve edhe propozimi ju erdhi i rëndë! Ishin edhe anëtarë të kryesisë së LDK-së,në Aktivin e Nagoldit.
** 16 tetor 1997 - U vra Adrian Krasniqi duke kryer një aksion. Me Adrianin kemi pirë kafe në Tiranë pranë lokalit “Nikolin” përballë hotel “Dajtit” në verën e 1997.
** 27 tetor 1997 - Filloi gjykimi në gjyqet e instaluara serbe për anëtarët e UÇK-së.
** 29 tetor 1997 - U mbajtën demonstrata në Prishtinë, Prizren, Pejë, Ferizaj, të organizuara nga Unioni Studentor i Kosovës. Demonstratat u organizuan kudo në Kosovë.
** 31 tetor 1997 - U takova me kryeministrin Dr. B. Bukoshin te aeroporti në Shtutgart, e njoftova edhe për kontaktet me grupet dhe njësitë e UÇK-së dhe për nevojat e tyre në të holla. Nuk u përgjigj dhe as nuk dha shenjë për t’i ndihmuar.
** 9 nëntor 1997 - U mbajt mbledhja e komisionit të 3% për BW. Mori pjesë edhe kryetari i komisionit qendror për 3% në Gjermani z. Pjetër Coli.
** nëntor 1997 - Ndodhi një fatkeqësi në kanalin e Otrantos, ku u fundos një anije shqiptare nga një anije italiane, e cila qëllimisht i ra që ta fundoste. Në këtë anije humbën jetën mbi 84 pasagjerë që donin të kalonin për në Itali ilegalisht. Ishte dhimbje shumë e madhe për gjithë ata njerëz.
** 14 nëntor 1997 - U shpall ditë zije për viktimat që humbën jetën në thellësinë e ujrave të kanalit të Otrantos. Shqipëria shpalli sot ditë zije.
** 15 nëntor 1997 - U mbajt mbledhja e komisionit zgjedhor të nëndegës për BW, mbledhja u mbajt në Kirch-heim-teck.
** 16 nëntor 1997 - U mbajtën zgjedhjet e Aktivit të LDK-së për Nagold, kryetar u zgjodh Faridin Tafallari.
** 24 nëntor 1997 - Udhëtova për në Shqipëri.
** 25 nëntor 1997 - U takova me Shaipin dhe Dedën.
** 27 nëntor 1997 - Sot isha te zyra e Republikës së Kosovës. U takova me z. Bujar Bukoshi dhe Xhafer Shatrin. Iu shtrova nevojat e shokëve për t’i ndihmuar anëtarët e UÇK-së, por nuk treguan aq shumë interesim.
** 28 nëntor 1997 - Festën e nëntorit e kaluam te baca Abdyl Krasniqi në banesën e tij. Ishim me Shaipin, e kaluam shumë mirë te baca Abdyl.
** 29 nëntor 1997 - Së bashku me bacën Abdyl dhe Shaipin shkuam deri para zyrës së Kosovës në Tiranë. Ata mbetën aty, kurse unë u takova me z. Bujar Bukoshi ku i shtrova disa kërkesa për një shumë të hollash, por ai nuk iu përgjigj kërkesës.
** 2 dhjetor 1997 - U bë përurimi i librit “Terror, dhimbje, qëndresë” në Muzeun Kombëtar në Tiranë.
** 3 dhjetor 1997 - U takova me Presidentin e Shqipërisë, z. Rexhep Mejdani, në kabinetin e tij. Ndenja aty një orë dhe u ndava i kënaqur, më uroi edhe për librin.
** 13 dhjetor 1997 - U mbajt kuvendi zgjedhor i nëndegës për BW, sërish kryetar u zgjodh Sh. Bobaj.
** 20 dhjetor 1997 - Udhëtova nëpër disa vende të Gjermanisë, isha edhe në Geiselkirchen me ftesë të Minirit, kryetar i kësaj Bashkësie Shqiptare, u ktheva mandej në qendrën e klubit “Emin Duraku” në Dyseldorf, ku kalova te Hyzri Rekaj.
** 30 dhjetor 1997 - Udhëtova për në Zvicër për ta kaluar festën e vitit të ri në Bashkësinë Shqiptare me shokët e vjetër, te Shefqeti ku ndejta tre netë. Kalova shumë mirë.
** 24 janar 1998 - Mbledhje e Komisionit Qendror në Wyrzburg të Gjermanisë, mori pjesë edhe Ministri i Financave të Republikës së Kosovës, z. Isa Mustafa.
** 21 shkurt 1998 - Mbledhje e Aktivit në Metzingen, mora pjesë edhe unë.
** 28 shkurt 1998 - Sot filloi lufta në Drenicë, ku pati shumë të vrarë.
** 1 mars 1998 - Përurimi i librit “Terror, dhimbje, qëndresë” në B. SH. “Jusuf Gërvalla” në Heibron. Po sot lufta mori kahje edhe më shumë dhe u vranë mbi 30 vetë dhe më vonë do të marrim lajmin e hidhur dhe krenar për vrasjen e kryetrimit Adem e Hamzë Jasharaj, por edhe për njëzet anëtarë të tjerë, si dhe mbi dëmet njerëzore në 40 familje të Jasharajve nga Prekazi i Drenicës heroike.
** 3 mars 1998 - U organizua një demonstratë për shkak të situatës shumë të rëndë në Drenicë dhe vende të tjera në Kosovë. Demonstrata u mbajt në Schlos-platz të Shtutgartit. Edhe pse qe ditë pune, morën pjesë mjaft nga bashkatdhetarët.
** 5 mars 1998 - Sot u afrua edhe PD në Parlament. U bë mirë që në situata të këtilla shqiptarët afrohen. Sot u prononcua edhe Dr. B. Bukoshi dhe dërgoi 500 mijë DM për luftën në Drenicë. Prononcimi i Qeverisë zgjoi besimin tek ajo...
** 7 mars 1998 - U mbajt mbledhja e Komisionit Qendror për 3% në Bon dhe u bisedua rreth situatës së rëndë që po mbretëron në Drenicë. U vendos që të tubohen ndihma për Drenicën. Aksioni filloi menjëherë në mbarë globin ku banojnë, punojnë dhe jetojnë shqiptarët.
** 8 mars 1998 - Mbledhje e Komisionit Rajonal me komisionet lokale të BW, u mbajt për të informuar mbi gjendjen aktuale dhe për marrjen e menjëhershme të aksionit të ndihmave. Mbledhja u mbajt në lokalin e bashkësisë “Jusuf Gërvalla” në Heilbron.
** 8 mars 1998 - Mbledhje e përgjithshme e bashkatdhetarëve në Nagold për informimin e aksionit. Po në këtë mbrëmje nga bashkatdhetarët e këtij rrethi u tubuan mbi 60 mijë DM. Aksioni vazhdoi.
** 15 mars 1998 - Mbledhje e bashkatdhetarëve në klubin “Fazli Graicevci” në Sielmingen, i ftuar isha edhe unë dhe shkova. Edhe këtu aty për aty u tubuan mbi 60 mijë DM.
** 21 mars 1998 - U mbajt një demonstratë në Bern ku mora pjesë edhe unë dhe për ku udhëtuam me Shefketin. U takova edhe me Hasan Malën, Kadri Osmanin në spital dhe Kadri Abdullahun, Sami Abdullahun e të tjerë.
** 25 mars 1998 - U mbajt një demonstratë e madhe në Bon. Po atë ditë ishte takuar edhe Grupi i Kontaktit, ku merrte pjesë edhe Shqipëria (F. Nano). Po në këtë demonstratë mori pjesë edhe Bujar Bukoshi, i cili për herë të parë po u dilte bashkatdhetarëve të tubuar. Ai dhe Gagica i dorëzuan Peticionin Grupit të Kontaktit. Bukoshi para 50 mijë pjesëmarrësve deklaroi se është formuar Ministria e Mbrojtjes... Nga Nagoldi dhe Herrenbergu shkuam me autobus.
** 5 prill 1998 - U mbajt mbledhja e përgjithshme në Nagold. Ishte edhe P. Coli. Në këtë mbledhje u raportua për aksionin e ndihmës për Drenicën.
** 29 prill 1998 - Sot Grupi i Kontaktit mblidhet në Romë pikërisht për Kosovën...
** 29 prill 1998 - Sot UÇK-ja u bëri thirrje bashkatdhetarëve që ta ndihmojnë nëpërmjet fondit “Vendlindja thërret” dhe Bujar Bukoshit i bënë thirrje që t’i zhbllokojë të hollat, si edhe kush don t’i bashkangjitet luftës me UÇK-në.
** 15 maj 1998 - Takimi Rugovë-Millosheviç në Beograd, Rugova shfaqet duke qeshur.
** 16 maj 1998 - Takimi - mbledhje e komisionit qendror të 3 % për Gjermaninë mbajtur në Bon, morën pjesë edhe Isa Mustafa dhe Halit Muharremaj, Ministër.
** 17 maj 1998 - Takim në klubin “Bardhosh Gërvalla” në Ludwigsbur, për formimin e këshillit iniciues për Bashkësinë Shqiptare në BW.
** 18 maj 1998 - Sot në Prishtinë u lirua objekti i Fakultetit nga bishat serbe.
** 23 maj 1998 - Me Namiun, Muratin dhe gratë shkuam në demonstratë në Gjenevë dhe nga demonstrata u kthyem te Hasan Malaj për ngushëllime për babain e tij. Takova edhe Ismet Abdullahun dhe biseduam për ndihma UÇK-së por ai u ankua edhe nga fondi i qeveris edhe nga Fondi „Vendlindja thrret“. Më dha edhe lajmin mjaft të hidhur për vrasjen e Ilirr Konushevcit. “Mërgimit“.
** 24 maj 1998 - Mbledhje e Komisionit rajonal për 3% në BW. Në këtë mbledhje u zgjerua komisioni me anëtarë të rinj.
** 26 maj 1998 - Lufta edhe më e ashpër po vazhdon. Mbrëm në fshatin Lybeniq ku u vranë 29 vetë, por ka të vrarë e të plagosur edhe nëpër fshatra të tjera të Kosovës.
** 6 qershor 1998 - Udhëtova për në Shqipëri me aeroplan. Arrita në Tiranë shumë i emocionuar. Më pritën baca Abdyl dhe Qerim Halilaj.

PËRMBAJTJA E LËNDËS

DY FJALË PËR LEXUESIN.........................................................................3

PJESA E PARË..............................................................................................7

PJESA E DYTË............................................................................................43

PJESA E TRETË........................................................................................111

DOKUMENT 1
(shtypi i ish-Organizatave).........................................................................131

DOKUMENT 2..........................................................................................155

DOKUMENT 3..........................................................................................241

DOKUMENT 4
(klubet).......................................................................................................263

DOKUMENT 5..........................................................................................301

PETICION..................................................................................................311

DOKUMENT 6
(Të viteve 1996-1997)................................................................................329

FOTOGRAFIA..........................................................................................355

DOKUMENT 7
(Letrat për përshtypje të librit „Terror...“..................................................379

PASTHËNIE.............................................................................................395

KRONOLOGJI..........................................................................................399

PËRMBAJTJA E LËNDËS.......................................................................407

FUND

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Faridin Tafallari
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Nuk është vlerësuar deri më tani!
Lexuar: 287 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Fuqitë ushtarake të palëve ndërluftuese g...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:20
Lufta e Kosovës, paraqet ndeshjen ushtarake të qartë të demokracisë perëndimore, ku edhe ne Shqipëtarët aspirojmë më në fund të integrohemi dhe...
ENVER HOXHA TË SHPALLET KOMANDANT NDERI I U...
E premt, 16 prill 2021 - 00:41
RIBOTIM Duke u bazuar në fakte të pamohueshme sipas veprimtarisë së brezit të Enver Hoxhës dhe dokumenteve origjinale të pamohueshme origjinale n...
Skenari i rrezikshëm, për ndarjen e tokave ...
E mart, 13 prill 2021 - 22:00
Letër publike, Kolonel Dilaver Goxhajt I nderuari Shpëtim Golemi, po të drejtohem me nofkën e luftës, si Zëvendës Komandant i Shtabit të Përgji...
Një sqarim i detyruar për luftimin në Kosh...
E diel, 11 prill 2021 - 19:40
Si përherë, edhe në 9 prillin e vitit 2021 u përkujtua me madhështi të madhe, si asnjë luftim tjetër i UÇK-së, “fitroia” e një “beteje” ...
Arsyet e bombardimit të Jugosllavisë nga N...
E premt, 09 prill 2021 - 22:49
Në përgjithësi është trajtuar nga burime të ndryshme dhe arsye të ndryshme janë theksuar, disa herë edhe kontradiktore a të kundërta mes burimev...
më shumë nga - Histori »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi