Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
A ishin të përfshirë shqiptarët në Luftën e ftohtë dhe Izolimi?
Publikuar më 21 gusht, 2019 në orën 21:32 ( ) Afrim Morina | Histori |
Rrit madhësinë e shkronjave
Hyrje

Shumë autorë janë marrë me Luftën e ftohtë dhe Izolimin, nga kënde të ndryshme, në mesin e tyre edhe Ukshin Hoti. Duke u nisur nga dokumentet, janë munduar edhe të përcaktojnë datën e fillimit dhe të shpjegojnë se çka është “Lufta e ftohtë” dhe çka është “Izolimi”. Ndryshe nga të gjithë të tjerët, në këtë analizë, do të mundohem të trajtojë pozitën e Shqipërisë londineze dhe në tërësi shqiptarët në këto rrethana politico-ushtarake. A vazhdon edhe më tej lufta e ftohtë dhe izolimi për shqiptarët, apo, ajo ka përfunduar, kushtimisht, me rënien e Murit të Berlinit, siç mundohen ta përkufizojnë disa teoricien.

Nisur logjikisht, për fillimin e Luftës së ftohtë, gati nga të gjithë trajtuesit e kësaj teme, nuk pajtohem, sepse, lufta e armatosur ka vazhduar e vazhdon, ngase, nëse teoricienët e marrin si luftë të ftohtë formimin e taborreve rreth SHBA-ve dhe BRSS-së, atëherë nuk mund të merret viti dyzetenëntë (49), se luftrat e amatosura kanë vazhduar në Kore, Vietnam, Kamboxhia, Kubë, Algjeri dhe në pjesën dërmuese të Kontinentit Afrikan, ku kemi ngritjen e vëtëdijes për çlirim nga kolonialistët perendimor dhe lufta e Afganistanit, ku janë të përfshsira të dyja blloqet. Por, është edhe një fakt shumë me peshë, pranimi i Izraelit në mundësitë e zgjerimit të kufijve, që nga dyzeteteta (48), që e mbanë nën ankth botën arabe, duke kalkuluar herë me njërin shtet e herë me tjetrin, varësisht nga interesi i dy blloqeve politico-ushtarake, për të “shpëtuar” njerëzimin, që, në fakt, luftohet për “arin e zi”.
Izolimi që do të shfaqet nga presidenti Amerikan, Regan, do të jetë një kaptinë në vete, që, edhe na shfaqet në format e ndryshme, por, për, të gjithë ne janë të njohura izolimet, bojkotet, reciprocitetet, etj.
Çfarë roli do të luaj feja në këtë epokë të Luftës së ftohtë dhe në Izolim që nuk e përmendin në trajtesat e tyre analistët, por, po të merret samiti i vitit 1982 në mes Vatikanit dhe Reganit, na del në pah një pjesë e saj, sepse, bota islame është në përballje që nga mbarimi i luftës dhe liderët e tyre herë janë në vallëzim me Perendimin e herë me Lindjen, për arsyet që i theksova më lartë.
Përfundimi i të gjithëve është se Lufta e ftohtë lindi si rezultat i ndarjes së dy blloqeve, në ate të rendit shoqëror kapitalist dhe socialist, me të cilët, përsëri, nuk pajtohem, sepse, të dy blloqet luftonin për gjeopolitikë dhe gjeostrategji, duke harruar edhe “arsyet” e ndarjes.
Në këtë valle do të hynë edhe shtetet e Painkuadruara nga treshja Tito, Naser e Nehru, të cilët do të luajnë një rrol shumë të rëndësishëm, sidomos në relacion me shqiptarët, sa edhe sot shihen pasojat, nga ndikimet që kanë pasur kjo treshe në të dyja blloqet.

Kush i’a përgatiti terrenin Shqipërisë londineze, për përfshirjen në Luftë “të ftohtë” dhe Izolim

Për të shpjeguar këtë përfshirje të Shqipërisë londineze, dhe të shqiptarëve në tërësi, në Luftën e “ftohtë” dhe Izolim, mbështes mendimin tim, se, nga viti 1944 me Konferencën e Bunjajt dhe shlirimin e Shqipërisë londineze, dy momente bukur me peshë, jo vetëm për shqipatrët, por edhe zgjimin e “ndërgjegjes” së dy blloqeve.
Shqiptarët në luftë për çlirim dhe bashkim kombëta, pothuaj, gjithëherë ishin të ndarë në dy taborre. Armiqtë gjithnjë kanë gjetur bashkëpunëtor, duke filluar nga Epoka e Gjergj Kastriot- Skenderbeut, e gjer në ditët e sotme.
Gjatë Luftës Nacional Çlirimtare (Lufta e Dytë Botërore), luftëtarët e lirisë rrokën armët kundër pushtuesit nazifashist dhe tradhëtarëve të vendit. Këta të fundit ndikuan në shkapërderdhjen e energjisë kombëtare deri në ditët e sotme, për kauzën e shpërbërjes së Shqipërisë londineze, për të cilën u angazhuan e angazhohen të gjithë “miqtë”, duke hedhur poshtë çdo përpjekje për bashkimin e kombit deri në ditën e sotme. Edhe atëherë, edhe sot, na kërcnohen e bëjnë veprime izoluese për kombin tonë, duke shfrytëzuar të njëjtit argat, e, që nga viti njëmijëenëntëqind (1990), radhëve të tyre i’u bashkangjitën edhe në mori “intelektualësh” dhe akademitë “tona”, duke mbështetur projektin grek të prezentuar në Konferencën e Paqes në Paris, madje edhe president, kryeministra dhe kryetar kuvendesh.
“Në muajin maj të vititit 1944, Mit’hat Frashëri hyri në kontakt me të djathtën greke, në funksion të krijimit të një bashkimi federal mes Greqisë dhe Shqipërisë. Në këtë bashkim federal Shqipëria do të kishte kufijtë e 1913, duke përjashtuar prej saj Kosovën dhe Çamërinë, dhe ushtria që do të krijohej nga ky bashkim federal do të ishte nën drejtimin e shtabit grek”, sipas Pllumb Xhufit.
Këtu fillon të dalë haptas orientimi politik i Mit’hatit, edhe pse kjo është e njohur që nga “Klubi i Selanikut” dhe tendencat për një alfabet turk. Në Nëntor të vitit 1944 kërkon ndihmë nga Italia, nga fqinjët tanë, nga Evropa dhe Amerika, për rrëzimin e pushtetit në Shqipërinë londineze, ende pa i gëzuar frytet e fitorës dhe pa e parë rendin e ri shoqëroro-politik. Krijohen qendra mbështetëse për ta, në Athinë, Beograd, Paris, Romë, Londër dhe Washington, duke kalkuluar me numra ushtarësh, nga tremijë në Athinë, pesëmijë në Beograd, ndërsa të tjerët me qendra stërvitore për të infiltruar diversantë me armë dhe teknologji informative e ushtarake. Kjo luftë e “ftohtë” që filloi në Shqipërinë londineze përkon me një teori, se ajo filloi me nënshkrimin e kapitullimit të Gjermanisë.
Pse ndodhi kjo nga shtetet të cilat e luftuan nazifashizmin kur edhe shqiptarët kishin marrë mirënjohje për rreshtimin e drejtë gjatë luftës çlirimtare antifashiste?
Jallta II nuk i kishte menduar mirë punët rreth ndarjes së sferave të ndikimit dhe nuk ishte llogaritur fortë në shqipëtarët. Më vonë, doli se ishte një nga pikat më të rëndësishme në gjeostrategji dhe gjeopolitikë për të dyja blloqet. Të parët që e zbuluan këtë ishin Jugosllavët, kur krijuan Republikën e Maqedonisë me toka shqipatare, për të dobësuar çdo përpjekje tonën për republikë apo shkëputje e bashkim kombëtar. I detyruan kuvendarët tanë, në Prizren të shpallin nul rezolutën e Bunjajt për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë londineze, të cilën e kishin nënshkruar edhe serbët e malazezët.
Në këtë valle do të hyjë edhe Zogu me sejmenët e tij, në vitin 1947. Në marrëveshje me Ballin (Mit’hatin), dy armiqë të përbetuar, zgjedhet president për udhëheqjen e grushtshtetit në Shqipërinë londineze, ndërsa, pranë tij do të ishin si zëvendës Abaz Ermenji e Seid Kryeziu, ndërsa sekretar Gaji Gogo. Llogaristeshin katërmijë foraca të armatosura vetëm nga kompania e Prizrenit, dhe mu për këtë, shkon në SHBA për për të marrë sygjerime nga CIA. Zogu, do të kërkojë ndihmë ushtarake nga Tito, sikurse dikur nga Pashiqi. Kjo zgjatë deri më 1955, ku dhe pranohet Shqipëria londineze në OKB, edhe pse ishte anëtare e Ligës së Kombeve, para lufte. Ndërsa, Mit’hati, në angazhimet politike kërkon nga autoritet amerikane të krijoj Komitetin Kombëtar, dhe, me 12 maj 1949, i miratohet. Përgaditi Operacionin “Valuable”, me ndihmën e CIA-s, por, nuk arriti nisjen e këtij operacioni. Komiteti Kombëtar “Shqipëria e lirë”, bazën e parë e krijoi në Paris, dhe, mëkambësit e tij janë Abaz Kupi, Zef Pali, Nuçi Kote e Seit Kryeziu.

Shqipëria londineze, si senduiç, ne mes të dy blloqeve, dhe në shënjestër predhash nga fqinjët

Provokimet diversante, filluan menjëherë pas lufte, ndërsa, ajo që merret shumë serioze, është incidenti në Korfuzë, nga britanikët, e, që, më vonë do të angazhohet shtatmadhoria Britanike, që, përmes Korfuzit, të marr Sazanin dhe, t’i rikthej tradhëtarët e Shqipërisë në pushtet. Kjo e zyrtarizon fillimin e Luftës së “Ftohtë” por edhe Izolimin, shumë më heret se të dalë Regani me këtë teori.
Siç na meson historia dhe dokumentet e zbuluara kohëve të fundit, japin për të kuptuar se Shqipëria londineze dhe Shqipëria e robëruar nga shtetet fqinjë, ishin në senduiç nga të dy blloqet, dhe në shënjestër predhash nga fqinjët, nga të cilët ajka e tradhëtisë kishte kërkuar ndihmë, jo vetëm për poligone ushtarake, instruktor për ushtrime, por, edhe armë e forca ushtarake dhe sigurimin e koridoreve për të depërtuar në Shqipërinë londineze, ku humbën jetën qindra djem e vajza, në gjithë kufirin shqipëtaro-shqipëtar për mbrojtjen e nderit të atdheut. Ndërsa, në Shqipërinë e robëruar kjo kategori gëzonte të gjitha benificionet e shtetasve dhe burrështetasve të ndershëm të Rankoviqit, Titos, e Millosheviqit, ndërsa, bashkombasve të tyre u merreshin të gjitha të mirat material, duke filluar nga bujqësia, blegtoria, shpërngulja për Turqi, se, shqiptarët ende trajtoheshin permes fesë së tyre, etj., madje, burgoseshin e vriteshin për të jetësuar Elaboratin e Andriqit e Qubrelloviqit, në emër të banditizmit. Kjo kulmoi me përzënien e shqiparëve nga Kosova, Maqedonia e Lugina e Preshevës, (në luftën e UÇK-së), para së cilës faktori ndërkombëtar nuk mund të bënte “sehir”. Por, sot, mundohet të na bind për t’i dhënë teritore Serbisë, siç i dhanë Maqedonisë, për të krijuar paqe nën këtë nënqiell! Luftëtarët tanë burgosen, ndërsa, ministrat dhe ushtarakët e Millosheviqit qendrojnë krenar në tryeza e takime me ndërkombëtarët dhe lujnë lojën e viktimës, duke kërkuar rikthimin e “dinitetit” të Millosheviqit, siç bëri Vuqiq në Ujman.
Ndërsa, në Çamëri bëhej pastrimi etnik, gjithashtu me përzënie dhe vrasje e burgosje, e mit’hatistët e zogollët gëzonin e gëzojnë të gjitha beneficionet, madje, kanë qenë ministra e deputet, nën singllën greke. Qeveritë shqipare, në këtë kohë demokracie, ua mundësojnë grekëve, që aty ku e kanë një varr të jetë edhe tokë greke, apo, vend i shenjtë i dishepujve të tyre në token puroshqiptare, nën moton “Virio Epiri”
Derisa, Shqipëria londineze e Enver Hoxhës luftonte për të siguruar bukën e gojës për shtetasit shqiptar dhe pakicat tjera dhe, kufijtë e imponuar nga kongresat e konferancat, ajka e tradhëtisë, në krye me Mit’hat Frashërin, shetiste kancelarive botërore, për zhbërjen e saj, duke turpëruar babain dhe xhaxhallarët e vet.
Edhe sot, pinjollët e kësaj ajke tradhëtie mundohen ta mbajnë Shqipërinë londineze nën ankthin e luftës së “Ftohtë”, me mbështetjen e “miqëve”, duke lujatur në kartën e luftës kundër enverizmit,për ta kthyer në tavolinën e Akademisë së Tiranës, Platformes Greke të dyzetepestës (1945), të prezentuar në Konferencën e Paqës në Parisë, se Enver Hoxha dhe partizanët e tij ishin me fashizmin e nacizmin dhe se në Shqipërinë londineze kishte luftë fetare e qytetare. Më e keqja është se, sot kësaj valle po i prinë Kryeministri Edi Rama, duke derdhur parat e taksapaguesve shqiptar.
Ngritne zërin intelektual shqipatar, kudo që jeni dhe mos lejoni ta bëjë këtë marrëzi zëri i tradhëtisë, në emër të Akademisë, për të shlyer Luftën e lavdivshme Nacional Çlirimtare të Shqipërisë londineze e popullit shqiptar dhe në librat e historiesë të mësohet tradhjëtia si vlerë, e çlirimtarët si kundërvlerë, të arsyetohen të gjitha veprimet jugosllavo-greke, bashkë me miqtë e tyre, siç po ndodhë me shumë figura që nderuan kombin e gjuhën, që ranë në përballje me pushtuesit, duke filluar nga Mujo Ulqinaku e deri te dëshmori i fundit të nëntorit të viti 1944, duke mos llogaritur të tjerët, për mbrojtjen e kufirit.

Prishtinë, 18.08.2019

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Afrim Morina
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Nuk është vlerësuar deri më tani!
Lexuar: 341 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Fuqitë ushtarake të palëve ndërluftuese g...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:20
Lufta e Kosovës, paraqet ndeshjen ushtarake të qartë të demokracisë perëndimore, ku edhe ne Shqipëtarët aspirojmë më në fund të integrohemi dhe...
ENVER HOXHA TË SHPALLET KOMANDANT NDERI I U...
E premt, 16 prill 2021 - 00:41
RIBOTIM Duke u bazuar në fakte të pamohueshme sipas veprimtarisë së brezit të Enver Hoxhës dhe dokumenteve origjinale të pamohueshme origjinale n...
Skenari i rrezikshëm, për ndarjen e tokave ...
E mart, 13 prill 2021 - 22:00
Letër publike, Kolonel Dilaver Goxhajt I nderuari Shpëtim Golemi, po të drejtohem me nofkën e luftës, si Zëvendës Komandant i Shtabit të Përgji...
Një sqarim i detyruar për luftimin në Kosh...
E diel, 11 prill 2021 - 19:40
Si përherë, edhe në 9 prillin e vitit 2021 u përkujtua me madhështi të madhe, si asnjë luftim tjetër i UÇK-së, “fitroia” e një “beteje” ...
Arsyet e bombardimit të Jugosllavisë nga N...
E premt, 09 prill 2021 - 22:49
Në përgjithësi është trajtuar nga burime të ndryshme dhe arsye të ndryshme janë theksuar, disa herë edhe kontradiktore a të kundërta mes burimev...
më shumë nga - Histori »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi