Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
ARVANITI, ARISTIDH KOLA, SHPALLET „HERO I REPUBLIKËS SË ÇAMËRISË“
Publikuar më 30 gusht, 2019 në orën 21:27 ( ) Të ndryshme |
Rrit madhësinë e shkronjave
Me vendim të Presidentit dhe Kryeministrit të Republikës së Çamërisë, shkëlqesisë së tij, Zotit Ali Aliu, Presidenti i Republikës së Çamërisë dhe Kryeministri, Ali Aliu, shpall “Hero të Republikës së Çamërisë” Zotin, Aristidh Kola ( pas vdekjes )

Aristidh Kola ishte historian, publicist, dhe jurist dhe njëkohësisht kryetar i Lidhjes së Arvanitëve të Greqisë.
Aristidh Kola lindi në Kaskaveli të Thivës në Greqinë Qendrore, zonë e cila banohet kryesisht me shqiptarë. Aristidhi, si edhe mijëra e mijëra bashkëkombës të tij, u edukuan me frymën e dashurisë dhe traditave të të parëve të tyre pellazgo- ilir.

Aristidh Kola studioi për jurisprudencë në Athinë dhe pas mbarimit të universitetit, për shumë kohë iu përkushtua traditave kombëtare të arvanitasve ( shqiptarëve ) në Greqi. Vepra e tij kryesore, “Arvanitasit dhe origjina e grekëve”, bëri një jehonë të gjerë në botën shkencore brenda dhe jashtë Greqisë; Libri i Aristidh Kolës, „Arvanitasit dhe origjina e grekëve“ njohu 9 botime brenda dhjetë vjetëve.

Aristidh Kola botoi revistën “Besa”, si dhe revistën tjetër “Arvanon”. Këto revista pasqyronin jetën dhe traditat e botës shqiptare arvanitase. Aristidhi bashkëpunoi me të gjitha rrethet e diasporës shqiptare në Botë. Ai mbante lidhje të ngushtë me arbëreshët e Italisë, me shqiptarët e Amerikës, me intelektualë të Kosovës, të Turqisë dhe me patriotë nga Shqipërisa. Aristidhi ishte figurë përbashkuese i çështjes kombëtare shqiptare. Ai kishte lidhje të fortë me arbëreshët e Korsikës.

Aristidh Kola u bë i njohur në Greqi e më gjerë për përkrahjen morale që i dha Luftës së Kosovës për shkëputje nga Serbia duke u shfaqur në disa emisione televizive. Kjo shkaktoi reagimin e disa grupeve proserbe, me të cilat u ndesh në rrugë gjyqësore.

I qeshur dhe i dashur, Aristidhi ishte mik i të gjithë emigrantëve shqiptarë në Greqi. Në zyrat e shoqatës arvanitase “Marko Boçari”, organizoheshin aktivitete politiko-kulturore për Shqipërinë, si dhe për personalitete të rëndësishme shqiptarësh të Greqisë.

Aristidh Kola ka bërë një punë këmbëngulëse për afirmimin e identitetit arvanitas në Greqi. Aristidh Kola është i pari shqtipar që e pati lexuar librin e babë Homerit, „Iliadën“ në origjinal. Ai me atë rast pat deklaruar; „Iliada e Homerit qenka e shkruar e tëra në shqip“. Për këtë deklaratë të Aristidhit se Homeri shkruaka shqip, shërbimi intelegjent grek nuk e fali, e shpuri në varr. Vdekja relativisht e re e shkrimtarit, historianit dhe atdhetarit Aristidh Kola ishte një humbje e madhe për të gjithë shqiptarët.

Aristidhi nisi hartimin e fjalorit arvanitas, vepër të cilën nuk arriti ta përfundonte. Aristidhi na la një sërë veprash të rëndësishme. Aristidh Kola vdiq në vitin 2000 pas një sëmundjeje misterioze dhe dyshuese. Për gjithë aktivitetin e tij patriotik, historik, publicistik dhe juridik në shërbim të identitetit të tij kombëtar, Presidenti dhe Kryeministri i Republikës së Çamërisë, Shkëlqesia e Tij Zoti Ali Aliu, dekreton Aristidh Kolën, „Hero të Republikës së Çamërisë“. Shpallja hyn në fuqi me datë 29. 08. 2019.

Presidenti dhe Kryeministri i Republikës së Çamërisë

Z. ALI ALIU

Dortmund, 29. 08. 2019

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Nuk është vlerësuar deri më tani!
Lexuar: 332 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Duam Përgjegjësi
E mart, 23 mars 2021 - 21:08
Isha duke e shikuar mbrëmë një intervistim të një ish Komandanti të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, madje mund të thosha për atë kohë,edhe le...
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të ...
E diel, 21 mars 2021 - 15:45
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të Fakultetit të Stomatologjisë, Dr. Drita Mulliqi Përteshonit dhe Hajdar Përteshonit Poliklinika 3L, hist...
NUK MË DHIMSEN KËTO VITE TË JETËS SIME, Q...
E enjt, 18 mars 2021 - 00:04
JAM NË VITIN E 50-të, TË VUAJTJEVE TË JETËS SIME DHE, PO I ARRIJ TË SHTATËDHJETAT! PO, A E DINI SE, PO VUAJ JO NGA NATYRA E AS NGA ZOTI, POR, PO VUA...
NJË FOTO-KUJTIM ME SHOKËT E MI TË IDEALIT ...
E premt, 12 mars 2021 - 23:55
Mërgimi është një plagë e rëndë, e hidhur, tepër e përmallueshme! Mërgimtari ka mall të pashlyer për vendlindjen, për tokën, ku u lind e u rr...
NJË KËRKESË IMJA SPONTANE PËRBALLË PROFE...
E merkur, 10 mars 2021 - 20:01
Lajm i hidhur qe për mua dhe jo vetëm për mua, vdekja fizike e profesorit të nderuar atdhetar, Zejnullah Gruda! Profesorin e nderuar, pata fatin që t...
më shumë nga - Të ndryshme »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi