Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Perurohet Shtatorja e Heroit Xhavit Haziri
Publikuar më 04 shtator, 2019 në orën 00:24 ( ) Lajme |
Rrit madhësinë e shkronjave
Në ditëlindjen e tij të 59-të, Heroi i Kosovës Xhavit Haziri vjen i përjetësuar në qytetin ku kaloi një kohë të jetës së tij në Kastriot.
Xhavit Haziri është heroi i kombit jeta dhe veprimatria e të cilit akoma nuk është pasqyruar plotësisht. Ai nga rinia e tij e hershme ishte përfshirë në radhët e organizuara klandestine për t’u angazhuar në rezistencë e luftë për liri.
Në vitin 1985 do të arrstohet dhe do të dënohet me 9 vjet burg nga gjykata e pushtuesve serbë. Ai pas më shumë se pesë vitesh qëndrimi në burg lirohet në fund të vitit 1990. Pas daljes nga burgu, Xhaviti menjëherë i gjenë radhët e organizuara dhe rreshtohet në radhët Lëvizjes Popullore të Republikës së Kosovës.

Në shkurt të vitit 1991, në Konferencën e Jashtëzakonshme në Prapashticë, zgjidhet anëtarë i Komitetit Drejtues e më vonë edhe anëtarë i Sekretariatit.
Nga shkurti deri në tetor Komiteti Drejtues dhe e gjithë struktura e LPRK-së janë angazhuar për të organizuar mbledhjen e Tretë të Përgjithshme të LPRK-së e cila është mbajtur në Ujmirë më 04.10.1991. Në këtë Mbledhje të Përgjithshme organet udhëheqëse të LPRK-së janë krijuar në Kosovë, Xhaviti do të zgjidhet anëatrë i Këshillit të Përgjithshëm të LPRK-së kurse Këshilli i Përgjithshëm e zgjedh Kryesinë e Organizatës në përbërje; Gani Sylaj, Xhavit Haziri, Ramadan Avdiu, Halil Selimi, Hidajete Krasniqi dhe Guximtar Labënishti… Pas tërheqjes së Gani Sylajt i cili për një kohë të shkurtër ishte Kryetar i Organizatës, pozitën e Kryetarit e ka mbajtur Xhavit Haziri deri në mbledhjen e Katërt të Përgjithshme.
Nga viti 1991 Xhaviti ka qenë i ngarkuar me detyra të veçanta për tu përkushtuar organizimit ushtarak.
Në mbledhjen e Katërt të Përgjithshme të LPK-së, Xhaviti do të rizgjedhet anëtar i Kryesisë, por disa ditë më vonë do të arrestohet në fushatën e madhe të arresitmeve të gushtit 1993. Nga të gjithë të arrestuarit vetëm Xhaviti ka qenë pjesmarrës në Mbledhjen e Katërt të Përgjithshme, ku ishte vendosur që të fillojnë pregatitjet intensive për luftë të armatosur... dhe përkundër torturave të tmershme hetuesit pushtues serbë nga Xhaviti nuk kanë mund të nxjerrin asnjë informatë….
Ai do të dënohet me 5 vjet burg, ku do të qëndroi katër vite. Lirohet në vitin 1997 dhe menjëherë kyqet në përforcimin e radhëve të UÇK-së. Nuk do të ndalet për asnjë çast deri më 17 Shtator 1998, kur do të kidnapohet nga policia sekrete serbe dhe nga ajo ditë tashmë thuajse plot 21 vjet, nuk ka asnjë shenjë për fatin e tij.
Zakonisht sa herë kam pasur mundësi të flas për fatin e personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë, gjithmonë e kam veçuar rastin e Xhavit Hazirit, Ukshin Hotit, Hysen Zogianit dhe dr. Hafir Shalës, nisur nga fakti se ata janë kidnapuar ngase kanë qenë veprimtarë, dihet vendi dhe koha kur janë kidnapuar, por nuk dihet mënyra e zhdukjes së tyre. Serbia ka për obligim të tregoi se si i kanë zhdukur.
Xhaviti ishte intelektaul, veprimtar, ideolog e organizator me shkathtësi të jashtëzakonshme. Kontributi i tij në rritjen e shkallës së rezistencës kundër pushtuesve dhe orgaizimin e kryengritjes ishte i madh. Ai tashmë i përjetësuar i bënë roje lirisë së atdheut. Unë dhe shokët e mi ishim me fat dhe krenohemi që e kemi pasur bashkëveprimatrë.
Familja Haziri si shoqja e tij e jetës Remzija, djmët Çlirimi e Shqiprimi, ashtu edhe vëllezërit e Xhaviti dhe familja Haziri në përgjithësi të jenë krenarë me heroin e kombit Xhavit Haziri.
Lavdi e Përjetshme për jetën dhe veprën e Xhavit Hazirit!

Ramadan Avdiu

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Nuk është vlerësuar deri më tani!
Lexuar: 588 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
URIME KOSOVE, TE PRIFTE E MBARA!
E diel, 04 prill 2021 - 20:37
.
EPOPEJA...!
E diel, 07 mars 2021 - 00:08
.
Lufta e UÇK-së bashkon tre shtete
E premt, 27 nntor 2020 - 23:25
Institucionet e shkencës dhe të kulturës në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut kanë dalë me një qëndrim të përbashkët mbi luftën e Ush...
K O M U N I K A T Ë
E premt, 20 nntor 2020 - 14:59
SHOQATA “YJET QË NUK VDESIN & OJQ “YOUTH FORUM PERSPEKTIVA” K O M U N I K A T...
Marrëveshja Kosovë-Serbi
E premt, 04 shtator 2020 - 20:59
Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar Marrëveshje ekonomike me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë në Washingt...
më shumë nga - Lajme »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi