Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
N’daç Vjosa, n’daç Jahjaga, Kosova po rrezikohet nga ndarja territoriale e saj!
Publikuar më 04 shtator, 2019 në orën 19:48 ( ) Prof. Dr. Mehdi Hyseni | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Barometri diplomatik

Me gjasë kjo do të bëhet nën “vellon” mashtruese dhe manipuluese të termave “shkëmbim” dhe “ korrigjim” të kufijve territorial mes Kosovës dhe Serbisë, por de fakto dhe de jure ky lloj pazari do thotë ndarjen e territorit dhe mohimin e vetëvendosjes dhe të sovranitetit të Kosovës.
Mirëpo, këtë rrezik mund ta shmangë vetëm mbajtja e një RFERENDUMI GJITHËPOPULLOR në Kosovë.

Ndryshe, çdo opsion tjetër nga grupet e ndryshme politike kinse “negociuese” me palën serbe të Beogradit dhe, nën monitorimin e përfaqësusve të BE-së në kuadrin e Dialogut të Brukselit, mund të përfundojë me fatalitet, me NDARJE (si rrjedhojë e konkurrencës dhe e garës së influencës së sferave të interesit të fuqive të mëdha evropiane dhe botërore) , ashtu sikurse dikur Gjermania pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, territori i së cilës copëtua nga BRSS-ja dhe nga aleatët e Koalicionit Antihitlerian Perëndimor.

Tanimë, ata që i njohin rrethanat politike dhe marrëdhëniet ndërshtetërore ballkanike, e kanë më se të qartë se, kusht kryesor dhe i prerë i Beogradit zyrtar për arritjen e ndonjë kompromosi politik me Prishtinën zyrtare në kuadrin e Dialogut ndërmjetësues të Brukselit, është “shkëmbimi” ose “korrigjimi” i kufijve territorialë ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Këtë opsion fatal për Kosovën, lidershipi politik i Serbisë me Aleksandar Vuçiqin (president), me kryemenistren Ana Bërnabiq dhe me ministrin e Jashtëm Ivica Daçiq, e mbështetin dhe e jusitifikojnë duke u bazuar në Kushtutën e Republikës së Serbisë (2006), ku thuhet se “Kosova është krahinë e Serbisë”, si dhe në Rezolutën 1244 të KS të Kombeve të Bashkuara (10.06.1999). Kjo do të thotë se, propozimideja serbe për ndarjen e territorit të Kosovës, do të jetë “temë qendrore” e rinisijes së negociatave serbo-shqiptare në Dialogun e Brukselit (2011-2018).
Prandaj, pavarësisht se kush do të zgjedhet në zgjedhjet e 6 Tetorit në Kosovë, Vjosa, Jahjaga, Drini apo Buna, projektideja e “dyqanit diplomatik” sekret Vuçiq-Thaçi-Rama, do të jetë kryetemë e negociatave serbo-shqiptare në Bruksel apo ndokund tjetër në Evropë apo jashtë saj.

Pra, me gjithë vetëkënaqësinë e disa liderëve politikë dhe të disa “analistëve” të Kosovës, se gjoja, tanimë, pas Samitit të Berlinit (29 prill 2019), përgjithmonë është davaritur ideja për “shkëmbimin” ose për “korrigjimin”=ndryshimin e kufijve territorialë të Kosovës, kjo, projektide fatkeqe, edhe më tej, do të jetë prezente në “itinerarin” e negociatave mes palës serbe dhe asaj shqiptare, ku sipas të gjitha gjasëve këtë do ta mbështetin edhe fuqitë e mëdha evropiane, edhe ato botërore.

Duke qenë se Serbia nuk do të pranojë ta njohjë Kosovën, pa copëtimin territorial verior të saj sipas modelit politiko-propagandistik “shkëmbim” ose “korrigjim”=ndryshim kufijsh të Kosovës (që do të thotë copëtim të territorit të Republikës së Kosovës), të “dizjanuar” nga presidenti serb Alekesandar Vuçiq, nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe nga kryeministrii i Shqipërisë, Edi Rama.
Mjerisht, ky opcion fatal për Kosovën, do të jetë objekt bisedimesh në kuadrin e Dialogut të Brukselit, i cili, me gjasë, do të rifillojë pas përfundimit të zgjedhjeve parlamentare në Kosovë, më 6 tetor 2019.

Nëse Prishtina zyrtare e mbështet “revidimin” e kufijve, atëherë këtë do ta mbështetin edhe fuqitë e mëdha evropiane dhe ato botërore

Edhe pse tani partitë politike ndodhen në prag të përgatitjes së fushatës së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 6 tetorit, fituesit e presupozuar të tyre nuk duhet të gëzohen aq shumë, duke dhënë pemtime ekzagjeruese dhe bombastike pa mbulesë (vetëm sa për t’i vjelur votat nga zgjedhësit e tyre), sepse qeverinë e re dhe legjislaturën e re të parlamentit i pret një fazë tejet e vështirë jo vetëm në ballafaqimin me shumë probleme të politikës së brendshme (lufitimi i nepotizmit, i korrupsionit, i krimit të organizuar, i papunësisë, i varfërisë, i pazhvillueshmërisë, i ekzodit sistematik etj.), por edhe në atë të politikës së jashtme (siç është në radhë të parë, Dialogu i Brukselit përmes së cilit Serbia me çdo kusht po kërkon copëtimin e territorit verior të Republikës së Kosovës).

Qoftë “shkëmbimi”, qoftë “korrigjimi” i territorit të Kosovës nuk ka bazë të justifikueshme juridike të së drejtës ndërkombëtare

Prandaj, që tani, do të ishte me interes jetik për qytetarët e Kosovës, të mendojnë racioanalisht se kujt do t’ia hedhin votën në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 6 tetorit 2019, sepse vjeshta do të jetë tejet “zhuritëse” për politikën dhe diplomacinë e Kosovës, sidomos në planin ndërkombëtar, sepse Serbia do të bëjë çmos që, me ndihmën e partnerëve të saj evropianë dhe ndërkombëtarë (sidomos duke u mbështetur në Rusinë dhe në Kinën), që Kosovës t’ia shkëputë pjesën veriore (me rëndësi të madhe gjeopolitike, gjeoekonomike dhe gjeostrategjike) të saj-Trepçën e begatë me ari, me me argjend, me plumb, me bakër dhe me zink, si dhe asetin tjetër të quajtur Liqeni i Ujmanit nga i cili furnizohne me ujë të pishëm jo vetëm Mitrovica, por edhe Zveçani, Skënderaj dhe Vushtrria.

Nëse, në çfarëdo forme preken këto dy kryeaste ekonomike dhe industriale (duke u kufizuar shqiptarëve të drejtën e plotë të posedimit dhe të shfrytëzimit të tyre), atëherë, pikësëpari dhunohet e drejta e vetëvendosjes dhe e sovranitetit territorial, nacional dhe shtetëror e Republikës së Kosovës.
Mirëpo, pavarësisht nga manipulimi me eufemat e Hashim Thaçit: “shkëmbim” ose “korrigjim” i kufijve të Kosovës, të cilat deri më sot nuk njihen në doktrinën dhe në praktikën e së drejtës ndërkombëtare, populli shqiptar i Kosovës nuk duhet të jetë viktimë e kësaj manovre politiko-semantike, sepse e drejta ndërkombëtare njeh vetëm nocionin përkufizues të demarkacionit midis dy shteteve fqinje, që do të thotë caktimin e vijës kufitare të territorit të tyre, të shënuar me simbole të caktuara shtetërore, duke u bazuar në një traktat bilateral juridiko-politik të detyrueshëm ndërshtetëror sipas parimeve dhe normave të së drejtës ndërkombëtare.

Me një fjalë, çdo propozim për ndarjen e Kosovës (në emër të “shkëmbimit” dhe të “korrigjimit”), është në kundërshtim flagrant me parimin e respektimit konsekuent të integritetit territorial të shtetit të Kosovës, të sanksionuar në dispozitat e Kartës së OKB-së dhe në parimet e së drejtës ndërkombëtare.
Prandaj, as presidenti, as qeveria e as kuvendi i ardhshëm i Kosovës, nuk duhet të pranojnë kurrfarë propozimi për “shkëmbimin” ose “korrigjimin” e kufijve, që nënkuptojnë ndarjen territorilae të Kosovës, tanimë të propozuar nga trojka famëkeqe politike Vuçiq-Thaçi-Rama.

Ky propozim për ndarjen e Kosovës, duhet të heqet nga “rendi i ditës” së Dalogut të Brukselit mbase mud të jetë me pasoja fatale sidomos për territorin verior të Kosovës, i cili është i pasur me minerale dhe me metale çmueshme siç janë ari, argjendi, zinku, plumbi, bakri etj., si dhe me Lienin e Ujmanit, pa të cilin shqiptarët do të goditeshin nga etja dhe nga kërkesat e tjera jetësore të tyre.
Prandaj, detyrë e çdo kryeministri, presidenti, kryekuvendari, deputeti, ministri e nënministri, duhet të jetë respektimi i sovranitetit dhe i integritetit territorial të banuar me shqiptarë në çdo pëllëmbë të territorit të Republikës së Kosovës.

Në këtë vështrim, pa asnjë kushtëzim, duhet të vijë në shprehje respektimi i së drejtës sovrane të shfrytëzimit të pasurive dhe të burimeve natyrore, që si pjesë përbërëse të së drejtës së vetëvendosjes ndihmojnë në zhvillimin e pavarur ekonomik të vendit. Ky është edhe një argument më shumë, që përfaqësuesit legjitimë të Kosovës, të mos pranojnë kurrfarë propozimi për dekompozimin e territorit të Kosovës në llogarinë e zgjerimit të kufijve territorialë të Serbisë, e cila përmes “shkëmbimit” ose “korrigjimit” të territorit, veç interesit gjeopolitik, do të përfitone më së shumëti në aspekin e realizimit të strategjisë ekonomike (Trepçën dhe Ujmanin) .

Kjo është e vetmja arsye, pse Beogradi zyrtar, as Kisha politike retrograde ortodokse serbe, nuk e njohin Republikën e pavarrur të Kosovës, jo varret, jo kishat, jo manastiret dhe jo minoriteti serb në Kosovë.
Sa më sipër, nëse “timonierët” e shtetit të Kosovës, do të pranonin, që Veriun e Kosovës, t’ia falnin Serbisë, atëherë, sa do t’ia vlente që Kosovës, t'i njihej e drejta e pavarësisë nga Beogradi, si dhe automatikisht t’i hapeshin dyert e pranimit nga OKB-ja, kur mbi 2 milionë shqiptarë, do të vdisnin ekonomikisht pa “Trepçen”!?

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Prof. Dr. Mehdi Hyseni
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Nuk është vlerësuar deri më tani!
Lexuar: 410 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi