Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
FAN S. NOLI PËR ENVER HOXHËN​
Publikuar më 04 shtator, 2019 në orën 19:54 ( ) Fadil Shyti | Histori |
Rrit madhësinë e shkronjave
ME KËTË UDHËHEQËS FATI I ATDHEUT ËSHË I SIGURUAR​

(Të nderuar lexues ditë më parë në web-faqet shqiptare, "Diplomacia.dk" dhe në "trojet tona" këto ditë e botova shkrimin me titull: ​
SERBËT PUSHTUES NA I DOGJËN NJERËZIT DHE LIBRAT!​

Në shkrimin në fjalë shpreha dëshirën: sikur t´i gjenim dhe letrën e F. S. Nolit, shkruar Enver Hoxhës dhe PPSH-së.​
Një lexues i shkrimit tim, miku im i shtrenjtë, ish-Komandanti i UÇK-së, nga Gjirokastra Heroike, Dilaver Goxhai, më kishte dërgua letrën dhe dy shkrime shumë me interes për lexuesit dhe për historianët, të shkruara nga F.S. Noli dhe të botuara në gazetën "Dielli".​

-Mikun tim atdhetarë, e falënderoj nga zemra, për përkushtimin e tij të madh kombëtar, i cili s" ndalet kurrë së vepruari;-siç thoshin rilindasit tanë të mëdhenj: "Me pushkë e penë për mëmëdhenë".​
Nderime shqiptare, miku im i shtrenjtë, Dilaver Goxhai!​

Lexues të nderuar, ja letra e F. S. Nolit tonë të madh:​

ME KËTË UDHËHEQËS FATI I ATDHEUT ËSHË I SIGURUAR​

Që kur u shkel Shqipëria prej fashistëve… më 1939, kjo është hera e parë që do ta kremtojmë Ditën e Flamurit me buzë të qeshur.​
Gjer motin e shkuar situata në Shqipëri ishe shumë e errët se nu kishte një guvernë, e cila t’i dilte zot dhe t’ia mbronte të drejtat. ​
Tani, Shqipëria ka një guvernë kombëtare, e cila gëzon simpathinë e Kombeve të Bashkuara, se kjo guvernë ka luftuar (…) kundër armiqve të përbashkët që në krye të punës me një trimëri dhe me një zotësi të çuditshme. Kjo guvernë ka sot në dorë tri të katërtat e tokës kombëtare, dhe nuk është çudi, që kur të lëçiten këto radhë, të jetë e zonja e vendit anembanë Shqipërisë…​
Me këto shpresa do kremtojmë këtë herë Ditën e Flamurit, edhe këto shpresa na e gëzojnë shpirtin, se tani e shohim fare shkoqur që hallet e Shqipërisë kanë për të marrë fund së shpejti, se nga errësira e qorrsokakëve po hyjmë në dritën dhe në fushën e hapur të veprimit me udhëheqës që e kanë provuar zotësinë e tyre në vijën e zjarrit, këta udhëheqës duhen përkrahur pa kondita, rezerva dhe pa kursim, se e meritojnë besimin e popullit plotësisht.​
Me këta udhëheqës, fati i atdheut ëshë i siguruar.​
Rroftë Shqipëria!​
Shënim: Ky është artikull i shkruar më 17 nënor 1944, ditën e çlirimi të Tiranës dhe ëshë bouar në “Dielli” më 25 nëntor 1944 ( me itull: “Dy fjalë për Ditën e Flamurit”).​
----------------------------------------------​
Shkrim tjetër i F. S. Nolit:​

DITË TRUMFI​

Me njohjen e guvernës kombëtare prej Rusisë Sovjetike pa ndonjë konditë dhe me njohjen kondicionale të Anglisë dhe Shteteve të Bahkuara të Anerikës, Dita e Flamurit këtë herë është një Ditë Triumfi për të gjithë shqiptarët.​
Një barabitje e vogël e gjendjes diplomatike të Shqipërisë pas Luftës Mondiale II arrin për të bindur dhe atë më skeptikun dhe pesimistin që Shqipëria sot është dhjetë herë më mirë se ahere.​
Që nga fundi i Luftës Mondiale II në krye të nëntorit 1918 gjer në krye të nënorit 1921, kur u njoh Shqipëria prej Anglisë më parë, dhe pastaj prej Fuqive të tjera të Mëdha, shkuan pothuaj dy vjet e gjysmë. Po këtë herë nga fundi I Luftës Mondiale II më 2 shtator 1945, gjer më 10 të nëntorit 1945, kur u njoh guverna kombëtare prej të Tre të Mëdhenjve, nuk shkuan as dy muaj e gjysmë tamam, domethënë ndryshimi është një me dymbëdhjetë. ​
-Me këtë shpejtësi janë zgjidhur edhe disa problem të brendshme të Shqipërisë, dhe kjo na bën të besojmë që Shqipëria, e cila ecte si breshkë në çapat e para të foshnjërisë së saj, tani u rrit po fluturon si shkabë sipas emrit.​
Shumë nga bashkatdhetarët tanë kanë akoma frikë për kufijtë e jugut, por, ky alarm është pa fjalë, i ekzagjeruar pa masë. Kufiri mund të quhet pothuaj i sigurur me një barabitje të vogël të gjendjes sonë më 1921 me atë të motit 1945. Ahere nuk kishim asnjë fuqi të mike dhe mbi kurrizin e Shqipërisë rëndonte akoma makthi i Trakatit të Londrës që na coptonte vendin midis fuqive. Këtë herë nuk ka një traktat që na e copton. Këtë herë vetëm një zë ulërin për coptimin e Shqipërisë, dhe ai ëshë zëri i ngjirur i Greqisë, e cila është keq për vete dhe nuk përfillë më.​
Më në fund kemi sigurimin e guvernës sonë kombëtare të fortë dhe homogjene, e cila di si ta mbrojë vendin nga çdo armik dhe ca më tepër nga një armik i ngordhur si Greqia e Damaskinoit. Pra, kemi plotësisht të drejtë ta gëzojmë Ditën e Flamurit pa ndrojtje dhe pa rezerva si një Ditë Triumfi.​
Rroftë Shqipëria!​
Shënim: Botuar në gazetën “Dilli” më 28 nëntor 1945​
------------------------------​
Shkrim tjetër:​

Që në fillim dhe gjer ditën që Italia fashiste me pabesinë e një banditi e përmbysi indipendencën Shqipërisë, populli u qeveris, ose do të jetë më drejtë të themi u ç`qeveris, u grabit, u cfilit, u robërua më tepër se kishte qenë i robëruar nën Turqinë, prej banditëve, prej kusarëve, prej katilëve dhe prej spiunëve të vendit, aq shumë sa çudia e çudive është si qëndroi më këmbë me njerëz të atillë në krye. Njerëzit që ç`qeverisnin popullin shqiptar gjat këtyre viteve s’kishin zotësi, as dashuri për të udhëhequr popullin në një zhvillim gradual në një të pritme demokratike.​
Historianët, kur të shikojnë historinë e Shqi[përisë nën vëshrimin njëqind vjet më vonë, nuk do të jetë çudi që ta nisin jetën indipendente të popullit shqiptar, jo që më 1912 po që më 1944 kur hyri Ushria Nacionalçlirimtare në Tiranë.​
Këtë e thomi pa asnjë rezervë, jo se duam të akuzojmë qeveritarët e shkuar të Shqipërisë për të nxjerrë ndonjë inat personal ose na pëlqen të përkëdhelim kryetarët e sotmë të Shqipërisë.​
Ushria Nacionalçlirimare luftoi, derdhi gjak për një ideal të shenjtë –për çlirimin e Shqipërisë nga okupatori. Idealet e Ushrisë Nacionalçlirimare ishin të shkruara me gjak në flamurin e tyre “Vdekje fashizmës, liri popullit!”. . . ​
Kështu pra, Dita e Indipendencës 1945, nuk ka vetëm një vlerë sentimentale, ka një kupim shumë më të thellë: Nis jetën e re populli shqiptar. Le ta festojmë pra, me zemër dhe me shpirt!​
Është marrë nga gazeta “Dielli”, 28 nënor 1945.​

3 Shtator, 2019​

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Fadil Shyti
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Nuk është vlerësuar deri më tani!
Lexuar: 326 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Fuqitë ushtarake të palëve ndërluftuese g...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:20
Lufta e Kosovës, paraqet ndeshjen ushtarake të qartë të demokracisë perëndimore, ku edhe ne Shqipëtarët aspirojmë më në fund të integrohemi dhe...
ENVER HOXHA TË SHPALLET KOMANDANT NDERI I U...
E premt, 16 prill 2021 - 00:41
RIBOTIM Duke u bazuar në fakte të pamohueshme sipas veprimtarisë së brezit të Enver Hoxhës dhe dokumenteve origjinale të pamohueshme origjinale n...
Skenari i rrezikshëm, për ndarjen e tokave ...
E mart, 13 prill 2021 - 22:00
Letër publike, Kolonel Dilaver Goxhajt I nderuari Shpëtim Golemi, po të drejtohem me nofkën e luftës, si Zëvendës Komandant i Shtabit të Përgji...
Një sqarim i detyruar për luftimin në Kosh...
E diel, 11 prill 2021 - 19:40
Si përherë, edhe në 9 prillin e vitit 2021 u përkujtua me madhështi të madhe, si asnjë luftim tjetër i UÇK-së, “fitroia” e një “beteje” ...
Arsyet e bombardimit të Jugosllavisë nga N...
E premt, 09 prill 2021 - 22:49
Në përgjithësi është trajtuar nga burime të ndryshme dhe arsye të ndryshme janë theksuar, disa herë edhe kontradiktore a të kundërta mes burimev...
më shumë nga - Histori »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi