Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Të gjithë kremtojnë, ne përçmojmë fitoren
Publikuar më 06 shtator, 2019 në orën 21:56 ( ) Afrim Morina | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Në një shkrim të vetin analitik, Jens Thurau, shkruan për tetëdhjetë vjetorin e pushtimit të Polonisë nga Fashizmi. Lum si Polonia që e kujton atë vit dhe ditë, dhe shumë vite të pastajme, në luftë për çlirim kombëtar. Ai porosit që këtë kujtesë të masakrave të fashizmit, të mos e harrojë askush, në Evropë, e, Botë, dhe gjithnjë të luftohet për ruajtjen e kësaj kujtese, për të mos ndodhur edhe ndonjë tjetër masakër më e madhe, prandaj “Kësaj duhet t’i jepet fund – ky është mësimi sot 80 vjet pas fillimit të luftës”.

Ai i gëzohet asaj fitore, dhe, me siguri, edhe ata kanë denuar tradhëtarët e vasalët, madje, edhe më shumë se te ne, në Shqipërin londineze, sa, as sot, nuk po mundën për të ngritur kokën. Por, është edhe një fakti tjetër, shumë me peshë, se Polonia kishte zgjedhur rrugën e vet, atëherë dhe sot, ndersa, Shqipëria londineze, për shkak të pozitës gjeopolitike dhe gjeostrtegjike, kampet e interesit të të dyjave botëve (kapitaliste e revizioniste), joshën e joshin politikan, për të mbajtur ison e tyre, dhe, sado që u shpallën tradhëtar të shqipëtarëve, për bëmat e tyre, kundër shqiptarëve e Shqipërisnë londineze, në të dyja kampet, trajtoheshin heronjë, ushtroheshin, financoheshin, për ditë më të mira, pa Enver Hoxhën, por edhe sot kur Ai nuk është më fizikisht, loja vazhdon, do të thotë u intereson: territori, e jo pushteti, sepse çdo pushtet i viteve të “demokracisë”, ka qenë i “detyruar” t’i rehabilitojë, madje edhe t’i shpallë dëshmor kombi, me sygjerime e të dyja palëve, ajken e tradhëtisë dhe kriminelët ordiner, që ia kaluan edhe pushtuese, sepse, në fund të fundit, pushtuesi ka mision të torturojë e vras çdo njërin që i del për t’ia ndërprer rrugën dhe ia bënë të vështirë realizimin e projektit.
Edhe Jens, pranon, se lufta nuk u ndal asnjëherë, edhe pse ishte shpallur zyrtarisht, lufta e ftohtë, lufta e armatosur vazhdoi dhe përmend shumë të tilla. Atij, nuk do t’i shqiten nga kujtesa edhe luftrat në ish Jugosllavi. “Jugosllavia u shpërbë në mënyrë të përgjakshme në shtete të vogla.”, do të shprehet. Prandaj, edhe porositë që vlenë për të dyja kohët, Luftës së Dytë Botërore dhe të shpërbërjes së Jugosllavisë: “Por shumë më tepër dialogu me dëshmitarët e paktë të kohës, që i kanë parë me sy tmerret e papërfytyrueshme të atyre viteve.” Kjo do të thotë mjaftë, për ata që kanë dell politik, për ata të cilët kanë dell njerëzor, për ata që nuk do të lënë vazhdën e ngjalljes së krimit, për ata të cilët don të zgjidhin të drejtën e kombeve, për të mos u pësëritur tragjedit e mëdha njerëzore të botës.
Bota dhe Evropa kanë deshmitar okular për të dyja kohët, për ne shqiptarët. Po e lëmë me një anë atë të parën, sepse, vet deshën të luajnë lojën e djallit, për gllabërimin e të mirave materiale, për të na lënë në formacionin sklavopronar, ne si bujkërobër, e të tjerët zotërues të të mirave materiale, dhe filluan të vajtonin shkollimin tonë, si dikur amerikanët për shkollimin e indianëve. Mirëpo, si mund t’i mbyllin sytë, e të mos e kujtojnë kohën e zhbërjes së Jugosllavisë, me përgjakjen e trojeve të slovenëve, kroatëve, boshnjakëve dhe neve shqiptarëve? Si mund ta kujtojnë, kjo Evropë dhe Amerikë, të kujtojnë Luftën e Dytë Botërore, si një fitore kundër fashizmit, ku, në fund të shekullit të shkuar, u përballën me të njejtin fenomen, me fashizmin serb dhe sot i ledhatojnë, që, dikur, i kishin ndëshkuar, madje, edhe me bombë atomike?!
Ndoshta Jens, nuk bënë thirrje për në Evropë të tillë, të bashkuar, sepse kjo është edhe zyrtarisht, njerkë e shkuar njerkës për shqiptarët, kudo që ata jetojnë në trojet e veta autoktone. Kjo Evropë, poi ledhaton shtetet fashiste, në krye me Serbinë, ku jetojnë shqipatrët, madje, ka gjetur vasal më tepër se kurrë, për të miratuar projektet mizore kundër shqiptarëve, vetëm për të ruajtur “paqen” dhe “stabilitetin” nën këtë qiell! Edhe Titoja pati llogaritur një gjë të till, duke na mohuar historinë e simbolet, por ia përgaditi varrin vetëvetës, edhe pse shumë burrshtetas perëndimorë, e gjithandej botës, iu përkulën, por, te shqipatërët sharra i hasi në gozhdë dhe e gozhdoi Jugosllavin e tij. Perëndimi, po mundohet ta eleminojë gozhdën, që biroi “trungun” Jugosllavisë artificiale, e bëri tërësisht të thahej, por, me ndihmën e miqve, Serbia arriti të ringjallet. Nga shkaktarja kryesore e luftrave të fundshekullit, në krye me Millosheviqin dhe sejmenët e tij, që edhe sot mbrojnë “sovranitetin mbi Kosovën”, dikur me falangën vdekjeprurëse, ndërsa, sot me politikën mbështetëse perendimore, Evropa e trajton si të ndëshkuarën e saj dhe i kërkon falje, për t’ia falur tokat tona asaj, si dëmshpërblim.
Rënimi i Murit të Berlinit, i gëzoi gjithë gjermanët, me përjashtim, por, jo vetëm ata, por e gëzoi botën e qytetëruar, sepse, një simbol i ndarjes u shua, por, për çudi,çfarë ndodhi me Shqipërinë?... Në Kosovën e pushtuar shqiptare, diplomacit ndërkombëtare, i gëzohen ndarjes së Mitrovicës, kush më shumë e kush më pak. I gëzohen, sepse, arritën të “qetësojnë” Serbinë, jo si dikur nëpër kongrese e konferenca, mbi harta gjeografike, por, në terren, dhe, sa e sa ndërkombëtar, në pozita të ndryeshme, vinin e qendronin mbi urën e saj, duke tumirë për punën që është bërë. Kjo lojë, nuk po përkon me fitoren ndaj fashizmin, këtu e shtatëdhjetëepesëvjetë më parë, por, si duket, është një llojë pendese nga diplomacia ndërkombëtare, se nuk bënë t’i humbët fara kësaj pjelle te keqe, që tronditi botën dikur, e sot.
Besoj se z. Jens, nuk e kërkoi një Evropë të tillë, të dialogut, për të mbështetur fashizmin, dhe nëse jo, e, për këtë besojmë shumë, duhet ngritur zërin, dhe duhet ta kërkojmë një Evropë të emancipuar, të civilizuar, të padjallëzuar, johileqare dhe luftënxitëse, që t’i lërë me një anë të gjitha pazarllëqet dhe intrigat për territorët shqiptare dhe ta shikojë në sy kombin shqipatar, se, patjetër është edhe në interesin e sajj ta mbojë të vërtetën dhe vetëm të vërtetën njerëzore, për të shtyrë procesin e një Evrope drejtë së ardhmës së lavdivshme, për të gjitha kombet, ne, nuk e kemi fuqinë, por, për ta emancipuar atë, do të mundohemi, siç jemi munduar gjithëherë, e, rasti i fundit ka dëshmuar se mund të bëjmë një gjë të tillë, sikurse kur buqiti zëri i kushtrimit për liri, nga UÇK-ja, kur erdhën shumë djem e vajza dhe u hodhën në vallen e lirisë, së bashku me ne. Nëse nuk mundemi në këtë mënyrë, të kundërtën e saj mund ta bëjmë, ta mbajmë të robruar edhe Evropën, deri sa të këndellet nga faktori i brendshëm i saj, sikurse në kohën e bombardimeve të NATO-së, që elita politike i dha ngjyrën e “Ndihmës humanitare”
Po ku jemi ne, kur e gjithë bota feston përvjetorin e ngadhnjimit ndaj fashizmin dhe nazizmin?
Ne, si gjithëherë, duke u marr me vetveten, sepse Agron Tufa, zëdhënësi i tradhëtisë së Sali Berishës , që nga Lufta e Dytë Botrore dhe Edi Rama tash, nuk kanë nge të merren me “cikrrima”. Çka do të thotë për ta, njëzetetemijë dëshmor, për pesë vite dhe shumë të tejrë, deri në vitin 1990?! Hiçëgjë!!! Le të shkojnë në theqafje, thonë të dy, ne nuk jemi si gjithë Evropa, sepse, ajo kërkon këtë!!! E njejta gjë po ndodh edhe në Pjesët tjera të Atëdheut, të gjithë janë shndëruar në mumje politike dhe lëvizjet e tyre varen nga pazarllëqet dhe interest e të tjerëve.
Dhe, për fund, duhet dëgjuar këtë këmbonë alarmi, të zgjohemi nga gjumi letargjik, se Evropa dhe Amerika mendojnë përtë mirën tonë, jo! Ata mendojnë për të mirat tona material dhe fuqinë tone punëtore, për pozitën që kemi, se kush e dominon këtë vend, dominon shumë hapësir kontrrolli, tokësor, ujor dhe ajror. Atë që bënë, në të gjitha kongreset e konferencat fuqit botërore, atë që e bëri Tito, duke krijuar Republikën e Maqedonisë, (duke coptuar tokat shqiptare), për të na pasur më mirë nën kontrroll, sot, po e bëjnë të gjithë. Ne jemi ata që mund të drejtojmë fatin tonë, në kahën e deshiruar, duke llogaritur në shumë faktor, që janë në të drejtën tonë. I kemi përparësit në shtrirje teritori, në cilësinë e popullatës, në moshë, në emancipim, në gjeopolitik, e gjeostrategji dhe vetëm duhet bashkuar këtë potencial të shkapërderdhur, me bëmat tona, me argumentet tona, para bashkombasve dhe para faktorit të jashtëm. Luftë të tretë botërore nuk ka! Kësaj i druhen të gjithë, por, ne, duhet të jemi të vetëdishëm për të gjitha ato që u thanë dhe po të dëgjohen këto këmbana me ndërdije kombëtare, me siguri do të ngritemi të gjithë në këmbë, pa hezituar. Atëdheu lëngon nga plagët që ia shkaktojmë vetq, të huajat vetëm se i ndihmojnë rritës së saj.
Ne, mund ta sherojmë këtë të keqe, të fillojmë me vlerësimin e LDB dhe, ta festojmë si gjithë bota, fitoren!

Prishtinë, 04.09.2019

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Afrim Morina
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Nuk është vlerësuar deri më tani!
Lexuar: 284 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi