Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Spastrimi etnik i shqiptarëve nga komuna e Medvegjës, po ndodhë!
Publikuar më 11 shtator, 2019 në orën 21:03 ( ) Mehmet Bislimi | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Serbia tanimë ka ndjekur pothuaj të gjithë pjesëtarët e etnitetin shqiptarë nga komuna e Medvegjës, duke bërë kështu spastrim etnik në këtë Komunë. Ky gjenocid bashkëkohor që Serbia po e zbaton me mjete administrative sot, i ngjason atyre të ish reformave agrare të ish pushtuesit serbo-Jugosllav, ku kolonizonin tokat autoktone shqiptare me kolon serb dhe dëbonin shqiptarët për në Anadoll!

Në shtypin tonë sot, kjo ngjarje u pasqyrua, sikur, sikur: ”Serbia po tenton të bëj spastrim etnik!”... jo, jo ta kemi të qartë e të mos shohim ëndrra me sy hapur: Serbia nuk po tenton, Serbia e ka bërë këtë, pra e ka realizuar në 90% spastrimin etnik të shqiptarëve nga komuna e Menvegjës! Kjo, veç ka ndodhur, dhe ne, pra elita jonë politike andej e këtej kufirit po mediton, pa bënë ahengje e selfie, po rri me duar në gjepa, po bëjnë zgjedhje e pazare elektorale, po bëjnë aderime politike, po shpëtojnë kombin me premtime të stër përsëritura se do bëjmë Shqipërinë e Kosovën zonjë sa nuk bënë më!, po bëjnë fushatë, nuk po e hanë bukën thatë, po merren me njëri-tjetrin, madje duke u sharë mes vete deri në banalitet etj. Njëkohësisht, në Medvegjë shqiptarëve u mohohet e drejta elementare e garantuar me të gjitha Konventat ndërkombëtare!

Institucionet, elita jonë politike, duhet ta ngritë zërin: Shqiptarët po përndiqen nga tokat e veta në Komunën e Medvegjës dhe jo vetëm!, shqiptarët po fshihen (shlyhen), nga Enti Kadastral i komunës së Medvegjës, nga Administrata e Gjendjes Civile, nga e drejta në pronën e vet, nga e drejta për të jetuar në tokën e vet, nga e drejta e lëvizjes së lirë, ata më nuk lejohen të futën në Medvegjë, Bujanoc e Preshevë, atyre më nuk u epën as dokumentet bazë siç është Certifikata e lindjes, Leja e Njoftimit, Pasaporta etj!, ju mohohet e drejta e shtetësisë, janë shpallur persona apatia- pa atdhe!...

A dëgjoni o burra: Serbia po dëbon shqiptarët me dhunë sistematike e metoda tjera perfide nga trojet e veta në Medvegjë, Bujanoc, Preshevë e kështu me radhë!
Ku është Elita jonë politike, pse nuk e ngritë zërin deri në Gjykatën e Strasburgut, apo edhe kjo pjesë do të pësoj sikur Çamëria!... Po në këtë formë, madje edhe me mjete dhune, Serbia, që nga kohët e para Lidhjes së Prizrenit e deri me sot, ka bërë spastrimin etnik të shqiptarëve duke i ndjekur ata nga tokat e veta autoktone në mbi 600 fshatra e deri në Nish, Gjenocid ky i llojit ë vet, mu nën hundët e Evropës demokratike!
Shtrohet pyetja: Sa komod sillemi në shqiptarët gjithandej- po e saktë; kemi zgjedhje e fushatë, ne do të reagojmë, por pasi të mbetët Medvegja thatë- pa asnjë shqiptarë!...

09.09.2019

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Mehmet Bislimi
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Nuk është vlerësuar deri më tani!
Lexuar: 176 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi