Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Musafirët
Publikuar më 14 shtator, 2019 në orën 21:40 ( ) Afrim Morina | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Këto ditë patëm mysafir dy përfaqësues, të dy subjekteve më të mëdha nga Amerika. Këta nuk ishin, thjesht, vizitor të rastit, por, e prunë te ne një mesazh ndjellakeq, pa e kujtuar tragjedinë që na ndodhi në fundshekullin e kaluar, me fajin e Serbisë pushtuese. Ata, edhe zyrtarisht dëmshpërblejnë Serbim me tokat tona, thua se nuk i kanë dhënë mjaftë deri sot, që kur edhe Amerika u bë fuqi ndikuese në Evropë, sidomos nga luftrat Ballkanike e këtej.
Pse e bëjnë një gjë të tillë, ndarësit e “dretësisë” në botë?!
Për t’i dhënë përgjegje kësaj pyetje, duhet nisur nga du faktor: Ai i brendëshëm dhe Faktori Amerikano-Rus.

Faktori i brendëshëm
Asnjëherë, faktori i benëshëm nuk është marrë parasysh, si para lufte, ashtu edhe pas lufte. Këtë mospërfillje e bëri Rugova, edhe pse egzistonin të gjitha parakushtet për veprim të faktorit të brenëshëm, sa edhe qendrat e vendosjes filluan të mobilizohen dhe e përcilnin gjendjen në terren, në vitet 1990-1992, por, kur e panë se u nështrua keq kreu i saj, me një propagandë të konsiliduar, që ishte vazhdimësi e Lidhjes Komuniste të Jugosllavisë, për të ruajtur stabilitetin Jugosllavë, edhe ata filluan ta lënë si problem të dorës fundit çështje shqiptare, në këtë rajon autokton iliro-shqiptar. Kur faktor i brenshëm filloi të faktorizohej, sidomos, nga viti 1997, atëherë filloi të lëvizë edhe faktori ndërkombëtar. Filluan takimet e grupeve... për të gjetur zgjidhjen e problemit, mirëpo, përsëri doli Rugova, me suitën e tij, që injoronte këtë punë, dhe çdo punë tjrtër shqiptare, duke u krekosur (me mbështetjen serbe), se punët mund t’i zgjithte vet, dhe, aktivizimin e faktorit të brendshëm, guerilën e UÇK-së, e quajti si kreaturë të Serbisë, si dorë e zgjatur e saj, si prishësëse e stabilitetit të brendshëm, se qëllimi i saj ishte të prishte madhëniet me Serbinë dhe faktorin e jashtëm.
Pasojat e asaj politike janë ndier gjatë, e po ndihen edhe pas lufte, dhe, ende nuk jemi mbushur mend, që ta respektojmë faktorin e brenëshëm. Derisa, faktori i brendëshmë nuk është përfillur, pas lufte, ndërsa në anën tjetër, janë thirrur në te, në emër të votës së qytetarëve, dhe lidershipi filloi të gjunjëzohen edhe më tepër para të gjithëve, më tepër se sa para lufte, duke harruar gjakun e dëshmorëve, të viktimave, të invalidëve dhe tokën e djegur. Kjo politik i bënë edhe më përgjegjës sot, para një politike shqiptare, duke i parë rezultatet e këtij përçmimi që i bëhet luftës së lavdishme të UÇK-së, me veprimet e kësaj politike ndërkombëtare, që nga mbarimi i saj, e, sidomos pas mendimit të dhënë nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësis, në Strasburg. Bazuar në mendimet e kësaj Gjykate, nuk ka qenë dashtë të ndodhte Brukseli dhe nëshkrimet në viti 2015, për Demarkacion me Malin e Zi dhe “Zajednicën”. Këto dy fakton e zbresin pazarin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, dhe, duke parë këtë, Serbia filloi të marr guxim dhe të derdh para e djersë, prapa së cilës qendronte Rusi, për të mposhtur këtë Gjykatë. Edhe pse nuk arriti ta bëjë këtë, por, veprimet në terren dëshmojnë fitoren e saj, duke e kontrrolluat Veriun e Mitrovicës me paramilitar, të cilët po i mbështesin qendrat e vendosjes ndërkombëtare, ndërsa, institucionet e Kosovës po i financojnë, sikurse po i financon edhe Beogradi.
E gjitha kjo ka ndodhur, sepse, që nga Rambuile-ja e këtej, gjithëçka iu la në dorë faktorëve nderkombëtar, e, kryesisht Amerikës. Këta, na nuhatën në qafë dhe filluan të sillen me ne sikurse të mbëdhenjët me fëmijën dhe nuk “mbiu” rastësisht “Neë Born-i”!
Duhet dhënë përparësi faktorit të brendëshëm, por, për këtë, duhet mobilizuar të gjithë, në mundësit që u jepen, për të faktorizuar edhe njëherë fort çështjen shqiptare, jo vetëm në Kosovë, por, edhe në Shqipërin londineze. Vetëm të mobilizuar, mund të jemi të dinjitetshëm, dhe, ne, të llogaritim në parametrat tanë deri ku mund të shkojmë, e, jo të llogaritin të tjerët për të përmbyllin çështjen tonë, duke llogaritur në zgjedhjet komëtare të vetat dhe në pozitat gjeopolitike e gjeostrategjike që mund t’i fitojnë.

Faktori i jashtëm
Faktori i jashtëm, duke parë gaditëshmërin pakurrizore të shtrirjes së qafës, të lidershipit tonë, hapin e parë që e ndërrmori kundër nesh, ishte ndërhyrja e KFOR-it në Kosovë, e jo në Serbi, sepse, ajo ishte shkaktare e luftës jo vetëm kundër shqiptarëve, por, sllovenve, kroatëve e boshnjakëve, ajo kishte kryer gjenocid dhe etnocid të pa parë ndonjëherë, ajo kishte praktikuar “tokën e djegur”, ajo ishte munduar dhe mundohet t’i fsheh krimet kundër nesh, me lojën e kufomave- të të pagjeturve, për hiç tjetër, të paktën, për këtë lojë ka qenë dashtë të ndëshkohet, por, në vend të saj, u ndëshkuam ne dhe për herë të parë ndodh të çarmatoset një ushtri e krijuar nga populli. Duke e parë heshtjen dhe miratimin e kësaj loje, ajo sot vepron ndikueshëm te ne, e, kjo shihet edhe në fushatat zgjedhore, ku, si papagajl të ushtruar mirë, duke e bindur qytetarin tonë se Kosova shtet është krijes e të “huajve” dhe ata e dinë se çka na takon, e, çka jo! Pandaj, ne heshtim dhe presim të na i zgjidh problemet tona “Stambolla”. Duke pritur këtë momentë institucionet “tona”, që të huajtë të na i zgjidhin problemet, si t’u teket, neve de fakto, si popull, na përqmojnë e injorojnë dhe na lënë pa fije dinjiteti komëtar, siç na ndodhi në faundshekullin e kaluar, dhe, në fillim të këtij shekulli. M’u pse iu kishim mbështetur faktorit të jashtëm, nuk kemi arritur të shlirohemi vet, sepse, rugovistët pritnin Godon dhe ai Godo, është shëndrruar në Gogol, që po mundohet të na zhbijë nga faqja e dheut.
E kaluara duhet të na ketë mësuar, se si duhet të veprojmë sot, por atyre që presin të lavdrohen nga të huajt, nuk u bëhet vonë, se çka mund të shenojë historia në biografir e tyre, dhe, të tillët, janë bërë aq shumë sa janë tejkaluar të gjitha parametrat e pritshme, edhe të ndërkombëtarëve. Askush nuk e ka pritur që ky numër të jetë kaq marramendës, sa të mos lodhen për të gjetur partnerë, dhe, ate, pas një lufte shumë të përgjakshme, që nuk u kursyen moshat, gjinit dhe të sëmurët të gjithë civil) dhe pasuria e tyre.
Ky faktorë, ka gjetur teren të përshtatshëm, te jep mendime, se si të na i presin rrobat e dhëndërisë, pa çar kokën, se, si do t’i përdorin gërshërët dhe kush do të bëjë foton e parë me ne, Amerika apo Rusia. Kjo po ndodh përshkak të ndikimit që ka Rusia te Dodiku dhe amerikanët po frigsohen, mos ky ndikim po ndodh edhe me Serbinë, prandaj, për t’ia ploitësuar apetitet e saj, duhet nzjerr si të dëmtuarën e luftrave që shkaktoi dhe nxiti vet, në këto luftëra që përgjakën Slloveninë, Kroacinë e Bosnje e Hercegovinën (ku dhe dështoi Dejtoni), dhe më së shumti Kosovën, për çka, Serbinë, po e shpërblenë me toka shqipatre. Kësaj i thonë logjikë vepruese në terren!
Kjo liogjik e mikut shihet përmes tre përsonaliteteve amerikane, emisari për Ballkanin perendimor, me theks të veçantë, rregullimi i mardhënieve Kosovë- Serbi dhe dy të dërguarve, të të dyja blloqeve politike amerikane, për të na treguar shkopin, duke na joshur me karrotën, me togfjalëshin, se duhet të ketë “kompromise të dhëmshme”. Shqipëtarët nuk do të duronin këtë moto, por, “institucionalistët”, janë të gatshmëm për Karrotë, se të paktën kanë ku i kruajnë dhëmbët, e, shkopi dërmon trupin, then eshtra, prandaj, veç budallai pranon një gjë të tillë! Tokë kemi mjaftë, eshtra kemi pak!...
Hiqjuani karrotën nga goja dhe ndëshkoni në arkat e votimit! Kështu ua dërmoni edhe trurin!

Prishtinë, 13.08.2019

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Afrim Morina
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Nuk është vlerësuar deri më tani!
Lexuar: 250 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi