Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Për Skënder Sadri Kapitin
Publikuar më 15 shtator, 2019 në orën 23:30 ( ) Kulturë |
Rrit madhësinë e shkronjave
Skënder Sadri KAPITI lindur me 08 09 1959 në Durrës. Prindërit e tij kanë lindur dhe kaluar rininë në Kosovë, në Zallç të Istogut.Ata u vendosën në Shqipëri pikërisht në qytetin e Durrësit pas vendosjes në Kosovë të regjimit kriminalo- komunist udbasho-rankoviçjan i cili ishte njëlloj antishqiptar dhe genocidist si ai i serbosllavisë së krajlëve. Në formimin e personalitetit të tij antikomunist dhe sidomos atdhetar e patriotik ka ndikuar Babai i tij, patrioti Sadri KAPITI. Ne, Bedri Tahiri dhe Xhevahir Cirongu duke i njohur nga afër Kapitët në takimet e shpeshta që kami patur kryesisht me Skënder KAPITIN, i cili gjithmonë na thoshte se nga Babai ai kishte mësuar për Kosovën, për luftrat dhe heronjtë e saj, për historinë e lavdishme të saj, për krimet barbare dhe genocidin serb mbi shqiptarët e Kosovës. Kjo sepse në Shqipërinë ideologjike komunisto-marksistleniniste nuk mësohej pothuajse asgjë për Kosovën, dhe për këto arsye, pra, se Kapitët ishin antikomunistë politika e Tiranës asnjëherë nuk i ka parë me sy të mirë familjen e Sadri KAPITIT.

Të ishe antikomunist në Shqipëri regjimi të cilësonte armik të partisë dhe armik të klasës, dhe ndëshkoheshe rëndë deri edhe me pushkatim, me burgim, internim dhe përjashtoheshe nga e drejta për votim, për punësim dhe për shkollim, pra persekutoheshe. Në ato kushte të luftës së egër ideologjike dhe të luftës së klasave fëmijët e Sadriut nuk kishin të drejtë as për shkollimin e lartë, pra iu kishte mohuar e drejta e studimit. Pas përpjekjesh të pandërprera dhe me shumë vështirësi Skënder KAPITI në kohën kur regjimit komunist në vitin 1988 filluan t’i lëkunden themelet, në fund pas shumë përpjekjesh e kërkesash të vazhdueshme atij iu dhe e drejta e studimit me korespondencë për Fakultetin Agronomi, për një degë e cila ishte tërësisht kundër vullnetit të tij, dhe të cilën ai e përfundoi para kohe. Me rënien e komunizmnit ai kreu edhe fakultetin e drejtësisë dhe atë për diplomaci e të Drejtën Ndërkombëtare.
Pikërisht realiteti i pakëndshëm i regjimit ateisto-komunist, kundërshtia ndaj tij, ky ishte edhe një motiv shtesë që e kishte detyruar dhe nxitur Skënder KAPITIN që ai në mënyrë autodidakte të mësonte dhe të interesohej shumë për studimin e historisë së vërtetë kombëtare shqiptare nga babai i tij, te studionte literaturë perendimore demokracie dhe sidomos filozofinë e filozofëve të mëdhenj botëror qe ishte e ndaluar rreptësisht në atë kohë në Shqipëri. Ai si parim kishte që: atë literaturë e filozofi perendimore letrare, historike, politike dhe folozofike të cilën e ndalonte, e urrente dhe kritikonte literatura dhe ideologjia marksist-leniniste ai ne kushtet e nje izolimi e censure të tmerrshme antiperendimore me intuit gjente të vërtetën se përse ato ishin të ndaluara nga regjimi, nga ideologjia e genjeshtrave socialiste dhe realizmi socialist.Pra në kërkim të të vërtetave, ai i kërkonte ato jashtë perdes se izolimit dhe kundër kulturës dhe ideologjisë socialiste të cilat edhe historinë, edhe trashëgiminë, edhe filozofinë i trajtonin sipas këndëvështrimit ideologjik komunist e ateist. Në kushtet e rënda të shtetit ateist shqiptar ai studionte edhe fenë. Në formimin e tij filozofik ka ndikuar studimi prej tij i filozofisë së Platonit, Hegelit por sidomos Filozofia e Immanuel KANTIT, Kryevepra e tij, “KRITIKË E ARSYES SË PASTËR”. Skëndëri na thoshte se ai gjithnjë kishte qenë i interesuar për trashëgiminë patriotike dhe për fenë, për këto dy gjëra të rëndësishme për kombin, pasi sipas tij: nëse kombit i zhduket trashëgimia e vyer dhe feja atëhere çfarë i mbetet njeriut, individit, familjes dhe shoqërisë?! Ai madje na tregoi se kur ishte në Gjimnaz, u bë një pyetsor ku njëra prej pyetjeve ishte pak a shumë e tillë se: cilën lëndë e doni më pak? Skënderi kishte shënuar letërsinë. Këtë e kishte bërë pasi në letërsinë e asaj kohe mësohej partishmëria proletare sovjetike, krijimtaria e realizmit socialist sovjetik dhe atij shqiptar të realizmit socialist; mësohej ateizmi, proletarizmi dhe ajo pak letërsi patriotike, edhe ajo ishte proletarizuar dhe partizanizuar komunistikisht, bizantinisht dhe sllavisht. S. KAPITI e urrente letersinë, literaturën dhe pseudoshkencën e Realizmit Socialist pasi sipas tij, pothuajse që të gjithë intelektualët, historianët, shkenctarët madje dhesidomos, sidomos shkrimtarët e asaj kohe duke filluar e mbaruar edhe me I. Kadarenë ishin thellësisht komunistë në shpirt dhe në vepra; ishin intelektualë të cilët e shenjtëruan te shqiptarët Leninin e Stalinin, marksizëm-leninizmin e terrorit dhe të luftës së pandërprerë revolucionare të klasave; e shënjtëruan E. Hoxhën dhe krimet klasore, revolucionare dhe reformat antihumane të regjimit të tij dhe ia ngritën kultin atij; ata ishin mbështetja intelektuale e ishregjimit dhe si servilë të pashëmbullt e futën diktatorin në Tempullin e Lavdisë; ata ishin oksigjeni që ia zgjatën jetën regjimit antihuman stalinisto-enverist. Në veprat, opinionet dhe në kritikat e Skënder KAPITIT argumentuar me fakte reale prej tij ai verteton se kjo frymë jo vetëm politike por edhe letërsie e historie vazhdon akoma edhe te shkrimtarët dhe letrarët edhe të sotëm në Shqipëri, dhe jo vetëm te ata, por edhe mediat, drejtësia dhe shoqëria civile në Shqipëri janë dhe kanë akoma frymë autoritariste, anshmërie e shërbimi, servilizmi e mercenarizmi ndaj politikës dhe pushtetit, kujdo pushteti që vjen në qeverisje. Deri në vitet 1990 asgjë nuk mësohej dhe as nuk përmëndej asnjë shkrimtar nga Kosova. Edhe shqiptaro-kosovarizmi i Skënder KAPITIT ishte një arësye tjetër shtesë që familja shqiptare KAPITI me origjinë nga Kosova, edhe kjo ishte një arsye tjetër pse familja KAPITI nuk shihej me sy të mirë nga regjimi komunist në Shqipëri, pasi atij regjimi i interesonte vetëm ideologjia dhe pushteti dhe jo interesi kombëtar gjithshqiptar, pra as Kosova. Atij regjimi i interesonte vetëm pushteti dhe sundimi i asaj Shqipërie të vogël dhe as nuk e kishin fare në interesim, as prioritet dhe as si strategji jo se jo për Çështjen kombëtare shqiptare. Një politikë të tillë ai e konstaton se vazhdon mjerisht akoma edhe sot, si në Shqipëri dhe në Kosovë, pikërisht politika e pushtetit, e interesIt personal dhe e atij korruptiv të cilat edhe kanë kapur dhe sundojnë shtetin në Shqipëri dhe në Kosovë duke i mbajtur të dy shtetet në prapambetje në rrugën e zhvillimit e të qytetërimit, të progresit e të mirëqënies, të integrimit dhe të konsolidimit të shtetit modern e ligjor. Dhe për ndryshimin e këtij realiteti të sotëm, për daljen nga ky udhekryq dhe realitet i hidhur dhe i pakendshmëm, bllokues e pengues i zhvillimit dhe progresit mendojme se janë edhe motivet që e kanë shtyrë Skënder KAPITIN që ai t’i drejtohet Kombit me këto 5 letrat e tij, pasi në mënyrën se si praktikisht zbatohet demokracia në Shqipëri ajo deri më sot rezulton si një mashtrim i ri, si një thashethemnajë demokratike larg demokracisë reale dhe të vërtetë.
Skënderi shprehet në opinionet e tij se dhe në paskomunizëm, në Shqipëri pushteti vetëm sa ka ndërruar maskën, pasi ka mbetur si premtimmashtrues, demokraci pa demokracitet, si demokraci pa patriotizëm e cila nuk po gjëndet në popull por larg tij, si demokraci oligarko-partizane dhe e korruptuar. Ai gjithmonë në kohën e regjimit komunist ka qenë i interesuar për filozofinë antimarksiste dhe ka qenë kundër ideologjisë së vogëlsirave, hipokrizisë së gënjeshtrave komuniste të cilat i shkaktuan trauma të mëdha kombit shqiptar në veçanti. Ai madje kujton edhe atë se çfarë i kishte thënë Babai i tij, Sadriu se: “çfarë mësoni sot në shkollë mosohen vetëm ato se çfarë thotë e dëshiron Partia Komuniste, dhe shiko se sa e vogël, sa pak fletë ka Historia e Shqipërisë dhe krahasoje me volumin e stërmadh të Historisë së Partisë Punës Shqipërisë”.
Ideologjia komuniste ishte filozofia dhe shkenca bazë që dominonte Shqipërinë, shkollën, letërsinë, shkencën, kulturën, ekonominë etj. Patriotizmi socialist ishte internacionalizmi proletar. Marksizëm-leninizmi stalinist ishte provim shteti edhe në shkollë të mesme por edhe nëpër universite e fakultete. Pra, kjo përrallë dhe e pavërtetë e madhe e regjimit ideologjik komunist u shkaktoi trauma e tragjedi të mëdha shqiptarëve duke qenë se ishte edhe praktika dhe “filozofia dhe shkenca” bazë në Shqipëri. Skënder KAPITI, prandaj duke qenë i tillë, i formësuar me trashëgimi, me bindje dhe me edukatë të thellë kombëtare, kundër ideologjisë së gënjeshtrave dhe të pavërtetave, kundër letërsisë e historicizmit të realizmit socialist sllavo-bizantin ai edhe ka shkruar vepra me tematikë patriotiko-kombëtare si: Kryeveprën “TRIUMFI I KOMBIT”; ka shkruar veprën e madhe filizofike “NJERIU FILOZOF, ETIK E POLITIK”. Si studiues i fesë, moralit; i të drejtës romake, angleze, gjermane, francize, amerikane, ai ka shkruar librin “MORALOKRACIA”. Është autor i Librit tjetër me temë filozofiko-kombëtare “PESË LETRA DREJTUAR KOMBIT”. Përvec këtyre librave kryesorë të tij ai ka shkruar edhe shumë vepra filozofike dhe morale, ka shkruar e botuar shumë e shumë analiza, opinione, poezi dhe ese me tematika për kombin, moralitetin, drejtësinë, demokracinë, dhe për patriotizmin real kundër demokracisë spekulative dhe patriotizmit fals. Është një kritik i ashpër i atyre të cilat ai i quan mashtrimdemokraci dhe si “të këqijat demokratike” Demaskon amoralitetin politik, keqbërësit publik të pushtetit të keq, mashtrimin e tradhëtinë publike e kombëtare të politikës dhe politikanëve të pushtetit dhe manipulimin e maniplatorët, spekulimin e spekulatorët dhe hipokrizinë demokratike. Ai ka dhënë një kontribut të madh me dhjetra shkrime në ndërgjegjsimin dhe në propagandimin e domosdopshmërisë për miratimin e VETTING-ut në Shqipëri, të cilin për nga rëndësia jetike e quante reformën më të madhe pas Pavarësisë Kombëtare. Skënder KAPITI i kundërvihet në veprat e tij dhe demaskon ashtu si në shumë e shumë shkrime dhe ese të tij, ai kritikon dhe proteston guximshëm kundër politikës së krimit, korrupsionit, hajdutërisë dhe tradhëtisë publike të saj; demaskon hipokrizinë dhe amoralitetin e politikës dhe të pushtetint të cilët kanë kapur shtetin dhe mbajnë peng zhvillimin, progresin, ligjin, intelektualizmin pozitiv, patriotizmin dhe integrimin. Ai i drejtohet kombit, bën thirrje dhe kërkon që të çmontohet në Shqipëri dhe në Kosovë sistemi i korrupsionit, krimit politik dhe të atij gjyqësor duke studiuar kundër injorancës, duke vepruar e guxuar me trimëri e mënçuri kundër pushtetit të keq, politikës së kriminalizuar dhe kundër drejtësisë së korruptuar, duke bërë thirrje për një VETTING gjithpërfshirës. Skënder Sadri KAPITI është veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës së bashku me vëllezërit e tij për kontributin e madh dhe të veçantë që ka dhënë Familja e Sadri KAPITIT në Luftën për çlirimin dhe Pavarësimin e Kosovës, kontribut i cili është përjetsuar edhe në Librin “Patriotizmi jeton në përjetësi”.

Bedri Tahiri & Xhevahir Cirongu

15 shtator, 2019

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Nuk është vlerësuar deri më tani!
Lexuar: 127 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
LEGJENDAT DHE NDIKIMI I TYRE NË JETËN SOCIO...
E enjt, 15 prill 2021 - 23:38
LEGJENDA Legjenda apo gojëdhëna është një tekst apo rrëfyes që tregohet në formë gojore nga populli. Zakonisht këto gojëdhëna, i kushtihen p...
NDËRMJETËSIME LETRARE
E mart, 13 prill 2021 - 22:06
Shtëpia Botuese “ARMAGEDONI”, në prishtinë nxori nga botimi librin: “NDËRMJETËSIME LETRARE – për krijimtarinë e Arif Molliqit”, me autor S...
Lavdi jetës dhe veprës së Enver Shqiptarit...
E hn, 12 prill 2021 - 18:46
.
Mjerimi i shkrimtarit në shërbim të polit...
E shtun, 10 prill 2021 - 18:39
(Gorki dhe Kadarea) Nuk është për t’u habitur që nuk kanë qenë të paktë njerëzit e letrave që i kanë shërbyer politikës dhe diktaturës. ...
Ja çfarë mendonte Faik Konica për Shqipër...
E premt, 09 prill 2021 - 00:54
Kush më mirë se Faik Konica mund të perifrazojë shqiptarët ashtu siå ato ishin dhe janë. Ai ishte jo vetëm një nga njerëzit më të ditur dhe më...
më shumë nga - Kulturë »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi