Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Unë të dua ty, vendi im, i njomur në gjak
Publikuar më 16 shtator, 2019 në orën 20:04 ( ) Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Duaje vendin tënd!
Mërgimi është njëkohësisht një temë tërheqëse për të menduarit dhe një përjetim i tmerrshëm në përvojën njerëzore. Kjo është një ndarje e papërshkrueshme midis një qenieje njerëzore dhe një vendlindjeje, midis vetes dhe shtëpisë së vërtetë, gjë që krijon një tronditje të pamposhtur të trishtimit.

Njeriu është krijesa e vetme në të cilën emocionet shoqërohen me kujtime.
“Ka shumë vite që jam larguar (1943). Më pushton mallëngjimi për prindërit kur përpara derës së oborrit më përqafuan për së fundi herë dhe kurrë më nuk jemi parë me njëri-tjetrin. Mallëngjehem për vëllezërit, lotët e motrës së vogël që qante me zë duke më lutur që të mos iki. Mallëngjehem për atë derë të lëkundur, për valixhet e paketuara. Dhe, atje është Shqipëria ime, Shkodra-qyteti im, Rozafa-Kalaja ime, lumenjtë e mi, kodrat e mia. Kaq shumë herë i kam përjetuar ato shtigje ku kam ecur i lumtur. Unë të dua ty, vendi im, i njomur në gjak.”- nxjerrë nga “Ditari i Kujtimeve” të gjyshit tim.

A ka diçka më të këndshme sesa të bartësh paqe në jetën tënde, të mos ikësh kot (sepse tjerët ikin) por të qëndrosh në vendin tënd, pranë prindërve tuaj që të kanë lindur? Vëllezërve, motrave, gjyshit, gjyshes. Të jetosh në heshtje, thjeshtë dhe mënyrë modeste. Duke vazhduar kështu rrugën tënde ashtu siç është, me dëshirën për tu ngritur edhe të nesërmen në mëngjes, t`i sjellësh një buzëqeshje vetes dhe të tjerëve, dhe përqafosh fortë atë që ke, pa prekur askënd dhe të askujt. Kuptimi i jetës nuk është të jesh më i pasuri, më i rëndësishmi ose më me ndikim por të jesh vetja jote në Atdheun tënd, i qetë dhe i kënaqur. Asgjë nuk marrim me vete kur vdesim.
Edhe pse historia nga jeta e të mërguarve përmban episode heroike, romantike, të famshme dhe madje edhe triumfuese, ato nuk janë asgjë tjetër veçse një përpjekje për të kapërcyer impotencën e një ndjenje të tjetërsimit.
Arritjet në mërgim janë dëmtuar vazhdimisht nga humbja e diçkaje që përgjithmonë është lënë prapa, më të dashurve, vendlindjes.
Ka një diskutim të vazhdueshëm rreth largimit nga Shqipëria, Dardania (Kosova) dhe trojet tjera shqiptare - qoftë të largohet nga vendi apo të qëndrojë. Alarmante. Ikjet masive nuk kanë të ndalur. Cili është mesazhi juaj për ata që largohen?
Fundi vitit afrohet. Shumë shqiptarë, sidomos rinia, përsëri, me zemër të thyer, do të braktisin atdheun dhe marrin rrugën për në vendet e huaja, ku po kërkojnë të ardhmen e tyre, sepse nuk e kanë në vendin e tyre për shkak të politik-bërësve hajdutë, analfabet, tradhtarë-kriminelë pis-milet. Por edhe këta, para se të blejnë bileta udhëtimi në një drejtim, duhet ta dinë se lumturinë e vërtetë nuk do ta gjejnë kurrë në tokën e huaj. Ju vetëm duhet të shikoni me zemrën tuaj kështu që ju mund të shihni bukurinë kudo, në vendin tuaj, në Shqipëri-të tona.
Në jetën e çdo mërgimtari, vjen agimi i ndonjë dite kur ai nuk mund të thotë me siguri se ku është. Pothuajse çdo mëngjes, përballen me pyetjet:
A thua vallë jam në shtratin tim ose të dikujt tjetër, a është kjo jeta ime jashtë vendit tim - në vend të huaj - ose vendi i huaj është në jetën time, a jam këtu apo kjo këtu është atje, njoftimet që po shkruaj a i shkruaj për në shtëpi apo nga shtëpia?

Emigrantët janë si hijet e endacakëve të humbur, pa numra dhe germa. Dhe pa një adresë, natyrisht.
Nostalgjia është një sëmundje e ligë, pa aromë, erë dhe ngjyrë, nga e cila lumi i lotëve të qara rrjedh drejtë shtëpisë. Pothuajse çdo ditë pyes veten se çfarë po bëj këtu. Mendova se ditët dhe muajt do të sillnin përgjigje, por ato vetëm sjellin pyetje të reja.

Ti i lutesh Perëndisë që koha të ecë më shpejt, që të mësohesh me një mënyrë të re të jetës, dhe njerëzit. Dhe pastaj të kaplon frika, sepse zakoni (mënyra e jetës) është si një lumë i tej-mbushur që nuk mund ta kalosh lehtë. Vetëm ditët dhe orët janë të njëjta, edhe pse të duket se minutat janë orë, dhe orët minuta. Dhe jo, kjo nuk është një tjetër histori klasike, ky është realiteti, e tashmja dhe e ardhmja e shqiptarëve nga Gadishulli Ilirik kodrinor.

Pavarësisht nga mosha apo gjinia. Pavarësisht nga përkatësitë fetare, ose politike etj., ne të gjithë në zemrat tona e duam vendin tonë, miqtë tanë, vëllezërit tanë, motrat tona, prindërit tanë, por ne nuk mund të jetojmë vetëm nga dashuria. Dhe kur një nënë e lë vajzën e saj të vetme me gjyshen, dhe kur i ati i lë katër fëmijët e tij me gruan - nuk ka dallime.

Ndarja nga të dashurit më të afërm, dhe ikja në kurbet për shkaqe varfërie të skajshme (mbijetese), shkakton dhembje të hatashme, që me kalimin e kohës shtohet, deri në vdekje.
Unë e kam parë vetë këtë në rastin e gjyshit tim, që edhe ma ka lënë amanet të angazhohem disi për atdheun e tij, Shqipërinë brenda dhe jashtë murit të imponuar.
Mos e braktisni vendin që ju lindi dhe ju rriti. Mos e humbni kurajën, guximin e fuqishëm për të depërtuar nëpër stuhitë. Do të ecim përpjetë, bashkarish, dhe do të arrijmë majat.

Gjithmonë ecni me një buzëqeshje në fytyrën tuaj. Nganjëherë buzëqeshje të vogël, nganjëherë të madhe, nganjëherë edhe asaj të rreme, të simuluar. Nganjëherë me një buzëqeshje me lot. Dhe pavarësisht situatës së jetës, çfarëdo qoftë ajo, mos harroni buzëqeshjen. Mos lejoni të tjerët, qofshin ato armiq të jashtëm apo të brendshëm, të qeshin me "humbjen" e mundshme tënden. Le të shqetësohen nga buzëqeshja jote. Sepse pavarësisht nga rrethanat se si është ajo, vetëm të rrallët do ta diktojnë. Gjithsesi, ju e meritoni lirinë e vërtetë, vendbanimin në atdheun e juaj dhe mirëqenien.

Ka ardhur koha të zgjidhet kjo çështje madhore, të pastrojmë oborrin nga kloun, këlysh të armiqve, bërllok dhe ndyrësira të ndryshme që synojnë shpërbërjen e Kombit, copëtimin e Vendit.

Unë, ti, ai, ajo, domosdoshmërish ta përgatisim terrenin, që trojet tona pellazge/ilire/arbërore të trashëgohen deri në amshim nga pronarët e saj të vërtetë, shqiptarët, e jo nga pushtuesit gjakpirës apo “Refugjatët”- ardhacakët e paftuar, kushdo qofshin ata.
Dhe mos harroni, nuk ka asnjë rrugë të vërtetë dhe asnjë rrugë të gabuar, ka një rrugë që ju vet e zgjidhni.

Dhe kjo është arsyeja pse unë apeloj tek të gjithë ju atje larg në Atdhe, dhe tek të gjithë ne në diasporë që jemi shpërndarë në të gjitha skutat e botës. Asnjë shqiptar nuk duhet të jetë i vetmuar në emigrim, askush nuk duhet të jetë i vetmuar në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Kosovën Lindore dhe trojet tjera arbërore. Solidariteti, atdhedashuria, miqësia, vëllazërimi dhe uniteti, ndihma e ndërsjellë është ngasësi (shoferi) themelor i çdo gjëje. I ardhmërisë me dinjitet të pasardhësve tanë.

Nuk ka asgjë që një njeri i gjallë nuk mund ta përballojë, sepse dëshpërimi është diçka që njeriun e kthen në një "makinë lufte". Në një makinë që do të notojë në lumin e lotëve, por çdo lot ka vlerën e vet, dhe do të kthehet në diçka të mrekullueshme, premtuese. Do të kthehet në qetësi, në një gjendje pa çrregullime, pa shqetësime e pa rreziqe.
Shqiptar, kudo që të shkosh, merre me vete gjithë zemrën tënde!
https://www.youtube.com/watch?v=rwR7-IJ9hc8

Aurel Dasareti
USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike
(dasaretiaurel@yahoo.com.au)


Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Nuk është vlerësuar deri më tani!
Lexuar: 135 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi