Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
INTELEKTUAL DHE ÇLIRIMTAR NË SHËRBIM TË ATDHEUT
Publikuar më 22 shtator, 2019 në orën 23:43 ( ) Histori |
Rrit madhësinë e shkronjave
Më 22 shtator të vitit 1998 ka rënë dëshmor inteletuali, veprimtari i çështjes kombëtare dhe pjesëmarrësi i radhëve të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Mustafë Shyti.
U lind më 10 tetor 1945 në fshatin Ashlan të Vushtrrisë në një familje me tradita atdhetarie.
I pajisur me ndjenja atdhetare dhe i etur për dije, Mustafë Shyti qysh herët filloi të shkruaj skica, poezi dhe rrëfime, të cilat kohë pas kohe i botoi në shtypin ditor dhe në atë periodik të kohës Për shkak të një shkrimi satirizues, në të cilin kishte stigmatizuar imponimin e gjuhës serbe, nga policia politike e kohës, merret në hetime nga inspektorët e UDB-së.

Mustafë Shyti (1945-1998)
Më 1967 për shkak të veprimtarisë së tij atdhetare ishte dënuar me burg. Në nëntor të vitit 1968, Mustafa ka marrë pjesë aktive në demonstratat e studentëve në Prishtinë. Ai përkrah kërkesat e studentëve për barazi dhe liri.
Krahas angazhimeve në punë dhe në studime, Mustafë Shyti kontakton edhe me veprimtarë të lëvizjes së rezistencës. Në vitin 1976, së bashku me veprimtarin Ismet Saraçi nga fshati Burim, ( Bivolak) dhe me Xhafer Durmishin nga Stanoci i Ulët veprojnë në radhët e organizatës e cila quhej Lëvizja Naciolançlirimtare e Kosovës dhe e Viseve Shqiptare në Jugosllavi. Në kuadër të kësaj organizate, Mustafa shkruan dhe shpërndan broshura e pamflete me përmbajtje revolucionare të rizgjimit kombëtar. Broshurat, me karakter militant çlirimtar i kishte shpërndarë në Vushtrri, në Mitrovicë dhe në Kastriot ( Obiliq).
Edhe në kryengritjen e rinisë militante të Marsit dhe të Prillit të vitit 1981, Mustafë Shyti merr pjesë aktive në mesin e demonstruesve.
Fillimi i luftës në Drenicë, lufta dhe heriozmi i legjendarit Adem Jashari dhe i luftëtarëve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Mustafë Shytin e gjen të pëgatitur shpirtërisht dhe fizikisht për tu radhitur në njësitet e luftëtarëve të lirisë. Fillimisht angazhohet në pikën ushtarake të UÇK-së në vendlindjen e tij në Ashlan. Në atë njësit vendor ishin edhe bashkëluftëtarët: Bekim Shyti, Vesel Shyti, Adnan Shyti e të tjerë.
Në kohën e ristrukturimit të UÇK-së, Mustafë Shyti sistemohet në Njësitin e Parë, të Batalionit të Dytë të Brigadës 142 të Zonës Operative të Shalës, ku kryen detyra ushtarake me përgjegjësi. Me rastin e fillimit të ofensivës së forcave ushtarake dhe policore serbe në shtator të vitit 1998, Mustafa ishte në vijën e parë të frontit, në pozicionet e para në Ashlan. Së bashku me dalëzotësit e tjerë të atdheut, ai rezistoi në mbrojtje të pozicioneve dhe të popullatës civile e cila ndodhej nën rrethim nga forcat serbe. Duke përshkruar luftimet fyt për fyt dhe heroizmin e luftëtarëve të lirisë, bashkëluftëtari i Mustafës, Vesel Shyti thotë:
Atë ditë, më 22 shtator në vendin e quajtur Kodra e Vogël, takova Mustafën. Ai mbante automatikun e tij dhe dy bomba. Ishim të rrethuar nga të katër anët. Meqë pozicioni ynë ishte vënë në shënjestër të armës armike, u detyruam të tërhiqemi te vendi i quajtur Guri i Nezirit. Mustafa godet me mitraloz forcat armike në distancë prej 200 metrash. Gjitnjë në sulm të furishëm dhe në tërheqje taktike arrijmë deri te vendi që quhet Uji i Sokolave, ku ishte pozicionuar një masë e madhe e të zhvendosurve. Lufta zhvillohej fyt për fyt, meqë forcat policore serbe bënin përpjekje për të depërtuar te popullata civile. Mustafa plagoset por nuk e lëshon pozicionin. Me bomba dore arrin të shpartallojë disa policë, të cilët tërhiqen me humbje nga fushëbeteja. Edhe nga ana jonë pati të rënë. Mustafa ishte plagosur rëndë dhe nuk kishim arritur ta tërheqim. Tërë natën i plagosur kishte qëndruar në fushëbetejë në shi dhe lagështirë të tokës. Në mëngjesin e hershëm të 23 shtatorit e gjeta të plagosur dhe të molisur. Ia laga faqet me ujë, ndërsa ai më pyeti:-Vesel a ka shpëtuar shkolla? I tregova se shkolla nuk ishte dëmtuar shumë, ndërsa ai po mundohej të mos jepej.
Për shkak se luftëtarët e lirisë ndodheshin në rrethim të hekurt nga forcat serbe, Mustafë Shytit iu bë e pamundur çdo ndihmë mjekësore. Bashkëluftëtarët trupin e tij të molisur nga plagët e vendosin në bodrumin e një shtëpie, duke u përkujdesur për të dhe për të plagosurit e tjerë. Derisa Ashlani i tij i dashur po digjej flakë nga zjarri i barbarisë serbe, Mustafë Shyti thith sasinë e fundit të ajrit të vendlindjes të përzier me tym e barut.
Më 26 shtator të vitit 1998, bashkëluftëtarët e tij trupin e dëshmorit Mustafë Shyti dhe të 16 dëshmorëve dhe martirëve të tjerë të Ashlanit me nderime ushtarake, nën predhat dhe detonimet e fuqishme të armikut, i varrosin në varrezat e fshatit Ashlan. Në dyvjetorin e rënies së tij heroike, më 26 shtator të vitit 2000, trupin e dëshmorit bashkëluftëtarët dhe pjesëtarët e familjes së tij e rivarrosin në Varrezat e Dëshmorëve në vendlindjen e tij, në Ashlan. Nga kjo familje përveç Mustafës, nga arma serbe është martirizuar edhe Bahtir Shyti, ndërsa janë plagosur edhe shumë të tjerë, ndër ta edhe djali i dëshmorit Berat Shyti.
Në vitin 2001 janë botuar dy vepra poetike të dëshmorit: Pranverë gjaku dhe Dallgë jete.
Pas çlirimit të Kosovës për jetën dhe veprën e dëshmorit janë botuar shkrime në shtypin tonë ditor dhe në atë periodik.

Qemal Aliu

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Nuk është vlerësuar deri më tani!
Lexuar: 325 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Fuqitë ushtarake të palëve ndërluftuese g...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:20
Lufta e Kosovës, paraqet ndeshjen ushtarake të qartë të demokracisë perëndimore, ku edhe ne Shqipëtarët aspirojmë më në fund të integrohemi dhe...
ENVER HOXHA TË SHPALLET KOMANDANT NDERI I U...
E premt, 16 prill 2021 - 00:41
RIBOTIM Duke u bazuar në fakte të pamohueshme sipas veprimtarisë së brezit të Enver Hoxhës dhe dokumenteve origjinale të pamohueshme origjinale n...
Skenari i rrezikshëm, për ndarjen e tokave ...
E mart, 13 prill 2021 - 22:00
Letër publike, Kolonel Dilaver Goxhajt I nderuari Shpëtim Golemi, po të drejtohem me nofkën e luftës, si Zëvendës Komandant i Shtabit të Përgji...
Një sqarim i detyruar për luftimin në Kosh...
E diel, 11 prill 2021 - 19:40
Si përherë, edhe në 9 prillin e vitit 2021 u përkujtua me madhështi të madhe, si asnjë luftim tjetër i UÇK-së, “fitroia” e një “beteje” ...
Arsyet e bombardimit të Jugosllavisë nga N...
E premt, 09 prill 2021 - 22:49
Në përgjithësi është trajtuar nga burime të ndryshme dhe arsye të ndryshme janë theksuar, disa herë edhe kontradiktore a të kundërta mes burimev...
më shumë nga - Histori »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi