Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Albin Kurti ishte dhe është me popullin, me Amerikën, me NATO-n dhe me BE-në
Publikuar më 10 tetor, 2019 në orën 03:53 ( ) Prof. Dr. Mehdi Hyseni | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Barometri diplomatik

*** Këtë e dëshmoi para gjithë botës vota demokratike dhe e lirë e të gjithë qytetarëve të Kosovës, të cilët votuan në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të Kosovës, më 6 tetor 2019: -JEMI me Albinin, me Vetëvendosjen, me Amerikën dhe me Evropën Perëndimore. Urime Kosovë e pavarur dhe sovrane!

*** Të jemi me popullin dhe për popullin, jo me ata që e shfrytëzojnë, e mashtrojnë, e plaçkisin, e tradhtojnë, e abuzojnë dhe e varfërojnë deri në shkopin e lypësit dhe të mjerimit social dhe ekonomik e të mirëqenies së përgjithshme.

-Së fundi, më 6 tetor 2019, në zgjedhjet parlamentare të Kosovës, FOLI VOTA E LIRË E POPULLIT në favorin e së vërtetës, të demokracisë dhe të drejtësisë se Kryelideri Albin Kurti dhe LV-ja asnjëherë nuk kanë vepruar kundër interesave strategjike dhe politike të POPULLIT të Kosovës, të Amerikës, të BE-së dhe të NATO-s në Kosovë, por vetëm kundër padrejtësive, kundër korrupsionit, krimit të organizuar, kundër plaçkës, kundër nepotizmit, kundër burokratizmit, kundër instrumentalizimit dhe kundër personalizimit të institucioneve shtetërore të Republikës së Kosovës, që të gjitha këto të meta negative ndikuan fuqishëm në kompremetimin dhe në defunksionimin e ligjit, të kushtetutës, të drejtësisë dhe, në përgjithësi në deformimin e sistemit demokratik parlamentar të Kosovës.

Fatbardhësisht, erdhi dita, ndryshoi vetëdija e psikologjisë politike e qytetarit të Kosovës, i cili me votën e tij demokratike “pensionoi” personalizuesit, nepotistët, korrupsionistët dhe “kapësit” e shtetit të Kosovës!

Ky ishte ndryshimi, jo Albin Kurti asgjë nuk ka ndryshuar në strategjinë e objektivave prioritare politike, ekonomike, demokratike, sociale dhe kombëtare të Lëvizjes Vetëvendosje. Për më se një dekadë, Albin Kurti ka luftuar pareshtur padrejtësinë, korrupsionin, nepotizmin, kapjen e shtetit, krimin e organizuar, plaçkën, papunësinë, varfërinë, pabarazinë,shfrytëzimin e njeriut prej njeriut, ekzodin sistematik dhe pazhvillueshmërinë e Kosovës etj. Së fundi (ndonëse me vonesë njëdekadshe), një politikë e këtillë e drejtë dhe kosntruktive në mbrojtjen e interesit të përgjithshëm të të gjithë qytetarëve të Kosovës, ndikoi pozitivisht në ndryshimin dhe në ngritjen e vetëdijes së psikologjisë politike të qytetarëve të Kosovës, të cilët në zgjedhjet parlamentare të Kosovës, më 6 tetor 2019, votuan që Albin Kurti të jetë kryeministër i Kosovës.

Vota demokratike e popullit pro Albin Kurtit dhe LV-së i varrosi shpifjet dhe gënjeshtrat e deritashme të korrupsionistëve, se gjoja ky subjekt politik me kryeliderin e saj “ishin anti-Amerikë dhe anti-Evrop֝ë Perëndimore“!?

Mirëpo, kjo ishte vetëm gënjeshtër ordinere propagandistike e oponentëve politikë kolltukofagë, nepotistë dhe korrupsionistë të Albin Kurtit, që të ruanin kolltukët e tyre në qeverinë dhe në parlamentin e Kosovës, si dhe mbi të gjitha të ruanin “gjahun” e tyre-pasurinë e paligjshme milionshe, të tjetërsuar nga populli. Kjo ishte esenca e parullës propagandistike për fshirjen nga skena politike të LV dhe të Albin Kurtit, duke i etiketuar paturpësisht se gjoja Lëvizja Vetëvendosje me Albin Kurtin në krye “ishte kundër Amerikës dhe aleatëve të saj evroperëndimorë (BE dhe NATO)”.

Ndonëse, kjo gënjeshtër 10-vjeçare (2008-2018) pati suksesin e saj, sepse duke mashtruar, manipuluar dhe abuzuar si faktorin e brendshëm politik, ashtu edhe atë ndërkombëtar, liderët politikë milionerë, korrupsionistë dhe nepotistë ia arritën të bllokonin luftën kundër korrupsionit, të plaçkës, të krimit të organizuar dhe të padrejtësisë, edhe pse LV-ja dhe Albin Kurti ishin me popullin, me Amerikën dhe me Evropën Perëndimore në mbështetjen e interesave jetike kompelementare të shtetit të pavarur të Kosovës dhe të partnerëve të saj evropianë ndërkombëtarë (Amerika, NATO, BE), që politikisht, diplomatikisht dhe ushtarakisht e shpëtuan, e çliriuan, e pavarësuan dhe e demokratizuan Republikën e Kosovës (1999-2019).

Amerika e as Evropa nuk e kanë penguar Albin Kurtin që të vinte në krye të shtetit të Kosovës, por shpifësit, korrupsionistët dhe plaçkitësit e Kosovës!

E vërteta është e hidhur, por duhet të thuhet dhe të luftohet për të, pavarësisht rrethanave të kohës, në luftë, në paqe apo në mjerim etj.
Prandaj, e vërteta është se kryelideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili më 6 tetor 2019 fitoi votëbesimin e popullit në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë, nuk ka pësuar kurrfarë metamorfoze të konceptit të filozofisë politike të tij (as “para 2 vitesh” e as sot). Pikërisht, konstanta cilësore e kohezionit të veprimit politik të Lëvizjes Vetëvendosje dhe e kryeliderit të saj, Albin Kurti (2008-2019), bëri që të davariten dyshimet dhe rezervat te votuesit, të cilët me votën e tyre pro LV dhe Albin Kurtit dëshmuan të vërtetën se ka ndryshuar për mirë vetëdija e psikologjisë politike e votuesit në Kosovë. Kjo është pjekuria politike, që na gëzon të të gjithëve, si dhe të gjithë partnerët dhe miqtë tanë evro-perëndimorë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në krye.

Pra, pa asnjë dyshim, mund të konstatohet se Albini nuk ka ndryshuar, por psikologjia politike e votuesve, edhe pse me një vonesë të gjatë dhjetëvjeçare (2008-2019). Ky evoluim i vetëdijes politike të votuesve është shprehje pozitive e besimit, e vullnetit dhe e dijes së gjeneratës së re në Kosovë, e edukuar dhe e arsimuar në frymën patriotike dhe demokratike si brenda, ashtu edhe jashtë Kosovës, në vendet e ndryshme të Evropës Perëndimore, në Amerikë, në Kanada etj.

Fitoi Albini, fitoi Vetëvendosja, fitoi POPULLI, fitoi Kosova. Fitoi demokracia. Urime fitorja historike, populli im i shumëdashur dhe i shtrenjtë!

Të gjithë ata që e duan me shpirt dhe me zemër Kosovën e lirë, të pavarur, sovrane, të zhvilluar, të përparuar, të begatë, ku sundon ligji i së drejtës, barazia, siguria dhe prosperiteti ekonomik, material dhe ekzistencial jetësor njësoj për të gjithë qytetarët, ku nuk do të ketë papunësi, mjerim social, varfëri dhe ekzod sistematik të njerëzëve, PATJETËR, duhet t’i gëzohen fitores historike, demorkatike dhe kombëtare të Lëvizjes Vetëvendosje me Albin Kurtin në krye, sepse kjo do të sjellë ndryshime të mëdha rrënjësore në të gjitha poret e jetës, ku të gjithë qytetarët, do të jenë të barabartë në realizimin e të drejtave dhe të lirive të tyre, ashtu si thotë ligji, kushtetuta dhe demokracia parlamentare.

Fitorja e Vetëndosjes e gëzoi edhe Kosovën, edhe Amerikën dhe Evropën Perëndimore, sepse më nuk do të ketë korrupsion, padrejtësi, nepotizëm, pabarazi, absolutizëm dhe shfrytëzim partiak dhe provincial në Kosovë.

Kjo fitore e thellë e Lëvizjes Vetëvendosje e gëzoi çdo patriot demokrat shqiptar, sepse qeveria e re e Kosovës, do të jetë e popullit, jo vetëm e kryeministrit Albin Kurti, e kryetrit të Kuvendit dhe e presidentit të Kosovës, ashtu siç ndodhi për fat të keq në dekadën paraprake (2008-2018), ku populli nuk u pyet për asgjë, madje as për hapjen e dialogut serbo-shqiptar në Bruksel (2011-2018), i cili, nëse vazhdohet më tej, pa dyshim se, do të shpiente drejt “bosnjizimit” të Kosovës. Mirëpo, për t’iu shmangur këtij rreziku fatal për sovranitetin territorial dhe shtetëror të Kosovës, kryeministri i ri Albin Kurti, patjetër nevojitet që të marrë pëlqimin e popullit, duke u deklaruar me Referendum.

JO “republika srpska” në veriun e Kosovës!

Nëse vjen në pyetje prekja ose pazari i kufijve territorialë të Republikës së Kosovës (qoftë veriu, jugu, lindja, perëndimi) nuk mund të ketë kurrfarë reciprociteti ekonomik as tregtar dhe, kurrfarë kompromosi politik me Serbinë në kuadrin e procesit të Brukselit (2011-2018).

Po qe se , do të ndodhte diç e tillë fatale për territorin sovran të Kosovës (në favorin e zgjerimit të kufijve territorialë të Serbisë), atëherë, do të dështonte qeveria e re e Albin Kurtit.
Ky, do të ishte rreziku që do të mund ta sfidonte qeverinë e Albin Kurtit, nëse do të pranonte vazhdimin e dialogut në Bruksel, pa e konsultuar paraprakisht me REFERENDUM popullin-sovranin.

Në këtë kontekst, nuk mund të ketë kurrfarë “reciprociteti” me Serbinë, sepse veriu i Kosovës nuk është “pronë private” as e kryeministrit, as e kryeparlamentarit dhe as e presidentit të Kosovës, por është pronë legale dhe e trashëguar e gjithë popullit shqiptar-sovranit, pa pëlqimin dhe pa “vulën” e të cilit, asnjë lider politik në pushtet, nuk ka të drejtën që të bëjë ndonjë pazar me Serbinë kolonizatore, e cila përmes Dialogut të Brukselit (2011-2018) po përdor të gjitha mjetet politike, propagandistike dhe diplomatike, që të zhbëjë Republikën e Kosovës, ose të paktën ta “bosnjëzojë” me një “republika srpska” në territorin verior të saj.

Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës, duhet të flasin, ashtu si thotë populli, si thotë shteti i së drejtës dhe demokracia parlamanetare, të gjithë të barbartë para ligjit dhe para kushtetutës

Fitorja e Vetëvendosjes dhe e Albin Kurtin, është garanci e mirëfilltë, se as qeveria e as kuvendi i Kosovës nuk do të vendosin në mënyrë arbitrare (sikurse që u veprua një dekadë më parë (2008-2018), ku pushtetarët autoritarë të papërgjegjshëm dhe të dështuar, asnjëherë, për asnjë vendim politik dhe ligjor të tyre, nuk deshën të merrnin mendimin dhe pëlqimin e popullit, por në mënyrë tekanjoze hapën dialogje dhe debate me Serbinë kinse në emër të “normalizimit “ të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë në kuadrin e Dialogut të Brukselit (2011-2018). Ndër të tjera, ky ishte gabimi më fatal dhe më absurd i politikës dhe i diplomacisë së krerëve të Kosovës, sepse, pa e pyetur fare popullin (fundja edhe me referendum), e problematzuan pjesën veriore të Kosovës, duke e ndërkombëtarziuar sikur ajo të ishte “çështje e brendshme” e Serbisë!

Ajo që më gëzon më së shumëti dhe më bën për të besuar në fitoren e Albin Kurtit, është se, zgjedhja e tij si kryeministër i qeverisë së Kosovës, do të jetë në inetresin e përgjitshëm të popullit dhe të shtetit të Kosovës, sepse asnjë vendim politik qoftë me karakter të politikës së brendshme apo të jashtme, nuk do të merret dhe nuk do të aprovohet pa marrjen e pëlqimit të popullit të Kosovës.

Kjo është asimetria politike, juridike, kushtetuese dhe kombëtare patriotike e kryeministrit të ri Albin Kurti.
Kjo është përparësia dhe fitorja e tij, i cili asgjë nuk do të vendosë për fatin e popullit dhe të Kosovës kokë më vete pa e pyetur dhe pa e konsultuar popullin, i cili në zgjedhjet e parakoshme parlamentare të 6 tetorit 2019, ia dhuroi votën dhe vetëbesimin se nuk do të shkëputet nga marrëveshja dhe nga komunikimi i domosdoshëm me popullin.

Me fitoren e thellë të Albin Kurtit dhe të Vetëvendosjes fitoi populli, fitoi drejtësia dhe demokracia. Fitoi Kosova e pavarur dhe sovrane. Ky është kuptimi thelbësor i Fitores së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, demokratike dhe paqësore të Kosovës, më 6 tetor 2019.
Këtë fitore e korri vetëdija racionale dhe e lartë e zgjedhësve me votën e tyre të lirë dhe demokratike, të cilën kësaj here ia besuan kryeliderit Albin Kurti dhe Lëvizjes Vetëvendosje të tij.

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Prof. Dr. Mehdi Hyseni
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Nuk është vlerësuar deri më tani!
Lexuar: 329 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi