Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Kosova - zgjedhjet - energjia,...
Publikuar më 10 tetor, 2019 në orën 04:41 ( ) Të ndryshme |
Rrit madhësinë e shkronjave
"Ismail Kadare, më 26 gusht 1998, i është drejtuar Presidentit francez me një letër në të cilën i shkruan të bëjnë ç’mos të shpëtojnë popullin shqiptar nga gjenocidi i paralajmëruar serb

PRESIDENTI I REPUBLIKËS FRANCEZE PËRGJIGJE ISMAIL KADARESË
Paris, 9 shtator 1998

I dashur Mjeshtër,
Ju falenderoj për letrén tuaj té datës 26 gusht, të cilén e lexova me një vëmendje të madhe dhe ndër të tjera vazhdon:
Para së njéjtës sfidë jemi sot, ndaj Kosovës. Ju ma përshkruani me fjalë, ndaj të cilave unë jam shumë i ndjeshëm, këtë dramë njerëzore të përjetuar nga qindra e mijëra viktima të pafajshme: gra, fëmijë, të këtij populli paqedashës.

Unë e kuptoj plotësisht fatin, që luhet në këtë krizë për ruajtjen e vlerave që ne ndajmë bashkarisht, në ruajtje të drejtpeshimit të këtij rajoni, në qendër të kontinentit tonë. Është kjo arsyeja që, qysh në fillim të kësaj krize, unë kam mobilizuar të gjitha mjetet e aksionit francez. Në planin diplomatik, në radhë të parë, sepse nuk mund të ketë zgjidhje globale e të vijueshme, pa një marrëveshje politike. Këtu është fjala për të përcaktuar një status të një autonomie shumë të gjerë, duke respektuar kufijtë ndërkombëtarë. Duhet që Grupi i Kontaktit, që bashkon fuqitë kryesore të interesuara, të shënojë gjurmët e tipareve të këtij statusi e, të bëjë të mundur, marrëveshjen e angazhimit për të."
Ky tekst i mësipërm, është marë nga muri i Ibrahim Kelmendit ne Fb.

Sa kuptohet nga kjo përgjigjje, ruajtja e baraspeshës në kontinent e më gjërë, respektimi i kufijve artificial etj,- gjithherë në kurriz të shqiptarëve, me një status autonomie të gjërë brenda serbisë, paskan qenë synimet maksimale të Rambouillet-it për Kosovën!

Është pikërishtë konferenca në Rambouillet, mbi vendimet e së cilës Kosova dhe jo vetëm ajo, por mbarë gjeografia shqiptare, qysh vite, janë shndrruar në laboratorium për lloj-lloj eksperimentimesh!

Shih këtu:

• Experiment Kosovo. Die Rückkehr des Kolonialismus- Hannes Hofbauer
264 Seiten-Promedia- Wien 2008.

• "Eksperimenti Kosovë- rikthimi i kolonializmit"nga Hannes Hofbauer
264 faqe-Promedia -Wien 2008

Mbi bazën e këtij eksperimenti, më 2008, Kosova u "shpall shtet", i veshur me këmishën e ahtisaarit, e prerë kjo dhe e qëndisur mirë nga serbia dhe miqtë e saj.

Dhe pikërishtë mbi këtë status të projektuar, që sa tregojnë zhvillimet, edhe ky, ende nuk është arritur, Kosova ka hapur fushatën për zgjedhjet e radhës më 6 Tetor.

Që nga 2008-ta, Kosova ka mbajtur disa herë zgjedhje

Dhe jo vetëm në Kosovë, por në mbarë hapsirën tonë kombtare, që nga viti 90 e këndej, janë mbajtur shumëherë zgjedhje, nga të cilat, nuk është arritur të bëhet zgjidhje për kurrnjë nga problemet dhe ҫështjet me interes për popullin dhe vendin, përkundrazi, ato janë thelluar deri në një pikë të padurueshme për popullin, me rezultat largimin e shumicës nga vendi dhe dëshirën për largim të atyre që ende nuk janë larguar.

Shpresa vdes e fundit thot populli!

• A mund të thuhet se për shqiptarët në tërësi dhe Kosovën në veqanti ka vdekur shpresa që mund të jetohet me dinjitet në vendin e vet ?!

• Duke u bazuar në përmasat e largimit të popullit shqiptar nga mbarë gjeografia jonë kombtare, rezulton se që nga vitet 90-ta e këndej, neve zëmë vendin e parë në botë për zvoglim të popullatës!

• Kjo për faktin e mbështetur në tregues me shifra, sepse ҫdo rezultat që nuk bazohet në shifra është i rremë

• Dhe treguesit, shifrat flasin në vetën e parë, që po ta vazhdonim shtimin e popullsisë me rritën që e kishim deri në vitin 90-të, dhe po të mos largoheshim nga vendi, sot do të ishim rreth 11 milion

• Ndryshimi nga sa do të ishim dhe sa jemi, tregon se neve humbëm në substancë kombtare për rreth 3 herë!

• Kjo është e tmerrshme edhe po të ndalet sot ky zhvillim negativ, por është dhe do të bëhet tragjike për vet ekzistencën e kombit tonë kur po shihet se ky proҫes nuk po ndalet!

• Pse largohen shqiptarët kaq shpejt dhe kaq shumë nga vendi, kur dihet se vendi ynë, ҫoftë nga pozita gjeografike, klima, pasuritë e të të gjitha llojeve, si cilësi apo sasi,..., është padyshim, vendi më i kompletuar në GLOB, që pikërishtë ILIRËVE të djeshëm = shqiptarëve të sotëm, Natyra u ka dhuruar.

• Aq të shumëta, të shumëllojta, aq cilsore janë pasuritë natyrore në mbarë gjeografinë shqiptare, saqë secili banor i saj, bazuar në pjesën që i takon nga këto pasuri, mundet ta konsideroj veten milioner, janë mu këto pasuri që këtë vend, e bëjnë vendin më të mirë, më të lehtë për të jetuar në të, dhe për ta zhvilluar, pa pasur nevojë për ndihmën e kujt hiq !

• Ndihma e vetme që i duhet vendit tonë në tërësi është ti heqen PENGESAT e vendosura artificialisht nga shumë anë, kjo do të ishte e tëra!

• Po të nisemi nga e vërteta, se hapësira jonë kombëtare është më e pasura e Europës dhe më gjerë, me burime energjetike dhe pasuri të tjera natyrore, si dhe duke u nisur po ashtu nga fakti që, kur ky potencial pasuror të kombinohej me një popullsi të re, rrjedhimisht edhe më të shëndetshme që kemi, hapësira jonë kombëtare do të duhej të ishte në kreun e listës së vendeve të zhvilluara.

• "Ne jemi me fat që Shqipëria gjendet në Europë", shkruan Frank Hantke tek IPG më 24.02.2014
• Ai e cek këtë, pikërisht për shkak të këtij potenciali kombëtar që kemi.

• Është pikërisht faktori "energji" dhe pasuritë e tjera natyrore që kemi, që hapësirën tonë kombëtare, dje dhe sot, sigurisht edhe nesër, fqinjët tanë grabitqarë dhe më gjerë e kanë bërë pre të sulmeve dhe pushtimeve të vazhdueshme gjatë historisë, duke e copëtuar dhe e shpopullzuar historikisht, me dhunë dhe forma të tjera më çnjerëzore që njeh njerëzimi.

• Edhe pse jemi vendi më i pasur i kontinentit, ne, njëkohësisht, por edhe fatkeqësisht, mbetemi ende kombi më i varfër i Europës, por edhe më gjerë!

Pse po ndodh ky proҫes negativ, ku e ka burimin dhe shkakun kriza e gjithmbarshme shqiptare?

Ka shumë faktor, të shtrirë në kohë(që nga lashtësia), dhe në hapsirë( ndërkombtarishtë), që për shumë " arsye të tyre" = INTERESA, Shqiptarinë nuk e durojnë dot, dojnë mundësishtë ta zhbëjnë, dhe zhvillimet që po na përcjellin pikërishtë nënë ombrellën e "demokracisë", tregojnë se formulës së vjetër që e ka zhbërë ILIRINË, i është gjetur edhe një FORMULË e re shtesë për ta zhbërë edhe këtë pak mbetje të Ilirisë- Shqiptarinë !

Është e kotë(demagogji), të pretendojmë gjoja të kthejmë ҫfardoҫoftë nga ato teritore të shumta që i humbëm gjatë historisë, në një kohë kur po na ik dheu ndër këmbë dhe vendi po braktiset nga populli!

Duhet ruajtur me ҫdo kusht e sotmja që të mundemi të projektojmë të ardhmen dhe mundësishtë të rikthejmë diҫ nga e kaluara !

Zhvillimet, gjithëherë dhe ҫdokund, e edhe tek ne, e kanë një rrjedhë

Shqiptarët historikishtë u ndanë, u coptuan për tu sunduar dhe zhbërë

Pas shumë shekujsh rënje, me LDB- fitorën mbi fashizmin, radhitur mrekullishtë në anën e aleatëve më të fuqishëm botërorë, Shqipëria me shumë punë dhe vështirësi, i ktheu dinjitetin e humbur për shumë shekuj mbar kombit shqiptar, duke e bërë dalzotës të vetëm të vetëvetës dhe atdheut të tyre dhe duke e kthyer në POZITIV atë proҫes negativ shumëshekullor!
Dhe mu ky ndryshim POZITIV - historikë, bëri që për rrethë gjysëmshekulli, të ndalet ajo rrjedhë negative e historisë e projektuar nga anmiqtë, që e sakatoi ilirinë- me qëllimin e fundit zhbërjen e shqiptarisë!

Pikërishtë për shkakun e pengimit të asaj rrjedhe historike negative, Shqipëria, është vendi i vetëm në glob, që nënë ombrellën e "demokracisë", u shkatrrua dhe po shkatrrohet vazhdimisht nënë maskën e shkatrrimit të komunizmit dhe diktaturës !

Të gjithë që dojnë me e ditur e dijnë, ishte një kohë, jo më lareg se 30 vite, kur shqiptarët ishim vetvetja sepse shteti amë Shqipëria ishte vetëvetja.
Po ashtu, të gjithë e dijmë, se ato kohë, Kosova dhe viset shqiptare nënë jugoserbi, ishin nënë pushtim klasik nga serbosllavia, me ushtri dhe polici të fortë që bënin kërdi mbi shqiptarët, i ndiqnin, burgosnin, vrisnin,..., për një fjalë goje- Kosova republikë, apo për një brohoritje"eho" !

700 mi shqiptar kanë kaluar nëpër burgje dhe duar të policisë pat deklaruar diku në vitin 1987 ( mendoj), rrahman morina, ministër i mbrendshëm i Kosovës së okupuar.

Ishte e rëndë për shqiptarët ajo kohë, aq sa ishte e rëndë edhe për pushtuesin të cilit i dridhej toka ndër këmbë, ngase shqiptarët edhepse ndjekeshin, burgoseshin, dënoheshin, torturoheshin dhe vriteshin,.., atdheun nuk e braktisnin, bile ktheheshin edhe shumë puntorë nga bota e jashtme ku kishin shkuar përkohësishtë për të punuar.

Vetëm rreth 50 DM ato kohë kushtonte bileta e trenit (Akropolisit) Fushëkosovë - München që vinte nga Athina dhe ishte i përditshëm.
Gjithashtu ato kohë për shtetasit jugosllav nuk kishte viza.
Pra gjithmonë, si jugoserbia a'ther si serbia tani, kanë qenë dhe mbetur të përkdhelurat e ballkanit, ҫoftë nga përëndimi, ҫoftë nga lindja !

Lindin pyetjet:

• Pse nuk e braktisnin Atdheun shqiptarët e viseve të pushtuara kur aq të rëndë e kishin jetën nga pushtuesi për të mbetur në vendin e vetë, dhe njëkohësishtë, aq lehtë dhe me kosto shumë të vogël( 50 DM) që mundej ta përballonte sejcili, mundeshin të largoheshin!

• Pse pas viteve 90-ta shqiptarët e braktisën dhe po e braktisin pandal Atdheun(duke e lënë shkret sikurse thuhet), në një kohë kur pushtuesi nuk duket se është fizikisht i pranishëm dhe rrugët e braktisjes, veq kostos së lartë, shumkujtë, i kanë kushtuar me jetë!

Përgjigjja në këtë pyetja është e thjeshtë dhe e vërtetë:
Shqiptarët nuk e braktisnin atdheun sepse ndiheshin të sigurtë në tokën e vetë, ngase shtetin amë Shqipërinë e kishin 100% të sigurtë.

Në ato kohë dhe zhvillime, për shumicën absolute shqiptare, braktisja e atdheut konsiderohej TURP mbi turpet.

Njerzit i pranonin dhe i përballonin me krenari burgjet, torturat, vrasjet e gjithҫka të keqe që vinte nga okupatori dhe sherbëtorët e tij, por jo TURPIN e kthimit të shpinës atdheut dhe familjes!

Okupatori, e dinte fortë mirë forcën dhe moralin e pathyeshëm të shqiptarëve ndaj ATDHEUT dhe e kishte humbur durimin dhe besimin se Kosovën dhe viset tjera shqiptare do ti mbante gjatë!

Ishte një kohë gjithashtu, vitet ‘70-‘80 të shekullit të kaluar kur shteti amë Shqipëria e ndihmonte Kosovën dhe vëllezërit shqiptar të një gjaku sikurse pandal e thonte radio Tirana dhe TV shqiptar, në fushën e arsimit.

Ishin ato vite kur zhvillohej një luftë e vërtetë mes Shqipërisë dhe Jugosllavisë mes universitetesh për Kosovën.

Shqipëria në njërën anë, ato vite, dërgonte në Kosovë shumë pedagogë (qindra), me një kualitet të pakrahasueshëm akademik dhe njerzor, të cilët jepnin leksione dhe ligjërime FALAS për ne, studentët shqiptarë të Kosovës.

Shfrytëzoj rastin që,edhe përmes kësaj analize, t'i përshëndes dhe t'u shpreh mirënjohjen të gjithë atyre profesorëve (edhe atyre që fatkeqësisht nuk jetojnë më), për kontributin e tyre të madh dhe të pakrahasuar, pa të cilin as Universiteti i Kosovës, as Kosova, nuk do të ishin në gjendje ta kalonin sfidën kryesore të jetës: çlirimin nga okupimi.

Në anën tjetër, në këtë universitet dërgonte profesorë edhe Beogradi, me pagesa të majme nga buxheti i Kosovës për studentët serbë dhe shqiptarë.

Ndodhi ajo që pritej dhe luftën në këtë plan e fituam bindshëm ne, shqiptarët!

Jugosllavia e mllefosur që e humbi luftën në fushën e diturisë dhe të atdhetarisë, edhe pse tentoi aq shumë që shqiptarët të jugosllavizoheshin, ndërpreu njëanshëm marrëdhëniet kulturore me Shqipërinë dhe profesorët u larguan.

Vlenë të theksohet këtu se nga ata qindra profesorë që për disa vite kanë ligjëruar në Kosovë, nuk ka pasur qoftë edhe një rast të vetëm që ndonjëri nga ta, të kërkoi strehim politik në "parajsën jugosllave", që jugosllavët mezi do të pritnin që pastaj të fillonin propagandën kundër Shqipërisë !

Me fillim vitet 90-ta, shteti amë Shqipëria e humbi rolin që kishte si dalzotëse e interesave të vendit dhe kombit, nga një shtet me siguri të lartë, shumë shpejtë u shndrrua në një shtet pa porta dhe dritare, kontrollin mbi të cilin e morën kush kishte interesim, nga një shtet që ishte tmerr për anmiqtë, ra në prehërin e tyre.

Dhe jo rastësishtë, pikërishtë ky vit, ishte viti i fillimit të largimit masiv të shqiptarëve nga Shqipria, Kosova dhe gjithë hapsira jonë kombtare për të vazhduar pa ndal dhe me ritëm të shpejtuar edhe sot.

Ra Shqipëria, ra Kosova, ra shqiptaria dhe nuk këndohet kot:
Pa Shqipëri nuk ka Kosovë ; Pa Kosovë Shqipëri nuk ka

Lindja e UҪK-së, me synim ҫlirimin përfundimtar nga okupatori, edhe pse me shumë vonesë mu për shkakun e rënjës së shtetit amë në duar të anmiqëve, ishte fitorja e dytë historike e kombit shqiptar pas fitorës mbi fashizmin dhe humbja më e madhe historike e anmiqve !

Por zhbërja e saj, u shndrrua në humbjen më të madhe historike të kombit shqiptar dhe fitoren më të madhe historike të anmiqve tanë shekullor!

Prandaj, kriza që e ka mbuluar Kosovën është gjithpërfshirëse, është gjithshqiptare dhe mund të zgjidhet vetëm kombtarishtë, me fillim mu aty ku kjo e keqe ka fillua në vitin 1990 në Shqipërinë zyrtare.

Kjo sepse që nga ky vit, pikërishtë në shtetin amë-Shqipëri- ka filluar zhbërja jonë kombtare, e vazhduar pastaj në formë zingjirore në mbarë gjeografinë tonë, zhbërje, për të cilën pandërprerë dhe me shpejtim të vazhduar, po punojnë "shqiptarë" dhe ndërkombtar, "miq" dhe anmiq !

Cilido nga elaboratet e vazhdueshme serbe për shfarosjen dhe zhbërjen shqiptare, nuk ka pasur kaq shumë sukses sa po ka formula në zbatim e sipër e kohës së "demokracisë", dhe kjo, jo për fajin e demokracisë si koncept, por për keqpërdorimin e tmerrshëm-eksperimentimin e sajë mbi shqiptarët !

Në një kohë kur e keqja në përmasa kombtare vetëm sa thellohet, sa vlejnë "zgjedhjet" nga të njëjtit "udhëheqës" = nga të njëjtat parti, që vendin dhe popullin i kanë sjellur buzë greminës dhe nuk kanë guxim as vullnet që problemet ti adresojne, rrjedhimishtë nuk kanë programe në interes të popullit dhe vendit!

Sikurse edhe zgjedhjet e derisotme, edhe këto janë zgjedhje false, janë MASHTRIM i radhës për popullin dhe vendin, ngase e gjithë "udhëheqja politike shqiptare" në përgjithësi ( me ndonjë përjashtim individual në Kosovë), rrjedhin nga kuzhinat e mekanizmave të serbisë në Kosovë (kfor=unmik = eulex,...), apo jashë saj soros etj.

Shqiptaria, pavarsishtë se e ndarë - coptuar në shumë pjesë, është shqiptari, i pëlqeu dikujt apo jo dhe mu tendencat për ta përligjur këtë coptim, po shkaktojnë krizë zingjirore te kombi ynë.

Pra, mos ti shkoi mendja ndokujt se kriza shqiptare mund të zgjidhet ndaras: në Tiranë, Prishtinë,Tetovë, Preshevë, Ulqin apo Tivar,..., apo mund të zgjidhet nga ndonjë subjekt i vetëm politik,..., kurrsesi jo.

Bashkimi bënë fuqinë, kjo është edhe formula e vetme e kthimit nga e mbara me fillesë në Tiranë, ku ka filluar edhe shthurja kombëtare në vitin 1990

Kush nuk e donë këtë formulë, individ apo subjekt politikë ҫoftë, është vetëm mashtrues.

O do fitojmë, o do humbasim të gjithë .

Energjia, klima, politika - ҫka mshifet në këtë mes ?!

• Kurrë më tepër se sot, bota ka pasur banor ,...
• Kurrë më shumë se sot e më pak se nesër, njerëzimi ka pasur nevojë për energji,...
• Kurrë më pak se sot e më shumë se nesër (aq sa tregojnë zbulimet e derisotme), njerzimi ka pasur rezerva të burimeve primare fosile energjetike(Qymyri, nafta , gazi, urani),...
• Kurrë më tepër se sot e më pak se nesër, teknologjia e djegies së këtyre lëndëve djegëse, ka qenë e modernizuar,....
• Kurrë,...., kurrë, ..., kurrë,..., dhe
• Kurrë më tepër se sot, nuk është folur për rrezikim të klimës dhe mjedisit nga djegia e lëndëve djegëse fosile ne shterim e sipër !
Këto vite dhe këto kohë, janë mbajtur dhe po mbahen zgjedhje në shumë shtete dhe kontinente, ku rol qendror ka energjia me burimet e saja dhe klima.


1. Ekonomiciteti (kushtetutshmëria)
2. Furnizimi i sigurt
3. Ambienti

Janë tri qëllimet kryesore, të cilat duhen përmbushur dhe në të cilat mbështetet politika energjetike e një vendi.
Pikërishtë mbështetja në këta tre(3) faktorë themelorë të lartëcekur, e ka ndërruar kahjen e politikës energjetike botërore në përgjithësi dhe asaj të kontinentit europian në veqanti.
Shkalla e përcaktimit ndaj ktyre faktorëve(s'bashku apo ndaras), e ka caktuar edhe shkallën e përkrahjes së votuesve në shtete dhe kontinente të ndryshme.
Përcaktimi me vendosmëri ndaj mbrojtjes së mjedisit, ka bërë që partia e gjelbërtë në
Gjermani, të arrijë 27% përkrahje popullore, duke u barazuar me unionin më të madh Gjerman CDU/CSU.

Kam shkruar edhe më parë e përsërisë ngase është me shumë rëndësi të ceket se sa më tepër që burimeve të lëndëve djegëse të energjisë t'u vijë fundi, aq më shumë flitet për rrezikshmërinë që sjell CO2 dhe gazrat e tjera të çliruara prej tyre, saqë nganjëherë të shkon mendja se vendi ynë dhe ne, shqiptarët, duhet të ndihemi fajtorë dhe të dënohemi pse ato i kemi me bollëk për dhjetëra e dhjetëra shekuj.

• Është e vërtetë absolute, se emetimi dhe çlirimi i dyoksidit të karbonit (CO2) paraqet rrezik për atmosferën në përgjithësi dhe botën e gjallë në veçanti. Ky rrezik ka lidhje të drejtpërdrejtë me sasinë e çlirimit të tij në atmosferë.
• Këto kohë dhe vite janë mbajtur shumë takime ndërkombëtare për mbrojtjen e mjedisit dhe klimës dhe janë lidhur shumë marrëveshje me theks të veqant për zvogëlimin e emetimit të CO2, qoftë duke zvogëluar djegien e lëndëve djegëse, qoftë me zbatimin e teknologjisë moderne "CC (Carbon Capture and Storage)" etj.
• Do të ishte mirë, sikur marrëveshjet e nënshkruara nga këso takimesh të viheshin në jetë. Por, bazuar në zhvillimet e derisotme, me gjithë marrëveshjet e arritura për këto qëllime, ajo që dihet nga të gjithë, është se çlirimi i CO2 në atmosferë ka shënuar vazhdimisht rritje.
• Nisur nga e vërteta, se burimet parësore të lëndëve djegëse po shkojnë drejt fundit, del edhe konstatimi se: ata që shqetësohen për klimën dhe mbrojtjen e mjedisit jetësor, në të vërtetë do të duhej të ndiheshin të lehtësuar, sepse kur s'ka çfarë digjet, s'ka as emetim të CO2-it.Në anën tjetër, teknologjia moderne e zvogëlimit të tij ka trokitur në derë.Kjo teknologji, që sigurisht do të zbatohet me të madhe në një kohë jo të largët, do ta zvogëlojë mjaft mirë emetimin dhe imitimin e CO2.

Pse e gjithë kjo zhurmë e menjëhershme dhe e gjithanëshme për klimën!
Qëllimi e arsyeton mjetin
Zhurma për klimën është zhurmë pozitive, pavarsishtë ҫfar synimesh ka, sepse klima e mirë, është parakusht themelor i jetesës normale.
Por interesimi në rritje dhe me shtrirje të gjërë për klimën dhe posaqërisht në shtetet që ruajtjen e klimës dhe mjedisit e kanë interesim parësor sikurse janë Gjermania, Suedia nga vjenë edhe nxënësja 16 vjeqare Greta Thunberg etj, nuk ka të bëjë me klimën sa ka të bëjë me kursimin mundësishtë maksimal të burimeve fosile energjetike.

Greta Thunberg është vetëm 16 vjeqare, nuk është politikane sikurse që edhe për energjinë nuk dinë shumë, por misioni i sajë është politik ngase përkrahet nga politika.
Kursimi i burimeve fosile energjetike sot( djegia mundësishtë sa më e paktë e tyre), ka dy përparësi të mëdha:

1.Kursehen ato në një kohë që janë në shterim e sipër duke shfrytëzuar sa më tepër burime të ripërtritëshme
2. Ruhet klima dhe mjedisi sot dhe nesër

Mereni me mend:
Gjermania, shteti më i fuqishëm industrial dhe më i zhvilluar në të gjitha drejtimet, merr pjesë në shkallë botrore në emitimin e CO2 me vetëm rreth 2% shih fig.në vazhdim , e ka një klimë shembullore në vendin e vetë dhe interesohet më
tepër se secili vend tjetër për klimën edhe për faktin se interesohet për kursimin e burimeve të energjisë.

Die größten Kohlenstoffdioxidemittenten nach Daten der EPA, 2014
Emituesit më të mëdhenjë të CO2 Burimi Wikipedia.

Masat që mu këto kohët e fundit ka marë qeveria Gjermane për klimën është një pako rreth 54 Miliardë(€)
"Ungeduldig" - Fridays for Future vor dem Brandenburger Tor in Berlin Burim:DW AKADEMIE
Përvehtësimi i burimeve energjetike me bazë fosile (Qymyri, nafta, gazi etj), kanë qenë dhe mbeten shkaktare kryesore të luftërave në shkallë botërore.

















































Zgjedhjet dhe Energjia

Është shumë e rëndësishme të dihet nga opinioni ynë se vendi ynë në tërësi i ka të gjitha mundësitë më mirë se ҫdo vend tjetër në glob që të tre(3) faktorët e lartëcekur ti përmush lehtë ngase i ka të vetat të gjitha llojet e burimeve parësore energjetike qoftë me bazë konvencionale(Qymyri, nafta, gazi natyrorë), apo burimet primare të energjisë së ripërtriëshme diellore me komponentat ujë, erë, biomasë etj.

Ishte sukses i madh që shteti ynë amë Shqipëria qysh nga vitet e 70-ta të shekullit të kaluar u bë kampione e pashpallur bote në shfrytëzimin e burimeve të ripërtritëshme të energjisë me bazë ujin, ngase nuk ka patur, ndonjë shtet tjetër që mbi 80% të nevojave të vendit për energji ti mbuloi nga këto burime.

ҫ
Hidrocentralet e Fierzës dhe Komanit në vendin tonë, të ndërtuara në vitet 1978 dhe 1986 me fuqi 500 MWh dhe 600 MWh, më të mëdhatë, pas Gjerdapit, në Ballkan.
Burimi: Libri Energjia 2018-A.Begolli
Po e përsërisë që suksesi i shfrytëzimit të energjisë së ripërtritëshme, arrihet vetëm në kombinim me burimet e energjisë konvencionale kurrsesi ndryshe ngase nuk ka diell, erë,.., vazhdimishtë, që do të thotë se burimet e energjisë së ripërtritëshme, veq kostos së lartë, nuk paraqesin siguri furnizimi.










Burimet energjetike janë shtyllat kryesore strategjike kombëtare

Është për keqardhje, dobësi e shumëfishtë pse ky lëmë me gjithë kompleksitetin që bartë, aq pak zë vend në programet politike shqiptare në përgjithësi dhe në paraqitjet zgjedhore në veqanti.
Qasja si duhet ndaj këtij lëmi, është qasje ndaj njeriut, ndaj kombit, ndaj atdheut.
Kosova ka humbur shumë teritor në emër të demarkacionit dhe zhvillimeve tjera negative, por humbja më e madhe është rënja e qymyrit në duar të hueja me TC e ashtuquajtur "Kosova e re", që nëse realizohet ashtu sikurse thuhet dhe shkruhet, do të jetë varri më i madh që do ti bëhet vendit dhe kombit ngase kush do ta bëjë atë, kurr më nuk do ti ndahet qymyrit të Kosovës me vlerë energjetike multimiliardëshe.

Falja e burimeve kolosale energjetike në kundërvlerë të ngritjes së një termocentrali, është fatkeqësi shumë e madhe kombëtare.
Partitë, apo individët përgjegjës të tyre, nuk e meritojnë qoftë edhe një votë popullore nëse ato=ata, nuk e theksojnë fuqishëm dhe bindshëm tërheqjen me ҫdo kusht dhe ҫdo ҫmim të atij projekti katastrofal.
Nuk ka qoftë edhe një treguess i vetëm botërorë që vendin tonë e paraqet si shkaktar të prishjes së klimës globale.
Neve duhet me ҫdo kusht dhe mjet ta ruajmë klimën lokale duke i zëvendësuar ndotësit e vjetër me teknologji bashkëkohore dhe kapacitete të vogla që i mbulojnë dhe iu përshtaten nevojave të vendit. Lexo: A.Begolli-Libri Energjia

Në këtë pikë të gjithë duhet të jenë të bashkuar.
Ujku qimën e ndërron, por zanatin se harron, - thotë populli.
Ngasa flasin dhe premtojnë paria e politikës sonë kombëtare në përgjithësi dhe e Kosovës edhe në këto zgjedhje në veqanti, rrjedh të kuptohet se e gjitha që bëjnë dhe flasin qonë ujë në mullirin strategjikë të anmiqve tanë në përgjithësi dhe të serbisë në veqanti.
"Politika serbe në Kosovë është strategji ushtarake dhe politikë afatgjatë, ndërsa platforma e demokracisë serbe është vetëm mbulesë ndërkombëtare".
Ismet Begolli, viti 2000, ekspert i diplomacisë, ish-i burgosur shumëvjeçar politik.

Nga e gjitha sa u tha, duke pasur parasysh rëndësinë që ka energjia dhe pasuritë e tjera natyrore në vendin tonë, edhe trajtimi i tyre duhet të jetë në përpjesëtim me rolin që ato kanë sikurse për të gjitha vendet në përgjithësi, ashtu edhe për popullin dhe atdheun tonë në veçanti.

Energjia dhe pasuritë natyrore, për secilin popull dhe vend, kanë:

• Rëndësi jetike njerëzore, prandaj duhet të trajtohen me humanizëm dhe ndershmëri.
• Rëndësi strategjike kombëtare, ndaj duhet të trajtohen kombëtarisht.
• Rëndësi tekniko-shkencore, ndaj duhet të trajtohen me përgjegjësi dhe profesionalizëm.

Populli shqiptar duhet të vetëdijesohet dhe të kuptojë, sa vijon:
Është e vërtetë se shkak i shterimit të burimeve, kriza energjetike botërore sa vjenë e rritet.
Gjithashtu është e vërtetë se një vend që ka burimet kolosale energjetike në trollin e vetë, të paktën për dhjetra shekuj, quhet Shqiperi etnike.
Pra te ne, nuk paraqet shqetësim mungesa e burimeve energjetike, por shqetësim në rritje paraqet mbrojtja e tyre për interesa të popullit dhe vendit.
Ata që kundrejt këtyre potencialeve kombëtare e problematizojnë stabilizimin e furnizimit me energji, si dhe ngritjen dhe zhvillimin e vendit tonë në përgjithësi, kushdo qofshin: politikanë, analistë, shkencëtarë... vendas apo ndërkombëtarë, janë po ata vetë problemi i stabilizimit, i ngritjes dhe i zhvillimit të vendit tonë.
Ata janë, të paktën, fatkeqësia e këtij vendi dhe e popullit shqiptar.

Abdullah Begolli - inxh.i dipl.i termoenergjetikës

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Nuk është vlerësuar deri më tani!
Lexuar: 582 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Duam Përgjegjësi
E mart, 23 mars 2021 - 21:08
Isha duke e shikuar mbrëmë një intervistim të një ish Komandanti të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, madje mund të thosha për atë kohë,edhe le...
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të ...
E diel, 21 mars 2021 - 15:45
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të Fakultetit të Stomatologjisë, Dr. Drita Mulliqi Përteshonit dhe Hajdar Përteshonit Poliklinika 3L, hist...
NUK MË DHIMSEN KËTO VITE TË JETËS SIME, Q...
E enjt, 18 mars 2021 - 00:04
JAM NË VITIN E 50-të, TË VUAJTJEVE TË JETËS SIME DHE, PO I ARRIJ TË SHTATËDHJETAT! PO, A E DINI SE, PO VUAJ JO NGA NATYRA E AS NGA ZOTI, POR, PO VUA...
NJË FOTO-KUJTIM ME SHOKËT E MI TË IDEALIT ...
E premt, 12 mars 2021 - 23:55
Mërgimi është një plagë e rëndë, e hidhur, tepër e përmallueshme! Mërgimtari ka mall të pashlyer për vendlindjen, për tokën, ku u lind e u rr...
NJË KËRKESË IMJA SPONTANE PËRBALLË PROFE...
E merkur, 10 mars 2021 - 20:01
Lajm i hidhur qe për mua dhe jo vetëm për mua, vdekja fizike e profesorit të nderuar atdhetar, Zejnullah Gruda! Profesorin e nderuar, pata fatin që t...
më shumë nga - Të ndryshme »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi