Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Lindjet e vështira në politikën shqiptare
Publikuar më 16 tetor, 2019 në orën 00:51 ( ) Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Lindjet e vështira në politikën shqiptare apo profetia e At Gjergj Fishtës “Sa herë të fillojmë ni punë të re, t´partë që e prishim jemi ne.“

Historikisht trojet shqiptare në pjesën më të madhe të historisë kanë pasur vështirësi të mëdha në organizimet politike. Fakti që ka sjellur deri tek këto vështirësi politike ka qenë lakmia e madhe për pushtet, lakmia për tu pasuruar si dhe lakmia për tu dukur ai që në të vërtetë nuk je. Këto tri gjëra na kan shkatërruar historikisht dhe na kanë sjellur para vështirësive shumë të mëdha, për faktin se nëse dhjetë vetë kanë punuar për të ndërtuar diçka të mirë kanë ardhur edhe njëzet të tjerë që jo që nuk kanë ndihmuar në krijimin e të mirës por me mish e me shpirtë kanë punuar për ta shkatërruar atë.

Me një fjalë historikisht tek ne shqiptarët më shumë ka dominu rruga për të shkatrruar vendin se sa ajo për ta ndërtuar dhe zhvilluar vendin. Si fryt i saj dhe shumë mangësive tjera pa harruar lojën e pushtuesve të ndryshëm kemi mbetur të ndarë në shumë shtete apo kemi mbetur popull shtegtarë, që ka disa shekuj që bën rrugën e mërgimit duke u shkrirë nëpër vende të ndryshme të botës. Fatkeqësia vjen e rritët kur edhe Akademitë tona të shkencës nuk bëjnë asnjëherë asnjë projekt shkencor dhe politikë se si mund të duket populli dhe kombi shqiptar në njëzet - tridhjetë apo edhe katërdhjetë vjetët e ardhshme. Nuk është e mjaftushme që akademitë tona shkencore të përfitojnë aty -këtu ndonjë tënder për botimin e ndonjë libri apo ndonjë honorar të madh të ndonjë akademiku, por ato duhet të ulën se bashku dhe ta bëjnë një projekt politik dhe shkencor se cilat janë mundësitë që në të ardhmën shqiptarët mos të lëshojnë vendlindjën dhe të shtegtojnë si zogjët shtegtarë, por të bashkohët zëri dhe mendimi akademik me veprimin politik që njëherë e përgjithmonë të punojmë për vetvetën.

Pavarsisht se çka thuhet nga politika, situata në trojet shqiptare nuk është aspak e mirë. Kështu që është mirë që në të ardhmën intelektualët shqiptar nga të gjitha trojet shqiptare të mblidhemi në një Kuvend Kombëtar dhe të përcaktojmë kornizat e veprimit kombëtar e jo me fjalë dhe me rrahagjoksje pa asnjë efekt por duke analizuar pikë për pikë veprimin politik shqiptarë në njëzet, tridhjetë, katërdhjetë dhe pesëdhjetë vjetët e ardhshme. Cfarë rruge duhet ndjekur dhe të caktohet një projekt kombëtar i shkruar, ku asnjë forcë politike mos të ketë mundësinë e shkeljes së këtij mendimi akademik shqiptar.

Shoqata“Trojet e Arbrit“ është e gatshme që në të ardhmën t´iu hap rrrugën një kuvendi kombëtar ku do të analizohet pikë për pikë ecuria e çështjes shqiptare në kornizën afatshkurtë, afatmesëm dhe afatgjatë.

Nue Oroshi

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Nuk është vlerësuar deri më tani!
Lexuar: 154 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vetÃ...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllazÃ...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi