MËRGIMTARI MENDON... |
Publikuar më 16 tetor, 2019 në orën 01:03 ( ) |
Faridin Tafallari | Opinion | |
|
|
Mërgimtari jeton larg...larg vendit e atdheut të tij...! E mendimet për vendlindjen time parreshtur më vërshojnë e më mundojnë kokën e lodhur nga kjo jetë e gjatë mërgimtare!? Si ikën këto vite jete këtu, në këtë mërgim, në punë...në banesë. Një jetë e tërë, por me mendje i hidhëruar e i pa shpresë!?... Më kalojnë para syve vitet, që sa shpejt shkuan, a thua vallë edhe vuajtjet u harruan, a thua vallë po harrohet e gjithë ajo dramë e atyre viteve të stuhishme mesa e sa punë, aktivitete e veprimtari për çështjen kombëtare, me ato sakrificat e panumërta dhe vuajtjet e shumta e të mundimshme, që kaluan?!...
Sa me shpejt pleqëria po vjen, sa nuk të besohet e thua me vete, a vallë isha kështu apo...! E si pra ndodhi kështu që, nuk u ngopa me asgjë të mirë dhe vetëm me të këqija e me plotë kujtime më mbetën... dhe vuajtje për vendin tim...U mendua ndryshe dhe u shëndrua në gënjeshtër dhe dëshpërim! Nuk po e kuptoj pse kështu, vetëm me hidhërim e mërzi për këtë Kosovë e për shqiptari!!!…
Analistët tanë politikanë kurrë nuk e mbështesin Ribashkimin Kombëtar, bashkimin e trojeve shqiptare në një shtet!? Analistët e të kaluarës kurrë nuk flisnin se, Kosova do të bëhej Republikë dhe, me analizat e tyre të shterpta ikën dhe ne, sot e kemi Republikën e Kosovës. Por tash flitet dhe kërkohet BASHKIMI i trojeve në një Shqipëri Natyrale dhe, përsëri analistët tanë të ‘‘nderuar‘‘ nuk flasin e as zenë me gojë mundësinë dhe patjetërsinë e Ribashkimit Kombëtar! Madje, duke i dëgjuar debatet e tyre, sikur ju ngec në grykë fjala BASHKIM!
Kështu flitej edhe nga vitet e tetëdhjeta, kur rinia dual hapur për të kërkuar të drejtat, që na takonin, por analeshët edhe atëherë ishin në anën e armikut e shpreheshin se, kjo nuk mund të realizohet!? Po kaluan dekada, në të cilat kurrë nuk u ndalëm nëpër demonstrata,protesta e manifestime, në veprimtari e aktivitete të tjera patriotike e atdhetare, kur të tjerëve nuk ju interesonte, se ishin të bindur që, nuk mund të arrihet Republika!? Sepse këta veshët i mbanin tek ata, analeshat e kohës, sikurse edhe sot këta, që i kena, të cilët e bënin të pa mundur dhe lirinë e arritur, pikërisht edhe nga këta po ashtu po flitet!? Në atë kohë, një pjesë e mirë e mërgatës tonë nuk i interesonte asgjë, pos markave dhe interesit për vetëveten!…Shumica, për fat të keq, e mbanin fotografinë e Titos në ballë të oxhakut dhe aty ishin të betuar…!!! E unë mbaja Enver Hoxhën dhe mburresha me të, sepse ai ishte i imi dhe i popullit tim, kur të tjerët ditët e fundjavës i kalonin nëpër banesa, duke bërë hajgare me ne se, gjoja ne ishim ata, që donim me e shkatrruar Jugosllavinë gjë, që atyre kjo nuk ju besohej kurrrrë, se ne, një grusht njerëzish do ta shkatërrojmë atë fare Jugosllavije!?!
E unë, me disa shokë takoheshim, bisedonim dhe mendonim se, ne duhej të pavarsoheshim nga ajo Jugosllavi titiste, më shumë serbofashiste. Dhe për idealin tonë të shenjtë të lirisë ngarendim herë një qytet e herë një tjetrin, kalonim kufijtë në këmbë e nëpër rreziqe të mëdha, nëpër shtete të tjera të Evropës,kudo ku kishim bashkatdhetarë, pa u lodhur, pa përtuar, pa u trembur nga vështirësitë, por përpiqeshim e luftonim krah njëri tjetrit, me një vullnet e besë të çeliktë, me bindje të plotë në ndërgjegjen tonë se, një ditë do të na vjen e mira liri dhe do ta gëzojmë këtë liri të dëshiruar në vendin tonë, në Kosovën tonë!?…
...Po ja si erdhi koha, në një lloj lirie...por të vuajtur e të pakënaqur edhe pse populli im i kaloj shumë vështirësi, vuajtje e sakrifica tepër të mëdha, për të ardhur deri te kjo”liri”! Kur atë botë ne e donim Shqipërinë, na akuzonin se ishim enverista dhe, jo vetëm na akuzonin, por edhe frigonin se, po i bije në sy udbashëve spiunë,që ai filani, po rri e po shoqërohet me nacionalistët, irredentistët e enveristët!? Kështu që rrezikonin nga pushteti serbosllavë…E sot, çfarë ndodh? Edhe sot po bëhet ‘‘rrezik‘‘ se, po nga ata titistë akuzohesh përsëri se je enverist!? DREQ O PUNË me këta analistë e me këta politikanë të sotëm, që vetëm mërzit i përçojnë!!!
|
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues! |
Vlerësimi juaj për lajmin |
|
|
|
|
|
I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Nuk është vlerësuar deri më tani! |
Lexuar:
397 herë
|
|
|
|
|
|
|