Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Nëse nuk jeton për diçka, vdes për asgjë
Publikuar më 18 tetor, 2019 në orën 05:06 ( ) Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Ka njerëz që hyjnë në jetën tonë dhe e lënë përsëri. Ka edhe njerëz që qëndrojnë për një kohë, duke lënë gjurmët në zemër. Dhe pas kësaj nuk jemi kurrë më të njëjtë. Sytë mund të buzëqeshin, goja mund të qeshë, por pikëllimi i zemrës nuk mund të shihet nga askush.

O shqiptarë! Mos braktisni vendlindjen, prindërit, motrat, vëllezërit, gjyshërit, gjyshet dhe të ikni në hiç, atje ku nuk u dëshiron askush. Shijoni gjërat e vogla, sepse një ditë do të dëshironi të shikoni prapa dhe të zbuloni se ato ishin të mëdhatë.

Çfarëdo konfliktesh apo sa pak kohë të këmbimit keni ju me pleqtë e familjes së juaj, duhet të parafytyroni se si do të ndjeheshit ju nëse në momentet e fundit të jetës nuk keni asnjë familjar afër jush që të komunikoni.

Për çfarë jetojnë shqiptarët nëse nuk është për të bërë jetën më pak të vështirë për njëri-tjetrin?
Kur e pranojmë se ne vet krijojmë vuajtjet tona, atëherë mund ta çlirojmë veten nga dhimbjet, frika dhe neurozat - njëherë e përgjithmonë! Kur e kuptojmë se është mendja jonë ajo që është përgjegjëse për të gjitha dhimbjet, me rrjedhën e pandërprerë të mendimeve duke u përballur me të kaluarën - njëkohësisht merakosemi për të ardhmen, atëherë do të gjejmë veten tonë të vërtetë.
Ne jemi të gjithë qenie të ngritura dhe duhet të rivendosim kontaktin me natyrën tonë më të thellë si dhe të shprehim veten përmes realitetit tonë shumë të veçantë hyjnor në botën fizike - gjatë gjithë kohës. Atëherë ne për herë të parë do të përjetojmë paqe dhe harmoni në veten tonë, në atdheun tonë dhe me botën e jashtme. Dëshmia se ekziston një realitet më i lartë nuk gjendet në diskutimet intelektuale, por në një mënyrë ose në tjetrën, ju vini në kontakt me të shenjtën.
Ne nuk kemi asnjë përgjigje në pyetjen se cili është misioni ynë, çfarë duhet të bëjmë këtu në Tokë. Ne jetojmë në errësirën e jashtme se kush jemi dhe pse jemi këtu, e megjithatë e dimë se duhet të ketë një kuptim

Gjyshja ime, ka thurur rroba për nipërit e mbesat e saj të ardhshme.

Në fëmijërinë e hershme, shpeshherë, kur dielli po perëndonte (në Sydney, Australi), qëndroja vetëm me gjyshen në kopshtin përpara shtëpisë, disa dhjetëra metra prej bregdetit. Dëgjonim dhe shikonim valët e ujit, hënën dhe yjet që shkëlqenin në qiellin e mahnitshëm. Gjyshja ime (nëna e nënës) m`i tregonte përrallat e njëjta përsëri dhe përsëri. Njëra prej tyre: “Një grua e vetmuar ishte aq e zgjuar saqë pa asnjë problem sajonte lloj-lloj rroba të reja nga asgjëja, prej hiçit. Mrekulli e jashtëzakonshme që ndodhte për shkak të aftësive të saj të mbinatyrshme...”.
Edhe në kohërat e dhimbshme përqafuam humorin. Për gjashtë vjet ajo jetoi me kancerin e trupit, para se të binte në gjumin e thellë me familjen përreth saj.
"Laura! Tani ndodh kjo, ti duhet të vish", - i telefonoi gjyshja nënës time para disa ditësh.
Fryma e gjyshes është më e dobët tani dhe sytë e saj janë mbyllur. Babi dhe nëna ime ulen në buzë të shtratit duke e mbajtur për dore. Gjyshja merr frymën e saj të fundit, e rrethuar nga "tufa" e saj, siç na quante ajo me shaka. Gjyshi i tha lamtumirë bashkëshortes së tij të jetës; nëna ime, dy tezet dhe tre dajallarët e mi u përshëndetën për herën e fundit me nënën e tyre.

Pikëllimi nuk kalon. Thjesht merr një formë tjetër. Një pikëllim i ngjan detit. Kur fillojnë, valët janë shumë të shtrënguara. Pastaj vijnë dallgët, por kurrë nuk do të ketë më një pamje të detit.
Kjo është ngushëllimi im i vetëm sot. Se pikëllimi nuk ka asnjë efekt prapaveprues. Se pikëllimi i sotshëm nuk mund të mjegullojë ngjyrat djeshme.
E vetmja gjë që mbetet është mungesa, ulur pranë një njeriu shumë të dashur, e cila ka disa ditë që ka shkuar, pak e mbështetur në krahët e nipit të vogël, rrethuar nga nata...
Gjyshja ime, ti ishe një ujë i qetë me një fund të thellë.

Aurel Dasareti
USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike
(dasaretiaurel@yahoo.com.au)


Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Nuk është vlerësuar deri më tani!
Lexuar: 142 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi