Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Jeta dhe vepra e Njazi Braçes nuk do harrohet kurrë
Publikuar më 20 tetor, 2019 në orën 22:49 ( ) Të ndryshme |
Rrit madhësinë e shkronjave
Përkujtimore

Njazi Braçe lindi në një janar të vitit 1920 në fshatin Muzhënckë të rrethit Skrapar.E gjithë familja e Njaziut ka marrë pjesë në luftën kundër pushtuesit Italianë, austrohungarezë dhe atyre grekë. Me pushtimin e vendit, si shumë të tjerë shqiptarë, edhe Njaziu doli i pari për ti pritur me armë pushtuesit fashistë italianë. Për këtë qëllim shkoi pa u trembur syri në komunën Çorovodë dhe aty kërkoi autoriteteve armë. Komunarët dhe autoritetet vendore nuk e pritën mirë, si rrjedhojë ai shkoi deri në Berat, por edhe aty i njëjti qëndrim Këto veprime e irrituan shumë Njaziun duke i thënë:’’S’kemi armë!’’. Me zgjerimin e LANÇ. Katër vëllezërit e familjes Braçe, morën armët në krah e dolën partizanë. Njaziu u inkuadrua në batalionin ‘’Riza Cerova’’ më 12 shtator të vitit 1943. Ai u caktua si kuadër në batalionin e Brigadës VII Sulmuese ‘’Margarita Tutulani’’ në qytetin e Beratit.

Gjatë LANÇ Njazi Braçe është plagosur tre herë. Në fillim u plagos më 27 shtator 1943 në Qafën e Shkozës të rrethit Skrapar. Herën e dytë plagoset në lagjen ‘’Çelepia’’ të qytetit Berat, -shtator 1944, dhe herën e tretë plagoset në Kishën e Gziqit të Mirditës po në vitin 1944. Edhe pse tre plagë e tre plumba në trupin e tij, ai s’u ndal por vazhdoi misionin e tij atdhetar për çlirimin e vendit nga nazifashistët.
Mbas çlirimit të Shqipërisë Njaziu ka shërbyer në radhët e ushtrisë popullore derisa ai doli në pension më 1 mars të vitit 1975. Nga presidiumi i Kuvendit Popullor ai ka marrë shumë medalje dhe dekorata.Njaziu edhe pse në pension, atë e gjeje kudo si veprimtar shembullor në veprimtaritë shoqërore duke u organizuar në Shoqatën Kombëtare të Invalidëve të LANÇ, dega Durrës.

Ju caktuan detyra të rëndësishme si nën/kryetar i Shoqatës e anëtar i Këshillit Kombëtar LANÇ të popullit shqiptar. Nisur nga kontributet e shumta, Njaziut i janë dhënë tituj të lartë nga Sh.K. I. të Luftës të popullit Shqiptar. Njaziu u nda nga jeta më datën 19 tetor 2018. Homazhet iu bënë në Pallatin e Kulturës ‘’A. Moisiu ‘’ në Durrës. Në nderim të 1 vjetori të ndarjes nga jeta të veteranit Njazi Braçes, Sh. K. I. të LANÇ, dega Durrës, organizoi një takim përkujtimor në ambjentet e Muzeut të Dëshmorëve të atdheut të qytetit bregdetar të Durrësit. Fjalën e hapjes përkujtimore e mbajti znj. Vera Bajarktari, Kryetare e Shoqatës Kombëtare të Invalidëve të LANÇ të qytetit bregdetar Durrës. Pas kësaj e mori fjalën edhe sekretar i kësaj shoqate z. Zaim Dragoj, i cili soll mbresa kujtimesh nga veprimtaria e Njazi Braçes. Në këtë përkujtimore të datës 19 tetor 2019 merrnin pjesë edhe të afrëm të Njaziut si Ylli Barçaj (i biri), Silvana Maksuti (e mbesa), Bashkim Halili, Dake Tusha, Fatmir Sabau, Bardhi Xhamallati, Tomorr Çaushi, etj. Në shenjë nderimi nga të pranishmit u vendosën edhe kurora me lule .
I paharruar qoftë kujtimi tij!
Njerëz të lillë do kujtohen gjithmonë.

Xhevahir Cirongu

Durrës, më 19 Tetor 2019

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Nuk është vlerësuar deri më tani!
Lexuar: 331 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Duam Përgjegjësi
E mart, 23 mars 2021 - 21:08
Isha duke e shikuar mbrëmë një intervistim të një ish Komandanti të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, madje mund të thosha për atë kohë,edhe le...
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të ...
E diel, 21 mars 2021 - 15:45
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të Fakultetit të Stomatologjisë, Dr. Drita Mulliqi Përteshonit dhe Hajdar Përteshonit Poliklinika 3L, hist...
NUK MË DHIMSEN KËTO VITE TË JETËS SIME, Q...
E enjt, 18 mars 2021 - 00:04
JAM NË VITIN E 50-të, TË VUAJTJEVE TË JETËS SIME DHE, PO I ARRIJ TË SHTATËDHJETAT! PO, A E DINI SE, PO VUAJ JO NGA NATYRA E AS NGA ZOTI, POR, PO VUA...
NJË FOTO-KUJTIM ME SHOKËT E MI TË IDEALIT ...
E premt, 12 mars 2021 - 23:55
Mërgimi është një plagë e rëndë, e hidhur, tepër e përmallueshme! Mërgimtari ka mall të pashlyer për vendlindjen, për tokën, ku u lind e u rr...
NJË KËRKESË IMJA SPONTANE PËRBALLË PROFE...
E merkur, 10 mars 2021 - 20:01
Lajm i hidhur qe për mua dhe jo vetëm për mua, vdekja fizike e profesorit të nderuar atdhetar, Zejnullah Gruda! Profesorin e nderuar, pata fatin që t...
më shumë nga - Të ndryshme »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi