Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Ndërroi jetë aktivisti i komunitetit tonë Fran Sokoli (1935-2019)
Publikuar më 02 nntor, 2019 në orën 17:03 ( ) Të ndryshme |
Rrit madhësinë e shkronjave
Ditën e premte, më 1 nëntor 2019, në "North Shore Hospital" Long Island, New York, në moshën 84-vjeçare (në orën 6:30 të mbrëmjes), u nda nga jeta ushtaraku shqiptaro amerikan Fran Sokoli, i rrethuar nga farefisi, motra e tij Zoja me djalin e saj Antonin dhe me shumë pjesëtarë të tjerë të familjes së tyre.

Kush ishte Fran Sokoli?
Për disa dekada me radhë, në komunitetin shqiptaro amerikanë në New York, kam pasur fatin, nderin dhe privilegjin e veçantë të njihem nga afër dhe të zhvilloi shpesh biseda të ndryshme të kohëve të shkuara, me shumë personalitete, të cilët ishin arratisur nga rregjimi burg komunist në Shqipëri dhe nga kthetrat e rregjimit antishqiptar serbo komunist në Kosovë.
Bisedat e shpeshta me miqët e rinj këtu në SHBA, zhvilloheshin për periudhën e lirisë para ardhjes së rregjimit komunist, dhe për vitet e vështira të sistemit diktatorial ateist dhe bolshevik, që fatkeqsisht u instalua me shpejtësi në Shqipëri.
Çdo njeri prej tyre, kujtonte momente të dhimbshme të largimit me keqardhje nga vendlindja për arsye të bindjeve antikomuniste.

I tillë ishte edhe ushtaraku shqiptaro amerikan Fran Sokoli. Ai lindi në katundin Bugjon të Pukës. Babai i tij Smajl Qerim Sokoli, vinte nga një familje patriotike me tradita të hershme atdhedashurie, ku feja dhe atdheu ishin gjerat më të shtrenjta dhe të lidhura ngushtë me njera tjetrën.
Rrugën e babai e vijuan edhe katër fëmijët: dy vëllezërit dhe dy motrat. Smajli mori me vete jashtë Shqipërisë në moshë të re djalin e madh Franin, ku, kaloi kufirin mes shumë peripecive. Posta e kufirit ishte vënë në alarm, për të kapur babë e bir, por Zoti dhe fati ishte me të arratisurit.
Ai me babain e tij u arratisën nga Shqipëria në vitin 1951, pikërisht atëherë kur vala e persekutimit të egër komunist ishte në zenith.
Atë natë shumë bashkatdhetarë të tjerë morën rrugën e mergimit. Ai jetoi me babain e tij në Kosovë (ish Jugosllavi) në komunën e Burimit (Istog) dhe në disa qytete të tjera të Kosovës, si: në Pejë, Gjakovë, Prishtinë dhe Podujevë. Në Kosovë, Frani mbaron shkollën e mesme.
Në vitin 1952, babain e tij e arrestojnë dhe e zhdukin pa lënë asnjë gjurmë UDB-ja jugosllave. Me 1 janar të vitit 1955, ai largohet në drejtim të Italisë, ku vendoset në kampet e refugjatëve politikë. Sërisht ai lëviz drejt një bote më të lirë.
Edhe pse jetonte në Itali, ai mendonte të shkonte drejt SHBA, ku, liritë dhe të drejtat e njeriut respektohen dhe mbrohen me ligj. Kështu mbasi plotëson dokumentet, në nëntor të vitit 1955, me një aeroplan zbret në aeroportin JFK në New York.
Me të mbërritur në tokën e shpresës së madhe për çdo emigrant, që vinte nga shtetet, ku, diktaturat komuniste ishin në fuqi, ai bashkohet më bashkëatdhetarët e tjerë dhe organizatat e hershme me ideale të pastra nacionaliste dhe patriotike shqiptare, të cilat ishin kundër komunizmit në Shqipëri dhe lirisë dhe pavarësisë së Kosovës martire, që ishte e pushtuar nga kolonizatorët serb.
Në vitet në vijim, ai inkuadrohet si marinas në ushtrinë amerikane, duke shërbyer në disa vende, shtete të SHBA dhe bazën ushtarake amerikane në Gjermani.
Gjatë bisedave të shpeshta me Franin, ai kujton, se një ditë një ushtarak i lartë e pyeti atë, se pse ai kishte dëshirë të shërbente në ushtrinë amerikane dhe Frani me sinçeritet dhe brengën, që i vlonte në gji i thotë hapur: “Unë qysh në fillim e kam urryer me shpirt komunizmin dhe rregjimin e tij në Shqipëri dhe Kosovë. Ajo që më ka munduar dhe më brengos gjithë jetën është fakti se komunistët jugosllav më arrestuan babain tim dhe deri më sot nuk e di se ku është ai…”
Fran Sokoli, në vitin 1961 lirohet nga shërbimi ushtarak dhe fillon punën në Manhattan, NY, pranë “Bank Irving Trust Company”. Në vitin 1966, zgjidhet antar i Këshillit të Kishës Zoja e Këshillit të Mirë, Bronx, New York, ku punon për shumë vite si arkëtar i saj.
Frani martohet me Fiora Destanisha, vajza e nacionalistit të shquar shkodran Kapiten Gjon Destanisha, i cili edhe ky vritet barbarisht në Prishtinë nga UDB-ja jugosllave, ku edhe sot e kësaj dite nuk i dihet varri…
Frani si aktivist i palodhur bëhet krahu i djathtë dhe bashkëpunëtor i ngushtë i meshtarit të shquar mons. dr. Zef Oroshit (1912-1989), themeluesit të kishës së parë katolike shqiptare “Zoja e Këshillit të Mirë” (sot Zoja e Shkodrës) në SHBA.
Ai merr pjesë në të gjithë aktivitetet fetare, kulturore dhe patriotike, që meshtari i shquar i komunitetit tonë mons. Oroshi dhe shqiptaro amerikanë e tjerë, organizojnë demostrata të shumta kundër diktaturës komuniste në Shqipëri dhe për lirinë e Kosovës.
Qysh në fillim është antar i redaksisë “Jeta Katholike Shqiptare” (1966), sot “Jeta Katolike”. Franin e shohim vazhdimisht në të gjithë aktivitetet që organizon kisha dhe kontribuon me bujari edhe financiarisht sa herë që komuniteti ynë kishte nevoj.
Pothuajse në çdo aktivitet ashtu dhe për ngritjen e pervitshme të flamurit shqiptar, më 28 nëntor të organizuar nga mons. dr. Zef Oroshi, shumë herë Frani ishte i zgjedhur si drejtues i takimeve përkujtimore historike.
Një rast tjetër i rëndsishëm ishte demostrata para organizatës së OKB, kundër qeverisë komuniste të Tiranës, e cila kishte pushkatuar meshtarin dom Shtjefen Kurtin pse kishte pagëzuar një fëmijë në vitin 1974. Kjo vrasje barbare u bë shkak që të diskutohet nga kongresistët edhe në Kongresin Amerikan.
Në vitin 1982 aktivisti i palodhur Fran Sokoli në Kongresin e Lidhjes së Tretë të Prizrenit (1962) zgjidhet arkëtar i saj.
Frani, dallohet këtu për kontributin e madh me ide dhe mendime pozitive, për mbarëvatjen e Lidhjes në fjalë, duke bashkëpunuar me drejtuesit dhe shumë përsonalitete të shquar të kohës.
Lajme të ithta i vinin Franit nga Shqipëria. Familja e tij, që kishte mbetur në Shqipëri i ishte nënshtruar me dhunë persekutimit të egër komunist.
Si kudo në Shqipëri edhe në Pukë dhe katundet e saj vala e replezarjeve, arrestimeve, gjyqeve fallco pa avokat mbrojtës ishin bërë të përditshme.
Kështu vëllai i vogël i Franit, i cili po kryente shërbimin ushtarak “gjendet” i vdekur …, ndërsa nëna e tij vdes nga turturat…
Asokoke kudo në qytete dhe fshatra bëheshin arrestime dhe pushkatime pa gjyq, në rrugë, male, gropa, shkurre, buzë lumenjve etj., dhe trupat e viktimave antikomunistë hidheshin në ujerat e ftohta apo humnera, për t’u mos u gjetur asnjëherë nga pjesëtarët e familjeve patriote antikomuniste, që po humbisnin njerëzit e tyre më të dashur…

Tomë Mrijaj

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Nuk është vlerësuar deri më tani!
Lexuar: 340 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Duam Përgjegjësi
E mart, 23 mars 2021 - 21:08
Isha duke e shikuar mbrëmë një intervistim të një ish Komandanti të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, madje mund të thosha për atë kohë,edhe le...
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të ...
E diel, 21 mars 2021 - 15:45
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të Fakultetit të Stomatologjisë, Dr. Drita Mulliqi Përteshonit dhe Hajdar Përteshonit Poliklinika 3L, hist...
NUK MË DHIMSEN KËTO VITE TË JETËS SIME, Q...
E enjt, 18 mars 2021 - 00:04
JAM NË VITIN E 50-të, TË VUAJTJEVE TË JETËS SIME DHE, PO I ARRIJ TË SHTATËDHJETAT! PO, A E DINI SE, PO VUAJ JO NGA NATYRA E AS NGA ZOTI, POR, PO VUA...
NJË FOTO-KUJTIM ME SHOKËT E MI TË IDEALIT ...
E premt, 12 mars 2021 - 23:55
Mërgimi është një plagë e rëndë, e hidhur, tepër e përmallueshme! Mërgimtari ka mall të pashlyer për vendlindjen, për tokën, ku u lind e u rr...
NJË KËRKESË IMJA SPONTANE PËRBALLË PROFE...
E merkur, 10 mars 2021 - 20:01
Lajm i hidhur qe për mua dhe jo vetëm për mua, vdekja fizike e profesorit të nderuar atdhetar, Zejnullah Gruda! Profesorin e nderuar, pata fatin që t...
më shumë nga - Të ndryshme »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi