Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Konspiracioni antishqiptar
Publikuar më 02 nntor, 2019 në orën 17:50 ( ) Histori |
Rrit madhësinë e shkronjave
E gjithë ajo vuajtje shekullore e shqiptarëve, me genocid dhe me shpërngulje të dhunshme nga trojet e tyre, ka qenë vijimisht një vepër e mirëorganizuar ndërkombtarisht si konspiracion në favor të pushtuesëve serbë dhe grekë.
Tani, në shekullin e ri, konspiracioni ndërkombëtar kundër Shqipërisë dhe shqiptarëve në Ballkanin Perëndimor, për zhdukjen e etnisë shqiptar, është në dekadencë të plotë.

l.
Shqipëria dhe Kosova kanë hyrë në procesin e shpëtimit të madh të shqiptarëve autoktonë në Ballkanin Perëndimor.
SPAK në Tiranë dhe kryeministri Kurti në Kosovë, në qeverinë Kurti-Osmani, janë dy aspektet realë politikë që, siç duket, historia i ka sjellë për të ndaluar shitjen e interesit kombëtar. Kurse, e gjithë situata aktuale kuptohet se ka hyrë në hullinë ku do të kryhet akti përfundimtar kundër konspiracionit 180 vjeçar antishqiptar, të drejtuar nga Stambolli Osman, Patriarkana Ortodokse e Stambollit në fillim, e pastaj, nga Moska, Beogradi, Athina, e Parisi.

Po, politika amerikane e njeh këtë konspiracion shekullor antishqiptar? Sigurisht që e njeh. Dhe, është forca e saj që e ka zbehur e po e çon drejt shuarjes.
Kjo situatë antishqiptare, që ka filluar me dhunë të epërme pas pavarësisë së Greqisë në vitin 1821, ka vijuar me Kongresin e Berlinit në vitin 1878, dhe pastaj u kurorëzua me humbjen e rreth 70 mijë km2 territor shqiptar në vitin 1913. Por, për vetë rrethanat historike, tani po kuptohet qartë se ky konspiracion i gjatë antishqiptar ka mbërritur drejt fundit të tij.

Shqiptarët kanë qenë etnia më e rrezikuar në Evropë për zhdukjen e saj. Një gënjeshtër e madhe dhe një spekulim tërësor në histori është bërë ne kast kundër shqiptarëve. Duke filluar që nga historia e lashtësie, e transformuar qëllimisht, falsiteti ka qenë substanca e trajtimit të historisë së shqiptarëve si etni ballkanike.

Çfarë nuk u tha në një shekull rresht nga pseudo historianët e paguar nga konspiracioni, kundër prejardhjes së shqiptarëve! Gjithçka kundër historisë së tyre. Kundër Arbërisë dhe gjuhës shqipe. Derisa, më në fund, pas 180 vjetësh spekulim historik, në vitin 1999, ditën kur filloi bombardimi i Beogradit, opinioni publik botëror e dëgjoi më në fund të vërtetën: politika amerikane dhe politika gjermane deklaruan botërisht se "NATO po çliron nga shtypja çnjerëzore e Serbisë një nga popujt më të vjetër të Evropës".

ll.
Si ka filluar konspiracioni antishqiptar?
Konspiracioni antishqiptar ka nisur fillimisht si vepër e Stambollit Osman dhe Patriarkanës Ortodokse të Stambollit kundër gjuhës shqipe dhe katolicizmit shqiptar. Më pas këtu u rreshtua edhe Principata e vogël serbe si dhunë kundër katolikëve shqiptarë, të cilët, deri në Shekullin e Tetëmbëdhjetë kanë qenë 60 përqind e popullsisë shqiptare.

Po pse u lëshua Porta e Lartë dhe Patriarkana e Stambollit kundër shqiptarëve katolikë që jetonin në Veri, që nga Nishi, Shkupi e deri në Ishëm?
Sepse Patriarkana e Stambollit dhe Kisha greke, pas shpalljes së pavarësisë greke në vitin 1821, mendonin që, ortodoksët shqiptarë, me dhunë do t'i shkruanin grekë me deklarim, dhe gjithçka me anë të forcës së shtetit të dhunshëm grek antishqiptar.
Po katolikët si do të quheshin? Këtu iu ngecte skema. Atëherë, katolikët shqiptarë duheshin kthyer ose në myslimanë, ose në ortodoksë, sepse kështu, nga konspiracioni antishqiptar, myslimanët do të quheshin turq, kurse ortodoksët do të deklaroheshin grekë, serbë apo maqedonë. Gjithçka për të garantuar territoret e pushtuara shqiptare nga grekët, pas themelimit të shtetit grek, dhe pushtimet serbe e bullgare të territoreve shqiptarë në këtë periudhë, e deri në vitin 1913.

Po pse kanë qenë e janë edhe sot grekët kaq të egërsuar kundër shqiptarëve? Sepse, në vitin 1821, popullsia me e madhe atëherë në Greqi ishin arvanitasit, domethënë arbëreshët, domethënë shqiptarët. Pikerisht këtu fillonte që të shpërbëhej historia false e Greqisë, e cila atëherë sapo kish filluar.
Por ndërkohë nuk duhet harruar se e njëjta situatë është dhe sot në Greqi: atje jetojnë rreth 5 milionë shqiptarë dhe arvanitas autoktonë. Atëherë, pikërisht për këtë, konspiracioni vijon.

lll.
Po, çfarë ka qenë esencialisht konspiracioni antishqiptar?
Ky konspiracion ka pasur si qëllim asimilimi e shqiptarëve, sepse gjuha shqipe provonte autoktoninë shqiptare në të gjithë Ballkannin Perëndimo, kurse, po të shkruhej realisht historia e Shqipërisë, nuk do të kishte me as Greqi, as Serbi dhe, madje, as Perandori' Osmane.
Pikërisht këtu e ka zanafillën e vet edhe krimi makabër në vrasjen e eruditëve patriotë shqiptarë, të historianëve dhe klerikëve mëmëdhetamarë të Shqipërisë, dhe çdo shqiptari të ditur që shpjegonte historinë e vërtetë të Arbërisë, të gjuhës shqipe dhe të Shqipërisë.

Ky pra ka qenë konspiracioni antishqiptar në 180 vjet, me qëllimin kryesor, asimilimin e shqiptarëve në serbë, maqedonë, grekë dhe në turq, sipas feve: kristianë-ortodoksë dhe myslimanë.
Në fakt, kjo, një betejë antishqiptare, e nisur aty rreth vitit 1830, ka qenë herë-herë e përgjakshme dhe e gjitha kundër gjuhës shqipe. Gjuha shqipe ishte tmerri i konspiracionit antishqiptar, sepse edhe vetë greqishtja e vjetër shpjegohet semantikisht vetëm me anë të gjuhës shqipe.

Në këta 170 vjet, shqiptarët, banorët mijëravjeçarë të Arbërisë, filluan tkurrjen nëpër male dhe kohën e mbijetesës së tyre, duke u rrudhur nepër malësitë jetëdhënëse të Arbërisë.
Si pasojë e kësaj dhune, që deri në vitin 1830 ishte luftë antishqiptare me çdo mjet e osmanëve dhe fiseve serbe, pati kthime masive të shqiptarëve në myslimanë dhe ortodoksë, në të gjithë Arbërinë. Në këtë luftë antishqiptare osmanët dhe fiset serbe kanë qenë gjithmonë bashkë.

Por, që nga viti 1830, filloi të dilte në pah vetë genocidi grek, dhe mallkimi e ndalimi i dhunshëm i gjuhës shqipe në shtetin e ri grek. Kjo luftë , që zgjati deri në vitin 1913, ishte ne dy aspekte: kundër myslimanëve shqiptarë, me shpërngulje masive nga Greqia në Turqi, duke i quajtur shqiptarët turq; dhe dhunë fetare e shtetërore kundër gjuhës shqipe që flisnin arvanitasit, dhe epirotët çame myslimanë e ortodoksë shqiptarë, në shtetin grek. Por, njëherësh, gjuha shqipe u ndalua edhe te të gjithë shqiptarët e Epirit të Jugut. Kurse, pas vitit 1913, kur grekët, me ndihmë të konspiracionit antishqiptar, morën në zotërim të gjithë Epirin e Jugut, nga Janina e deri në Prevezë, genocidi grek u përqëndrua këtu, në këtë zonë: në Epir, me synim të veçantë genocidial kundër popullsinë çame.

Që nga ky moment fillon shpërngulja e shqiptarëve nga Greqia në Turqi. Spastrim etnik ky, i cili përfundoi me genocidin antiçam të vitit 1944. Ky genocid shpërnguli popullësinë shqiptare çame myslimane nga trojet e tyre mijëravjeçare, në mënyrë që në Epir të kishte vetem ortodoksë shqiptarë, të deklaruar grekë me dhunë të pashoqe.

Por, që nga viti 1945, konspiracioni antishqiptar fillon të zbehet, dhe lufta kundër gjuhës shqipe mbeti e egër vetëm në Greqi, sepse Jugosllavia komuniste, me shumë sforcim, e lejoi gjuhën shqipe edhe në Kosovë, edhe në Maqedoni, në zhvillim shkollor. Kjo sigurisht që e ndaloi mundësinë e asimilimit të shqiptarëve edhe në Kosovë, edhe në Maqedoni, dhe, deri diku edhe në Mal të Zi
Po sot?
Sot, sigurisht që konspiracioni antishqiptar vijon, por dalja në skenë e politikës amerikane pro frymës shqiptare në Ballkanin Perëndimor, po e sfumon përditë këtë konspiracion. Gjithsesi, duhet ta pranojmë se ai vijon, edhe pse është në grahmat e fundit.
Sot ka ardhur koha që ky konspiracion duhet denoncuar dhe zbërthyer me analiza faktike, ashtu siç ka qenë në realitet.

lV.
Kjo ka qenë në fakt periudha e egër rreth 180 vjeçare e konspiracionit antishqiptar, e cila, me gjithë vrasjen masive të shqiptarëve, shpërnguljen e tyre për në Turqi, nuk ia arriti dot qëllimit final: zhdukjen e etnisë shqiptare në Ballkanin Perëndimor.
Dhe fakti na tregon se skema e tyre ka ecur. Ndërsa tani, në shekullin tonë, gjithçka ka mbetur, dhe konspiracioni po shkon drejt shkatërrimit. Por këtu duhet të theksojmë se, edhe shkatërrimet që vetë shqiptarët kryen gjatë viteve 1991- 1994, kanë qenë brenda skemës se konspiracionit antishqiptar. Por ky do të jetë një aspekt hetimi në Shqipërinë e pasreformës në drejtësi.

Atëherë, çfarë solli realisht në historinë e Shqipërisë konspiracioni antishqiptar?
Katolikët e veriut të Shqipërisë rezistuan ne mënyrë heroike deri në mbijetesë. Prandaj, gjithësej, dhe, me gjithë katolikët e Malit të Zi, në vitin 1945, kishin mbetur rreth 400 mijë si popullsi. Por, duhet theksuar këtu se një popullsi katolike prej 4 milionë shqiptarësh, në rreth 150 vjet, ose u kthyen në ortodoksë sllavë, ose në myslimanë shqiptare.
Për pasojë, sot: 35 përqind e serbëve janë katolikë shqiptarë, kurse, gjithashtu, mbi 60 përqind të malazezëve janë katolikë shqiptarë të konvertuar në ortodoksë, dhe 60 përqind të maqedonasve aktualë janë ortodoksë shqiptarë.

Në këtë luftë të gjatë për jetë a vdekje, veç malësorëve të veriut, spikati me histori të veçantë qëndresa e patriotizmit korçar, në një kohë kur konspiracioni kërkonte ta greqizonte Korçën me çdo mjet. Aty u vranë eruditët e mëdhenj të ortodoksisë shqiptare për gjuhën shipe dhe pavarësinë e kishës ortodokse autoqefale shqiptare.
Ndërsa në Greqi, me gjithë dhunën e hapur të konspiracionit, numurohen sot rreth 5 milionë shqiptarë që quhen arvanitas dhe shqiptarë të Epirit, të cillt janë shkruar grekë. Në Turqi sot janë rreth 9 milionë shqiptarë të dëbuar nga Greqia dhe nga Serbia. Kjo është gjendja reale.

Të gjithë myslimanët e Kosovës kanë qenë katolikë të kthyer me dhunë në myslimanë, por sot kanë fituar lirinë dhe shqiptarizmi aty është patriotizmi më i lartë ndër shqiptarët e Ballkanit Perëndimor. Sepse edhe në Shqipëri, edhe në Kosovë, feja nuk është e njësuar me kombin.
Fetë e ndryshime shqiptare bashkohen në një, përpara kombit. Në fakt, historia antishqiptare e gjatë, dhe konvertimet e dhunshme fetare, kanë sjellë në historinë e shqiptarëve një tolerancë fetare të jashtëzakonshme.

V.
Na duhet të theksojmë se konspiracioni antishqiptar, me dhunë të shfrenuar antishqiptare, me genocid dhe me shpërngulje, dy herë e ka çuar shoqërinë shqiptare drejt zhdukjes.
Hera e parë ishte periudha 1909-1913. I gjithë konspiracioni antishqiptar, grek, serb, rus dhe francez i kishte vënë shpresat te Rusia dhe te Franca.

Kapitullimi i Perandorisë Osmane, i hodhi në sulm forcat ruse, serbe dhe greke për të "larë hesapet" një herë e mirë me shqiptarët. Por, në fakt, Austria dhe Gjermania e shpëtuan gjendjen, dhe, në vitin 1912, krijuan shtetin shqiptar: Shqipërinë me 28 mijë km2. Shqipëria pastaj, u bë si Piemonti shqiptar që, në vitet e parë të shekullit të, ri do të shpëtonte Kosovën dhe Maqedoninë shqiptare në skemë drejt Shqipërisë Etnike.

Vl.
Si paraqitet gjendjal sot?
Konspiracioni vijon, por është në dëshpërim. Tani në sulm është hedhur reaksioni rus dhe serb, por që ndihet se është nën peshën e acarimit dhe dëshpërimit. Të tillë ndihen edhe përkrahësit e tij këtu në Shqipëri. Flasin përçart. "Nuk ka rrezik rus", thonë analistët. Dhe i shmangen denoncimit të politikës amerikane që flet për Rusinë, se kanë frikë nga Amerika. Komedi e madhe kur i dëgjon nëpër ekrane tekevizionesh. Por, këta, a do ta godasin Amerikën ndonjëherë? Jo, sepse kanë frikë mos iu turren shqiptarët. Dhe kështu do të vijojnë të bëhen qesharakë me frikën e tyre që nuk i lë të artikulohen dot.

Në fakt, konspiracioni gjithmonë ka pasur shitësit e interesit kombëtar shqiptar në Shqipëri. Si rregull, në njëqind vjet, 90 përqind të kryeministrave shqiptarë kanë qenë shitës të interesit kombëtar. Ky është bilanci shqiptar i korrupsionit shtetëror. Por, a do të jetë edhe ky aspekt objekt i hetimit antikorrupsion në Byronë Kombëtare të Hetimit? Sigurisht që do të jetë objekt hetimi.

Vll.
Konspiracioni filloi të ndjejë rënien e tij në kohën e bombardimit të Beogradit nga NATO.
Në fakt, këtu filloi kthesa reale. Por këtu filloi edhe tronditja e politikës greke dhe politikës serbe.
"Arvanitasit kanë filluar të flasin shqip hapur", ankohej ekstremizmi grek gjatë bombardimeve, por edhe politika korente greke e vitit 1999.
Kurse Kosova u çliruar.
A nuk kishte qenë edhe Kosova pjesë e rëndësishme e konspiracionit ndërkombëtar antishqiorar? Sigurisht që po. Por tani, në këtë çështje kishte hyrë Amerika. Dhe këtu mbyllet gjithçka.

Ky është fundi i konspiracionit ndërkombëtar antishqiptar. Dhe procesi po vazhdon, por tani ky proces ka hyrë në Shqipëri si reformë antikorrupsion.
Kjo reformë mendohet të likuidojë 60 përqind të elitës politike në Shqipëri. Dhe pas kësaj, pa shitësit e interesit kombëtar, procesi sigurisht që do të kalojë në korrigjimin real të padrejtësive shekullore kundrejt Shqipërisë dhe shqiptarëve në Ballkanin Perëndimor.
Sot, janë politikat e mëdha, politika amerikane dhe ajo gjermane të cilat, duke iu referuar historisë reale si shkencë, kanë deklaruar të vërtetën se etnia shqiptare është etnia më e vjetër në Gadishullin Ballkanik.
Domethënë që koha e sotme flet për shqiptarët.

Spartak Ngjela

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Nuk është vlerësuar deri më tani!
Lexuar: 228 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Fuqitë ushtarake të palëve ndërluftuese g...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:20
Lufta e Kosovës, paraqet ndeshjen ushtarake të qartë të demokracisë perëndimore, ku edhe ne Shqipëtarët aspirojmë më në fund të integrohemi dhe...
ENVER HOXHA TË SHPALLET KOMANDANT NDERI I U...
E premt, 16 prill 2021 - 00:41
RIBOTIM Duke u bazuar në fakte të pamohueshme sipas veprimtarisë së brezit të Enver Hoxhës dhe dokumenteve origjinale të pamohueshme origjinale n...
Skenari i rrezikshëm, për ndarjen e tokave ...
E mart, 13 prill 2021 - 22:00
Letër publike, Kolonel Dilaver Goxhajt I nderuari Shpëtim Golemi, po të drejtohem me nofkën e luftës, si Zëvendës Komandant i Shtabit të Përgji...
Një sqarim i detyruar për luftimin në Kosh...
E diel, 11 prill 2021 - 19:40
Si përherë, edhe në 9 prillin e vitit 2021 u përkujtua me madhështi të madhe, si asnjë luftim tjetër i UÇK-së, “fitroia” e një “beteje” ...
Arsyet e bombardimit të Jugosllavisë nga N...
E premt, 09 prill 2021 - 22:49
Në përgjithësi është trajtuar nga burime të ndryshme dhe arsye të ndryshme janë theksuar, disa herë edhe kontradiktore a të kundërta mes burimev...
më shumë nga - Histori »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi