Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
DR.SABRI KIÇMARI VJEN NË VJENË ME “FITOREN DIPLOMATIKE TË UÇK”
Publikuar më 04 nntor, 2019 në orën 13:55 ( ) Prof. Hazir Mehmeti | Kulturë |
Rrit madhësinë e shkronjave
Të premten, në ora 18 në Kunstagalerinë e njohur të Vjenës promovohet libri “Fitorja diplomatike të UÇK”. Organizuar nga Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve “Aleksandër Moisiu” në Austri. Pritet pjesëmarrje e diplomatëve dhe mërgimtarëve nga gjithë Austria.
Pas promovimit të librit të tij tri vite më parë në Vjenë “Republika e Kosovës-Shtetkrijimi dhe struktura sociale”, sërish Sabri Kiçmari kthehet në Vjenë me librin e ri “Fitoren diplomatike të UÇK-së“. Atëherë, rreth librit dhe autorit, Prof. Paul Lendvai, analist i njohur austriak tha“... Autori ishte shumë modest ndaj vetvetes dhe ndaj njerëzve të vendit të tij të cilët kanë luajtur një rol shumë më rëndësi në historinë e Kosovës moderne..”

Libri i ri “Fitoren diplomatike të UÇK-së“ për nga rëndësia cilësohet me vlera të mëdha historike, “një lloj letrar, e shkencor i rrallë në traditën tonë”. Shkrimi i natyrshëm me gjuhë të fakteve i shton vlerat e tij përtej një vepre kujtimesh apo ditari personal, kur dihet se autori ishte personazhi i ngjarjeve qe nga vitet e renda për vendin në veçanti pas suprimimit të autonomisë së Kosovës.

Duke qenë bashkë drejtues të ilegales që nga viti 1989 autori na sjell kujtime nga koha e demonstratave kundër pushtuesve serb e jugosllav, atëherë kur ai përjeton rëndë vrasjen e bashkëluftëtarëve të ilegales, heronj të kombit: Ali Ajeti, Afrim Zhitia e Fahri Fazlia, Fadil Vates. Ishte kohë kur Lëvizja për Çlirim e Kosovës e sheh rrezikun nga arrestimi, dhe merr vendim që Sabri Kiçmari të vepron në Evropën Perëndimore. Ky veprim ishte i mençur dhe me efekte pozitive të shumanshme të cilat i dokumenton libri.

Autori bashkëjeton që nga ilegalja e Lëvizjes Kombëtare për Çlirimin e Kosovës, Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Qeverisë së Përkohshme pas Rambujesë, Qeverisë së Republikës së Kosovës, nga të cilat Sabri Kiçmari do caktohet në rolin e tij diplomatik si përfaqësues i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Evropë, detyrë kjo aspak të lehtë, por e kurorëzuar me fitore diplomatike e cila për rrjedhojë solli fitoren ushtarake dhe lirinë e Kosovës.
Nga libri mësojmë sa e vështirë dhe e mundimshme ishte kjo në rrethanat e kohës, kur diplomacia e vendeve evropiane dhe vendeve tjera vuanin nga sindromi i koncepteve të të ashtuquajturit “shtetit sovran” edhe kur ai shtet është kolonizator e vrasës masiv i popujve siç ishte Serbia dhe Jugosllavia. Argumentet e shtruar në takime me burra shtetesh, diplomat, media e shkruara dhe elektronike tregojnë për sukses të jashtëzakonshëm në ndërgjegjësimin e faktorit të jashtëm mbi nevojën e përkrahjes së luftës për liri të UÇK-së, si formë e imponuar nga veprimet kriminale të pushtuesit i cili kishte qellim shfarosjen e shqiptarëve me pasojë pastrimin etnik.
Studiuesi Sabri Kiqmari kthehet në Vjenën e tij ku si diplomat dhe veprimtar vazhdoi rrugën e trasuar nga Hasan Prishtina, Ismail Qemali, Faik Konica, Eqrem Bej Vlora, drejtë fitores diplomatike e ushtarake.
Mërgimtarët në Austri e persin me respekt sikur atëherë kur fjala e tij ishte mobilizuese dhe drejtuese e veprimtarisë sonë drejtë lirisë!

Vjenë

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Prof. Hazir Mehmeti
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Nuk është vlerësuar deri më tani!
Lexuar: 805 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
LEGJENDAT DHE NDIKIMI I TYRE NË JETËN SOCIO...
E enjt, 15 prill 2021 - 23:38
LEGJENDA Legjenda apo gojëdhëna është një tekst apo rrëfyes që tregohet në formë gojore nga populli. Zakonisht këto gojëdhëna, i kushtihen p...
NDËRMJETËSIME LETRARE
E mart, 13 prill 2021 - 22:06
Shtëpia Botuese “ARMAGEDONI”, në prishtinë nxori nga botimi librin: “NDËRMJETËSIME LETRARE – për krijimtarinë e Arif Molliqit”, me autor S...
Lavdi jetës dhe veprës së Enver Shqiptarit...
E hn, 12 prill 2021 - 18:46
.
Mjerimi i shkrimtarit në shërbim të polit...
E shtun, 10 prill 2021 - 18:39
(Gorki dhe Kadarea) Nuk është për t’u habitur që nuk kanë qenë të paktë njerëzit e letrave që i kanë shërbyer politikës dhe diktaturës. ...
Ja çfarë mendonte Faik Konica për Shqipër...
E premt, 09 prill 2021 - 00:54
Kush më mirë se Faik Konica mund të perifrazojë shqiptarët ashtu siå ato ishin dhe janë. Ai ishte jo vetëm një nga njerëzit më të ditur dhe më...
më shumë nga - Kulturë »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi