Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
PUSHTETI RAPORT FORCE APO APARAT DHUNE?
Publikuar më 08 nntor, 2019 në orën 00:46 ( ) Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Raporti i forcave i ngritur mbi paradigmat e shëndosha, mbi elementet esenciale të dhënie marrjes, populli, shteti, kombi, definon pushtetin me gjithë qëndrueshmërinë.
Mbi gjithë ekzemplarin e instancave të ngritura, rritët e përforcohet vlera e këtij raporti, duke fuqizuar rrolin e konkurrencës nga intelekti e deri te instancat ekonomike kulturore letrare e artistike.
Duke i eliminuar instancat, debalansohen këto raporte forcash, dobësohen paradigmat mbi të cilën është ngritur pushteti. Në kërkim të një mirëmbajtje, paradigmë jo reale, instalohet dhuna, edhe në kuptimin fizik, psikologjik e material.

Projektimi i dhunës si forcë për të ngritur një raport imagjinar, si projekt për dije e konkurrencë tani është partia, forca e sajë, që projektohet më shumë si numër sesa si vlerë.

Në hallkat e këtij veprimi reciprok negativ, varen akscesoret ose figurat para qeveritare:
- Figurat mediatike, rrinë në shumicë pararojë e aksioneve shabllon, aspak kreative, të hapjes së opinioneve, duke fuqizuar anonimusat në hije përcjellëse kudo në jetën e përditshme, duke krijuar rrethe të mbyllura anonime për njerëzit e ditur, kreativ e me vullnet të fortë, në normat e kohës për veten e shoqërinë. Si rrjedhojë mediat vetë mediatizohën ku, gazetarët me të njëjtat ngjarje kondicionojnë njëri tjetrin në formë të tryezave të analizës, duke ndryshuar ambientet dhe nikoqirin.
- Figurat politike , në rrafshin e filozofisë së shtetit, edhe si këndvështrim opozitar, mungesa totale e fjalimeve politike si formë e komunikimit me masat, duke vënë në thumb kritik , ose edhe duke përkrahur shtresat shoqërore të pa përfaqësuara, të pa punët, minatorët, naftëtarët, bujqit etj, në kushtet e pazareve sindikaliste, nën hijen e gjëmave të improvizuara, si ana e kundërt e qeverisjes.
- Figura publike, letargjia, adaptimi e indiferenca kundrejt qeverisjes, rrjedhimisht avansimi material e karrierist për dëgjueshmëri edhe në nivele akademike.

Mungesa e përhershme e një projekti, dokument bazë për rrugën detyruese të qeverisjes në shtigje të gjata, detyrimisht si kërkesë elitare.
Gjeopolitika produkt i gjeohistorisë,ndërton frymëzimin, mbushë me emra , me data, me vende e simbole: Pa këto premisa, jemi në boshllëkun e të kaluarës, nuk bëjmë dot gjeostrategjin gjeopolitike. Në këtë mungesë emrash, datash, vendesh, e simbolesh, thahet nga kuptimi komunikimi i mobilizimit të masave, i ndërtuar në besueshmëri, është bosh, është harresa që ka fshirë bazamentin mbi të cilin do të ndërtohet ky besim.

Krijohet njeriu mercenar, ai që numëron paranë si vlerë e kokat si numër, si vote.
Në gjithë greminën e vuajtjes njerëzore në ndërtimin e karaktereve , kapaciteteve e ambicieve u krijuan shprehimisht diferenca të mëdha. Prandaj, lindi nevoja për asistencën edhe sociale edhe psikologjike edhe mjekësore, morale e të sigurisë.

Kapërcimet ekstreme si rezultat i lëvizjeve të ashpra shoqërore të shekullit të kaluar, defektet ose mungesa totale e menaxhimit institucional në rrethana tjera, solli klasën politike nga anonimiteti, harku refleksiv i të cilës në të gjitha segmentet shpërfaqë dhunë. Atëherë ndodhë tërheqja, mbyllja, humbë ndjenja e shtetit, qytetit, lagjes, e pallatit të përbashkët.

Bashkëpunues, i artikuluar, e kolektiv njeriu shtonë dimensionalisht rezonancën e fuqisë e të qëndrueshmërisë. Lufta dhe jeta, sinonime të një kuptimi, afektojnë qëllimin për njëra tjetrën. Edhe njëra edhe tjetra, plato kanë territorin, tokën, në kuptimin më të mirë të fjalës quhet Atdhe!. Pa i kaluar kufijtë e egoizmit shtazarak e ambiciet patologjike për dominim politik, brenda rregullave të përcaktuara, atdheu Bashkohet ruhet, ndërtohet e zhvillohet.
Në dimensionin teorik, del që shteti komb është parakusht për demokracinë.

Muhamet Aliu

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Nuk është vlerësuar deri më tani!
Lexuar: 625 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vetÃ...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllazÃ...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi