Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
“Kosova etnikisht e pastër”, tezë serbomadhe!
Publikuar më 08 nntor, 2019 në orën 00:51 ( ) Prof. Dr. Mehdi Hyseni | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Barometri diplomatik

Parulla kuazishkencore dhe kishtare politike serbomadhe “Kosova etnikisht e pastër”, nuk është slogan i kurrfarë politike shqiptare, por platformë afatgjatë shumëshekullore e politikës dhe e sistemit kolonial të Serbisë, që t’i shfarosë shqiptarët dhe t’i spastrojë nga trojet e tyre të Shqipërisë Etnike Lindore dhe Veriore (që nga viti 1844 – 2019).

Pra, kërkesa e drejtë dhe e ligjshme “Kosova Republikë” (1990) nuk ka të bëjë me kurrfarë “Kosove etnikisht të pastër”, tezë kjo e ndërruar dhe e sajuar edhe nga pseudoshkencëtarët juristë serbë, Prof. Dr. Smila Avramov dhe Prof. Dr. Milenko Kreqa të Beogradit, nuk ka të bëjë me kurrfarë gjenocidi shqiptar ndaj serbëve apo ndaj minoriteti tjetër në Kosovë, por direkt dhe indirekt është tezë shpifëse dhe trilluese, që ka gjenezën e lashtë në gjenocidin kolonial serbomadh ndaj shqiptarëve dhe ndaj Shqipërisë Etnike (1844).

Kërkesa “Kosova Republikë” kupton dhe nënkupton të drejtën e vetëvendosjes së shqiptarëve autoktonë mbi Kosovën e Shqipërisë Etnike, jo kurrfarë gjenocidi,as racizimi e as terrorizmi shqiptar ndaj minoriteteve në Kosovë. Për më tepër, kjo kërkesë e drejtë dhe legjitime ka gjetur mbështetjen edhe nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë së OKB-së në Hagë, e cila më 22 korikk 2010, konstatoi se kjo është në përputhje të plotë me normat dhe me parimet e së drejtës ndërkombëtare. Mirëpo, këtë të vërtetë ende po e kundërshton dhe po e injoron si shteti, si shkenca, ashtu edhe kisha ortodokse serbe, duke e konsideruar Kosovën shqiptare si “provincë serbe”!?

Sipas së “drejtës ndërkombëtare” serbe, “Kosova Republikë”, kërkesë gjenocidale!?

Fatkeqësisht, këtë e provon edhe botimi i librit universitar “Medjunarodno javno pravo”, shkruar nga bashkautorët, Prof.Dr. Smila Avramov dhe Prof.Dr. Milenko Kreqa, botuar nga “Naucna knjiga”, Beograd, 1990.

Këta dy autorë, edhe pse janë specialistë të së drejtës ndërkombëtare, si dhe një kohë të gjatë profesorë të kësaj lënde në Fakultetin Juridik të Beogradit, nuk kanë mundur që që të lirohen nga paragjykimet dhe nga koncdeptet e ndryshkura stereotipe të nacionalshovinizmit dhe të serbocentrizmit autodestruktiv serb, edhe pse ky tekst i tyure është me përbajtje lëndore të së drejtës ndërkombëtare, ku sipas normave dhe kritereve të metodologjisë shkencore, asesi nuk lejohet që normativizmi juridik i së drejtës ndërkombëtare, të ndërtohet sipas intepretimeve paragjykuese agnostike, tendencioze dhe arbitrare individual a grupore, siç kanë veprur në këtë rast konkret këta dy autorë serbë, Prof.Dr. Smila Avramov dhe Prof.Dr. Milenko Kreqa.

Ndonëse në tekstin e tyre universitar “ E drejta ndërkombëtare publike” kanë hequr njësitë mësimore të kohës paraprake të sistemit komunist jugosllav, megjithatë, këta nuk kanë mundur të lirohen nga virusi i ideologjisë reaksionare të paranojës kolektive antishqiptare. Nuk kanë mundur të heqin dorë nga recidivat e dikurshëm të historiografisë falsifikatore dhe shpërfytyruese të identitetit kombëtar, territorial dhe shtetëror të shqiptarëve në Ballkan.

Këtë aversion psikopatologjik racist, autorët serbomëdhenj, S.Avramov dhe M.Kreqa e kanë ilustruar kinse “shkencërisht” me këtë shembull konkret në librin e tyre, duke nxjerrë konkluzionin: “NA PRIMER, GENOCID NA KOSOVU OSTVARUJE SE POD GESLOM ETNICKI CISTO KOSOVO”, F.270, ku flitet për krimet, për veprat dhe për përgjegjësinë individuale penale me karakter ndërkombëtar.

Ky citat, që nuk ka asnjë kuptim juridik të së drejtës ndërkombëtare: “PËR SHEMBULL, GJENOCIDI NË KOSOVË PO REALIZOHET NË PARULLËN KOSOVA ETNIKISHT E PASTËR”, shërben vetëm për ta “zgjeruar” dhe për ta “novelizuar” përkufizimin e nocionit të gjenocidit, ngase deri më sot në doktrinën e së drejtës ndërkombëtare, migrimet e ndryshme të popujve nuk janë trajtuar si elemente të gjenocidit, duke qenë se kanë pasur dhe, edhe sot kanë vetëm karakter ekonomik, asgjë më tepër.
Mirëpo, për fat të keq, në rastin konkret, profesorët e së drejtës ndërkombëtare vetëm se e kanë bastarduar nocionin ekzistues të gjenocidit.

Prandaj, futja e parullës politiko-propagandistike denoncuese antishqiptare, “Kosova etnikisht e pastër”, gjoja si element përbërës të zgjerimit të përkufizimit të gjenocidit, jo vetëm që nuk ka kurrëfarë domethënieje dhe peshe të përmbajtjes juridike shekncore, por mbi të gjitha është një nonsens me primesa vulgarizuese , që në thelb nënkupton “kultivimin” dhe vazhdimësinë e politikës së egër shtypëse të hegjemonizmit dhe të kolonializmit gjenocidal serbomadh, që edhe sot në fund të dekadës së dytë të shekullit XXI (viti 2019) përputhet në tërësi me strategjinë e “tokës së djegur” dhe të spastrimit etnik të shqipatarëve nga Kosova e tyre (1990-1999).

Po duhet të jesh injorant dhe i sëmurë si S. Avramova dhe M. Kreqa, të pohosh dhe të shkruash libër universitar shekncor kinse me përmbajtje juridike të së drejtës ndërkombëtare se gjoja “Kosova etnikisht e pastër” ka karakter “gjenocidal”, kur i gjithë opinioni i brendshëm, evropian dhe botëror, tanimë qe më se 30 vjet është në dijeni se kërkesa e shqiptarëve “KOSOVA REPUBLIKË” kishte të bënte vetëm me realizimin e së drejtës së vetëvendosjes mbi bazën e së drejtës natyrale, historike dhe legjitime, politikisht, plotësisht e qëndrueshme dhe racionale, de jure, e pakontestueshme dhe e jusitifikueshme, duke qenë se përmbajtja e saj nuk karakterizohet nga asnjë element diskriminues, racist, segregues e as gjenocidal ndaj asnjë minoriteti në Kosovë.

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Prof. Dr. Mehdi Hyseni
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Nuk është vlerësuar deri më tani!
Lexuar: 207 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi