Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Çfarë do të thotë 28 Nëntori për kombin shqiptar në Ballkan?!
Publikuar më 08 nntor, 2019 në orën 23:13 ( ) Sheradin Berisha | Histori |
Rrit madhësinë e shkronjave
576 vjet më parë, më 28 nëntor 1443, Heroi ynë Kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu në prani të krutanëve (banorëve të Krujës) ngriti flamurin e Lirisë (atë të Kastriotëve) mbi muret e Kështjellës së Krujës. Me këtë rast, sipas kujtimeve të Marin Barletit, Skënderbeu iu drejtua krutanëve me fjalët lapidare: “Armët nuk ua solla unë, por ju gjeta të armatosur! Lirinë e pashë se e keni kudo: në kraharor, në ballë, në shpatat e në ushtat tuaja…”.

Ndërkaq 469 vjet më vonë, më 28 nëntor 1912, Ismail Qemali – këtë Flamur Kombëtar e ngriti në Vlorë, pasi Kuvendi e proklamoi Pavarësinë e Shqipërisë në kufijtë e saj Etnik, prej 90 270 km².

Në këtë fillim nëntor, të gjithë shqiptarët në gjeografinë etnike dhe kudo gjetiu në botë, shpirtin dhe mendjen e tyre e kanë përqendruar te Kryefesta më e Madhe historike, atje ku ka filluar numërimi i këtyre 107 viteve, më 28 Nëntor 1912, në këtë ditë pikënisjeje për Pavarësinë e Shqipërisë në kufijtë saj Etnik.
E quaj pikënisje për pavarësi, për faktin sepse nuk u bë kurrë – Shqipëria e 28 nëntorit 1912! Ajo u copëtua nga Fuqitë e Mëdha në Konferencën e Londrës (1913) duke e njohur një Shqipëri vetëm 28.748 km² !!!
Prandaj, Gëzuar 28 Nëntorin 1912, këtë pikënisje të Pavarësisë!
Punë të mbarë në bërjen e Shqipërisë së Bashkuar!

TKURRJA E ETNIKUMIT SHQIPTARË DHE SHQIPËRIA LONDINEZE (1913)!
Areali i gjeografisë shqiptare në gjirin e perandorisë osmane, në fillim të shek. XVII, zinte një sipërfaqe të tokës ilirike prej rreth 120 000 km2. Me Traktatin e Shën Stefanit, (3 marsi 1878), me të cilën duhej të përfundonte lufta ruso-turke 1877-1878, u planifikua copëtimi i 4/5 të tokave shqiptare për inetresa të Bullgarisë, të Serbisë dhe të Malit të Zi. Ndërkaq në Kongresin e Berlinit, më 13 qershor 1878, Fuqitë e Mëdha sipas një traktati finalizuan një ndarje tjetër për interesat ruso-evropiane në Ballkan. Sipas këtij Traktati, nga areali i katër vilajeteve shqiptare shkëputën rreth 25000 km2 tokë me shumicë shqiptare.
– Greqia u zgjerua me 9 275 km2 tokë me shumicë shqiptare,
– Serbia për rreth 10 500 km2 tokë shqiptare dhe
– Mali i Zi me rreth 4.683 km2 tokë 100% shqiptare…

Lufta e Parë Ballkanike, që nisi në tetor të vitit 1912, solli ndryshime të mëdha në hapësirën gjeografike të Shqipërisë etnike.
Shtetet fqinje:
– Serbia,
– Mali i Zi,
– Bullgaria dhe
– Greqia, që përbënin “aleancën e shteteve ballkanike”, duke shfrytëzuar sukseset e kryengritjes së përgjithshme shqiptare të verës 1912 kundër ushtrisë osmane, në tetor-nëntor 1912 pushtuan teritoret etnike shqiptare.

Në vitin 1912 gjeografia e katër vilajeteve shqiptare përfshinte 90 270 km2.
1 – Vilajeti i Kosovës përfshinte 32 900 km2,
2 – Vilajeti i Shkodrës kishte 10 970 km2,
3 – Vilajeti i Manastirit kishte 28 500 km2 dhe
4 – Vilajeti i Janinës kishte 17 900 km2.
Prandaj më 28 Nëntor 1912 në Kuvendin Vlorës u Shpallë Pavarësia e Shqipërisë në tërësinë teritoriale, prej 90 270 km2.

Në këto rrethana u mblodh Konferenca e Ambasadorëve të Fuqive të Mëdha në Londër, më 17 dhjetor 1912, për të “zgjidhur” problemet e pazgjidhura nga lufta midis shteteve ortodokse të “Aleancës Ballkanike” dhe Turqisë (pa u përfshirë këtu shqiptarët). Kjo konferencë zgjati tetë muaj dhe më 29 korrik 1913, Fuqitë e Mëdha, në vend se ta njihnin pavarësinë e Shqipërisë në kufijtë e saj Etnik prej 90 270 km2, ata e pranuan një Shqipëri prej 28748 km2, ndërkaq 61 522 km2 të teritorit etnik shqiptar ia dhuruan shteteve ortodokse ballkanike si: Serbisë, Malit të Zi dhe Greqisë!!!

Sot shqiptarët më shumë se kurrë duhet të punojnë për bashkimin e arealit gjeografik të Shqipërisë!
GËZUAR E SUKSESE!

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Sheradin Berisha
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Nuk është vlerësuar deri më tani!
Lexuar: 363 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Fuqitë ushtarake të palëve ndërluftuese g...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:20
Lufta e Kosovës, paraqet ndeshjen ushtarake të qartë të demokracisë perëndimore, ku edhe ne Shqipëtarët aspirojmë më në fund të integrohemi dhe...
ENVER HOXHA TË SHPALLET KOMANDANT NDERI I U...
E premt, 16 prill 2021 - 00:41
RIBOTIM Duke u bazuar në fakte të pamohueshme sipas veprimtarisë së brezit të Enver Hoxhës dhe dokumenteve origjinale të pamohueshme origjinale n...
Skenari i rrezikshëm, për ndarjen e tokave ...
E mart, 13 prill 2021 - 22:00
Letër publike, Kolonel Dilaver Goxhajt I nderuari Shpëtim Golemi, po të drejtohem me nofkën e luftës, si Zëvendës Komandant i Shtabit të Përgji...
Një sqarim i detyruar për luftimin në Kosh...
E diel, 11 prill 2021 - 19:40
Si përherë, edhe në 9 prillin e vitit 2021 u përkujtua me madhështi të madhe, si asnjë luftim tjetër i UÇK-së, “fitroia” e një “beteje” ...
Arsyet e bombardimit të Jugosllavisë nga N...
E premt, 09 prill 2021 - 22:49
Në përgjithësi është trajtuar nga burime të ndryshme dhe arsye të ndryshme janë theksuar, disa herë edhe kontradiktore a të kundërta mes burimev...
më shumë nga - Histori »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi