Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Atdhe Geci - RILINDJE PELLAZGE
Publikuar më 08 nntor, 2019 në orën 23:46 ( ) Kulturë |
Rrit madhësinë e shkronjave
.














RILINDJE PELLAZGE

Janina njeh Republikën e Çamërisë!..

Koha është shqiptarët të bashkohemi
në një bashkështet dhe nën një flamur
çamët dhe arvanitët jemi një vëlla, një
gjuhë, një etnitet, një ëndërr e atdheut.

Ëndrrën për Çamërinë e kemi çamërit
e sotmja na shtyn të betohen për nesër
ne lundruam nëpër dete dhe n´oqeane
për t´u kthyer një ditë në shtëpitë tona

Një i kthyer në Filat u fliste rrënojaje;

Këtu është Shqipëri dhe askund tjetër
këtu është Dardani dhe askund tjetër
këtu është Iliriadë dhe askund tjetër
këtu është Çamëri dhe askund tjetër

Ipe* gjysmën e vendit e kemi shteteve
fqinje, lufta me grekun s´ ka mbaruar,
Bashkimi i Shqipërisë kudo na thërret,
Çamëria Shqipëri është zëri i Atdheut!

O ti, dëgjoje heshtjen e flakëve të hirit;

Çamëria Shqipëri është zëri i Janinës
Çamëria Shqipëri është zëri Prevezës,
Çamëria Shqipëri është zëri i Pargës,
Çamëria Shqipëri është bashkimi ynë.

Koha është shqiptarët të bashkohemi,
në një bahkështet dhe nën një flamur,
Fol atdheu ynë i ndarë dhe i copëtuar
Janina e njeh Republikën e Çamërisë!..

*Çamët Ipe i thonë shqiponjës.

FJALA NË LETËR

Gjuha shqipe është plot dritë shkronjash
rendje krijimesh dhe luftëra mirëqeniesh
është gjuhë e folur dhe shkruhet bukur
kjo gjuhë hyjnore e qytetërimit shqiptarë
ka kuptim të njeriu dhe guxim dëshirash
është identitet dhe vetëkrijim i vet shpirtit
evolucion krijues i trurit dhe i mendjes
dhe vlerë krenarie për gjithsecilin shqiptarë
Ind i gjuhës sonë është fjalë, shkrim dhe,
alfabeti i mendjes së folur dhe të shkruar
Jeta ime, gjuha jonë ecën nëpër shkronja
zëri saj është tingull, muzikë, ngjyra e art
gjuha jonë është natyrë, origjinë, atdhe!...

Gjuha shqipe, është gjuhë qytetërimesh;
bimë pellazgjike, homerike dhe naimiane
lexohet e shkruhet bukur nga të gjithë
gjuha shqipe ka plot botë e jetë, ka udhë
nga më të panumërtat, i thosha sot fjalës,
më të bukurës përvlimtare të natyrës!...
Lufta për majat e parnasit nuk ndalojnë,
kështu është krijuar kjo botë, pa mësues,
shumë gjëra vijnë e lindin si duan vetë.

Pëplasjet midis gjuhëve të lashta dhe të
gjuhëve moderne ende vazhdojnë, edhe
gjuhët zihen sikur njerëzit, janë pjesë të
njeriut, pjesë e jona në ecje dhe krijime
Gjuhën shqipe s´na e mësuan zogjtë, po
hyjnitë pellazge, ilire, epirote e dardane
Gjuha jonë lindi nga bekimi i perëndive,
nga përenditë tona; Thoti, Zeusi, Naimi…
Gjithësia në gjuhën shqipe vjen thjeshtë
vjen në heshtje, përmes rrezesh e yjesh
përmes ecjes së orëve dhe mileniumeve
gjithësia jonë as safrohet as s´ largohet
truri ynë është ai që e vë fjalën në letër…

UDHËT E HISTORISË

Mbushni rrugën njerëz të flamurit
mbushni rrugën njerëz të nderuar
jam fitorja juaj, i juaji i kryeherit
në flamur i kam të gjitha betejat

Këtë liri që gjaku ynë e mbolli
duajeni është e imja, e juaja, jona
Kosova kujtoj është e mençur
Shqipëri e Kosovë ju kam atdhe

Hapeni rrugën qytetar të nderuar
duajeni njëri- tjetrin, bashkohuni
vij nga stërgjyshërit e lashtë, nga
pleqtë me 10 mijë, e 15 mijë vjet

Kosovë,jam Isa, jam dardani juaj
Kosova e lirë më solli mes jush.
Dardani o nënë, fshima sot lotin
se historia asgjë askujt s ́ i falë

Luftuar kam Krajlin e Serbisë
Pashanë e turkut dhe Malin e Zi
Plagët në trup i kam shok udhe
armikun mik kurrë se kam bërë
2
Në Boletinin ku unë jam lindur
kumbuese është lëkura daulleve
paqja dhe lufta, toka dhe stuhitë
këtu e kanë të njëjtën moshë

Kosovë, jam Isa, biri Shqipërisë
po ju pyes, a jeni njeh së afërmi
po dëgjoj, shumë jeni degëdisë
Kosova qenka jo pak e vogëluar

Në Boletin kam plisin e gjyshit
veshjen e dasmave dhe të luftës
u ktheva në lavdinë e betejave
të kremtoj edhe unë sot me ju

Që liria e fituar të ketë shëndet
pyes, Azemi a është në Drenicë
pyes, Hasani a është n ́Prishtinë
Molla kuqe pse qahet në Shkup

Kosovë, kremto mos u shqetëso
Shqipëri është dhe Boletini im
U kënaqa me daullet e fitores
Por ç´u bë me flamurin kuq e zi!..
3
Në vendet ku liria është e huaj
ka trazira, ndeshje kundështish
fjalët e tiranëve ende dëgjohen
dhe kërcënojnë at ́ që e fituam

S ́më mjafton të jem i nderuar
eunukët historinë e poshtërojnë
mendja njeriut si kap të gjitha
Shqipëri e Atdhe është Kosova

Shqiptar, duajeni atdheun, mos
ia nxini kraharorin me babëzi
Këtë liri që gjaku ynë e mbolli
është fitorja që sot po festojmë...

Në këto gjëmime të historisë
jem pjesë e luftërave të mëdha
Burra, liria sot ka një plagë më
pak, që ta përjetojmë këtë çast

O Dritë e këngëve të shtëpisë
asgjë s ́kemi ngrënë dhe pirë
nga argjendet që i ka Kosova
Kosova, nuk është atdhe pa zë..
4
Kosovë, Shqipëri, dhe Çamëri
trim më bëri dashuria për atdhe
unë e pata guximin për luftën
që t ́i dalim zot vetë vendit tonë

Ky përbashkim i atdheut tonë
është pjesë e gjaktë e historisë
pjesë e jetëve tona të jetuara
pjesë e mendjes të këtij populli

Po vij nga më të lashtit e tokës
në një qytet tjetër të të lashtëve
gjuha e eshtrave sot flet qartë
ADN-ëja sot shkruhet e lexohet

Atdhe, ti je antiku i të lashtëve
popull i flamurit më të bukur
jepi krahë lirisë tuaj, dhe krijo
uji i thëllimave i shton cilësitë

Në këtë tokë të pasur me lufta
asgjë s ́ka më të shenjtë se liria
Kosovë, kam ADN e këtij dheu
Shqipëri e Çamëri i kam atdhé!...

L E J L E K Ë T

Si të shpëtojmë nga vetmurtaja e
korrupsionit, nga flakët e eshkës
së heshtur, nga krimi organizuar,
nga vetëvrasja e shitja e atdheut
Alarm, kombi im, alarm! Zgjohu!
Jepu një përgjigjje plangpishësve
ndale çlirimin e së keqes, helmet
që hejmojnë dhe ndalin pllenimin
tërë zotat e këqij kanë zbritur tek
ne, gjysmën e atdheut e kemi nën
pushtim, dhe në pikëpyetje është
kjo që e kemi!Lajmet s´janë aq të
mira, Trepça dhe Ujmani janë në
rrezik!Në rrezik është tërë atdheu

Miku im, armiku ynë i ka të tëra
spiunët, parat, bandat e vrasësve
dy qeveritë shqiptare sot punojnë
më tepër për ujqërinë e armikut
se për të ardhmen e atdheut tonë!...
Liri,askush nga qytetarët tanë sot
s´ndjehet i lumtur, bërë jemi tepër
endacak, nuk na njeh vetja, e lëre
me tjerët. I mërguari ynë s´di kë
ta quaj atdhe! Shtëpia pa njeri ka
emrin e fshatit , është e zbrazët,
dhe pa një kujtesë të të gjallëve.

Poezi, ëndërr kam për secilin varg
çdo gjë brenda meje është ti e unë
Alarm kombi im, alarm! Zgjohu!
Kosova në rrezik! Në rrezik është
Trepça, Kishat, ndarja e Kosovës
Në rrezik është Iliriada e Çamëria
Atdhe, ku je! Tulet më të mira të
vendit po i jepen serbit e grekut
Liri, si të shpëtojmë nga murtaja e
korrupsionit, dhe flakët e eshkës
së heshtur! Atdhe, ne jemi i vetmi
popull në Evropë që nuk e njohim
veten, as origjinën tonë pellazge!...

E M A T H I A

Emathia – Emri i lashtë i Maqedonisë.

Historinë që unë e kam në shpinë
është histori krejt pak e njohur,
histori me shtrembërime emrash
dhe histori me dhimbje të kokës
Historinë që unë e kam në shpinë
mund të na tronditë rëndë me të
vërtetat e fshehura e të panjohura
Mbi këtë tokë të gjelbërt të atdheut
kam vërejtje për kohën tonë, dhe
për cenzorët që e mbajtën fshehur
alfabetin pellazg, dhe të fshehtën
për prejardhjen tonë pellazgo-ilire
Historinë që unë e kam në shpinë,
rrahur e kanë rëndë për të vërtetën,
rrahur e kanë rëndë për kryengritje
rrahur e kanë rëndë për luftimet...

Historinë që unë e kam në shpinë
poshtëruar ma kanë të mëdhenjtë,
poshtëruar ma kanë fqinjët dhe,
poshtëruar e kem nga pak dhe vetë,
Historinë që unë e kam në shpinë,
e kam me të rënë dhe të plagosur
me traktate, e tribunale gjyqesh,
me prejardhje e beteja të mohuara.
Historia që unë e kam në shpinë
është histori e të gjitha kohërave,
histori qytetëruese e atdheut tim,
histori me shumë hulli të gjakut.

Historinë që unë e kam në shpinë,
i ka 300 shekuj jetë të qytetarit,
300 shekuj të luftave të pakryera
dhe 300 shekuj me plis të bardhë.
Atdheu ynë; Epir, Iliri e Dardani
nuk ka luftë që s ́e ka një pikë lot,
nuk ka luftë që s ́e ka një varr
dhe s ́ka këngë që se ka një ëndërr!...

1 . Emathia – Emri i lashtë i Maqedonisë.

SI KA MUNDËSI ATDHEU TË HARROHET

Mendja e kraharorit ashpër më qortoi
si është e mundur të harrohet Atdheu
si është e mundur të harrohet Çamëria
Molla e Kuqe, Tivari e Kotorri, Iliriada
pse i dorëzuam armët pa e fituar lirinë
ç´janë këto gabime ndaj vetvetes sonë
kthimi tek atdheu nuk pranon harresa
Qielli im i përflakur me vetëtima, je ré
e ngjyer në gjak si këmisha e flamurit
liri, ky është im dhé, lisi i lëngut tim
nuk është e mundur atdheu të harrohet
kjo këngë ka një adresë, fushëbetejën!...

ILIRIADA E ILIRISË

Jam lindur si krejt shqiptarët
në token e lavdisë së madhe,
në tokën e lavdisë së përgjakur
Jam rritur me prindër të mirë,
me gjyshër dhe me stërgjyshër
Në këtë tokë të gjithmonëshme
Shkup jam prej 15 mijë vjetësh,
trashëgoj pellazgjinë dhe Ilirinë,
flakë po më digjet kraharori,nga
plagët e trojeve të copëtuara,
Iliridës e gjithandej Shqipërisë,
shqiptarët jemi kudo njëgjakësh,
për Shkup dhe Ohër i kam 100
lufta, dhe mbi dyqind kryngritje.
- Ah, dhé i atdheut tim, tokë me
flori dhe minerale ; shih si na
kanë shpërbërë gjysmë fitoret
e samari huaj më tall në shpinë,
- Atdhé, rëndë jam i poshtëruar
nga liria e munguar dhe fitorja
Shkup, zgjohu! Zgjohu, Tiranë
zgjohu, populli im i qytetëruar,
gjaku ynë lufton i burgosur
për t ́i vënë trojet nën një flamur.

TEBA, JANINËS

Atdheu në çdo kënd është i shenjtë
për origjinën, për gjuhën, kulturën
balta e tij është tepër e dashur, sa
luftë bëjmë për ta mbajtur për vete.

Jemi bijë të Artës, Dodonës, Tebës
pse kaq mistere për origjinën tonë
u thoshte urtaku studentëve të tij
ne s ́guxojmë ta harrojmë sot ecjen!

Nuk numrohen pikat e ujit në krua
as në përrua, në lumë as nëpër det
retë vazhdimisht sjellin të reshura
erëra të forta, stuhi, dhe bubullimë.

Nuk ka më shqip se gjuha shqipe
Nuk ka më shqip se shkrimi saj
Nuk ka më shqip se pellazgo-ilir
Nuk ka më shqip se sa Shqipëri!

Shqiptar, nxirr nga mielli at ́që e
ke fshehur, shembi demonët tuaj
flaki nga skena bijtë e përdorur
origjina jonë është pellazgo-ilire.

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Nuk është vlerësuar deri më tani!
Lexuar: 298 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
LEGJENDAT DHE NDIKIMI I TYRE NË JETËN SOCIO...
E enjt, 15 prill 2021 - 23:38
LEGJENDA Legjenda apo gojëdhëna është një tekst apo rrëfyes që tregohet në formë gojore nga populli. Zakonisht këto gojëdhëna, i kushtihen p...
NDËRMJETËSIME LETRARE
E mart, 13 prill 2021 - 22:06
Shtëpia Botuese “ARMAGEDONI”, në prishtinë nxori nga botimi librin: “NDËRMJETËSIME LETRARE – për krijimtarinë e Arif Molliqit”, me autor S...
Lavdi jetës dhe veprës së Enver Shqiptarit...
E hn, 12 prill 2021 - 18:46
.
Mjerimi i shkrimtarit në shërbim të polit...
E shtun, 10 prill 2021 - 18:39
(Gorki dhe Kadarea) Nuk është për t’u habitur që nuk kanë qenë të paktë njerëzit e letrave që i kanë shërbyer politikës dhe diktaturës. ...
Ja çfarë mendonte Faik Konica për Shqipër...
E premt, 09 prill 2021 - 00:54
Kush më mirë se Faik Konica mund të perifrazojë shqiptarët ashtu siå ato ishin dhe janë. Ai ishte jo vetëm një nga njerëzit më të ditur dhe më...
më shumë nga - Kulturë »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi