Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
JO turr e vrap në Serbi, po në Bruksel, o “Hosana, Baraba…”!
Publikuar më 11 nntor, 2019 në orën 19:17 ( ) Prof. Dr. Mehdi Hyseni | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Barometri diplomatik

-Në takimin e dytë, pas Novi-Sadit, “trojka historike” e aleancës sllave, e ashtuquajtur “Shengeni ballkanik”: Rama-Vuçiq-Zaev, u takuan në Ohrin e Maqedonisë Veriore, më 9 nëntor 2019, ku biseduan për çështjen e qarkullimit të mallrave dhe të lëvizjes së lirë të njerëzëve… etj. Ky është mashtrimi më i madh i shqiptarëve dhe i Shqipërisë Etnike, se gjoja përmes bashkëpunimit ekonomik e tregtar serbo-sllav-rama, do të zgjidhej problem kolonial i shqiptarëve në Ballkan (1878-2019).

Pra, ai takim, përkatësisht ai “shengen ballkanik” nuk do të sjellë asgjë të mirë dhe të dobishme për shqiptarët, sepse si shqiptarët në Serbi (Presheva, Bujanoci dhe Medvegja), ashtu edhe shqiptarët në Maqedoninë Veriore, nuk do të kenë asnjë leverdi politike, kur është fjala për ndryshimin e statusit të tyre kolonial në këto dy shtete sllave të Ballkanit, përpos allishverisheve mafioze, ekonomike, tregtare dhe kontrabandiste. Në këtë kuptim, trojka rama-vuçiq-zaev me “ shengenin” e tyre tripalësh, do të krijojnë kushte, mundësi dhe lehtësi më të mëdha ligjore, që kontrabanduesit e drogës dhe të mallrave të ndryshme, do të lëvizin më lirshëm dhe papengesa të trekëndshin Beograd-Shkup-Tiranë. Ky është “kuptimi” ekonomik dhe politik i “Shengenit ballkanik” serbo-sllav-shqiptar (Serbia, Maqedonia Veriore dhe Shqipëria)

Dy tradhti brenda 20 vitesh

Sa më sipër, kryeministri aktual i Shqipërisë, Edi Rama dhe të gjithë liderët politikë si ai, duhet ta mbajnë parasysh faktin se, Kosova kurrë nuk do të bëhet pjesë e asnjë “shengeni ballaknik” sllav-alla-rama-vuçiq-zaev-dodik etj., por vetëm pjesë e NATO-s e BE-së, e Evropës Perëndimore dhe e Amerikës.
Pra, Kosova nuk duhet të aderojë në asnjë “minishengen ballkanik” Vuçiq-Rama-Zaev me parashenjë ekonomiko-tregtare ruso-sllave, por vetëm në Bashkimin Evropian, në NATO dhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ky është shpëtimi i shqiptarëve dhe i territoreve të Shqipërisë Etnike në Ballkan.

Nuk ka asnjë dilemë se me futjen në aleancën serbo-sllavo-maqedonase të ashtuquajtur “Minishengen ballkanik”, qeveria shqiptare për herën e dytë brenda 20-vjeçarit të fundit (1999-2019) e tradhtoi Kosovën para botës, ashtu sikurse më 1989-1999, kur 2 milionë e gjysmë shqiptarë i pati lënë në zjarrin dhe në flakën e terrorizmit dhe të gjenocidit të Serbisë së Slobodan Milosheviqit, ku si rrjedhim mbi 13 mijë e 500 qind shqiptarë të të gjitha moshave gjetën vdekjen; 1 milion qe shpërngulur dhe, Kosova u bë shkrum e hi, duke u shndërruar në varreza masive. Këtë tragjedi kombëtare shqiptare, tanimë e ka të njohur e gjithë bota, por jo edhe kryeministri Edi Rama, i cili injoroi Kosovën shqiptare ( me hyrjen në “anshlusin” serbo-maqedon) për realizimin e qëllimeve dhe të ambicieve negative politike të tij, gjoja se ka zgjedhur bashkëpartnerët e njëmendtë për “zgjidhjen’ e problemeve ekonomike dhe politike të Ballkanit. Kjo është skelroza politike e tij, që me çdo kusht ta bëjë mike Serbinë agresore dhe gjenocidale, me qëllim që ta izolojë Kosovën si faktor politik në zgjidhjen e çështjes së përgjithshme shqiptare në Ballkan.

Mirëpo, jo Edi Rama, por asnjë lider politik shqiptar në Ballkan, nuk e ka atë fuqi e as atë aftësi politike, që do të mund t’i bindte liderët politikë serbomëdhnej të Beogradit dhe kryeklerin e Kishës retrograde serbe, që të bëjë paqe me shqiptarët (tregti e biznes, kontrabandë po, kjo ka ndodhur qe më se 30 vjet), duke e njohur shtetin e ri të Kosovës, si dhe të drejtën e vetëvendosjes së shqiptarëve në Preshevë, në Bujanoc dhe në Medvegjë, të cilët kanë statusin kolonial nën Serbinë e Madhe (1878-2019).

Serbia kurrë nuk ka qenë pajtuesi e as paqësori i Ballkanit !

Prandaj, “ O, stërnip i kainit, tebdil si bari…”, duhet të kuptosh njëherë e përgjithmonë se, nuk është Serbia ajo që zgjidh problemet dhe konflitktet ndërfqinjësore të Ballkanit. Përkundrazi, historia e derisotme e Ballkanit ka provuar se Serbia ishte ajo që me shekuj ka shkaktuar konflitketet, luftërat dhe gjenocidet ndaj popujve dhe vendeve fqinjë siç janë Hungaria, Kroacia, Bosnja e Hercegovina dhe Shqipëria Etnike (1844-1999).

Pra, Serbia e Madhe pushtuese dhe copëtuese e Ballkanit, është kryepiromani, që historikisht ia ka vënë flakën dhe e ka bërë shkrum e hi Ballkanin, sidomos shqiptarët dhe Shqipërinë Etnike, vetëm për t’i shfarosur shqiptarët dhe për t’ua pushtuar tokat e tyre stërgjyshore.-Ja, shiko gjendjen dhe statusin momental social, gjeopolitik, ekonomik, juridik, kushtetues , politik, kolonial dhe ekzistencial të shqiptarëve në Preshevë, në Bujanoc dhe në Medvegjë!- Ai është “Shengeni ballkanik” sero-sllav i tandemit Vuçiq-Rama-Zaev!

-Edi Rama në takimin e Ohrit, më 9 nëntor, deklaroi se kufiri i hapur Shqipëri-Kosovë, nuk do mbyllet më kurrë. –Këtu i japim të drejtë se, kosovarët me asnjë çmim nuk do të lejojnë më të mbyllet kufiri SHQIPËRI-SHQIPËRI, edhe pse politika dhe diplomacia e verbër e kryeministrit Edi Rama përditë po bëjnë gafa të rënda kundër Kosovës, duke i punuar pas shpine, sikundër që është lidhja e Marrëveshjes së “Shengenit”, të nënshkruar nga treshja Vuçiq-Rama-Zaev, si dhe përpjekjet e kryeministrit Edi Rama, që me Vuçiqin dhe me Hashimin, ta copëtojnë territorin e Kosovës,ashtu siç po kërkon Serbia kinse për “shkëmbimin” apo “korigjimin” e kufijve të Kosovës, në emër të normalizimit të marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit.

“Shengeni ballkanik”-vuçiq-rama-zaev izolon shqiptarët nga BE-ja!

Pa asnjë dilemë se ai farë “Shengeni ballkanik” (Vuçiq-Rama-Zaev),që tani ka arritur vetëm efekt pozitiv politik- lehtësimin, përkatësisht heqjen e barrës së BE-së, që pas Kroacisë, me sukses ta mbyllë rrethin e parë koncentrik të zgjerimit të saj me anëtarë të rinjë të Ballkanit (Serbia, Shqipëria, Maqedonia, Veriore dhe Bosnja e Hercegovina). Ky do të jetë efekti negativ politik, ekonomik dhe diplomatit i “paktit” Vuçiq-Rama-Zaev, që praktikisht do të thotë VETIZOLIM NË MËNYRË TË VULLNETSHME NGA BE-ja!

Ky është vetizolimi i Shqipërisë dhe i shqiptarëve nga Evropa Perëndimore!- Në vend të BE-së, do “erifi” “Shengen" me Serbi, pa Kosovën ! Gabim fatal dhe i pakorrigjueshëm, sepse ky farë “pazari pa hanxhiun”, fort u përgjigjet interesave neokolonialiste, gjeopolitike, gjeostrategjike dhe hegjemoniste të Serbisë, që së bashku me Rusinë dhe me ato vende të tjera të OKB-së, që nuk e kanë njohur Kosovën e pavarur, ta izolojnë sa më shumë si në planin rajonal, ashtu edhe në atë evropian dhe ndërkombëtar.

Në vend të “Shengenit ballkanik” (Serbia, Maqedonia Vweriore dhe Shqipëria), Tirana zyrtare, duhet të përshejtojë procedurën për integrimin sa më të shpejtë në BE, JO të hyjë në pakt me Serbinë, që Kosovën edhe më tej ta mbajnë të izoluar dhe getoizuar pa liberlaizimin e vizave dhe pa njohjen e Kosovës nga Serbia, nga Rusia, nga Kina, nga India dhe nga Kombet e Bashkuara.

-Çudi dhe absurd i madh, pse kryeministri Edi Rama ka hyrë në të ashquajturin “Shengen ballanik” me Vuçiqin dhe me Zaevin, kur Shqipëria qe më se 2 dekada po pret që të aderojë në BE, duke qenë se, që nga viti 2009 është anëtare e NATO-s dhe partner strategjik me SHBA-të.

Andaj, me arsye shtrohet pyetja, -çfarë kërkon Shqipëria në atëfarë “Shengeni ballkanik” me Serbinë e presidentit Aleksandar Vuçiq dhe të kryeminisrit të qeverisë sllavomaqedone, Zoran Zaev, kur Kosova, Presheva, Bujanoci dhe Medvegje ende janë “pengjë” të Serbisë kolonialiste? – Nuk është kjo tradhti-thikë në shpinë Kosovës, ashtu sikurse më 1999, kur mungoi ndihma dhe ndërhyrja ushtarake shtetërore e Shqipërisë, që ta merrte në mbrojtje Kosovën e Shqipërisë Etnike?

-Pikësëpari, këtë, duhet ta ketë qartë politika e jashtme dhe diplomacia e Qeverisë së Edi Ramës se, nëse Shqipëria futet në Shengenin ballkanik Vuçiq-Rama, atëherë ky farë lloj anshlusi, do të jetë një rreth i ri koncentrik i BE-s, që këto vende (Srbia, Shqipëria dhe Maqedonia Veriore) , do t’i lërë jashtë rrethit të parë koncentrik si anëtarë me të drejta dhe detyrime të plota integruese siç janë tanimë 28 shtete të tjera të Bashkimit Evropian.

-Jo, së pari, Shengen ekonomiko-tregtar rajonal (Serbia+Shqipëria+Maqedonia Veriore), por SHENGEN POLITIK DHE DIPLOMATIK PAQËSOR në frymën e detantit, të mirëbesimit dhe të fqinjësisë së mirë, ku të gjitha shtetet kolonizuese fqinje të Ballkanit sine qua non , duhet që shqiptarëve të copëtuar, të aneksuar dhe të kolonizuar t’ua njohin të drejtën e vetëvendosjes mbi territoret e tyre indigjine të Shqipërisë Etnike. Pastaj, vendosja e marrëdhënieve ekonomike dhe e lehtësimeve të tjera reciproke përmes traktateve dhe aleancave të ndryshme ballkanike për qarkullimin e kapitalit, të mallrave dhe të lëvizjes së njerëzëve sipas axhendave dhe standardeve integruese të BE-së.

Prandaj, pavarësisht nga miopia dhe nga utopia politike e kryeministrit Edi Rama (në mungesë të mosnjohjes së historisë së marrëdhënive serbo-shqiptare, gjatë shekujve të kaluar XIX dhe XX), as shqiptarët, as Kosova e as Shqipëria nuk kanë pse të vetëmashtrohen për t’u futur në të ashtuquajturin “Shengen ballkanik”-Vuçiq-Rama-Zaev, por, duhet të synojnë dhe të bëjnë përpjkeje maksimale, që drejtpërsëdrejti të integrohen në Bashkimin Evropian (BE). Ndryshe, do të ngelinë në “mëshirën” e marrëveshejeve, të pakteve dhe të aleancave të dikurshme serbo-sllave të Ballkanit, ku Serbia dhe Rusia, prapë, do ta kenë fjalën dhe rolin kryesor në amalgamën e të ashtuquajturit “Shengen ballkanik” sllav. Kjo do të ishte “fitorja” e aderimit të gjysmë Shqipërisë në “Shengenin ballkanik”-Vuçiq-Rama, i cili, do të dështojë, nëse shqiptarët e hedhin poshtë këtë pakt të turpshëm antikombëtar dhe antishtetëror, sepse ka të bëjë vetëm me realizimin e interesave hegjemoniste, militariste, ekonomike dhe gjeopolitike të Serbisë, që të mos e njohë Republikën e Kosovës, as të drejtën e vetëvendosjes së shqiptarëve të Preshevës, të Bujanocit dhe të Medvegjës. Ky është objektivi parësor i politikës serbomadhe të Beogradit, i cili përmes presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq ia ka arritur që ta bëjë për vete kryeministrin fatkeq, Edi Rama, me qëllim që ta izolojnë Kosovën, ashtu sikurse në vitet e 90-ta të shekullit XX, kur kasta politike në pushtet (1990-1999), i tradhtoi mbi 2 milionë e gjysmë shqiptarë, duke i lënë në zjarrin dhe në flakën e terrorit dhe të gjenocdit serb të Slobodan Milosheviqit (i cili vrau dhe i masakroi mbi 13 mijë e 500 qind shqiptarë dhe mbi 1 milion me dhunë e terror i dëboi nga Kosova në shtete të ndryshme të Evropës, të Amerikës, të Australisë etj.), sepse gjoja për të hyrë në BE, nuk pranoi të AKTIVIZONTE USHTRINË SHQIPTARE gjoja për shkak të mosçekulibrimit të marrëdhënieve politike dhe diplomatike ndërshtetërore me Serbinë (1989-1999).

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Prof. Dr. Mehdi Hyseni
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Nuk është vlerësuar deri më tani!
Lexuar: 176 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi