Beqir Elshani: ANEKDOTA |
Publikuar më 14 nntor, 2019 në orën 23:43 ( ) |
Beqir Elshani | Kulturë | |
|
|
1. FARMACISTJA
- Faramciste e nderuar, si po e ndieni veten pas fitores së Lëvizjes Vetëvendosjes në Kosovë? – e pyeti gazetari farmacisten.
- Me keqardhje mund të them, se pas fitores së Vetëvendosjes ka rënë numri i konsumatorëve në barnatore. Tani aspirinat fare pak po shiten, - tregoi farmacistja.
2. TËRMETI NË QEVERI
- Psikolog, pse kur po dridhet toka, e marrim vesh, ndërsa kur po dridhet qeveria, nuk e marrim vesh tërmetin? - e pyetën disa qytetarë psikologun.
- Sepse me tërmetin seizmologjik të tokës nuk jeni përshtatur sikur me tërmetin e qeverisë. Prandaj kur të dridhet toka, dridhet shtëpia, ndërsa kur dridhet qeveria, dridhet populli, - tregoi psikologu.
3. AKADEMIA
- Kujt po ia dërgon shpatat? - pyeti njëri mikun e tij.
- Akademisë së Shkencave dhe Arteve, - u përgjigj i dyti.
- Po arkivolin kujt po ia dërgon? - vazhdoi të pyes miku i tij.
- Atij që do të “vritet” në fushëbetejën shkencore, - u përgjigj i pari.
4. LAVDI…
- Lavdi mikut dhe kuletës! - tha i pari.
- Nuk thuhet “Lavdi mikut dhe kuletës!”, por “Vdekje mikut dhe kuletës!”, - ndërhyri i dyti.
- Unë e thashë me ironi, ndërsa për ta bërë të vdekur mikun dhe kuletën, duhet ngritur mbarë populli kundër padrejtësive në pushtet, - përforcoi i pari.
5. GOMARI DHE ÇUKSHI
Një ditë gomari e pyet çukshin: - Çka punon yt at?
- Im at është ministër i bujqësisë, tërë koshin me kallamboq e ka mbi kokë, - u përgjigj çukshi.
- Shyqyr që nuk ka libra mbi kokë, - ia ktheu gomari.
6. NGJYRA E BARDHË
- Cili është më i bardhë, tëmbli apo bora? – e pyeti vëllai motrën gjatë dimrit me borë.
- Drita është më e bardhë… Pa dritë asnjëra nuk duket në errësirë, - u përgjigj motra.
7. ZJARRFIKËSI
- Ç'do të bëje nëse në shtëpi kundërmon erë e keqe, do ta thërrasësh zjarrfikësin apo
policinë? - pyeti njëri fqinjin e tij.
- Do të dalë jashtë, që të mos e rrezikoj shëndetin, - ia ktheu fqinji.
8. HËNA PREJ TOKËS
- A e di sa kilometër është hëna larg prej tokës? – e pyeti një nxënës shokun e klasës.
- Unë nuk di sa kilometër i ka Kukësi prej Prizrenit, jo më hëna prej tokës, - ia ktheu i dyti.
9. FLOKËT DHE MJEKRA
- A e di pse flokët zbardhen para mjekrës? – e pyeti djaloshi plakun.
- Sepse… janë 18 vjet më të vjetër se mjekra, - tregoi plaku.
10. FAKULTETI I GRYKËSISË
- Çka ka kryer djali kryetarit? – pyeti një plak fqinjin.
- Ka kryer Fakultetin e Grykësisë, - tregoi fqinji që i urrente matrapazët.
- I lumtë, fort i zoti djali i kryetarit! - përgëzoi plaku që nuk dëgjonte mirë.
11. GJUMI ME MIZA
- A më mirë është që njeriu të bëjë një sy gjumë apo gjumin me miza? – e pyeti njëri
psikologen.
- Më i mirë është një sy gjumë, sepse mizat nuk e lënë të flesh, - tregoi psikologja.
12. KULTIVIMI
- Mjeshtër, kam ardhur për të mbjellë mend në kokë, - tha qytetari sapo ulet në karrige të sallonit e floktarit.
- Më vjen keq, mend mund t’i mbjellë vetëm shkolla, kurse unë porsi lulet në kopsht ta qëndis kokën me flokë, - ia ktheu floktari myshteriut.
13. RROBAT E MODELISTES
- A e di çka duket po t’i hiqet fustani modelistes? - e pyeti i njëri shokun e vet.
- Duket kombinezoni, - u përgjigj i dyti.
-Mirë, çka duket pasi t’i hiqet edhe kombinezoni? - vazhdoi të pyes i pari.
- Duken brekët”, - u përgjigj i dyti.
- Jo, duket trupi lakuriq, - përfundoi i pari.
14. INVERSIONI I MODELISTES
- Si bëhet inversioni i fjalisë “Modelistja ka ekspozuar gjoksin, tani zbulon këmbët?” – pyeti i
pari të dytin.
- Shumë lehtë, “Modelistja ka ekspozuar këmbët, tani zbulon gjoksin”, - u përgjigj i dyti.
15. FJALIA DËSHIRORE
- A ka ndonjë gabim fjalia dëshirore “Shkolla do të rindërtohet?” - e pyeti arsimtari nxënësin.
- Po, duhet të jetë “Shkolla do të rrënohet”, - u përgjigj shpejt nxënësi.
16. TOLERANCA E KANDIDATIT
- Cilin kandidat do ta votosh për kryetar të shtetit? – e pyeti gazetari qytetarin në rrugë.
- Do ta votojë atë që me vete ka shumë dele, - tha qytetari tolerant.
- Atëherë na mbyte, pasi që më shumë dele ka Hashimi, - ia ktheu gazetari me habi.
17. MIQËSIA
- A e di pse ministrat kanë më pak miq? – e pyeti njëri fqinjin.
- Sepse është me afat, sapo të largohen prej qeverisë, mbeten pa miq, - ia ktheu i dyti.
18. GJINIA GRAMATIKORE
- Europa është e gjinisë sllave, prandaj historia e shekullit 19-të fillon dhe mbaron me pushtuesin serbosllav, - tregoi analisti gjerman.
- Në dreq të mallkuar, Europa është e gjinisë femërore, prandaj Rusi po e pallon, - shtoi ministrja suedeze.
19. GRAMATIKA DHE FILOZOFIA
- A më e vjetër është gramatika apo filozofia? - e pyeti studenti shokun e vet.
- Gramatika është nëna, filozofia është bija, - ia ktheu i dyti.
20. NOBELISTËT
- Unë të jap dhjetë libra të nobelistëve nëse më jep Shekspirin, - iu drejtua njëri mikut të tij.
- As për 100 libra të nobelistëve nuk e jap Shekspirin, jo më për dhjetë, - ia ktheu me zemërim miku i tij.
21. QERSHITË ME MISH
- Kur dikush thotë që ka ngrënë qershia me mish, si e komenton këtë? – pyeti njëri mikun e tij.
- Është shprehje metaforike për qershitë me krimba, - tregoi i dyti.
22. I PASUR SIKUR MINISTRI
Një qytetar e takoi mikun e tij të varfër dhe papunë, prandaj pas zgjedhjeve në Kosovë e pyeti:
- A dëshiron të bëhesh i pasur sikur ministrat?
- Jo, dëshiroj që ministrat të bëhen të varfër sikur unë, - ia ktheu miku i tij.
23. GABIMI NË FJALI
- A ka ndonjë gabim në fjalinë “Ata që dhunojnë femra të veshura si këngëtarja nuk duhet të dënohen”, - pyeti arsimtari i gjuhës nxënësin.
- Patjetër, sepse fjalia duhet të jetë “Ata që dhunojnë femra të zhveshura si këngëtarja nuk duhet të dënohen”, pasi që këngëtarja është e zhveshur, - u përgjigj i dyti.
24. DY PARAZITË
- Sa bëjnë një dhëndër dembel dhe një nuse grykëse, - pyeti plaku fqinjin e tij.
- Bëjnë dy parazitë, pasi që jetojnë në kurriz të prindërve, - u përgjigj fqinji.
25. DINOZAURI DHE THESARI
- Cili lajm i shtypit është i bujshëm, gjetja e vezëve të dinozaurit 65 milionë vjet të vjetra në Kinë, apo plaçkitja e arit nga ana e komandës së armatosur në vlerë prej 30 milionë dollarësh në Brazil? – e pyeti njëri shokun e tij.
- Lajmi i dytë është më i bujshëm, - tregoi i dyti. – Sepse ari nuk kthehet në bankë, kurse vezët pa asnjë pengesë shkojnë në muze.
26. HAJDUTI DHE KARRIERISTI
- Në cilën vetë të përemrit vetor flasin hajdutë dhe karrieristët? – e pyeti avokati kolegun e punës.
- Karrieristët flasin në vetën e parë, ndërsa hajdutët në vetën e dytë dhe të tretë, - u përgjigj kolegu i tij.
27. SHIKIMI SHTREMBËR
- A ka të drejtë polici ta rrah qytetarin në rrugë? - e pyeti gazetari prokurorin.
- Po, nëse qytetari policin e shikon shtrembër, - ia ktheu prokurori.
28. DIELLI LIND NË PERËNDIM
- Në cilin pikë të horizontit lind dielli? – e pyeti arsimtari i gjeografisë nxënësin.
- Për gjermanët dielli lind në lindje, për shqiptarët në perëndim, - u përgjigj nxënësi.
29. AKREPAT NË QEVERI
- Ç’ janë kryetari me kryeministrin? – e pyeti njëri mikun e tij.
- Janë akrepa, - ia ktheu miku.
- I sjellin ndonjë të mirë popullit shqiptar? – vazhdoi të pyes i pari.
- Asnjë të mirë nuk i sjellin, përveç kancerit, - tregoi miku i tij i revoltuar.
30. TARIFA DOGANORE
- Xha Kujtim, dëshiroj të di çka domethënë zbatimi i tarifës reciproke me Serbinë që po flitet në televizor? - pyeti një djalosh xhaxhain e tij.
- Nip, as unë nuk e di çka domethënë tarifa reciproke me Serbinë, por mbasi po thotë Albin Kurti, mendoj se është punë e mirë, - ia ktheu xhaxhai.
31. ZOTI DHE POPULLI
- A më mirë zoti me e vra ministrin e korruptuar, apo vota e popullit? – e pyeti plaku fqinjin.
- Mos më shtyftë zoti në gjynah… Më mirë është me vra vota e popullit, - ia ktheu fqinji.
32. SHTËPIA E BUKUR
- A më e bukur është shtëpia e kryetarit apo e kryeministrit? – e pyeti nipi hallën.
- Më e bukur është shtëpia e Sokratit. Shtëpia e Sokratit është e vogël në hapësirë, por e madhe në zemër, - tregoi halla.
33. DALLIMI I DERËS
- Ku është dallimi në mes derës së drunjtë dhe derës së hekurt? – e pyeti arsimtari nxënësin.
- Dallimi është se e para është derë e kulturës, e dyta është derë e bankës dhe e burgut, - u përgjigj nxënësi.
34. HAPJA E LEKSIKONIT
- Qysh hapet leksikoni i gjuhës shqipe, prej fillimit apo prej fundit të librit? – e pyeti arsimtarja nxënësin në klasë.
- Germat e para a-b-c, hapen në fillim të librit; germat e mesme m-n-o, hapen në mes të librit; kurse germat e fundit y-z-zh, hapen në fund të librit, - u përgjigj nxënësi, duke lënë arsimtaren gojëhapur.
35. NGACMIMI
- Ç’ke kështu që çalon? – e pyeti njëri fqinjin.
- Shkova në ahur të ushqej bagëtinë, mirëpo mushka në vend se të më falënderonte për kujdesin, më qëlloi me shputë në këmbë, - tregoi i fqinji.
- Mos je pedofil, prandaj të ka sulmuar në vetëmbrojtje? - ia ktheu me habi fqinji.
36. SKANDALI
- Zotëri kryeredaktor, lajmin për skandalin seksual të nxënëses, a duhet botuar në rubrikën politike apo në rubrika e zezë? – e pyeti redaktori i shtypit.
- Nuk ka vend në rubrikën e zezë, botoje në rubrikën politike, - e këshilloi kryeredaktori.
37. DËSHIRA E MIKUT
- A dëshiron të bëhesh deputet në qeveri apo profesor me fakultet? - e pyeti njëri mikun e vet.
- Deputet, sepse kur të bëhem deputet, mund të bëhem po desha edhe akademik, - tha miku i tij.
38. PARA PROVIMIT
- Ç’të pyetën në komision? – e pyeti Agimi kureshtar Samirin që sapo doli prej testimit për punësim në agroteknikë.
- Më pyetën kush e kanë kositur për herë të parë hardhinë, unë thashë dhitë dhe kecat, - tregoi
Samiri.
Pastaj vjen radha e Agimit, dhe komisioni i parashtroi të njëjtën pyetje. Atëherë Agimi u
përgjigj që hardhinë e kanë shartuar dhitë dhe kecat e Samirit.
39. METAFORA E JAVËS
- Ku është dallimi i metaforës gjashtë ditë e shtatë net me shtatë ditë e gjashtë net? - e pyeti njëri mikun e tij.
- Dallimi është se punëtorit i pëlqejnë shtatë ditë e gjashtë net, ndërsa përtacit gjashtë ditë e shtatë net, mbase edhe më shumë net, - tregoi miku i tij.
40. PLESHTI
- A e dini si quhet strehimorja e pleshtit, - pyeti arsimtari nxënësit.
- Po si nuk e dimë, krevat quhet, - u përgjigjën nxënësit.
Suedi, 11.11.2019
|
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues! |
Vlerësimi juaj për lajmin |
|
|
|
|
|
I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Nuk është vlerësuar deri më tani! |
Lexuar:
391 herë
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
NDËRMJETËSIME LETRARE |
E mart, 13 prill 2021 - 22:06 Shtëpia Botuese “ARMAGEDONI”, në prishtinë nxori nga botimi librin: “NDËRMJETËSIME LETRARE – për krijimtarinë e Arif Molliqit”, me autor S... |
Ja çfarë mendonte Faik Konica për Shqipër... |
E premt, 09 prill 2021 - 00:54 Kush më mirë se Faik Konica mund të perifrazojë shqiptarët ashtu siå ato ishin dhe janë. Ai ishte jo vetëm një nga njerëzit më të ditur dhe më... |
më shumë nga - Kulturë » |
|
|
|
|
|