Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Edhe shqiptarët e Maqedonisë duhet ta refuzojnë "minishengenin" e Vuçiqit dhe të Edi Rames!
Publikuar më 15 nntor, 2019 në orën 00:19 ( ) Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Projekti i Minishengenit (si dublifikim i CEFTA-s) që s’është as made in Europe, e as made in Usa, por kryekëput Projekt dhe ide pansllave, me "kumbarët" Aleksandër Vucic dhe Edi Rama, midis shumë qëllimeve djallëzore, ka edhe këto;
1. Ta margjinalizoj edhe më shumë Kosovën, nga mekanizmat rajonal dhe sidomos ata kontinental e global. Duke e mbajtur atë edhe më tej nën kontrollin dhe monopolin: juridik (de jure; në Preambule të Kushtetutës serbe ende figuron Kosova pjesë integrale e Serbisë!); politik e ekonomik serb.

2. Ta dërmoj duke e defaktorizuar; strategjikisht (ëndrra për dalje në deti ende është e gjallë, ku kanë ndryshuar vetëm metodat dhe mjetet) dhe; ekonomikisht (duke tentuar që në emër të tregut dhe qarkullimit të lirë, të monopolizoj pasuritë mbitokësore /që ka të bëjë me turizmin/dhe ato nëntokësore. Tjetër, Shqipëria de facto dhe de jure e certifikon Serbinë, ndërkaq e margjinalizon Kosovën, duke e bërë atë "zorrë qorre" në mënyrë që shumë më lehtë të gllabëroj ekonomikisht atë dhe resurset e saja.
3. Ta dobësojë me pozicionime fillestare Kosovën në marrëveshjen finale që supozohet të arrihet me Serbinë. Tani, historia e ndodhur, ku Kosova ka pase një përvojë të hidhur me "minishengenin" e ish Jugosllavisë, ku Kosova gjatë gjithë kësaj "martese" ishte; 7 herë më e pazhvilluar se sa Sllovenia; 6 herë Kroacia; 5 herë Serbia...Llogaritë plus edhe shkatërrimet e luftës së ndodhur në vitin 199, ku me siguri ky raport me Serbinë ēshtë thelluar dukshëm.. dhe do kuptohet esenca e ngurrimit dhe rezervave që duhet t'i bëjë Kosova, ndajë kurthës së quajtur minishengen Ballkanik!?
4. Shqipëria s'duhet harruar që me Kosovën ka nënshkrua një Marrëveshje, ku ajo merr shumë nga obligimet e mirëmbajtjes së politikës së jashtme. Ideja e minishingenit në fakt nuk është veç një lloj klubi debatik, ku do farkohet imazhi i rrejshëm se gjëja shqiptaret "nga i gjithë rajoni do jenë të bashkuar" dhe nē një ambient të ri gjëja social, politik, ekonomik e kulturor. Por, edhe një "menagjer" i sofistikuar socioekonomik që do kontrollohej ekskluzivisht nga Serbia, dhe padronët e saj Rusia e Putinit.
5. Andaj as partitë shqiptare në Maqedoni, s'do duhej assesi të vetmuara ta Pranojnë një Projekt të tillë... gjithsesi; antishqiptar! Ngase, shqiptarëve politikisht, dielli duhet t'u lind kah perëndimi (BE, USA), e jo kah lindja ( Rusia e Evroazia).

Fadil Maloku

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Nuk është vlerësuar deri më tani!
Lexuar: 243 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vetÃ...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllazÃ...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi