Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
PROFIL I ATDHETARIT – RIZA VATAJ
Publikuar më 06 janar, 2020 në orën 20:58 ( ) Të ndryshme |
Rrit madhësinë e shkronjave
Populli që di ta do atdheun e ka të sigurt të ardhmen e tij!
Populli ynë nuk është pa trima dhe atdhetarë. Në Kosovën e aneksuar nga Jugosllavia, shqiptarët u gjendën para një shtypje dhe dhune të paparë. Gjenocidi i komunistëve jugosllavo-serbë në Kosovë ishte mizori shkuar mizorisë. Dhuna serbe në Kosovë kishte prekur gati tërë popullsinë shqiptare. Në kreaturën e quajtur jugosllavi me mijëra shqiptarë përjetuan dhunën e palirisë dhe të burgut. Në Kosovë rreth 800 qind mijë shqiptarë u morën në pyetje dhe morën dënime nga pushtuesi serb. Ndërsa prej vitit 1945 e deri me 17 shkurt 2008 në Kosovë u vranë ose u likuiduan mbi 55 mijë shqiptarë dhe me qindra mija të tjerë Jugosllavia i shpërnguli në Turqi e vende të tjera.
Në Kosovë nuk ka shtëpi as prag shtëpie pa një të rënë të bukur për liri. Vuajtjet dhe plagët e Kosovës nuk ka libër që mund ti përfshijë të tëra. I tillë është edhe profili i atdhetarit, Riza Vata nga Sallagrazhda e Therandës. Jeta e të rinjëve të kohës së Rizait ishte e rëndë dhe kërcënuese në çdo aspekt. Nuk mjaftohej i riu vetëm të ketë ëndërra dhe shpresa. Liria në Kosovë thërriste nga thëllimat e tokës; shqiptar, këputni prangat e serbit, ndryshe shtypja do të bëhet pjesë e jetës.

Atdheu i do bijtë vet, por edhe atdheun e duan bijtë e saj. Toka e lashtë e Kosovës dardane nuk është pa trima dhe pa dalë zot të vendit. I tillë është intelektuali dhe atdhetari, Riza Vata. Atdhetari Riza Vata, u lind me 02.11.1952 në Sallagrazhdë të Suharekës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje dhe në Mushtisht. Ndërsa Shkollen e Mesme e kreu në gjimnazin, „Jeta e Re“ në Therandë ( ish Suharekë ). Riza Vata i takon brezit të dallëndysheve dardane për një Kosovë ndryshe, të lirë dhe të pamvarme. Udha e lirisë çmimin përherë e ka të shtrenjtë.

Riza Vata, i takon brezit të intelektualëve kombëtarisht të formuar. Idetë dhe mendimet e tij nuk ishin çlirimtare. Pas kryerjes së shkollës së mesme, Riza Vataj regjistrohet në Univerzitetin e Zagrebit, në Fakultetin Filozofik, - dega Filozofi. Mendja dhe krijimi nuk janë të parëndësishme. Riza Vata në Zagreb njihet me shumë bashkëkombas shqiptar dhe studentë të kombeve të tjera. Riza Vata në Univerzitetin e Zagrebit ishte student i shkëlqyer. Rizai si student ishte i shoqërueshëm. Njohja e Rizait me kolosët e antikitetit shqiptarë ishte një dritare e re për studentin me frymë të re. Që në fillim të studimeve në Zagreb Riza Vataj fillon kontaktet me studentë shqiptarë që studionin në Zagrab. Riza aty vënë kontakt me Fehmi e Xhevë LLadrovcin, Rexhep Zhurin, Jakup Hotin etj.

Riza Vata pasi e fliste mirë gjuhën Serbo-Kroate, angazhohet përkthyes në shqip dhe në gjuhën gjermane në një kishë katolike në Zagreb. Gjatë angazhimit të tij përkthyes në Kishën Katolike të Zagrebit, Rizait iu dha mundesia që ta themelojë Revisten „Vatra“. Me këtë rast Riza Vata zgjidhet Kryeredaktor i Revistës "Vatra". Mirëpo, në fillim të vitin e 1977 Riza Vatës i shfaqen probleme në njërën veshkë, ku u detyrua ti nënshtrohej operacionit. Jeta e studentëve shqiptarë në Zagreb nuk ishte aq e lehtë. Shpenzimet e larta memzi pëballoheshin. Skamja në Kosovë ndikonte në xhepin e cekët të studentëve. Në Spitalin e Zagrebit Rizai u detyrua te qendroj mbi 6 javë derisa sa e mori një çik veten. Pasi që e sheh se është përmirsuar nga operacioni, ai paralelisht ndjek edhe studimet dhe aktivitetet me shokët e tij.

Mirëpo, Riza Vata nuk di të digjet nga brenda kraharoroit të ti. Flakët për liri Rizën nuk e lënë të heshtë. Udhëtimet e ti në Gjermani, Itali, Zvicërr e vende të tjera, i japin një përvojë të re në të gjitha aspeket. Me rastin e vizitrës të një delegacioni të komunistëve shqiptarë nga Kosova në Zagreb që kryesohej nga Isa Mustafa, Tomë Berisha, Agim Zatriqi, Riza Vataj mbajti një fjalim të shkurtër por të thuktë për situatën në Kosovë. Në atë tubim situata u tensionua shumë. Musafirët nga Prishtina reaguan ashpër për një vështrim tjetër të realitetit në Kosovë. Por në atë tubim ishte Fehmi Lladrovci i cili u tha troç; Mbahuni, Babë Rizën e çmoj si prindin tim. Kush prekë bacë Rizën, më ka prekë dhe mua“. Të gjithë ulën kokat poshtë dhe ia mbathën.

Janë të shumta aktivitetet e atdhetarit, Riza Vataj. Pas vizitës së ti në Shqipëri në vitin 1979 me studentët shqiptarë të Zagrebit, Riza Vata nis aktivitetin e tij patriotik me bashkëpatriotët e tij në Gjermani dhe Zvicërr. Në Gjermani takohet me bashkëfshatarin e ti, Hysen Gegën. Mirëpo, shërbimi sekret serb, bashkë me sigurimin e Kosovës ishin vu në ndjekje të çlirimtarëve të Kosovës. Ata ndiqeshin dhe vëzhgoheshin hap pas hapi. Kështu më 31 dhjetor të vitit 1980 rrethohet shtëpia e Riza Vatës dhe Hysen Gegës nga policia dhe Ushtria Jugosllave në Sallagrazhdë, duke bërë spektakle për gjëja forcën e tyre. Me këtë rast arrestohet Riza Vata dhe Hysen Gega. Riza dënohet me 5 vjet burg, ndërsa Hysen Gega me 8 vjet burg. Jeta e të burgosurve politik shqiptar në burgjet jugosllave ishte e rëndë dhe poshtëruese. Riza Vatën e dërgojnë në burgun famëkeq të Pozharevcit. Torturat që i përjetoi Riza Vata në burgun e Pozharevcit për mendjen e shëndosh janë të paimagjinushme.

Sipas rrëfimeve të Riza Vatës, në burgun famëkeq të Pozharevcit, mua më futën në një birucë të podrumit të burgut i izoluar krejt nga të tjerët. Torturat i kisha të përditshme, dy deri tri herë në ditë. Stafi i burgut kishte urrejtje të përtejme ndaj shqiptarët që kërkonin mëvetësinë e Kosovës. Gardianët më rrihnin deri sam më përgjaknin dhe më hidhnin në oborrin e burgut midis furtunës dhe acarit. Për një orë më lidhnin për lisi dhe pastaj më futnin brenda e më lidhnin sërish për radiatori. Përkundër torturave më çnjerëzore liria ishte e paprekur në brendësinë e shpirtit dhe të kraharorit tim.

Në mars të vitit 1981 burgu i Pozharevcit u mbush me studentë të arrestuar të Demonstratave të vitit 1981, në mesin e tyre ishte edhe Fadil Vata, Organizatori Politik i Lëvizjes Popullore të Kosoves. Fadili ishte i familjes sime. Por, ti kesh dy të burgosur politik në një burg nga nje familje ishte shumë tragjike për familjet tona. UDB-ja ju kërcënua familjes sime, ju ndaluan hyrjet dhe daljet me miqtë dhe shokët. Familja ime rrëfen Riza Vataj vëzhgohej 24 orë nga UDB-ja dhe spinët e fshatit. Tërë familjes sonë policia ua mori pasaportat që askush të mos ketë mundësi të dalë jashtë shtetit.

Pas kryerjes së burgut, Riza Vata ishte në moshën djaloshare, dmth. për martesë. Mirëpo, Riza ishte i vendosur në të ardhmen e ti. Ai nuk pranon të martohet me shkues, por, shkon vet e ia kërkon dorën e vajzës prindit të vajzës. Prindi i vajzës, Murtez Vehapi edhe ai një patriot i dëshmuar, i thotë, "E paç me jetë djalosh vajzën time"! Lidja e miqësisë së Rizait me familjen e Murtez Vapit i dha gjak e jetë familjes së Rizait.

Veprimtaria patriotike e Riza Vatës ishte e pandalshme. Rizën dy herë tentuan ti bëjnë atentat, por, fal fatit ai dy herë i shpëtoi më të keqes. Riza për shkak të problemit me shëndetin niset për Gjermani. Në Lubjanë ndalet për një ndërhyrje operacioni. Aty takohet me shumë miq. Lufta me shokë e të mirëfilltë është e pakrahasuar. Shokët e punës e të veprimit i kishte, Ruzhdi Saramatin, Alush Kryeziun, Ukshin Hotin, Halil Alidemën dhe shumë shokë të tjerë. Pas përfshirjes së tij në UNIKOMB. Riza Vataj vete në Shqipëri për për përgatitje të ushtarëve për luftë, kundër pushtuesit serb në Kosovë. Riza qëndroi dy vite në Shqipëri, (1991-1992). Gjatë qëndrimit të tij në Shqipëri ai njihet me shumë shokë.

Në ato vlime të mëdha në Kosovë, shtëpia e Riza Vatës në Sallagrazhdë ishte njëfarë forme shtëpia ku përgatitej lufta e armatosur kundër serbisë. Riza Vataj ishhte i paepur në luftën për Liri dhe Pavarësi të Kosovës. Riza Vataj gjatë tërë luftës ai ishte në Kosovë dhe ishte Epror i Larte i Ushtris së Kosovës në Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë. Në atë post ai nuk qëndroi shumë. Në LKQK ai ishte sekretar për disa vite si dhe anëtar i Kryesisë dhe Sekretar i PDK-së për Prizren.

Veprimtaria e Riza Vatës është e gjerë dhe me plotë beteja. Bukurie Kabashi, bashkëshortja e Riza Vatës ishte e bija e Murtez Vehapit, përndryshe nip i Rrust Kabashit. Familja e Bukurie Kabashit, bashkëshortes së Rizait, në të gjitha betejat e familjes Vata me pushtetin serbo-sllav, e ndihmuan dhe ishin krahë i fortë për Rizën dhe shokët e ti. Riza Vata dhe Bukurie Kabashi, e kanë një familje solide, 4 Femijë; Ilirianën, Rozafën, Gjirokastrën dhe Debatikun. Të gjithë janë të shkolluar dhe me arsim superior. Eseja vazhdon…

Atdhe Geci - 2019

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Nuk është vlerësuar deri më tani!
Lexuar: 249 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Duam Përgjegjësi
E mart, 23 mars 2021 - 21:08
Isha duke e shikuar mbrëmë një intervistim të një ish Komandanti të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, madje mund të thosha për atë kohë,edhe le...
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të ...
E diel, 21 mars 2021 - 15:45
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të Fakultetit të Stomatologjisë, Dr. Drita Mulliqi Përteshonit dhe Hajdar Përteshonit Poliklinika 3L, hist...
NUK MË DHIMSEN KËTO VITE TË JETËS SIME, Q...
E enjt, 18 mars 2021 - 00:04
JAM NË VITIN E 50-të, TË VUAJTJEVE TË JETËS SIME DHE, PO I ARRIJ TË SHTATËDHJETAT! PO, A E DINI SE, PO VUAJ JO NGA NATYRA E AS NGA ZOTI, POR, PO VUA...
NJË FOTO-KUJTIM ME SHOKËT E MI TË IDEALIT ...
E premt, 12 mars 2021 - 23:55
Mërgimi është një plagë e rëndë, e hidhur, tepër e përmallueshme! Mërgimtari ka mall të pashlyer për vendlindjen, për tokën, ku u lind e u rr...
NJË KËRKESË IMJA SPONTANE PËRBALLË PROFE...
E merkur, 10 mars 2021 - 20:01
Lajm i hidhur qe për mua dhe jo vetëm për mua, vdekja fizike e profesorit të nderuar atdhetar, Zejnullah Gruda! Profesorin e nderuar, pata fatin që t...
më shumë nga - Të ndryshme »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi