Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
KU ËSHTË KY HYSEN GËRVALLA, QË KURRË NUK JU DËGJUA ZËRI E TË INTERESOHET PËR VËLLEZËRIT E TIJ TË VRARË PABESISHT, JUSUF E BARDHOSH GËRVALLA?!
Publikuar më 12 janar, 2020 në orën 23:32 ( ) Faridin Tafallari | Histori |
Rrit madhësinë e shkronjave
Për mua, Faridin Tafallarin, dy gjëra më kanë ngelur peng, të pa harruara në jetë, nga Hysen Gërvalla...! Për këto dy gjëra nuk mund të heshtë pa i kërkuar sqarim Hysen Gërvallës se, edhe ai tashmë është në buzë të greminës. Ndaj atë duhet ta brejë ndëgjegjja. Atij i ka takuar që, së paku njëherë të vetme ta kërkoj shokun e ngushtë të vëllezërve të tij, Faridin Tafallarin. Meqë ai nuk e bëri një gjë dua të më përgjigjet në këto pyetjet e mia, për ndryshe kurrë nuk do të ia falë... E para, kush ishte ai, që të më kërkonte mua armë për të vrarë vrasësit e vëllezërve Jusuf e Bardhosh Gërvalla. Ai më kërkonte armë për t’i dërguar nga Gjermania në Kosovë, ku ishte ai dhe kush e shtyri t’i kërkonte armë Faridin Tafallarit?!
Hysen Gërvalla në mes Faridin Tafallari në të majtë dhe Nami Ramadani
Unë Hysenin kurrë nuk e kisha parë as nuk e kisha njohur para se të vinte te unë, në orët e vona të mesnatës, në banesën time në Nagold, Haiterbacherstr.75. Pra me ç’të drejtë ai kishte guxim të më kërkonte armë automatike dhe, unë të ia dërgoja atij nga Gjermania për në Kosovë?! Ai ishte i përcjellur nga UDB-a...dhe në prezencën e tyre i bënte këto kërkesa...?! Ky gjoja ishte i kërcënuar nga udbasht e Pejës se, do ta vrisnin dhe ai pa fije frike endej gjithandej me makinë mercedes dhe nuk ia ndiente qoshi për askënd.. Kur ky për shtetin e atëhershëm ishte i ‘’rrezikshëm’’ dhe UDB-a donte ta ‘’likuidonte’’... si m’i kërkonte mua armët, për tu hakmarrë për vëllezërit e tij, pa më njohur kurrë kur, në atë kohë, as nëna ime,që e digjte malli për mua, apo të afërmit e mi, nuk guxonin të më përmendnin emrin nëpër telefona!!? E ti Hysen guxoje që kërkesën tënde, tepër të rrezikshme për kohën, ta bëje nëpër mes telefonit dhe nga i kujt telefon më ke marrë?!...Dua ta di të vërtetën e kësaj kërkese të rrezikshme, por edhe të habitshme shumë se, unë, kurrë në jetën time nuk jam marrë me shitblerje armësh!!! E dyta. Më ka mbetur peng i madh, fjala jote e ulët, natën e atij shkurti tepër të acartë, kur ju ndihmova Ty dhe vëllain tënd Avdylin të kalonit ilegalisht kufirin Gjermani Zvicër, që ‘’nëse na gjen ndonjë e keqe ty Faridin, të mbetet tradhëtia’’!? As sot e kësaj dite nuk mund ta kuptoj, ku ishte qëllimi dhe arsyeja e kësaj fjale, që mu ngul si thikë në shpinë!? Si ka mundësi të mendoje atë gjë të ulët për mua, kur unë isha ai, që për shokët isha gati të vdisja në këmbët e tyre?! Isha unë ai, që ju kisha pritur në banesë me të gjitha të mirat, dhe jo pak, por plot dy javë, ku as me cigare nuk arrija tu ngija se,pinit 10 paketa për një natë...E as u brengosa për dëmin e tymit të cigareve, që thithnin edhe fëmijët e mi të vegjël fare, në atë kohë! Ju shërbeja me kënaqësi se, ishit vëllezërit e Jusufit e të Bardhoshit! ...Nuk përtova e as u tuta, duke ju shoqëruar nëpër udhë e pa udhë, në errësirë, në borë e ngricë, vetëm e vetëm t’ju dorëzoja te shokët matanë kufirit, të cilët nuk vonuan as dy minuta e i takuam, duke udhëtuar për ju afro 150 km nga ku banoja une....E pra kurrë hallall mos të koftë as buka e as gjithë ai mund e sakrificë e imja, gjë që e bëra vetëm për të paharruarin,shokun tim të idealit Jusufin e jo për Ty o faqezi!!!! Dhe ti o mendjeshkurtë, kur ne po i prisnim shokët këtej kufirit në Gjermani, ashtu si e kishim lënë fjalën, për ta kaluar kufirin ilegalisht, për vonesën dyminutëshe të shokëve, që edhe ata po sakrifikonin për ju, lëshove atë fjalën e rëndë... Por ata vetëm sa i kaluan kufirin dhe mua më duhej t’ju çoja deri në Delemont. E lamë që, në një vend larg kufirit me u takua te një pomp benzini dhe shokët u kthyen dhe ata e unë vazhdova dhe i dorëzova te Hasan Mala, në qytetin e Delemontit. I lashë aty për të paraqitur për azil... As vet nuk e di se si u ktheva dhe si udhëtoja me kokën plot mendime, që, nuk mundesha ta besoja e si ta gjeja arsyen e fjalëve të Hysenoviqit, më shkurt të pordhëve të Hysenit, që mua më kushtuan shumë... Tash po sqaroj pak edhe parathënjen e kësaj ngjarje...Këta të dy, Hyseni dhe Avdyli kishte kaluar në Shqipëri dhe nga Shqipëria (sipas tregimeve të tyre), pas dy javë Hysenin dhe Avdylin i kishin drejtuar me ndihma apo pa ndihma, nuk e di, por erdhën në Nagold te unë dhe ndenjën përafërsisht dy javë, duke i pritur si zotni. Unë shkoja në punë me turne dhe punoja si i trent dhe kur kthehesha duhej të ju bëja muhabet deri sa ata të donin, sepse ata ishin të pushuar e për mua nuk ju hante palla se kisha punuar me akord tërë natën... Dikur vonë bija në shtrat dhe herët zgjohesha se, zotri Hyseni donte kafe me lezet, sikur të ishin diku në ndonjë hotel ku me e dit sa luksoz... Në natën që erdhën, diku nga mesi i natës, nuk e di kush i solli, por unë nuk e pashë, se ishte errësirë, po e dëgjova Hysenin, kur i tha tash çdo gjë është në rregullë, ktheu... Unë u gëzova së tepërmi kur i pashë se, ishin vëllezërit e Jusufit dhe të Bardhoshit, u gëzova pa masë, se rregullisht i kisha të freskëta kujtimet dhe parashikimet e Jusufit dhe të Bardhoshit. Po sa hypëm në katin e sipërm, u pyetëm shkurtimisht...më thanë se, ne kemi ardhur direkt nga Shqipëria te ti Faridin Tafallari, se ashtu na kanë udhëzuar ata nga Tirana se, (ata na kanë thënë) ne ju garantojmë të shkoni vetëm te Faridin Tafallari... Po mirë shumë, por thanë se, jemi me pasaporta të huaja dhe na duhet t’i djegim në prezencën e të treve, ashtu edhe u bë. Dhe, pas pak ditëve, u morëm vesh me Hasan Malën se, si do t’ja bëjmë për t’i kaluar nga Gjermania në Zvicër... Kështu që, pas dy javësh, unë me ata të dy u nisëm, që në ora 12 të natës të arrinim në Bazel te kufiri dhe aty po prisnim si e kishim planifikuar me orë të caktuar bile edhe me minuta... Kur minutat u afruan dhe ishin në pyetje sekondat e fundit të takimit, Hysen’’trimi’’, në vend që të më falenderojë, më thotë:’’ eeooo o Faridin Tafallari, në se më gjen mua ndonjë e keqe (vrasje), atëhere kjo tradhëti ty do të mbetet...!!!???.’’ Ne me Hasan Malën ishim marrë vesh se, takimi do të ishte te kufiri në stacionin e Trenit aty afër diku në Gjermani-Zvicër dhe, çka ndodhi në atë moment sa ishim duke i pritur shokët të kalonin nga kufiri e të vinin te ne, ku po i pritnim. Por nuk kanë kaluar as disa sekonda dhe shokët erdhën pikërisht aty, ku i kishim lënë takimin Gjermani-Zvicër....! Përse ky faqezi dyshoj te unë që, sa e sa herë i kisha dalë në ndihmë familjes së Jusufit dhe të Bardhoshit. Nëna a Hysenit Ajshe Gërvalla, njëherit ishte edhe nëna ime! Erdhi te unë dhe i rregulloj dokumentacionet për pensionin dhe dëmshpërblimin e Bardhoshit, që arrinin shumën e 60/70 mijë DM, të cilat i morën me vete nën Ajshja dhe shoqja e Bardhoshit, Tusha. Kush i muar këto obligime mbi vete? Faridin Tafallari dhe kur i pashkëputur nga puna... Në janar të vitit 1991 erdhi përsëri nënë Ajshe me Suzanën dhe Premtonin, të cilët i pritëm më së miri, sikur të ishin në shtëpinë e tyre.... A s’isha unë Faridin Tafallari, që i pranoj Hysenin dhe Avdylin, në orët e vona të mes natës, që erdhën si kaçakë mali te unë në Haiterbacher str.75, në Nagold me pasaporta falso (të huaja)?! Ata i dërguan në adresë te Faridin Tafallarit, në besim të plotë, se ishin të garantuar nga Shqipëria, vetëm te Faridin Tafallari!!!... A ishte kështu, a të kujtohet o Hysen, kur dy pasaportat i dogjëm në banjën time?!... ... Po garancin kush ja bëri Suzanës, që të vinte nga Tirana në Nagold?! E pra nga kush ju bë garancia dhe cili i pagoi 4000 DM?! Për mua, në atë kohë, as gjë nuk ishin markat për sigurimin e saj, por ishte në pyetje nderi, dashuria dhe respekti, besa dhe përkujdesja për familjen e Jusufit të Madh!!!... Ajo erdhi në duartë e njerëzve të saj të sigurtë... ajo erdhi si zonjë e nderuar drejt e te Faridin Tafallari, në gusht të vitit 1985! Erdhi të merrte rrobat dhe arkivin e bashkëshortit të saj, të të Madhit Jusuf Gërvalla, e atij njeriu të rrallë, shokut e mikut tim më të shtrenjtë, ku shumë gjëra dhe arkivin e tij,menjëherë pas vrasjes e morripolicija kriminale e Heibronit. Së bashku me Suzanën shkuam në Heilbron dhe të dy i morrën teshat e Jusufit dhe Bardhoshit nga organet shtetërore të Gjermanisë. Rrobat e tyre ishin të gjakosura dhe të shpuara nga plumbat e armikut dhe të tradhëtarëve shqipfolës. S’po di a i kujtohet Suzanës, kur më tha, që Faridin unë këtë arkivin dhe këto dokumentacione, për shkak sigurie do t’i lë tek ti, se vetëm këtu tek Ti janë të sigurta. Dhe unë ju përgjigja me plot gojën se, oj Suzanë, mos ke merak se, do t’i ruaj si sytë e ballit...!!! Dhe tjetra, a të kujtohet oj Suzanë, kur të pyeta se, a ka mundesi që, me lejen tënde, t’i përdor disa nga këto dokumente nëse shkruaj diçka, ndoshta do të më duhen edhe mua, sepse, jam duke e shkruar librin ”Terror, Dhimbje, Qëndresë”?... Po, më the! PO! Faridin, merr dhe fotokopjo çka të duash dhe përdori ti por, përdori vetëm për vete. Sepse, nga arkivi i Jusufit nuk do doja që, t’i ketë edhe dikush tjetër, pos teje...!!! Unë të thashë se, nga arkivi i Jusufit, askujt dhe asgjë nuk do t’i jap dhe përkëtë të jesh e sigurtë, vetëm se, unë i thashë përsëri Suzanës, do t’i publikoj disa prej këtyre, meqë ti më the çka të duash përdor!... A nuk ishte kështu biseda apo marrëveshja jonë, oj Suzanë??! E çka po flet Donika jote nëpër njerëz, lart e poshtë, nëpër ata njerëz, që Jusufi kurrë nuk i ka dashur t’i shohë e jo më t’i takojë, se, ata kishin të tjera pikpamje e ide dhe Jusufi nuk e ndiqte atë rrugën e tyre. Sot, disa po lehin se, na paskan qenë shokë dhe bashkëveprimtarë me Jusuf Gërvallën!? Dhe, ato çka i thonë ata, janë vetëm gënjeshtra e në veçanti e para është Donika jote oj Suzanë, duke thënë se Faridini e ka keqpërdor arkivin e babit...!?! Këtë detyrohem ta theksoj me forcë se, vitet po ikin dhe kohët po ndryshojnë nga dita në ditë, dhe më e keqja,më e papranueshmja për mua, njeriun e ndershëm e të pakompromis, nga e bardha në të zezë, ndaj ato të gjitha janë gënjeshtra të kulluara, janë si drita në errësir...Sepse, në atë kohë Donika ishte vetëm 8 vjeçare, fëmijë, vogëlushe dhe. kjo Donika Gërvalla Schwarz, atëhere nuk dinte asgjë, por tash u rrit e besa ju rritë edhe më shumë me mend dhe del e thotë, pa pikë turpi se, Faridini e ka keqpërdorur arkivin e babit, që ja la mami në ‘’besë’’. Donikë, ti vërtet ke qenë e vogël, shumë e vogël, por i ka takuar nënës tënde të të tregonte se, si kanë qenë punët dhe rendi. Por, ajo nëna jote, Suzana, duhej të të sqaronte se, si kanë qenë PUNËT për atë KOHË...dhe jo të të ‘’ushqejë’’ me atë, që, si i konvenon asaj sot, për interesat e saj, por si ka qenë e vërteta dhe realiteti!!! Suzana e di fare mirë se, si i kemi mbajtur lidhjet sa ishte këtu, edhe pasi shkoj ajo në Shqipëri dhe, e di se, kush interesohej për shumë punë, që mbetën për t’i kryer këtu dhe se, cilit ia besuan që, ajo t’i mbante lidhjet! Besoj e di dhe s’mund ta mohojë që, ai ishte Faridin Tafallari!!! Ajo shkoi në Shqipëri nëpër mes Ambasadës së Shqipërisë në Vienë të Austrisë, ku ishte ambasador Ëngjëll Kolaneci, i mirënjohuri dhe mësuesi ynë, që mbante lidhjet me organizatat ilegale të cilat vepronin jashtë në Evropën Perendimore, që na ka ndihmuar dhe na ka këshilluar në shumë drejtime, për shumëçka, si askush tjetër... Edhe, si një njeri a si një shok më i besuari edhe me këte me lanë mua për të mbajtur lidhjet, si ndërlidhës. Kështu jemi marrë vesh nëpërmes ambasadës së Shqipërisë, ambasadorit Engjëll Kolaneci, Vien-Tiranë dhe anasjelltas. A të kujtohet se sa herë ju desht të shkonte Faridini Shtutgart-Vienë dhe anasjelltas? A po të kujtohen sa herë ka shkuar vetëm për bagashin tënd për ta çuar deri në Vienë? Kujtoji këto e edhe shumë të tjera dhe tregojua, jo tjetërkujt, së paku fëmijëve tu!?... JU NUK U TREGUAT aspak mirënjohës se, Jusufi e Bardhoshi, nuk ishin të Faridinit,por i takonin popullit, kombit, shqiptarisë! Ju vepruat si injorantë apo edhe më i keq se armiku ndaj meje, Faridin Tafallarit dhe ndaj familjes time, sepse askurrë nuk menduat edhe për rrezikun, që edhe Faridini rrezikonte si për vete dhe familjen e tij këtu, por edhe për ata,që kishte në Kosovë, prindërit,vëllezërit e motrat e të afërmit e tij! Kurrë nuk e menduat se, shoku i tyre dhe shoku më i besuar dhe më i afërt ishte Faridin Tafallari, i cili ndiqej këmba këmbës për veprimtarin e tij kundër Jugosllavisë titiste! Ai Hyseni, baci ynë, kurrë nuk u tregua njeri korrekt...E me ato ato ’’filozofirat’’ e veta. Mos vallë mendonte se ne nuk kuptonin gjë? Jo or jo Hysen Gërvalla, i kuptonim të gjitha, por ishim të dëgjuar, të ndershëm, të besës dhe sakrifikonim për komb e atdhe, bashkë me vëllezërit e tu!!!...Baci ishte dhe ashtu u vjetrua pa e nderuar dhe pa e njoh dashurinë e tyre, që kishim për ata dhe, kjo sipas Hysenit, ai na paska marrë për budallej!?.. Dredhacak, që as vetë nuk dinte çka të thoshte më parë dhe për së dyti a i harronta apo nga mos korrektësia tij i ndryshonte fjalët e thëna më parë... Atij as i ka ardhur dhe as i vjen era njeri!!! Të pamirënjohës, të pakarakter dhe, si përfundim shumë shpesh i kam bërë pyetje vetes time, athua vallë për çfarë njeriu më llogaritën këta, që kurrë nuk u treguan si shok e si mik i ngushtë, më i ngushtë i Jusufit dhe Bardhoshit, se, aty në rreth ka pasur edhe shokë të tjerë. Dhe leri ato, prroçkat e Donikës, që flet si e ’’ëma Zeqos, maje thanës’’ se, atëhere nuk paska pasur shokë të tjerë me familje afër tyre por ju deshtë të gjente një shok si Faridin Tafallari, që banonte me familjen 100 km. larg tyre!?!... Eu, gënjeshtër sa e madhe dhe tepër e ulët! Por tek Faridini ka qenë në pyetje BESNIKËRIA E FORTË dhe VENDOSMËRIA E PATJETERSUESHME e imja!!! Më duhet të ja them edhe këte se, asnjëherë nuk erdhën për ngushëllime as për babain, as për nënën, as për vëllaun, as për motrën, që më vdiqën me
Ai Hyseni, baci ynë, kurrë nuk u tregua njeri korrekt. E me ato ato ’’filozofirat’’ e veta. Mos vallë mendonte se ne nuk kuptonin gjë? Jo or jo Hysen Gërvalla, i kuptonim të gjitha, por ishim të dëgjuar, të ndershëm, të besës dhe sakrifikonim për komb e atdhe, bashkë me vëllezërit e tu!!!...Baci ishte dhe ashtu u vjetrua pa e nderuar dhe pa e njoh dashurinë e tyre, që kishim për ata dhe, kjo sipas Hysenit, ai na paska marrë për budallej!?.. Dredhacak, që as vetë nuk dinte çka të thoshte më parë dhe për së dyti a i harronta apo nga mos korrektësia tij i ndryshonte fjalët e thëna më parë... Atij as i ka ardhur dhe as i vjen era njeri!!! Të pamirënjohës, të pakarakter dhe, si përfundim shumë shpesh i kam bërë pyetje vetes time, athua vallë për çfarë njeriu më llogaritën këta, që kurrë nuk u treguan si shok e si mik i ngushtë, më i ngushtë i Jusufit dhe Bardhoshit, se, aty në rreth ka pasur edhe shokë të tjerë. Dhe leri ato, prroçkat e Donikës, që flet se, atëhere nuk paska pasur shokë të tjerë me familje afër tyre por ju deshtë të gjente një shok si Faridin Tafallari, që banonte me familjen 100 km. larg tyre!?!... Eu, gënjeshtër sa e madhe dhe tepër e ulët! Por tek Faridini ka qenë në pyetje BESNIKËRIA E FORTË dhe VENDOSMËRIA E PATJETERSUESHME e imja!!! Më duhet të ja them edhe këte se, asnjëherë nuk erdhën për ngushëllime as për babain, as për nënën, as për vëllaun, as për motrën, që më vdiqën me sy qelë për mallin tim, se nuk më panë me dekada. Por ata as njëherë nuk e kapën telefonin për ta ngushëlluar as Zaden, shoqen time, që edhe asaj i vdiqën babai, nëna, dy vëllezërit, dy motrat dhe pa i numruar edhe sa e sa të afërm të tjer...Ndaj, a ka kush që, të më bindë se, këto sjellje të tyre nuk janë gjë me rëndësi dhe nuk ka asgjë të keqe?! Por JO JO JOOO! Këta e keqpërdorën, përkujdesjen, nderimin, respektin, sjelljen time më se njerëzore dhe tepër korrekte ndaj tyre!!! Dhe e gjitha kjo, le t’ju mbetet në ndërgjegjjen dhe turpin e tyre! JUSUFIN E BARDHOSH GËRVALLËN unë dhe familja ime, do t’i kemi për jetë në zemërat tona, ashtu siç i kemi me dekada dhe, do të jetojmë me mendje e me shpirt bashkë me TA! TRE YJEVE TË PAVDEKËSISË, JUSUF KADRI, BARDHOSH, Lavdi e përjetshme dhe e pa harruar! ATA do të mbeten në brezat e ardhshëm si një shembëlltyre e pazëvendësuar për atdhedashurinë dhe tokën e tyre të shtrenjtë!!!


Ajshe dhe Suzana Gërvalla me Kosovare Tafallari dhe Faridini në
Nagold Janar 1991

Faridin Tafallari, me Suzanën Premtonin, Donikën dhe Ergonin, Tiranë në Gusht 1985!
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Faridin Tafallari
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Nuk është vlerësuar deri më tani!
Lexuar: 429 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Fuqitë ushtarake të palëve ndërluftuese g...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:20
Lufta e Kosovës, paraqet ndeshjen ushtarake të qartë të demokracisë perëndimore, ku edhe ne Shqipëtarët aspirojmë më në fund të integrohemi dhe...
ENVER HOXHA TË SHPALLET KOMANDANT NDERI I U...
E premt, 16 prill 2021 - 00:41
RIBOTIM Duke u bazuar në fakte të pamohueshme sipas veprimtarisë së brezit të Enver Hoxhës dhe dokumenteve origjinale të pamohueshme origjinale n...
Skenari i rrezikshëm, për ndarjen e tokave ...
E mart, 13 prill 2021 - 22:00
Letër publike, Kolonel Dilaver Goxhajt I nderuari Shpëtim Golemi, po të drejtohem me nofkën e luftës, si Zëvendës Komandant i Shtabit të Përgji...
Një sqarim i detyruar për luftimin në Kosh...
E diel, 11 prill 2021 - 19:40
Si përherë, edhe në 9 prillin e vitit 2021 u përkujtua me madhështi të madhe, si asnjë luftim tjetër i UÇK-së, “fitroia” e një “beteje” ...
Arsyet e bombardimit të Jugosllavisë nga N...
E premt, 09 prill 2021 - 22:49
Në përgjithësi është trajtuar nga burime të ndryshme dhe arsye të ndryshme janë theksuar, disa herë edhe kontradiktore a të kundërta mes burimev...
më shumë nga - Histori »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi