Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
AKTIVITETI PRAKTIK I UDB-së NË KOSOVË
Publikuar më 16 janar, 2020 në orën 18:11 ( ) Tafil Duraku | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Rreziku që u kanosej shqiptarëve të Kosovës dhe të viseve të tjera shqiptare në ish-Jugosllavi, nuk ka kaluar kurrënjëherë në histori dhe nuk kaloi as njëzet vjetë të plota pas luftës së lavdishme të UÇK-së.

Në këtë pikëpamje, UDB-a shqiptaro-titiste dhe KOS-i shqiptaro-titist kanë fituar në kohë dhe hapësirë, në të ashtuquajturën “Republika e Kosovës” (sajesë po e tyre), duke i forcuar dhe ripërtërirë pozitat e tyre me servilë të të gjitha llojeve e ngjyrave, sepse, janë vetë UDB-ashët dhe KOS-istët shqiptaro-titistë ata që, fatkeqësisht, i kanë krijuar rrethanat në “Republikën e Kosovës” dhe vetë “Republikën e Kosovës”, si pjesë të projektit të tyre jugosllav e shqiptaro-titist, si republikën më të re antishqiptare, “Newborn”, për ta sajuar më vonë parullën, vitin që sapo lamë pas, “The united states of Albania”(Sic!)…
Këtë fitore në kohë dhe hapësirë ua ka mundësuar i ashtuquajturi SHP i UÇK-së dhe kategoria e tij shtabore e të “burgosurve politikë shqiptarë” në “Republikën e Kosovës” dhe jashtë saj. Por, pyetja që duhet të shtrohet këtu, është, se: A është fajtor vetëm SHP i UÇK-së apo edhe krahu i saj në Tiranë? Përgjigjja e saktë është: Të dy janë fajtorët kryesorë që i kanë dhënë hapësirë dhe kohë antishqiptare në dispozicion një strukrture puro serbo-jugosllave e shqiptaro-titiste, siç është LDK-ja e Ibrahim Rugovës&Co e Isa Mustafës, tash.

Menjëherë pas përfundimit të luftës së UÇK-së, ata e këta UDB-asho - KOS-istë shqiptaro-titistë, me kategoritë e tyre të të “burgosurve politikë shqiptarë”, i arritën rezultatet e para antiUÇK-ë, kur e çarmatosën dhe e kthyen UÇK-në në TMK, e lanë vetëm për ndërhyrje emergjente. Pastaj, e formuan komisionin për hetimin e “krimeve të luftës” së UÇK-së. Nisën aksionin LDK-Ndërkombëtar për mbledhjen e armëve të UÇK-së dhe çarmatosjen e luftëtarëve të saj. Nisi një luftë e paparë dhe e pashpallur e LDK-së&Co në kurriz të UÇK-së dhe të luftëtarëve të saj, që kulmoi me dënimin e tyre, por, jo vetëm. U goditën dhe po goditen pikat e forta të UÇK-së, madje, shkuan aq larg sa i larguan prej vendeve të tyre të punës në TMK e gjetkë, në institucione civile.

Ky, pra, ishte aktiviteti praktik i UDB-së dhe KOS-it shqiptaro-titist në kurriz të shqiptarëve që e bënë dhe e organizuan luftën shqiptare për liri dhe bashkim kombëtar. Ajo luftë dhe Betimi i saj për bashkim kombëtar ka mbetur therrë në syrin “patriotik” dhe “shqiptar” të UDB-së dhe KOS-it shqiptaro-titist të LDK-së&Co e saj “kosovare” e “kosovariste”, “patriotike” e “shqiptare” në “Republikën e Kosovës”(!).

Për këto që i thamë shkurtimisht, me këtë rast, kemi shkruar e shkruar mjaftueshëm. Por, e keqja është se aktiviteti praktik antishqiptar i UDB-së dhe KOS-it “patriotik” e “kombëtar” shqiptaro-titist, vetëm i ka ndërruar metodat e punës dhe të veprimit po “patriotik” e “shqiptar”, në vijimësi, duke i goditur njerëzit e UÇK-së dhe për më të rrezikshmit i ka përzgjedhur analistët e pathyeshëm politikë shqiptarë, veprimtarët puropolitikë shqiptarë, ata që nuk ka mundur t’i thyejë e t’i bëjë për vete me asgjë, as me para dhe as me pozitat që ua ka ofruar. Dhe, duke mos mundur t’i arrijë objektivat dhe qëllimet “patriotike” e “kombëtare”, antishqiptare, LDK-ja e ka vazhduar aktivitetin e saj praktik të UDB-së “shqiptare” gjithandej “Republikës së Kosovës” dhe “institucioneve” të saj, me metodat më perfide të survejimit dhe përndjekjes antishqiptare në kurriz të më shqiptarëve sot.

Dhe, në këtë rast, për ta zbardhur aktivitetin e saj “patriotik”, “kombëtar” e “shqiptar” (të LDK-së udbasho-kosiste, pra), do ta marrë shembull vetveten, pra, autorin e këtij shkrimi dhe qindra të tjerëve që po u kundërvëhen forcave më regresive në historinë e re të shqiptarëve, kundër forcave renegate e reaksionare të LKJ-LKK-LDK-së&Co.

Por, çfarë ndodhi dhe po ndodhë në kurrizin tim shqiptar? A po thyhen në kurrizin tim shqiptar të gjithë skenarët “patriotikë” e “shqiptarë” të LKJ-LKK-LDK-së&Co e forcave të tjera “patriotike e shqiptare” të saj, mbështetur nga kategori të caktuara të të “burgosurve politikë shqiptarë”, për ta shuar e zhbërë aktivitetin tim e të shumë shokëve të pathyeshëm shqiptarë.

Në pika shumë të shkurta, do të përpiqem t’i them të gjitha të zezat që m’i bënë e organizuan njerëz të UDB-së dhe të KOS-it shqiptaro-titist LKJ-isto-LKK-isto-LDK-istë&Co, që janë kthyer prej “komunistëve” në “demokratë” e “internacionalistë”, duke qenë edhe “komunistë paci(t)fistë” e antishqiptarë të rryer e të vërtetë, sepse, shikuar edhe më herët, rrënjët e tyre kanë qenë ballisto-zogiste dhe esatpashëtoptaniste e “legalitetiste”, ku i kanë (për)forcuar rrënjët dhe pozitat antishqiptare, e, një gjë të tillë mëse shumti ua ka mundësuar “UÇK-ja”, SHP i saj dhe Tirana “shqiptare”.

Sapo fillova të punojë në Edicionin e Librit Rilindja, në 1 shtator 1984, gjatë kohës sa isha në Panairin e Librit në Gjilan, UDB-ashët dhe KOS-istët e Edicionit Rilindja, ma kishin ndërsyer UDB-në jugosllave, duke çuar fjalë (përmes agjentëve të tyre) në familjen time, në Burojë të Drenishtës, se, “Tafili është burgosur”. Nëna, ndjesë pastë ishte mërzitur pa masë dhe babai, ndjesë pastë, kishte dalë të më kërkoj e të marrë vesh për vendndodhjen time. Pasditën që u ktheva nga Panairi i Gjilanit, pashë një ëndërr të çuditshme… dhe u nisa për në Burojë. Sapo arrita në fushën e lagjes, djali i axhës, Xhela, sapo më pa ia plasi vajit. Përnjëherë, mendova se mos kishte vdekur ndokush i familjes. Po, ne e dimë që je në burg prej dy javësh. Bali Shaban ka dalë nëpër miq të marrë vesh diçka për fatin tënd, e tezja Azize është sëmurë, nga dhembja për Fadilin e burgosur dhe për burgosjen tënde…

UDB-a shqiptaro-titiste, në këtë mënyrë kishte ngritur kurthin për kapjen dhe burgosjen time. Por, kurthi i nazmirrahamninoviçëve, sabrihamutoviçëve e abdullahqeneleviçëve UDB-asho – KOS-istë, ra dhe u dogj, falë pjekurisë sime politike, njerëzore e atdhetare, kombëtare e shqiptare.

Pastaj, pas një presioni të dështuar dyvjeçarë politik e “shqiptar” të udhëheqësve e shefave (lexo: çenefave) udbashë e kossistë të Edicionit të Librit Rilindja (ose Ndërmarrjes Botuese “Rilindja”), për të më anëtarësuar në LKJ-në e tyre antishqiptare, dhe, pas një ridështimi për të më detyruar të punojë për interesat e tyre “patriotike” e “shqiptare”, zgjodhën të më sulmojnë fizikisht përmes një UDB-asho – KOS-isti të tyre të zgjedhur, njëfarë Abdullah Zeneli (Lexo: Qeneli), asokohe shef i shitjes, pikërisht, sipas skenarëve, para Pallatit të Shtypit Rilindja, ku, u detyrova ta mbrojë vetveten dhe për vetëmbrojtjen time të detyruar, UDB-a gjyqësore më dënoi mua më shumë, sesa sulmuesin UDB-asho – KOS-ist.

Dhe, gjatë kohës së vuajtjes së dënimit në Burgun e Prishtinës, përmes milicisë së tyre udbasho-kosiste, nga Drejtori po UDB-asho – KOS-ist i N. B. “Rilindja”, njëfarë Nazmi Rrahmani-noviçi (i cili, asokohe, tërë ditën rrinte në telefon duke u dhënë udhëzime shokëve të tij UDB-asho - KOS-istë, që të thyhem…). Por, gjithmonë dështuan. Nuk më sulmuan fizikisht, sepse, nuk e gjetën but, por, zgjodhën goditjet politike, ekonomike, financiare, e, pas 2006-tës, përmes UDB-ashit dhe KOS-istit të tyre të besuar, Damut Demaku-çkoviçi&Co, zgjodhën edhe krimet e natyrave të tjera “patriotike” e “kombëtare”, për ta ndërprerë aktivitetin tim shqiptar. Por, kjo nuk do të ndodhë kurrë për t’gjallë timin.

E, tash, 20 e sa vjetë pas luftës së UÇK-së, kanë zgjedhur mënyra e metoda perfide të krimit të marrëveshtur dhe të organizuar, duke më goditur tinëzisht për aktivitetin tim politik puroshqiptar dhe goditjet janë të vazhdueshme e të pakëputura, për të “dëshumar se nuk jemi ne ata që ia bëjmë këto të zeza një poeti, shkrimtari dhe analisti politik shqiptar” (Sic!)

Gati dhjetë vjetë para luftës së UÇK-së (1989), shkie e shqiptarëshkie të LKJ-LKK-LDK-së ma dogjën banesën, në Prishtinë. Bile, më antishqiptarë ishin “shkiet” e LKJ-LKK-LDK-së së Fadil Hoxhës sesa serbët e Beogradit, të cilët (tele)dirigjoheshin prej “shqiptarëve” të mëdhenj e të njohur, si njëfarë deputeti i përjetshëm federativ Jugosllav, Nazmi Rrahmani-noviçi (“shkrimtar i njohur”) dhe njëfarë “doktori i shkencave” (lexo: shkelmave dhe “kritik letrar”), Sabri Hamuti-toviçI me shokë e me diploma të fituara gratis, që u jepeshin “shefave” e “shqiptarëve” të njohur për të ‘shitur’ mendjemadhësi “patriotike” e “shqiptare”, sikurse njëfarë Abdullah Z(Q)eneli-eviçit me soj e sorollap.

Menjëherë pas luftës së UÇK-së, të gjithë që e kishin sharë luftën e UÇK-së dhe luftëtarët e saj u bënë udhëheqës e drejtorë, me ndihmën e të emëruarit të UÇK-së për zgjedhjen e ku(a)dra(o)ve në kulturë e kudo tjetër dhe tek ne, në Redaksinë e Edicionit të Librit Rilindja e emëruan drejtor njëfarë Da(m)ut Demaku-çkoviçin, të cilit nuk iu ndie zëri, derisa e forcoi pozitën e tij UDB-asho – KOS-iste me shokët dhe shoqet e tij UDB-asho – KOS-istë të “Ministrisë” së Kult(sh)ur(r)ës(Sic!), i cili del e zgërdhihet në çdo ekran televizori dhe ‘shet’ “atdhetarizëm” e “atdhedashuri” dhe pas shpine t’i bën njëmijëenjë të zeza, me ata që u jep punë fshehtas. Këto metoda të UDB-së “patriotike” e “shqiptare” të da(m)utdemakuçkoviçëve e nazmirrahmaninoviçëve me shokë e shoqe i njoh dhe i kam përjetuar e po i përjetoj vazhdimisht, prandaj, besoj se i njeh shumë mirë çdo shqiptar i pjekur dhe i paanshëm.

Katër emrat emblematikë që e shkatërruan Edicionin e Librit Rilindja, janë Nazmi Rrahmani-noviçi, Sabri Hamuti-toviçi, Abdullah Z(Q)eneli-eviçi dhe Da(m)ut Demaku-çkoviçi&Co e tyre “patriotike” e “shqiptare” në “Ministrinë” e Kult(sh)ur(r)ës. Në 2006, me vendime politike të nënshkruara nga njëfarë ministri plaçkitës e hajn ordiner sikurse ata, Astrit Haraçia, që e kishte bërë rrush e kumbulla pasurinë e babait të vet e s’po ta bënte rrush e kumbulla buxhetin e Ministrisë (mutindustrisë së LDK-së) që e drejtonte (Këtë e ka thënë vetë, publikisht, në TV)!...

Kryesisht, krejt aktiviteti i tyre ishte që të më pengonin mua, autorin e këtij shkrimi, që të mos vija në krye të Edicionit të Librit Rilindja, duke e përzgjedhur (pa të drejtë dhe pa konkurs) nga “Ministria” e Kultshurrës sharësin më të madh të UÇK-së, të luftës dhe të luftëtarëve të saj shqiptarë, njëfarë Sylejman Aliun. Por, u hasi sharra në gozhdë, prandaj e detyruan ministrin Haraçia (he, të gjallë e të vdekur…!) ta nënshkruante një vendim politik dhe të na i ndërpriste të ardhurat personale, ne punonjësve, dhe financimin e veprimtarisë botuese për Edicionin e Librit Rilindja, për çka kontesti gjyqësor vazhdon pa pushim, që nga 2006-ta.

Më 4 Nëntor 1999 u bë një atentat ndaj meje, në Restorantin e Pallatit Rilindja, nga krimineli dhe vrasësi serik ordiner i Ibrahim Rugovës, i (para)paguar nga LDK-ja, njëfarë Gani Geci&Co. Shkak ishte një shkrim imi për Dëshmorin e njohur shqiptar Abedin Rexha – SANDOKANI. Atentatin ndaj meje e koordinoi UDB-ashja Naime Beqiraj (një “poete” e dështuar”), e cila erdhi në restorant dhe e pyeti kolegen time të punës se edhe “sa do të qëndronte në restorant”… (Për këtë rast ekziston deklarata ime e plotë, dhënë Policisë vendore dhe ndërkombëtare…) Ka shkruar shtypi atëkohë, por jo edhe shtypi “patriotik” e “shqiptar” që kontrollohej nga Ibrahim Rugova&Co dhe LDK-ja antishqiptare e vrasësve me pagesë. Të bëhet atentat ndaj një reporteri lufte e të mos thuhet asnjë fjalë! Mund ta merrni me mend çfarë forcash “patriotike” e “shqiptare” janë ato forca. Rastin e ka pasë polici ndërkombëtar Jon Holliday, por, Gani Geci ka vazhduar të vrasë njerëz të tjerë dhe të qëndrojë i lirë, në shtëpi (Sic!)…

Pas vitit 2006, kërcënimet e tij UDB-asho – KOS-iste, Da(m)ut Demaku-çkoviçi i vazhdoi në format e tij perfide udbashko-kosiste, duke më dërguar hajna në shtëpi për të m’i vjedhur e shkatërruar pajisjet e mia kompjutorike dhe shkrimet e mia kundër tij dhe UDB-së së tij e shokëve të tij udbasho-kossistë.

Pastaj, çoi njerëz të (para)paguar (para 6-7 vjete) dhe ma thyen veturën “Peugeot 205”, e thirra Policinë e “Republikës së Kosovës” dhe erdhi në vendngjarje. Atëkohë, në afërsi ku më ishte thyer e demoluar makina banonte z. Hashim Thaçi, atëherë Kryeministër, tash President i Kosovës dhe hapësira përreth vëzhgohej nga kamera të shumta. Por, policia, as sot e kësaj dite nuk më lajmëroi asgjë për “rastin”.

Më 9 Janar 2020, diku rreth orës 21:00, në po të njëjtin Parkim m’ia kishin vënë zjarrin makinës. Unë, nuk dija asgjë, kur, disa fqinj që e kishin njohur makinën time (po rreth orës 21:00) erdhën dhe trokitën me forcë në derën time dhe sapo dola më thanë se po më digjej makina dhe kishin thirrur zjarrfikësit, por, në pamundësi që të arrijnë në kohë zjarrfikësit, makina ishte bërë shkrumb e hi (për rastin kishte shkruar indeksonline, me video-tekst, mund të shihet në Link-un: https://indeksonline.net/digjet-nje-veture-ne-prishtine-2/
Pastaj, erdhi Policia dhe hetuesit. Por, çka do të bëjnë? A do të vazhdojnë sikurse në “rastet” e tjera, duke i mbuluar trash e më trash krimet e organiuara të UDB-asho – KOS-istëve shqiptaro-titistë, që të plaçkitin, ta djegin pasurinë dhe të vrasin, duke e kryer veprën dhe duke e fshehur dorën e krimit të organizuar?!...

Njëri prej hetuesve më tha: “Mund t’i ketë brejtur ndonjë mi kabllot dhe të marrë zjarr makina”… Por, pyetja ime publike për hetues të tillë është: Si ka mundësi që ndër dhjetra e qindra makina të parkuara aty, “miu” ta gjejë dhe saktësojë pikërisht makinën time për ta djegur?... Ndoshta, e ka pasë fjalën për “minjtë e tallave” udbasho-kossistë të shqiptaro-titistëve serbo-jugosllavë (siç i quanim ne dikur aleatët “shqiptarë” të Beogradit), sikurse janë të përmendurit e këtij shkrimi, dhe, ekziston mundësia se prapa këtyre akteve “patriotike” e “kombëtare” qëndron edhe Karrabishti i UJD-it.

Dhe, derisa t’i bëjnë të gjitha këto të zeza e kërcënime të vazhdueshme, UDB-asho – KOS-istët shqiptaro-titistë, nuk është që nuk mund ta mendojmë e paramendojmë se gjithçka e zezë dhe e keqe vjen prej tyre, sepse, ata, me skenarët e tyre, në këtë mënyrë, kërcënojnë duke më rekomanduar se më mirë është që “t’i lëshë shkrimet kundër nesh, se, ne, një ditë do të ta djegim edhe shtëpinë e besa do të të likudojmë krejt, edhe fizikisht, se, thënia e të vërtetës për ne na pengon tepër se, edhe ne e dimë se kemi qenë dhe kemi mbetur po ata “shqiptarë” që kemi qenë gjithmonë e me ne zor se ta qet!...” Kështu kërcënojnë UDB-asho – KOS-istët shqiptaro-titistë damutdemakuçkoviçistë dhe dalin e zgërdhihen nëpër TV e media të tjera, duke ‘shitur’ “patriotizëm” e “shqiptarizëm” me thasë e tonelata, bile-bile, edhe të shoqëruar prej disa “komandantëve” e “luftëtarëve” të njohur të UÇK-së!... Po, si mund të jeshë njeri i UÇK-së dhe të rrish në shoqëri me UDB-ashë e KOS-istë të njohur shqiptaro-titistë?!... Kjo është çudia! Si mund të rrish e të bisedosh me njerëz që ta kanë sharë e shantazhuar luftën?...

Ky, pra, është aktiviteti praktik i UDB-së dhe KOS-it shqiptaro-titist, i urdhëruar dhe udhëhequr prej udbasho-kossistëve që ua zumë ngoje emrat e mbiemrat në fjalitë e mëhershme, ku nuk mungon të jetë as Karrabishti i UJD-it.

E dimë që ata, asnjëherë, nuk kanë hequr dorë prej punëve të tyre të pista antishqiptare, prej politikave të tyre “patriotike”, “kombëtare” e “shqiptare”. Por, duhet ta dinë se as ne nuk do të heqim dorë prej luftës sonë shqiptare, para asnjë kërcënimi e shantazhi që na bëhet në mënyrat më dinake: Dilni e zgërdhihuni në TV e Media, shpifni pas shpinës së shqiptarëve dhe bëjuani 1001 të zeza në ditë, vetëm shqiptarëve (sepse, pushtuesve e poshtëruesve tanë nuk keni guxim), pas shpine, kurrë nuk do t’i zmbrapsni nga rruga e tyre shqiptare e kombëtare, nga rruga e vetme e bashkimit dhe lirisë kombëtare.

Prandaj, ky popull dhe udhëheqja e tij e mirëfilltë duhet ta kuptojë e ta dijë, tashmë, se në Kosovën e trepushtuar shqiptare (serbo-kosovaro-ndërkombëtarisht), punët janë bërë lëmsh dhe lëmshin e kanë endur, e kanë bërë dhe e kanë në dorë UDB-asho – KOS-istët shqiptaro-titistë të LDK-së&Co. Dhe, po i denoncove UDB-asho – KOS-istët shqiptaro-titistë, edhe me prova, askush nuk i merr e thërret në pyetje e përgjegjësi, as policia, as prokuroria dhe as gjykatat. E, në të kundërtën, po i akuzove edhe me shpifje njerëzit e UÇK-së, komandantët dhe luftëtarët e saj, shqiptarët-shqiptarë, nuk ua falin asnjë minutë, po kjo polici, po kjo prokurori dhe po këto gjykata (Sic!) Ky është realiteti i hidhur që po mbretëron në “Republikën e Kosovës” antishqiptare.

Asnjëri prej luftëtarëve të UÇK-së nuk ka luftuar dhe rënë siç trumbetojnë sot shqiptaro-titistët UDB-asho – KOS-istë, “Për pavarësinë e Kosovës”, por, kanë luftuar dhe kanë rënë heroikisht për bashkim kombëtar e liri të popullit shqiptar, dhe, këtë që e themi kështu shkoqur, mëse miri e dëshmon Betimi i UÇK-së dhe teksti i atij betimi, që u shkel dhe po vazhdon të shkelet po prej UDB-asho – KOS-istëve shqiptaro-titistë të LDK-së&Co…
UDB-asho – KOS-istët shqiptaro-titistë të LDK-së&Co të godasin kështu, pas shpine, dhe deklarojnë nëpër TV-të dhe mediat e tyre se “Nuk dinë asgjë dhe nuk kanë lidhje me çfarë ka ndodhur” (Sic!)...

Lexues e shqiptarë të nderuar, për të mos u lodhur më gjatë, duhet ta dini dhe ta kuptoni se ky është aktiviteti praktik i UDB-së shqiptaro-titiste dhe KOS-it të LDK-së në “Republikën e Kosovës”, që bëhet kundër meje dhe në kurriz të shumë shokëve të tjerë shqiptarë, që janë edhe veprimtarë, luftëtarë e analistë të njohur.

Burojë, më 15 Janar 2020

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Tafil Duraku
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Nuk është vlerësuar deri më tani!
Lexuar: 241 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi