Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
O SHOKËT E MI TË IDEALIT!!!...
Publikuar më 17 janar, 2020 në orën 02:49 ( ) Faridin Tafallari | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
".....Në ballë të këtij populli dhe te këmbët e këtij popullit, flijimi dhe vdekja për realizimin e aspiratave të tij, do të na vijnë si përjetimi më i bukur e më fisnik në gjithë jetën, Dhe s'do të ketë forcë, që të na ndalë në rrugën tonë... ."JUSUF GËRVALLA "

....Vetëm bashkimi i të gjithë shqiptarëve, pa dallim feje, klase a pikëpamjesh politike mund të shpëtojë atdheun tonë nga kthetrat e përgjakshme të armiqëve, T'i bashkojmë grushtat tonë në këtë luftë të shenjtë KADRI ZEKA "

....Do të luftoj vetëm kundra armikut, kundra atij që po na burgos e po naj vret motrat e vëllezrit tonë, vetëm atë armik kam....se, ditët e mira do të vinë se, LIRIA do të agojë dhe malli, që na djeg për atdheun e robëruar, do të shuhet...." BARDHOSH GËRVALLA
O SHOKËT E MI TË IDEALIT! JUSUF E BARDHOSH GËRVALLA, KADRI ZEKA E REXHEP MALA, NUHI BERISHA E ZIJAH SHEMSIU E SHUME HERONJ E DËSHMORË TË KOMBIT!
LUFTUAT DHE DHATË JETËN! U VRATË NGA ARMIQTË TANË SHEKULLORË… POR, MJERISHT, NË JU KISHTE TË TILLË, SHQIPFOLËS TRADHËTARË E GJAKATARË, TË PABESË, QË KURRË NUK JU NDANË ARMIKUT NË BASHKËVEPRIMET E PABESISË, PËR LIKUIDIMIN TUAJ O TRIMA O BIJËT MË TË MIRË, QË ISHIT AJKA E KOMBIT SHQIPTAR!

Mjerisht po e them këtë dhe, më vjen sikur kur i mshon vetëvetes me thikë, kur i mendon këto të zeza e bëma të këtyre hajnave e kriminelëve ndaj popullit dhe vendit të vet, që po veprojnë edhe sot e kësaj dite po me ata ish udbashë titistë, që po luajnë me gjakun e derdhur për këtë popull e këtë Kosovë! Nuk e di se, ku ka më keq e më gazep për ne!? Këta sot, çka i kemi në pushtet, janë ata kriminelë, që na i vranë bijtë më të mirë të shqiptarisë... Dhe shihe atë Is hajnin e 3%, Is kriminelin, akoma edhe me shkop në dorë ecë si dreqi i mallkuem, me një këmbë, përbi këtë tokë të vaditur me gjak!? Faqezi e tradhëtar si pardje, dje dhe sot, as kanë fund këto marrina, pabesi e tradhëti, që po vazhdojnë t’i bëjnë këta faqezinj, herë me Turkin e herë me shki, herë me grekun e herë me Mal te Zi. Medet për ne, përherë të nënështruar e të poshtëruar!? Mos vallë kështu populli ynë u mësua të jetë i pa liri e i robëruar??!
Xhelatët, si ata dikur apo edhe të djeshmit janë lëshuar sikur korbat e zinj për të na mbajtur gjithmonë të nënështruar e në mëshirën e të huajit!... Euuu sa keq! E në të kujt mëshirë, e hajt medet në mëshirën e sllavëve e të grekërve. Për ju o Trima, që nuk e deshtët nënshtrimin ju vrau dora gjakatare e UDB-së, e ndihmuar nga tradhëtarët shqipfolës, para 38 vjetësh, në pragun e derës së shtëpisë. Ju vranë se, e dinin që nga Ju, ata do ta humbnin Kosovën e Shqipërinë me trojet e tjera etnike, të pushtuara edhe sot e kësaj dite, që po vuajnë nën çizmen e Greqisë, Serbisë e Maqedonisë. Ku je oj e bukura e jona Çamëri, ku je?! Për TY zemra më qan se, mbete atje në Greqi... Mbetën trojet e tua O SHQIPËRI se, kjo ka ndodhur dhe po ndodh nga tradhëtaret shqipfolës, që po ja bëjnë argatin armiqve të zinj, si në Kosovë edhe në Shqipëri, në Iliridë e Guci! Këta tanët sot e kanë harruar Bashkimin Kombëtar dhe as po ju ha palla për këtë punë, ku nuk e përmendin kurrë. Por vetëm një hall e kanë këta, si ta zhvasin këtë popull e këtë Kosovë, të mbushin xhepat e tyre, të mos ju prishet interesi i tyre,...Pa për JU O TRIMA, as që ju bie ndër mend këtyre horrave!!!
Por kombi e Kosova, mbarë shqiptaria kurrë nuk Ju harron! Jetoni të gjallë në zemrën e këtij populli nga gjiri i të cilit lindët, u rritët dhe për lirinë e tij dhatë jetën Tuaj! Ashtu të gjallë Ju mbaj në zemër edhe unë shoku Juaj i idealit! Për Ju nuk ka vdekje! Për Ju ka vetëm LAVDI TË PËRJETSHME!!

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Faridin Tafallari
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Nuk është vlerësuar deri më tani!
Lexuar: 216 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vetÃ...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllazÃ...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi