Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Tragjikja e Edi Ramës!
Publikuar më 17 janar, 2020 në orën 21:59 ( ) Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Me padinë kundër Ramush Haradinajt ditën e përkujtimit të gjenicidit ndaj shqiptarëve në Kosovë, Edi Rama arriti një qëllim të ulët.

Para 21 vjetësh, më 15 janar 1999, në fshatin Reçak të komunës së Shtimes, forcat e armatosura të Serbisë kryen një nga krimet më të tmerrshme të gjenocidit gjatë luftës në Kosovë: ekzekutuan dhe masakruan 45 civilë shqiptarë, të të dyja gjinive dhe të të gjitha moshave, duke filluar nga mosha 13-vjeçare (Halim Beqiri) e deri në moshën 82-vjeçare (Nazmi Imeri).
Cilësimi që i bëri këtij krimi përbindësh shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së për Kosovën, William Walker-i, i tërboi autoritetet në Beograd. Pas mbledhjes së jashtëzakonshme të Qeverisë së Serbisë, ministri i atëhershëm i Informatave, Aleksandar Vuçiq, i përkëdheluri i dikurshëm i Sllobodan Millosheviqit dhe miku aktual i Edi Ramës, bëri publik vendimin e qeverisë serbe, që e shpallte William Walker-in “persona non grata” dhe urdhëronte largimin e tij nga Jugosllavia brenda 48 orësh. Aleksandar Vuçiqi e akuzoi William Walker-in për shpifje dhe për deklarata patetike dhe e cilësoi si gënjeshtar.
Miku i Aleksandar Vuçiqit, Edi Rama, përdor të njëjtën logjikë dhe të njëjtën terminologji, duke i cilësuar si gënjeshtarë ata që nuk mendojnë si ai, apo duke i kualifikuar si deklarata patetike qëndrimet e atyre, që marrin guximin t’i përmendin gjenocidin që ka kryer Serbia në Kosovë.
Përballë mohimit të gjenocidit, që vjen nga Aleksandar Vuçiqi dhe miqtë e tij, populli shqiptar i Kosovës është duke bërë përpjekje që të pranohet botërisht fakti, se Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë. Dikujt mund t’i duket si “qëllim i vendosur lart”, që, tani për tani, nuk mund të arrihet as në Shqipërinë e sunduar nga Edi Rama. “S’ka problem”! Ka shqiptarë që do të vazhdojmë këtë punë, derisa të ndriçohet tërësisht ky gjenocid.
Më 15 janar 2020, në Ditën e Përkujtimit të Gjenocidit ndaj Shqiptarëve në Kosovë, populli shqiptar i Kosovës ka pritur të shohë në Reçak edhe kryeministrin e Shqipërisë, përkundër divergjencave që mund të ketë me Ilir Metën, Hashim Thaçin, Ramush Haradinajn apo Albin Kurtin. Mirëpo jo vetëm që nuk erdhi në Reçak dhe nuk tha as një fjalë të vetme për gjenocidin që ka kryer Serbia, por Edi Rama, në frymën e “Mini-Shengenit serb”, vuri në “qarkullim të lirë edhe në Kosovë” mallin e tij të ashtuquajtur “ligj antishpifje”, dhe, në Gjykatën Themelore në Prishtinë, bëri padi kundër Ramush Haradinajn dhe e akuzoi për “shpifje”.
Disa orë pas arritjes së qëllimit, në faqen e tij të “Facebook”, Edi Rama publikoi fjalët e çmuara të Mikelanxhelos, artistit të madh të Rilindjes:
“S’ka problem kur e vendos qëllimin lart e s’e arrin dot, tragjike është kur arrin qëllimin e ulët”.
Askush nuk do të kishte mundur ta ilustronte më bukur tragjiken e Edi Ramës! Vërtet ka arritur një qëllim të ulët!

Bardhyl Mahmuti

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Nuk është vlerësuar deri më tani!
Lexuar: 121 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi