Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Gjeneratorët e erës në Shalë, fitim apo mashtrim?
Publikuar më 19 janar, 2020 në orën 00:35 ( ) Të ndryshme |
Rrit madhësinë e shkronjave
Pse dhe si u bë japonezi pronar i këtyre bjeshkëve?!

Këto bjeshkë janë pasuri e rrallë natyrore me vlerë strategjike kombëtare, por jetike për shaljanët që i mbrojtën këto bjeshkë gjatë gjithë historisë dhe do të duhej të mbeteshin të tyre, sepse vetëm kështu do ta ruanin edhe peshën kombëtare .
Flitet se pronari këtyre bjeshkëve pas luftës u bë një aziatik (japonez)!
Pasuritë natyrore nuk privatizohen, i takojnë popullit!
Shtrohet pyetja:
Pse u tjetërsuan mu nga pushteti që populli për herë të parë ndër shekuj e solli për vete!

Pamje nga bjeshkët e shalës ku do të ngriten gjeneratorët. Foto nga Aren Begolli

Flitet se pronari këtyre bjeshkëve pas luftës u bë një aziatik (japonez)!
Pasuritë natyrore nuk privatizohen, i takojnë popullit!
Shtrohet pyetja:
Pse u tjetërsuan mu nga pushteti që populli për herë të parë ndër shekuj e solli për vete!







• Parku energjetik i erës në kodrat e Shalës
Para pak kohësh u bë i njohur projekti tashmë i filluar i një parku gjeneratorësh të erës në kodrat e Shalës, përkatësishtë kodrat e Arrëzhanës, Bajgorës, Kaqanollit, Selacit etj.

Nga të dhënat që u thanë dhe shihen, del se do të montohen 27 njësi gjeneratorësh me fuqi të gjithmbarëshme instaluese prej 103,4 MWh dhe përfitim vjetor prej 320 GW, me një vlerë investimi rreth 170 Milion (€).









Një gjë që duhet ditur sot e gjithëherë:
Cilatdo, kurdo dhe nga kushdo që të jenë investimet e karakterit të tillë, populli është ai që i paguan!
• Nëse investimet janë të suksessëshme, populli paguan më pak
• Nëse janë të pasuksesëshme paguan më shumë

Do të paguaj më pak apo më shumë populli për investimet në gjeneratorët e erës në Shalë, orientimet do ti tregoi analiza në vijim!

Ҫka janë gjeneratorët e erë dhe sa janë fitimprurës?
Të gjithë kemi pasur rastin të shohim dhe të ndiejmë të flitet për gjeneratorët e erës, për të cilët sigurishtë që ka mendime se bëjnë mrekulli etj, por jo të gjithë dijnë se ҫfarë në të vërtetë janë ata, si punojnë, sa janë të fuqishëm, pas sa kohe duhet të hudhen, si dhe ku duhet të montohen, sa ata kushtojnë, sa energji përfitojnë, sa sipërfaqe zënë, a mundësojnë furnizim të sigurtë (të pandërprerë) me enrgji, a janë gjithherë investim i arsyeshëm etj.

Si kapitull i veqantë, gjeneratorët e erës i kam trajtuar edhe në librin Energjia, por vetëm nga ana e tyre zhvillimore nëpër kohë, por jo nga ana e arsyeshmërisë tekniko-ekonomike të tyre
Përmes kësaj analize, bëjmë përpjekje që me të dhëna konkrete, bazuar në shifra dhe fakte, nga gjeneratorë të të njëjtës fushë në Gjermani, ngase dihet që Gjermania është vendi i parë në Europë e ndoshta edhe në Botë që prinë në këtë fushë sikurse edhe në shumë tjera, të ju japim përgjigjje pyetjeve që i shtruam më parë.

Historiku i zhvillimit të energjisë së erës
Mendimet për shfrytëzimin e energjisë së erës dhe shfrytëzimi i saj janë të vjetra.
Dëshmitë konkrete të shfrytëzimit të saj datojnë qysh 1300 vite më herët, jo për përfitimin e rrymës elektrike, por është shfrytëzuar për mullinj për bluarje drithi, si dhe për pompimin e ujit nga lumenjtë dhe liqenet për nevoja të ndryshme.

Mulliri persian i erës
Mullinjtë e parë historikë të erës, të dëshmuar përmes mbetjeve të tyre, datojnë të jenë ndërtuar dhe shfrytëzuar në vitin 644 të epokë sonë, në kufirin mes Persisë (Iranit të sotëm) dhe Afganistanit (shih figurën në vazhdim).
Mulli ere i vitit 644 të erës sonë, mes Persisë dhe Afganistanit.

Mbetjet e këtij mulliri gjenden edhe në kohën e sotme në atë vend, d.m.th pas rreth 1374 vitesh.
Me kalimin e kohës diku rreth viteve 1900, mullinjët e erës janë përsosur vazhdimisht, duke përfitur edhe rrymë elektrik dhe janë përdorur në fushat e kullimit të kënetave, sikurse tregon edhe fotografia në vazhdim.



Burimi: A.Begolli-Energjia 2018


Dhe kështu teknologjia e shfrytëzimit të erës është përsosur aq shumë sa sot ka gjeneratorë me fuqi instaluese rreth 10 MWh.

Sa efektiv janë gjeneratorët e erës, përparësitë dhe të metat e tyre !
Era si burim i energjisë i takon grupimit të energjisë së ripërtritëshme.
Ka shumë anë pozitive ngase energjia e përfituar nga era është e padëmshme për mjedisin jetësor dhe burimet e saja janë të pakufishme edhepse jo të vazhdueshme(kanë ndërprerje).
Por përfitimi i energjisë elektrike nga era sikurse edhe nga burime të tjera të ripërtritëshme nuk i mbulonë gjithherë shpenzimet e investimit.

• Ҫfarë do të thotë 1 MW fuqi instaluese te gjeneratorët e erës?
Teorikisht 1 MW fuqi instaluese do të thotë mundësi realizuese der në 1 MW / h

Duke ditur se viti ka 8760 (h), një gjenerator me 1 MW fuqi instaluese, po të kishte 100% erë kualitative dhe poqese do të plotsoheshin 100% kushtet e punës sikurse ato testuese në laborator, do të përfitonte 8760 MWh / vit energji elektrike. Kjo do të ishte ideale!
Por praktikisht kjo nuk është e mundur, përfitimet janë shumëherë më të vogla.
Ju referohemi shifrave tabelare:




























Në tabelën e mësipërme tregohet fuqia instaluese dhe realizuese e gjeneratorëve të erës për Gjermani për të dy fushat ku ata janë të instaluar: Onshore - tokësorë, apo offshore-detar që nga viti 2000 deri në gjysmën e parë të vitit 2019

Veni re!
Gjeneratorët e erës me bazë detare(offshore), shkallën e efektshmërisë e kanë konsiderueshëm më të lartë sesa gjeneratorët tokësorë.

Te kjo kategori, shkalla e shfrytzueshmërisë sillet nga 3500- 5000 orë pune / vit ose nga ≈(40%- 60 % ), edhepse kjo nuk tregohet në këtë tabelë.

Kur flitet për shkallën e shfrytëzimit të gjeneratorëve të erës, mendohet në shkallën vjetore të përfitimit të energjisë e cila del si rezultat i matjeve të energjisë së përfituar brenda vitit krahasuar me fuqinë përkatëse instaluese të tyre.
Kjo mardhënje, është e ndryshueshme nga gjeneratori në gjenerator, nga vendi në vend ngase edhe kushtet e punës ndryshojnë. Por nga matjet e shumta, për kushte të përafërta pune, nxirren edhe tregues të përafërt shfrytëzimi të tyre.
Më saktë pra, shkalla e shfrytëzimit te gjeneratorët e erës, nuk mund të përcaktohet me ndonjë formulë universale e vlefshme për të gjithë dhe në të gjitha rastet.
Marim shembull vitin 2017 dhe disa vite tjera;

Kjo shkallë del nga mardhënja e sasisë së realizuar të energjisë për vitin 2017 dhe fuqisë së gjithmbarshme instaluese të të gjithë gjeneratorëve për këtë vit apo vitet tjera dhe do të mundej të shprehej në këtë formë:

ɳgj = Eprf./ Pinst; ku janë :

• ɳgj- shkalla e gjithëmbarëshme vjetore e shfrytëzimit të gjeneratorëve
• Eprf- Energjia elektrike e përfituar kWh / vit
• Pinst -Fuqia e gjithëmbarëshme elektrike e instaluar pë vitin përkatës

Nga kjo mardhënje, për vitin 2017 mund të llogarisim:
ɳgj = Eprf./ Pinst = 105,5 Mlrd kWh/ 55.900MWh = ≈21%

Kjo shkallë shfrytëzimi vlene për të dy fushat e shfrytëzimit s'bashku, me bazë tokësore dhe detare pra duke i marur parasysh të gjithë gjeneratorët aktiv për këtë vit, e që kuptohet që jo të gjithë kanë shkallë të njëjtë shfrytëzimi.

Nga kjo mardhënje, për vitin 2016, shkalla e shfrytëzimit vjetor rezulton të jetë rreth 18 %
Po sipas kësaj përllogaritjeje, për vitin 2000 p.sh. shkalla e shfrytëzimit rezulton të jetë rreth 17%
Shihet se për vite të ndryshme rezultojnë shkallë të ndryshme shfrytëzimi që varen nga një mori faktorësh, por neve nuk mundemi ta themi pa një analizë më të gjerë dhe më të saktë, përse ky ndryshim nëpër vite!
Cilët janë parametrat e instalimit dhe të realizimit të energjisë elektrike nga gjeneratorët e erës për disa nga vendet kryesore të europës tregohet në tabelën në vazhdim.


Nga sa shihet, Gjermania zë vëndin e parë në Europë në këtë fushë me fuqi të gjithmbarshme instaluese 59.000 (MWh) deri në vitin 2018.

Bazuar në shifra, rezulton që vende të ndryshme, veq që kanë fuqi të ndryshme instaluese, dallojnë nga njëra tjetra edhe për nga shkalla e shfrytëzimit për fuqi të njëjtë instaluese, por saktësishtë dhe bazuar vetëm në këtë tabelë nuk mund të llogaritet ky ndryshim për shkakun sepse p.sh. për vitin 2016, tregohet vetëm përfitimi i energjisë por nuk tregohet fuqia e gjithmbarëshme instaluese për këtë vit që do të na e mundësonte llogaritjen, ndërsa për vitet tjera, e njohim fuqinë por nuk e dijmë realizimin.

Se cili është përfitimi mujor dhe vjetor i energjisë elektrike në shkallë europiane nga energjia e erës, tregohet në diagramet në vazhdim:























Nga sa u tregua, u kuptua në një masë shkalla mesatare vjetore e shfrytëzimit të gjeneratorëve të erës që për të dy grupimet : onshore - tokësor dhe offshore- detar, në shkallë europiane sillet +- 20%, ngase shkalla momentale e shfrytëzimit të gjeneratorëve të erës nuk është e mundur të përcaktohet sepse nuk ësht konstante por shumë e ndryshueshme nga qasti ne qast (ndryshimi i shpejtësisë së erës), koha, klima, stinët etj.

• Cila është shkalla e përafërt vjetore e shfrytëzimit të gjeneratorëve me bazë tokësore-onshore
Sikurse e cekëm më parë, gjeneratorët e erës me bazë tokësore, kanë shkallë shfrytëzimi dukshëm më të ulët se ata me bazë detare.
Një tregues bazë i efektshmërisë së gjeneratorëve të erës është shpejtësia e erës e cila për punë efektive duhet të jetë brenda kufijve të lejuar që mundëson punë efektive të gjeneratorëve
Nje diagram i tillë që tregon punën e gjeneratorëve në varshmëri nga shpejtësia e erës tregohet në fig. në vazhdim për disa tipe prodhuesish dhe fusha fuҫishë të gjeneratorëve nga 1 deri 8 MWh.


















Kjo ngjashmëri tregohe në diagramat në vazhdim, vlenë edhe për gjeneratorët me fuqi tjera dhe parametra tjerë të erës.

























Nga diagramat si dhe nga praktika mund të konstatohet se shpejtësia nominale e erës për arritjen e fuqisë nominale të gjeneratorit sillet nga (12 - 16) m/s, për ndonjë lloj edhe më tepër.
Mbi dhe nën këtë shpejtësi, fuqia realizuese e gjeneratorit largohet nga ajo testuese varesishte nga largesa e shpejtësisë nga shpejtësia nominale.
Mu në këtë pikë qëndron problemi kryesor i mosarritjes së efektivitetit të gjeneratorëve të erës, ngase shumë rrallë ajo i ofrohet shpejtësisë nominale.
Po këtu mund të konludohet se shpejtësia nominale e erës nuk është e njëjtë për të gjithë gjeneratorët.

P.sh për gjeneratorin Enercon E82 me fuqi instaluese 2 MWh shpejtësia nominale është 12 m/s dhe kur kjo shpejtësi arrihet, arrihet edhe kjo fuqi e cila mbetet konstante (e pandryshuar), pavarsishtë rritjes së mëtejme të shpejtësisë së erës.
Ndërsa për gjeneratorin Enercon E 126 7,5 MWh, shpejtësia nominale është 17 m/s.
Vlenë të dihet se shpejtësia minimale e kyqjes së gjeneratorëve është 3 m / s
ndërsa shpejtësia maksimale e ҫkyҫjes së tyre është 34 m/ s

Veni re!
Rritja e shpejtësisë së erës përtej shpejtësisë nominale, nuk e rritë fuqinë e gjeneratorit e cila deri në shpejtësinë e ҫkyҫjes mbetet konstante ndërsa zbritja e shpejtësisë së erës nënë shpejtësinë nominale e zbret edhe fuqinë e gjeneratorit!

Duke i pasur parasysh këta faktor shpejtësie dhe shumë të tjerë, si p.sh. numri i orëve të punës brenda viti që gjithashtu varet nga vendi ku edhe era nuk është e të të njëjtëve parametra, konstrukcioni, prodhuesi, kualiteti etj, nuk mundet të nxirret shkallë universale shfrytëzimi të gjeneratorëve në këtë rast me bazë tokësore, por bëhet në bazë të matjeve të përfitimit vjetor të energjisë elektrike karrshi fuqisë instaluese të gjeneratorit sikurse e cekëm dhe llogaritëm që më parë pë të gjithë gjeneratorët s'bashku.

Mbi bazën e matjeve, për vende dhe lloje të ndryshëm gjeneratorësh në Gjermani, janë nxjerrur shifra që e tregojnë këtë shkallë shfrytëzimi veq e veq dhe si mesatare të treguar në tabelën në vazhdim.

Burimi: Gegenwind Weinheim e.V.



























http://gegenwind-weinheim.de/wordpress/tatsachliche-leistung-von-windkraftanlagen-nur-5-der-nennleistung-in-baden-wurttemberg/

Rezultatet tabelare të efektshmërisë së gjeneratorëve tokësorë të dala nga matjet, për disa lloje prej tyre, rezultojnë me një shfrytzueshmëri mesatare vjetore me rreth 16% / vit
Ka edhe analiza (matje) të tjera për lloje tjera dhe nga iinstitucione tjera kompetente që varësishtë nga vendi ku janë kryerë analizat dhe faktor të tjerë, rezultojnë me efektshmëri edhe më të ulët, por në tërësi sillen këtu!

• Ҫfarë do të thotë kjo efektshmëri e gjeneratorëve tokësorë të erës për Kosovën?!
Shumë me rëndësi të dihet!

Nëse gjeneratorët e erës të projektuar që të montohën në kodrat e shalës apo gjetiu në Kosovë do t'iu nënshtroheshin të të njëjtave kushte pune dhe të të njëjtit kualitet teknologjie, rezulton që Kosovës do ti nevojiteshin gjeneratorë ere me një fuqi instaluese të gjithmbarshme të paktën prej rreth 5000 MWh, për të qenë e barabartë kjo fuqi instaluese me fuqinë e TC Kosova B, apo ngjashëm por vetëm si fillim e prap jo si realizim !

Nese këta gjenerator do të kishin fuqi instaluese njësi prej 1MWh, do të thotë se do te nevojiteshin rreth 5000 sish që teorikishtë të realizonin 750 MWh sa ka fuqi TC Kosova B.
Nuk ka mundësi praktike që kaq shumë njësi gjeneratorësh të punojnë njëkohësishtë në kushte të njëjta që të ofrojnë të njëjtën sasi energjie p.sh ≈750 MWh sa TC Kosova B njëkohësishtë si siguri për shpenzuesit.
E vërteta është që energjia është domosdoshmëri jetësore dhe pavarsishtë kostos duhet të sigurohet.
Nisur nga qëllimi që:
• Ekonomiciteti (kushtetutshmëria)
• Furnizimi i sigurt dhe
• Ambienti

Janë tri qëllimet kryesore, të cilat duhen përmbushur dhe në të cilat mbështetet politika energjetike e një vendi.
Dhe po nga ky qëllim, nevojitet të dihet se cili nga këta faktorë do të plotësohej në shkallë të njëjtë me energjinë që do të përfitohej nga gjeneratorët e erës sikur ata ta kenë fuqinë realizuese sa TC Kosova B?!

1. Qëllimi ekonomik (kostoja) - e gjeneratorëve të erës
Në kostot e gjithmbarshme të gjeneratorëve të erës, sikurse e dhe të të tjerave stabilimente energjetike apo makineri dhe pajisje hyjnë

• Kostot e funksionimit dhe të financimit
• Kostot e mirëmbajtjes dhe riparimit.
• Kostot e qirasë.
• Shpenzimet për menaxhimin komercial, teknik etj.

Bazuar në këto shpenzime, del se kostoja e gjithmbarshme e gjeneratorëve të erës për Gjermani sillet në fushën 2,5 - ≥ 3,0 cent / Wh
Burimet: Instituti i Energjisë në Leipzig, Bundesverband Wind Energie e.V., Deutsche Windguard.

Veq këtyre shpenzimeve, ka edhe shpenzime të tjera shtesë që lidhen me çmontimin e plotë të gjeneratorëve të erës pas përfundimit të afatshërbimit që zakonisht planifikohet rreth 20 vite.
Këto kosto p.sh për çmontimin e gjenertatorit të prodhuesit Enercon E-101rrethi i Brandenburgut-Gjermani sillen rreth 230.000 €.
Quellen- Burimet: Enercon Rückbaukostenberechnung für eine Enercon E-101, Runderlass Land Brandenburg)
Përveç kësaj, në kostot e financimit hyjnë edhe kostot e interesit dhe shlyerja e borxhit ose shpërndarjet tek ofruesit e kapitalit.

Të gjitha këto kosto investive janë të llogaritura për Gjermani, sigurishtë që për Kosovë janë dukshëm më të larta duke pasur parasysh largësinë mijëra kilometërshe nga prodhuesi i pajisjeve që sikurse dihet nuk është Kosova. Andaj transporti, menagjimi, mirembajtja etj., vetëm sa e rrisin ҫmimin.

Sipas këtyre parametrave rezulton që një MWh fuqi instaluese e gjeneratorëve standard të erës dhe teknologji gjermane (eventualishtë të sjellur dhe montuar në Kosovë), do të duhej të kushtonte të paktën mbi 3 Mil€
Burimet e ripërtritëshme të energjisë, doemeos i kanë përparësitë e tyre sidomos në ruajtjen e klimës, mjedisit dhe ruajtjen e rezervave dhe resurseve të burimeve primare të energjisë konvencionale.

Por nëse shfrytëzimi i tyre është i shtrenjët për shkak të teknologjisë, si dhe shfrytzueshmëria e ulët që nuk i mbulon investimet, Kosova, për plotësimin e nevojave të veta, në rend të parë, duhet të bazohet në burimet e veta kolosale të qymyrit me vlerë energjetike bilionëshe, kuptohet bazuar gjithherë në teknologji të përsosur bashkkohore sikurse që janë CCS TC.
CCSTC ( Carbon Capture and Storage), do të thotë teknologji me deponim nëntokësorë të CO2
Kjo nuk do të thotë kurrsesi se Kosova është kundër tendencës së shfrytëzimit të burimeve të ripërtritëshme energjetike, por nuk ka rrugë tjetër më efikase, dhese në planin global, për plotësimin e nevojave vetjake me energji me bazë qymyrin, as që qon peshë edhe sikur teknologjia të mos jetë e përsosur por klasike.
Fundja, shumica e shteteve në botë, që kanë burime të vetat të energjisë fosile i përdorin ato.

Rasti më i freskët është ngritja e TC më të madh botërorë në Australi me mbi 60 milion tonelata djegie qymyri brenda vitit, me pjesmarrje në ngritje nga firma e njohur gjermane dhe botërore Simens etj., që ka shqetsuar jopak aktualishtë aktivistet e klimës.



















Sido që të jetë, burimet e ripërtritëshme të energjisë, janë të suksessëshme (aq sa janë), vetëm e vetëm kur i kanë pranë burimet konvencionale të energjisë.

Gjermania, me gjithë investimet kolosale në shfrytëzimin e burimeve të ripërtritëshme të energjisë, po bëne njëkohësishtë edhe investime kolosale, duke vendosur me mijëra kilometra tubacione nënujore detare për tu furnizuar me gaz natyror rus si burim i energjisë konvencionale dhe nuk heq dor për kurfar ҫmimi edhe nga presioni amerikan me sanksione të ashpra edhe se vlera monetare vjetore e gazit të importuar mund të jetë me vlerë dhjetra miliarda(€).

Gjermania, po ua venë dryrin rezervave dhe resurseve të qymyrit për ta ruajtur për kohë të vështira dhe po furnizohet tjetërkah me burime energjetike dhe energji.
A nuk është kjo strategji e mirfilltë shtetrore që duhet ta ndjek edhe politika mbarshqiptare?!
Për ti shkoqitur më mirë këto përparësi ekonomike të njerit apo tjetrit burim energjie, duhet gjithherë të bazohemi në mundësitë që i kemi për plotësimin e nevojave vetjake dhe për këtë del i nevojshëm një krahasim tekniko - ekonomik.

Treguesit e përafërt tekniko- ekonomik
Krahasim konkret mes gjeneratrëve të erës dhe një TC modern me qymyr CCSTC- për fuqi të njëjtë dalëse 750 MWh

Për llogaritje krahasuese shërbehemi me ҫmim rryme prej 6,5 cent/kWh = 65€/MWh
që për vendin tonë është i lartë duke pasur parasysh që ҫmimi prej 6,5 cent/kWh është afërsishtë ҫmimi që paguan shfrytëzuesi e jo ofruesi i energjisë tek ne!
Se cilat janë ҫmimet e përafërta të tregut për TC me qymyr shërbehemi me të dhënat tabelare në vazhdim nga universiteti i Shtutgartit













Sa shihet nga tabela, çmimi mesatar për kWh fuqi instaluese për TEC-et CCS moderne-bashkëkohore është 2.400 €/kWh, që parashihen të vihen në zbatim nga ky viti (2020).


















1.Termocentrali modern me qymyr CCS TC

Treguesit:


• Kostoja-750MWh x 2400€/ kWh = 1.8 Miliardë (€) investim
• Shpagimi i investimit: 750 MWh fuqi realizuese x 6,5 centë / kWh do te kishte realizim vjetor prej ≈ 400 milionë (€)dhe për rreth 5 vite do të përfitonte energji mbi vlerën investuese.
• Furnizimi me energji - i sigurtë
• Mjedisi- CCS TC sipas te dhenave shkencore pak e dëmtojnë mjedisin

2. Gjeneratorët e erës

Treguesit:

• Kostoja: 5000 MWh gjenerator ere x 3Mil € = 15 Miliardë (€)
5000 MWh x 16% efektivitet = 750 MWh = 20 Mil(€) MWh fuqi realizuese

• Shpagimi i nvestimit: 750MWh fuqi realizuese x 6,5 cent/kWh do te kishte realizim vjetor prej ≈ 400 milionë (€) dhe per rreth 37,5 vite pune, ne rastin me te mire do te perfitonte aq energji sa eshte vlera investuese, që do të thotë se teorikishtë nevojitet mbi 7 herë më tepër kohë për shpagim për realizim të njëjtë energjie por kjo nuk është e mundur të arrihet ngase jetëgjatesia e gjeneratoreve te eres llogaritet rreth 20 vite!

• Furnizimi me energji i pasigurt ngase nuk ka erë gjithherë dhe kualiteti nuk është optimal!
• Mjedisi i pandotur, por ka shumë pasoja për jetën e shpezëve dhe insekteve etj.

Nëse i llogarisim 5000 njësi gjeneratorësh të erës që do të kishin fuqi instaluese sa TC Kosova B, sipas kësaj përllogaritjeje do të nevojitej një investim prej mbi 15 Miliardë € dhe që nuk ofrojnë as afërsishtë siguri furnizimi me energji sa ofron nje TC modern!
Vijon...

Ing. Abdullah Begolli

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Nuk është vlerësuar deri më tani!
Lexuar: 597 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Duam Përgjegjësi
E mart, 23 mars 2021 - 21:08
Isha duke e shikuar mbrëmë një intervistim të një ish Komandanti të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, madje mund të thosha për atë kohë,edhe le...
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të ...
E diel, 21 mars 2021 - 15:45
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të Fakultetit të Stomatologjisë, Dr. Drita Mulliqi Përteshonit dhe Hajdar Përteshonit Poliklinika 3L, hist...
NUK MË DHIMSEN KËTO VITE TË JETËS SIME, Q...
E enjt, 18 mars 2021 - 00:04
JAM NË VITIN E 50-të, TË VUAJTJEVE TË JETËS SIME DHE, PO I ARRIJ TË SHTATËDHJETAT! PO, A E DINI SE, PO VUAJ JO NGA NATYRA E AS NGA ZOTI, POR, PO VUA...
NJË FOTO-KUJTIM ME SHOKËT E MI TË IDEALIT ...
E premt, 12 mars 2021 - 23:55
Mërgimi është një plagë e rëndë, e hidhur, tepër e përmallueshme! Mërgimtari ka mall të pashlyer për vendlindjen, për tokën, ku u lind e u rr...
NJË KËRKESË IMJA SPONTANE PËRBALLË PROFE...
E merkur, 10 mars 2021 - 20:01
Lajm i hidhur qe për mua dhe jo vetëm për mua, vdekja fizike e profesorit të nderuar atdhetar, Zejnullah Gruda! Profesorin e nderuar, pata fatin që t...
më shumë nga - Të ndryshme »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi