Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Gjeneratorët e erës në Shalë, fitim apo mashtrim?
Publikuar më 21 janar, 2020 në orën 23:57 ( ) Të ndryshme |
Rrit madhësinë e shkronjave
(...vazhdim nga pjesa e pare)

Analizë e treguar konkrete e efektshmërisë të një parku energjetik në Bodenrod/Nollkopf-Gjermani

Analizës sonë mbi efektshmërinë e gjeneratorëve të erës, i vjenë në ndihmë edhe kjo analizë konkrete për një park gjeneratorësh në Gjermani me fuqi instaluese 3 x 3,05 MWh e treguar në vazhdim.
Po të krahasohën të dhënat tabelare, rezulton se këta gjeneratorë kanë pasur shkallë shfrytzueshmërie rreth 22%, që do të thotë rreth 6 % mbi mesataren e treguar më lartë!

Nga analiza kuptohet se ҫmimi i gjithmbarshëm i kushtimit për të tre këta gjeneratorë është:
36,474 Mil(€) për 3 x 3,05 MWh = 9,16 MWh ≈ 4 Mil€ / Mwh

Të hyrat nga energjia e përfituar, llogaritur me një ҫmim prej 8,90 cent / Kwh, për një periudhë 20 vjeqare sa llogaritet mesatarishtë shekulli i shërbimit të gjeneratorëve, rezultojnë të jenë 31,132 Mil (€)
Nga krahasimi rezulton se në fund të proqesit do të ketë një humbje prej 5,342 Mil(€) apo rreth 600.000(€) / MWh fuqi instaluese humbje

Veni re!
Në gjermani ҫmimi që paguan shpenzuesi i zakonshem për energji elektrike është rreth
35 cent / kWh, ndërsa ҫmimi për energjinë e përfituar nga gjeneratorët e erës në vitin 2014 paska qenë 8,90 cent / kWh, që do të thotë rrethë 4 herë më pak se qmimi që paguan shpenzuesi prej rreth 35 cent / kWh .

Ne, për analizën e gjeneratorëve në Kosovë kemi marur si bazë kompenzimi ҫmimin prej 6,5 cent/kWh që është i përafërt me ҫmimin që paguan rrymën shpenzuesi i zakonshëm në Kosovë, që do të thotë 65€/ MWh, ndërsa firma turke "KEDS" apo si quhet, e blenë rrymën me 28(€) /MWh ( e lexuar dikund) nga Kosova dhe ua shet shqiptareve rrymen e vet, nga centralet dhe qymyri i tyre me mbi dyfishin e ҫmimit që e blenë!

Por, sikur edhe me këtë ҫmim prej 65€/ MWh të kompenzohej rryma e dalë nga gjeneratorët e erës, rezulton (shih më lartë), se do të nevojiten rreth 37,5 vite punë që gjeneratorët ti shlyejnë shpenzimet investuese.
Ndërsa po të llogaritej kompenzim i përafërt sikurse tregohet më lartë për gjermani, do të nevojitej mbi një shekull punë gjeneratori për ti mbuluar investimet e veta !

Sipas këtij krahasimi, po të kishin gjeneratorët e planifikuar në Shalë 100% parametra të njëjtë kushtimi dhe realizimi me këta gjeneratorët e analizuar në Gjermani, në fund të periudhës kohore të shfrytëzimit do të rezultonin me humbje:

103,4 MWh x 600.000€ =62040000€ Humbje . Pra mbi 60 Mil.€ Humbje















Nga sa u paraqit para pak kohësh dhe sa tregojnë të dhënat nga firma GOLDER për gjeneratorët në Kosovë, tingllon mirë në të parën në aspektin e përfitimit të energjisë dhe investimit, por janë shifra që nuk përputhen me analizën e mësipërme që bazohet në të dhëna konkrete gjermane, e sikurse dihet, Gjermania jo vetëm se prinë në europë e ndoshta edhe në botë në fushën e shfrytëzimit të energjisë së erës, për më tepër, është vetë prodhuese, montuese, menagjuese, dhe shfrytëzuese e energjisësë së dalur prej tyre.

Me një fjalë, është përparësi e madhe kur nuk kemi rrjedhje(eksport) parash nga brenda jashtë për blerjen e teknologjisë, montimin dhe udhëheqjen e tyre.

Ja pse nuk përputhen shifrat:
1. Efektshmëria


Sipas analizës, efektshmëria e gjeneratorëve tokësorë të erës në Gjermani sillet rreth 16%
Në Kosovë (sipas të dhënave në tabelën e mësipërme sipas GOLDER me adresë në Itali parashihet të jetë mbi 35 %!
Këtë efektshmëri, nuk e di nese e arrijnë gjeneratorët detar të erës në Gjermani!
Ajo që thuhet se energjia e përfituar do ti mbuloi nevojat e Selacit qëndron, dhe jo vetëm të tij por edhe të fshatrave tjera të mbetura tashmë pa banor!

2. Ҫmimi investues
Sikurse u tregua në analizë, ҫmimi mesatar për gjermani sillet nga 2,5 - 3,0 cent / w, por edhe me tepër

Për gjenratorët në Kosovë sipas (GOLDER), del të jetë rreth 1,6 cent / w, shumë më i ultë se në gjermani edhe pse prodhuesi GE-(General Electric) i gjeneratorëve qe thuhet se do të montohen në Kosovë, është shumë i njohur dhe jo i lirë.

Për më tepër, në Kosovë ҫmimi do të duhej të ishte kogja më i lartë se në Gjermani për faktin e largësisë, transportimit, hapjes së rrugëve transportuese der në vendmontime e tj.
Nuk mundet të jetë ky qmim real nëse janë në pyetje gjeneratorë të rinjë.
Gjeneratorë të përdorur( por që në pamje nuk dallohën nga të rinjët), mund të gjenden me ҫmime shumë të ulta sikurse tregohën në vazhdim.



















Në këto ҫmime është i paraparë demontimi dhe ngarkimi!
Fundja nuk do të ishte aq keq edhe nëse janë të përdorur por nuk paguan populli për ta!

Nga paraqitja njoftuese dhe nga të dhënat e paraqitura nga "GOLDER", nuk u tregua sa është ҫmimi kompenzues për kWh dhe sa do të ketë rritje ҫmimi të energjisë për shfrytzuesit e saj si mundësi e vetme e njohur për kompenzim kudo dhe kurdo!
Por diҫka këtu nuk përputhet, fatkeqësia është se Kosova është shndrruar në laborator eksperimental dhe i fundit është populli që i paguan të gjitha!

Sa sipërfaqe nevojitet për gjeneratorët e erës ?
Në pamje të parë, nëse bazohemi në sipërfaqen që zë bazamenti i gjeneratorit, gjeneratorët e erës pak sipërfaqe zënë .
E vërteta është se zënë shumë më tepër, edhe më tepër sesa është sipërfaqja hapësirore që formojnë krahët rrotullues (rotori) i gjeneratorit.
Drejtimi i erës është përcaktues themelor i vendit dhe pozitës së gjeneratorëve , rrjedhimishtë edhe i sipërfaqës tokësore që ata zënë.
Një llogaritje e përafërtë e distancës së vendosjes së gjeneratorëve tregohët në vazhdim:

















Nga figurat e mësipërme shihen dy raste me numër të njëjtë gjeneratorësh nga 5 sish por që dallojnë gati dy herë për nga sipërfaqja që ata zënë.

Në rastin e parë gjeneratorët janë radhitur njeri pas tjetrit në drejtim të erës dhe sipërfaqja që zënë është 6 Hektar
Në rastin e dytë kur të njëjtit gjenerator janë vendosur në këndin 90 shkallësh nga drejtimi i erës, sipërfaqja që zënë është 3,84 Hektar ose rreth 60% më pak sipërfaqe tokësore se në rastin e parë.
Se cila renditje e gjeneratorëve zgjedhet, varet shumë edhe nga konfiguracioni i terenit ngase jo gjithherë janë të mundura të dy renditjet edhe nëse drejtimi i erës e mundëson.

Disa paraqitje të mënyrës së renditjes së gjeneratorëve, janë paraqitur në skemat në vazhdim:
















Duke u bazuar në përllogaritje, janë nxjerrur edhe sipërfaqet që zënë gjeneratorët varësishtë nga lartësia dhe diametri i rotorit të treguara në tabelën dhe hartat në vazhdim



























Nga treguesit e mësipërm rezulton se siperfaqja e nevojshme per MW fuqi instaluese të gjeneratorëve te erës varet nga disa faktor përcaktues sikurse janë:

• Drejtimi kjryesor dhe dytësor i lëvizjes së erës,
• vendndodhja e gjenaratoreve, tipi dhe fabrikati etj.

Mbështetur mbi këta faktor dhe bazuar në përvojën e gjertanishme në Gjermani, shifrat sillen në fushën: 5,6 - 20 MW / km²- fuqi instaluese por jo realizuese, shprehur më saktë mesatarishte 10 hektar per MWh

Sipas kësaj përllogaritjeje rezulton se Kosovës për të realizuar energji mes gjeneratorëve të erës sa realizon një TC prej 750 MWh, i nevojiten hiq më pak se 50.000 hektar sipërfaqe tokësore.
Por edhe kjo nuk është e tëra ngase në gjermani p.sh. qeveria ka mare qëndrim që largesa e gjeneratorëve nga vendbanimt të jetë 1000 m, e kjo do ta rrisë edhe më tepë sipërfaqen e nevojëshm për instalimin e gjeneratorëve të erës.

Cila është përspektiva e energjisë së erës në Gjermani dhe në përgjithësi?
Duke pasur parasysh këto rezultate të gjeneratorëve dhe shumë pengesa tjera sikurse janë demtimi i shpezëve, insekteve, etj, industria e gjeneratorëve të erës në gjermani ka shënuar rënje në vitin që po përfundon 2019 mbi 80%, shih diagramet në vazhdim:














Nga treguesit shihet se ka një rënje të dukshme në Gjermani në dy vitet e fundit 2018-2019 në investimet në gjeneratorët e erës.
Bazuar në bllok diagramin e mësipërm 2018 ka rënje rreth 50% në krahasim me vitin 2016, apo 2019-ta me rreth 1600 MW ka rënje rreth 75% krahasuar me vitin 2016.
Për problematikën e fushës së energjisë së erës në Gjermani, është alarmuar edhe qeveria gjermane.

Wirtschaftsminister Altmaier äußert sich zur Krise in der Windkraft-Branche
Morgenmagazin 08:00 Uhr, 14.11.2019
















Ministri i Ekonomisë Altmaier komenton mbi krizën në industrinë e energjisë së erës
Programi i mëngjesit.

Nëse në Gjermani që gjeneratorët prodhohen, montohen, menagjohen, shfrytëzohen nga vetë gjermania, nuk është efektive energjia e erës, ku fundja gjithҫka mbetet në vend, nuk ka export valute jashtë vendit, ҫfar mudn të thuhet për Kosovë që duhet exportuar qindra miliona (€), për gjeneratorë që në gjermani nuk janë treguar të suksesshëm?!.

Përmbledhje:

• Burimet energjetike, kan qenë, janë dhe do mbesin shqetsimi kryesor dhe gjithëherë në rritje për njerëzimin

• Ҫmimi investues për gjeneratorët e erë sillet ≈ 3,5 - 4 cent / W = 3,5 - 4 mil(€) MWh

• Shkalla e shfrytzueshmërisë vjetore për gjeneratorët tokësor në gjermani sillet ≈ 16 %

• Kosovës do ti nevojiteshin 5000 gjeneratorë ere me nga 1 MWh fuqi që ti ofrohet furnizimit me energji që e bëne një TC modern me qymyr CCSTC(carbon capture und Storage) prej 750 MWh

• Sipas rregullave teknike, për instalimin e këtyre gjeneratorëve do të nevojiteshin të paktën 50.000 hektar sipërfaqe tokësore

• Për instalimin e kaq gjeneratorëve, sipas tregut dhe standardit gjerman do të nevojiten mbi 15 Miliardë (€)

• Analiza konkrete tregon se ҫmimi i tërësishëm investiv për gjeneratorët në Gjermani ka qenë rreth 4000€/ MWh, si mundet që gjeneratorët e firmës së njohur General Electric sikurse ceket nga "GOLDER" të instalohen në Kosovë me ҫmim rreth 1700€/ MWh,nëse janë gjeneratorë të rinjë e jo të përdorur që kushtojnë shumë pak!

• Për shpagimin e investimit me energjinë e përfituar sipas shkallës së përfitimit të gjeneratorëve gjerman, ndersa me ҫmimin e energjisë që paguan kompania turke për blerjen e energjisë nga "KEKU" në Kosovë, do ti duheshin mbi 100 vite kohë, ndërsa shekulli i shërbimit të gjeneratorëve llogaritet 20 vite!

• Nga një analizë shkencore me shifra konkrete për një grupim gjeneratorësh të erës në gjermani me fuqi të gjithëmbarëshme prej 9,15 MWh, për 20 vite punë, me ҫmim shitjeje të energjisë rreth 90€/ MWh, rezulton se në fund të proqesit të kenë një humbje prej 5,342 Mil(€) apo rreth 600.000(€) / MWh fuqi instaluese humbje (shih analizën)!, si do të munden të jenë efektiv gjeneratorët në Shalë, nëse energjia qe iu paguhet nga kompania turke do të jetë 28€/MWh (sa thuhet se e paguan energjinë nga "KEKU"), apo edhe më tepër por kurrsesi s'ka bazë të jetë sipas standardit gjerman!

• Sikur gjeneratorët e planifikuar të montohën në Shalë, të jenë të të njëjtit prodhues dhe kualitet, të ju nënshtrohen të të gjitha kushteve tekniko ekonomike sikurse ata të analizuar në gjermani dhe të ju nënshtrohen të të njëjtave kushteve pune(kualiteti të erës etj), në fund të kohës 20 vjeqare të shërbimit do të rezultonte:
103.4 MWh x 600,000(€) humje = 62 MILION(€) humbje në fund të procesit!

• Ngritja e gjeneratorëve të erës në gjermani në vitin 2019 ka patur rënje rreth 80%

• Humbjet për gjermaninë nuk janë të mëdha ngase paraja sillet brenda gjermanisë (nuk ka eksport të parave), sepse teknologjia, montimi, mirëmbajtja, menagjimi, shfrytëzimi ,..., janë vendore.

• Ndërsa tek ne, edhe në rastin më të mirë, edhe në rastin më të keq do të kemi eksport kapitali, por për mossukses, humbjet do të ishin të shumëfishta !

• Që të mos ndodh kjo, duhet shpresur në ndonjë "mrekulli" dhe dështimet eventuale mos ti paguaj populli!

• Gjeografia shqiptare, është më e pasura e europës dhe ndër më të pasurat e botës me të gjitha llojet e pasurive natyrore, posaqerishtë me burime energjetike, rrjedhimishtë, problemet energjetike dhe të tjera te ne janë të sajuara!

• Poltika mbarshqiptare, duhet ta ket shembull pikërisht Gjermaninë, se si ajo ua vë dryrin rezervave të qymyrit dhe furnizohet tjetërkah me energji për ta ruajtur atë për brezat që vijnë dhe kohë të vështira!
Fund

Ing. Abdullah Begolli

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Nuk është vlerësuar deri më tani!
Lexuar: 281 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Duam Përgjegjësi
E mart, 23 mars 2021 - 21:08
Isha duke e shikuar mbrëmë një intervistim të një ish Komandanti të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, madje mund të thosha për atë kohë,edhe le...
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të ...
E diel, 21 mars 2021 - 15:45
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të Fakultetit të Stomatologjisë, Dr. Drita Mulliqi Përteshonit dhe Hajdar Përteshonit Poliklinika 3L, hist...
NUK MË DHIMSEN KËTO VITE TË JETËS SIME, Q...
E enjt, 18 mars 2021 - 00:04
JAM NË VITIN E 50-të, TË VUAJTJEVE TË JETËS SIME DHE, PO I ARRIJ TË SHTATËDHJETAT! PO, A E DINI SE, PO VUAJ JO NGA NATYRA E AS NGA ZOTI, POR, PO VUA...
NJË FOTO-KUJTIM ME SHOKËT E MI TË IDEALIT ...
E premt, 12 mars 2021 - 23:55
Mërgimi është një plagë e rëndë, e hidhur, tepër e përmallueshme! Mërgimtari ka mall të pashlyer për vendlindjen, për tokën, ku u lind e u rr...
NJË KËRKESË IMJA SPONTANE PËRBALLË PROFE...
E merkur, 10 mars 2021 - 20:01
Lajm i hidhur qe për mua dhe jo vetëm për mua, vdekja fizike e profesorit të nderuar atdhetar, Zejnullah Gruda! Profesorin e nderuar, pata fatin që t...
më shumë nga - Të ndryshme »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi