Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
BUJAR BUKOSHI: "SHKAKU KRYESOR PËR DËSHTIMIN PRAKTIK TË PAVARËSISË SË KOSOVËS ËSHTË IBRAHIM RUGOVA"!
Publikuar më 22 janar, 2020 në orën 00:25 ( ) Sheradin Berisha | Histori |
Rrit madhësinë e shkronjave
Bujar Bukoshi, kryeministër i Kosovës në ekzil dhe Fondi i 3 % - shit!

Më 19 tetor 1991, u themelua „Qeveria e Republikës së Kosovës“ dhe kryetari i LDK-së Ibrahim Rugova, për kryetar të saj emroi mjekun Bujar Bukoshi. Kjo “qeveri” në vend se të veprojë në Kosovë, ajo mori ikën dhe u përqëndrua në Gjermani e Zvicër. Kryeministri i ekziluar Bujar Bukoshi, pas vendosjes në qytetin Ulm të Gjermanisë nis punën për themelimin e të ashtuquajturit ”Fondi i Republikës së Kosovës”, që shpesh herë quhej si “Fondi i 3 %”, apo edhe si ”Fondi i Bukoshit”. Xhirollogaria e parë e këtij fondi do të hapet më 26 nëntor 1991 në Gjenevë nga z.Xhafer Shatri ish-ministër për informim në qeverinë Bukoshi, për të vazhduar pastaj në Gjermani – Ulm e në vendet tjera të Evropës, në SHBA e gjetiu.
Fillimisht kontribut të veçantë në formimin dhe forcimin e këtij fondi dhanë degët e LDK-së në Gjermani, Zvicër, Austri, shtetet e Beneluksit etj, mirëpo nga viti 1995 kur plasi konflikti për shkaqe interesi politik e financiar në mes Rugovës dhe Bukoshit, shumica e degëve të LDK-së të prirë nga dega e Gjermanisë, filluan ta bojkotojnë këtë fond. Deri sa mbretëronte kjo gjendje konfliktuoze (kjo zgjati deri 1998), Dega e LDK-së në Gjermani, do t´ju bëj thirrje mërgimtarëve që mjetet e grumbulluara me destinim për Fondin e Qeverisë së Kosovës, të derdhen në “Fondin e Achenit“, i cili administrohej plotësisht nga LDK-ja.

Bujar Bukoshi: "Shkaku kryesor për dështimin e realizimit praktik të pavarësisë ishte dhe është Ibrahim Rugova!"

Qeveria e Kosovës në ekzil edhe pse ishte formuar nga „presidenti historik“ i Republikës së Kosovës Ibrahim Rugova, ky i fundit shpeshherë nuk hezitonte të thoshte se kjo qeveri “është një qeveri sa për sy e faqe”. Gjatë viteve 1995 - 1997 marrëdhëniet ndërmjet „presidentit“ Rugova në Prishtinë dhe „kryeministrit“ Bukoshi në Ulm të Gjermanisë (aty e kishte selinë Bukoshi) u acaruan në përmasa shqetësuese, për shkak të mosrespektimit dhe injorimit të Qeverisë nga ana e Rugovës dhe degëve të LDK-së në Gjermani etj. Në të vërtet epiqendra e konfliktit Rugova-Bukoshi ishte çëshjta e parave (financave). Bujar Bukoshi duke qenë i injoruar nga Prishtina, një kohë ia bllokoi të gjitha mjetet financiare „presidentit“ Rugova dhe tarafit të tij politikë, i cili abuzonte tmerrshëm me paratë e mërgimtarëve, që i grumbullonin tagrambledhësit e Bukoshit në perëndim.

Në këtë periudhë konflikti në realcionin: „president“ - „kryeministër“, Bujar Bukoshi i zemruar, shfaq edhe publikisht qëndrimet e tij kundër Ibrahim Rugovës, për monopolin e krijuar politik, dhe dëmet që po ia shkaktonte jetësimit praktik të pavarësisë së Kosovës etj, në një komunikim të hapur me lexuesit e revistës javore „Zëri shqiptar“.

- Në pyetjen e lexuesit I.S nga Gjilani:
”Sa e ndien veten fajtor kryeministri Bukoshi dhe qeveria të cilin ai e drejton për gjendjen e krijuar në Kosovë?”

- Bujar Bukoshi përgjigjet (citoj):
“Ndihem fajtor se shumë më herët do të duhej të kisha deklaruar se shkaku kryesor për dështimin e realizimit praktik të pavarësisë ishte dhe është Ibrahim Rugova. Ndihem fajtor se shumë më herët do të duhej të isha shumë më kritik ndaj monopolizimit total të jetës sonë politike dhe kombëtare nga ana e një personi; të isha kritik edhe për efektet negative, ndoshta katastrofale të një dukurie të tillë. Por, duke qenë koshient për mungesën e traditës demokratike, kam hezituar ta bëjë këtë, me qëllim që kjo të mos interpretohet si krijim i një tereni për përçarje. Tashmë shihet çartë se përçarjet ekzistojnë vetëm midis atyre që në Kosovë të vazhdojë sundimi serb dhe atyre që luftojnë për Kosovën e lirë.”- përfundon citati.

- Në pyetjen e I.M me qëndrim në Zvicër:
”Duke e ditur rëndësinë e institucioneve shtetërore dhe duke qenë i bindur për angazhimin tuaj, ju pyes se kush janë ata që pengojnë forcimin e këtyre institucioneve?”

- Bukoshi pa hezitim përgjigjet:
“IBRAHIM RUGOVA, me disa servilë rreth tij. Nuk është gabim shtypi: Ibrahim Rugova me disa servilë rreth tij. Ai ka refuzuar dhe refuzon të institucionalizojë Kosovën dhe në këtë mënyrë është njëri nga shkaktarët kryesorë të kësaj gjendjeje në të cilën jemi. Ai në mënyrë të çuditshme shkatërroi komunikimin me Qeverinë dhe jo vetëm me të: ai nuk komunikon as në Prishtinë si duhet me të tjerët. Në interpretimin tim janë disa faktorë dhe veti të Rugovës që sollën një gjendje të këtillë:
- deliri i tij i madhështisë që ndeshet me inkompetencën e tij, me deficitin intelektual dhe moral, me frikën e tij;
- mungesa e koordinimit të politikës dhe moskokëçarja ndaj zhvillimeve;
- dyshimi mbi njerëzit që sinqerisht kanë menduar dhe mendojnë të angazhohen për çështjen tonë, por edhe dyshimi edhe mbi vet çështjen;
- aventurat politike për të hyrë në marrëveshje diletante si ajo e arsimit;
- papërgjegjësia për të mbrojtur qytetarët e Kosovës të cilët, ndryshe nga ai angazhohen dhe flijohen për pavarësi të saj. Kështu mund të vazhdohet gjatë dhe shumë prej këtyre aspekteve janë të njohura fare mirë.” - përfundon citati.

- Ndërkaq në një pyetje të V.A - në Zvicër:
“A mendoni se me qëndrimet tuaja karshi presidentit Rugova e keni dëmtuar çështjen kombëtare?”

- Bujar Bukoshi do të përgjigjet:
“Jo, aspak nuk mendoj ashtu, bile mendoj të kundërtën. Mos bëni gabim të identifikoni presidentin Rugova me çështjen kombëtare, sepse këto janë dy gjëra të ndryshme. E kundërta është e vërtetë: qëndrimi injorues i z.Rugova ndaj Qeverisë së Republikës së Kosovës e ka dëmtuar çështjen.” - përfundon citati. (Burimi: Revista avore “Zëri shqiptar“ Nr.5-6 Viti 53/22 qershor 1997)
__________
Shkëputur nga libri im në dorëshkrim "Realpolitika e Ibrahim Rugovës".

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Sheradin Berisha
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Nuk është vlerësuar deri më tani!
Lexuar: 410 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Fuqitë ushtarake të palëve ndërluftuese g...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:20
Lufta e Kosovës, paraqet ndeshjen ushtarake të qartë të demokracisë perëndimore, ku edhe ne Shqipëtarët aspirojmë më në fund të integrohemi dhe...
ENVER HOXHA TË SHPALLET KOMANDANT NDERI I U...
E premt, 16 prill 2021 - 00:41
RIBOTIM Duke u bazuar në fakte të pamohueshme sipas veprimtarisë së brezit të Enver Hoxhës dhe dokumenteve origjinale të pamohueshme origjinale n...
Skenari i rrezikshëm, për ndarjen e tokave ...
E mart, 13 prill 2021 - 22:00
Letër publike, Kolonel Dilaver Goxhajt I nderuari Shpëtim Golemi, po të drejtohem me nofkën e luftës, si Zëvendës Komandant i Shtabit të Përgji...
Një sqarim i detyruar për luftimin në Kosh...
E diel, 11 prill 2021 - 19:40
Si përherë, edhe në 9 prillin e vitit 2021 u përkujtua me madhështi të madhe, si asnjë luftim tjetër i UÇK-së, “fitroia” e një “beteje” ...
Arsyet e bombardimit të Jugosllavisë nga N...
E premt, 09 prill 2021 - 22:49
Në përgjithësi është trajtuar nga burime të ndryshme dhe arsye të ndryshme janë theksuar, disa herë edhe kontradiktore a të kundërta mes burimev...
më shumë nga - Histori »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi