Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
RITUALI MAGJIK I IBRAHIM RUGOVËS!
Publikuar më 24 janar, 2020 në orën 01:08 ( ) Sheradin Berisha | Histori |
Rrit madhësinë e shkronjave
Presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova do të mbahet në mend si politikan, që ka folur relativisht pak, shumë pak në karrierën e tij politike. Po t'i radhisim, (pa i përsëritur) të thënat e tij në intervista, kumtesa, deklarata apo edhe në konferencat e të premteve me gazetarë, ato do të mund të përmblidheshin jo në më shumë se tri faqe gazete.
Ibrahim Rugova edhe në takime me përfaqësues dhe zyrtarë të huaj, ishte fjalë pakë, i paqartë e si i tillë reprodukues i fjalëve të njejta. Këtë sens politik të z.Rugova, më së miri e shpërfaq Shkëlzen Maliqi, një mik i tij i hershëm, i cili e kishte shoqëruar gjatë një turneje politike në disa shtete perëndimore.

Shkëlzen Maliqi për herë të parë (gjatë këtij itinerari politik) ka zbuluar një ritual magjik, gjegjësisht një aftësi të panjohur të Ibrahim Rugovës.
Në qershor 1997, te revista „Zëri shqiptar“ Maliqi thotë (citoj): Gjatë takimeve, ajo që më ka befasuar më së shumti në profilin e politikanit që përfaqësonte Rugova, të cilin e njihja mirë, ishte një aftësi e tij deri atëherë e panjohur për mua e përsëritjes deri në përpikëri të „tregimit“ të njëjtë politik. Në çdo takim që mbajtëm, e ne i kishim rreth 60 (takime) ato ditë, ai i fliste gjërat e njëjta, me të dhëna, konstatime e kërkesa të njëjta, madje krijohej bindja se edhe akcentet gjenerale dhe intonimet brenda fjalive i kishte të njëjta. Dhe e gjithë kjo përsëritje, që mua më duket pak e bezdisshme, kishte diçka prej përsëritjes automatike të gramafonit në të cilin sillet vazhdimisht e njëjta pllakë, ku mekanizmi kujdeset që pllaka, sapo të përfundojë një takim, të rikurdisej nga filllimi për takimin tjetër. Ndodhte shpesh që Rugova as që i dëgjonte me vëmendje pyetjet, por ia niste aty ku ishte i kurdisur...” - përfundon citati. (Burimi: Revista „Zëri shqiptar“ nr. 5-6 Viti 53, 22 qershor 1997, faqe 5).

Gjatë karierës politike,pak gjëra kanë ndryshuar në atë "pllakën monotone" të Ibrahim Rugovës. Në të vërtet, kohë pas kohe në diskursin e tij janë bërë ca ndryshime dhe stërhollime të vogla, ku në disa raste janë futur edhe nocione të reja. Dhe kjo mbetje në formulime në dukje të ngurtësuara, e kombinuar me strategjinë e pritjes dhe të mosveprimit, ka qenë gjithnjë një moment iritues jo vetëm për kundërshtarët dhe rivalët politik, por shpeshherë edhe për vetë bashkëpunëtorët e tij të ngushtë. Ata, nuk e kishin të qartë se cila ishte porosia e kësaj përsëritjeje, e këtij emitimi të vazhdueshëm e monoton, sikurse ajo pllaka e gramafonit. S´ka dyshim se ky “ritual magjik” i Rugovës pasqyronte plotësisht pafuqinë dhe kotësinë politike që proklamonte atëkohë në opinionin publik.

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Sheradin Berisha
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Nuk është vlerësuar deri më tani!
Lexuar: 195 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Fuqitë ushtarake të palëve ndërluftuese g...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:20
Lufta e Kosovës, paraqet ndeshjen ushtarake të qartë të demokracisë perëndimore, ku edhe ne Shqipëtarët aspirojmë më në fund të integrohemi dhe...
ENVER HOXHA TË SHPALLET KOMANDANT NDERI I U...
E premt, 16 prill 2021 - 00:41
RIBOTIM Duke u bazuar në fakte të pamohueshme sipas veprimtarisë së brezit të Enver Hoxhës dhe dokumenteve origjinale të pamohueshme origjinale n...
Skenari i rrezikshëm, për ndarjen e tokave ...
E mart, 13 prill 2021 - 22:00
Letër publike, Kolonel Dilaver Goxhajt I nderuari Shpëtim Golemi, po të drejtohem me nofkën e luftës, si Zëvendës Komandant i Shtabit të Përgji...
Një sqarim i detyruar për luftimin në Kosh...
E diel, 11 prill 2021 - 19:40
Si përherë, edhe në 9 prillin e vitit 2021 u përkujtua me madhështi të madhe, si asnjë luftim tjetër i UÇK-së, “fitroia” e një “beteje” ...
Arsyet e bombardimit të Jugosllavisë nga N...
E premt, 09 prill 2021 - 22:49
Në përgjithësi është trajtuar nga burime të ndryshme dhe arsye të ndryshme janë theksuar, disa herë edhe kontradiktore a të kundërta mes burimev...
më shumë nga - Histori »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi