Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
BISEDË ME TRIMAT…
Publikuar më 26 janar, 2020 në orën 02:16 ( ) Faridin Tafallari | Kulturë |
Rrit madhësinë e shkronjave
Ashtu si kam ardhur çdo përvjetor erdha, edhe sot e jam këtu pranë Jush, O Shokët e mi të idealit! O Jusuf e Bardhosh Gërvalla! O Kadri Zeka! Erdha për t‘ju vizituar si përherë, për të biseduar me Ju, për t‘ju parë...Po Ju, që ishit si tre lisa të fortë, sot pushoni në një gjumë të rëndë, nën dheun e zi...
E unë, që Ju mbaj të gjallë në zemër e në mendje, vazhdoj të bisedoj me Ju. Dua t’ju tregoj për gjendjen në Kosovë dhe në mbarë trojet shqiptare, sepse e di që, kjo është ajo, që ju shqetëson Juve O Trima! Atdheu, Kosova dhe shqiptaria, lufta për çlirim nga zgjedha e shkjaut, liria dhe Bashkimi Kombëtar, ishin ideali Juaj, ai ideal, për të cilin vepruat me vetmohim dhe u sakrifikuat deri në flijim!
Faridin Tafallari Homazhe te varret e Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës. Badcanstad-Shtutgart!
E unë po ju them se, për këto katër dekada, ne e vazhduam rrugën Tuaj të idealit dhe, e hoqëm qafe armikun shkja me luftë e sakrifica të mëdha. Vepruam ashtu si na mësuat Ju, ashtu si na prinit Ju....Nuk kursyem asgjë. UÇK-ja heroike doli nga gjiri i këtij populli e shumë bij e bija e lanë me gjakun e tyre tokën e Kosovë!...Agoi liria e shumëpritur...U çliruam nga serboçetnikët sllavë.. Kosova e pavarur!

Po sot??! Po ju them O Trima se, sot e 20 vite, jemi ‘’okupuar’’ nga ish mbeturinat e atij titizmit, që e keni njohur edhe Ju! Po po, nga ata ish-titista shqipfolësa, që asnjë moment, nuk po na lënë të qetë për t’i gëzuar këto të mira!?...Ah, po Ju i dini se, i njihni mirë, sa të ultë e të poshtër janë titistët!? Edhe sot titistët ashtu kanë mbetur, si dikur të përbetuar!!! Po Ju O Trima e dini se, sa vështirë e kena pas me u marrë vesh me titistët!? Apo edhe me udbashët shqipfolës...Se ata titistët janë bërë edhe më të zinj se ç’ishin këta kriminelë se, tash flasin broçkulla, gjoja në emër të ‘’demokarcisë’’, tamam si atëhere në emër të bashkim-vëllazërimin me serboçetnikët!?...
O Jusuf, Kadri e Bardhosh! Rëndë më vjen që, po Ju them se, këta të “tanët” përsëri na riokupuan dhe, se me këta po e kemi edhe më vështirë me i luftu, se sa me të huajin!? Me të huajin u morëm vesh... u morëm vesh nëpërmes pushkës dhe, i shpordhëm nga toka arbërore! Por ç’të bëjmë, si t’ja bëjmë hallit me këta ‘’tanët’’, që flasin shqip dhe e quajnë veten se, edhe këta janë të kësaj toke??!

Për besë, O Trima, jemi në hall me këta se, tash as me pushkë e as me dhunë, as me .... aq sa nuk di se çfarë të them, sepse na sollën në një situatë të tillë sa s’di
se çmund të sjellë dita nesër!!!...Këta po na dhunojnë edhe neve dhe, sa herë tentohet të bëjmë diçka, këta horra krimnelë, na i zgurdullojnë sytë, duke na treguar se tash jemi në ‘’demokraci’’ dhe, me këtë demokraci, (që vetëm demokraci nuk është, përpos anarshi) ju luftojmë... E hiq nuk pritojnë t’i hypin avionit...dhe shkojnë e e thejnë qafën tek të huajt. A e dini se neve, luftëtarët e atdhetarët e vërtetë, që ecëm nën gjurmët Tuaja, në rrugën e vështirë të luftës për çlirim e Bashkim Kombëtar, që vepruam e nuk kursyem asgjë, që ja kushtuam gjithë jetën tonë veprimtarive patriotike për Kosovë, atdhe, liri e Bashkim kombëtar, na paraqesin si enverista e monista, si idealista e ‘’armiq’’, duke i përdorur të gjitha epitetet më të egra për kohën! Mundohen shumë O i Madhi Jusuf, të të paraqesin Ty, shkrimtar, poet, këngëtar, etj,etj, por luftëtar të idealit të lirisë e Bashkimit Kombëtar ‘’harrojnë’’!!! Ashtu po ju konvenon disa pseudopatriotëve të ‘’demokracisë’’ së sotme!? Por jo jo, nuk i konvenon Kosovës e popullit tënd, O i Madhi Jusuf, që të do, të respekton dhe të ka vendos në pjedestalin e lirisë, në ballë të historisë së shqiptarisë, O HERO i Pavdekësisë, së bashku me vëllanë Bardhosh e me Trimin Kadri!!!

... E di se Ju mërzita, por duhet ta dini, O Shokët e mi të idealit, se, sa më dhemb edhe mua për këtë Kosovë e për këtë popull, ku po shkojnë e kah po na çojnë!? Ndaj fola me Ju, i sigurtë se, Ju më kuptoni drejt. E di se, edhe nga ajo thellësi ku jeni i dëgjoni rënkimet e kësaj toke, që ende nuk po gjen qetësinë dhe rehatinë e duhur. Gjaku Juaj thërret me dekada, i bashkuar me gjakun e mijra të rënëve për liri. Fjala Juaj e fuqishme jehon e godet çdo padrejtësi, që i bëhet kësaj toke dhe s’ka forcë ta mbysë atë! Grushti Juaj mbeti përjetësisht lart, për të na prirë e për të na thënë: ‘’ Jemi të gjallë! Me Ju shqipe, në përjetësi! Përpara drejt Bashkimit Kombëtar!!!’’

... Dhe u ndava nga Ju O Trima, me lot në sy e me fjalët e Tua, monument, në mëndje, O Jusuf Gërvalla:
‘‘Në ballë të këtij populli dhe te këmbët e këtij populli, flijimi dhe vdekja do të na vijnë si përjetimi më i bukur e më fisnik në gjithë jetën. Dhe s‘do të ketë forcë, që të na ndalë në rrugën tonë..."

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Faridin Tafallari
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Nuk është vlerësuar deri më tani!
Lexuar: 98 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
LEGJENDAT DHE NDIKIMI I TYRE NË JETËN SOCIO...
E enjt, 15 prill 2021 - 23:38
LEGJENDA Legjenda apo gojëdhëna është një tekst apo rrëfyes që tregohet në formë gojore nga populli. Zakonisht këto gojëdhëna, i kushtihen p...
NDËRMJETËSIME LETRARE
E mart, 13 prill 2021 - 22:06
Shtëpia Botuese “ARMAGEDONI”, në prishtinë nxori nga botimi librin: “NDËRMJETËSIME LETRARE – për krijimtarinë e Arif Molliqit”, me autor S...
Lavdi jetës dhe veprës së Enver Shqiptarit...
E hn, 12 prill 2021 - 18:46
.
Mjerimi i shkrimtarit në shërbim të polit...
E shtun, 10 prill 2021 - 18:39
(Gorki dhe Kadarea) Nuk është për t’u habitur që nuk kanë qenë të paktë njerëzit e letrave që i kanë shërbyer politikës dhe diktaturës. ...
Ja çfarë mendonte Faik Konica për Shqipër...
E premt, 09 prill 2021 - 00:54
Kush më mirë se Faik Konica mund të perifrazojë shqiptarët ashtu siå ato ishin dhe janë. Ai ishte jo vetëm një nga njerëzit më të ditur dhe më...
më shumë nga - Kulturë »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi