Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Atdhe Geci: Poezi
Publikuar më 28 janar, 2020 në orën 00:25 ( ) Kulturë |
Rrit madhësinë e shkronjave
.














LIRI ËSHTË TË DUASH NJË GRUA

Rreth 15 mijë vjet dritë e hënë është
qielli i Roganës, dhe 15 mijë vjet jetë
i ka gjuha shqipe, dhe 15 mijë vjet
jetë vesa e njomë e biologjia e luleve...

Thellë në thëllimë të shpirtit të njeriut
mëkatet e fshehta fshihen të fshehen
por zanore të forta të të dashuruarve
muret e përgjakura ngrihen t ́i thyejnë.

Të lashtë e modern u kam në zemër,
të lashtë e modernë jeni dashuria ime;
o ti atje, eja tek unë të më përqafosh!
të them të dua, mos është pakëz vonë?

Dardan, të nxehtë e kam kraharorin,
i dua shumë ata që dinë të dashurojnë,
e puthura tek unë ka shumë kuptim
një përqafim mua ma mbushë zemrën

Mëmë poetike e më të dashurve tuaj,
zojë e Roganës, duaje bandillin tënd;
liri është të duash një grua, por, liri
është dhe gruaja të ketë një të dashur.

FSHATI I TË VDEKURVE
Shpëngulja vritka më shumë se vdekja!

Ç ́të bëjmë me mërgimin dhe shpërnguljen,
me mollën që lundron mbi varre, me varret e
lëna shkret! Si ta ndalim këtë murtajë të zezë?
Shpërngulja vritka jo vetëm njeriun, vritka
tokën dhe të gjitha kohët që i krijuam në të,
Shumë nga njerëz habiten kur dëgjojnë, se
ky artist, ai shkencëtarë, ose ai kosmonaut
ka prejardhje shqiptare, prejardhjen e këtij
vendi, që shpërngulja i ka marrë e degëdisë!
Ç ́të bëjmë me shpërnguljen dhe mërgimin?

Flasin pjesë të atdheut të shpërngulur, flet
Ilirida, Molla e Kuqe, Çamëria, Presheva
flet Dardania dhe të gjitha trojet shqiptare.
Nuk pajtohem me himnin e gjakut të ngrirë,
hija e atdheut të ndarë më ndjek kudo!
Një gjysmë të atdheut e kemi të pushtuar.
Jo fort moti, udha më rastisi përtej Nishit
në një katund me emër, Molla e Kuqe,
Fshati ku kishin jetuar shqiptarët, tani nuk
ka njeri. Në atë fshat të vdekur, të Atdheut
qaheshin varret; ku janë të gjallë që ishin?
Të vdekurit e tashëm i qanin, të vdekurit e
së kaluarës! Të vdekur të ardhshëm s´do të
ketë, aty ka vdekur kisha e fshatit e varrezat.
Në atë pjesë të Atdheut të lashtë të Ilirisë,

Molla e Kuqe, në shqip më nuk ekziston!
Atë e e vranë pushtimi serb dhe shpërngulja.
Në atë pjesë të atdheut të lashtë të Ilirisë,
varret janë shndërruar në toka të bukës.
Një rizënie e re nuk është e pamundur,
në një çast tek po qante rrënja për degët-
dy të vdekur, të pavarrosur nga askush,
pyesnin njëri- tjetrin: miku im i vdekur si
ndodhi që asnjë i vdekur më s ́është tek
kjo varrezë? Ku vajti fshati ynë i vdekur?
Fqiu kufomë iu përgjigj; miku im i rënë,
shpërngulja neve na vrau më shumë se
pushtimi! Nën pushtim s ́vdesin të gjithë,
Nën pushtim së paku ruhet bima e gjakut,
Të gjallët, qofshin edhe të poshtëruar, nuk
vdesin kështu si vdiqëm né! Ashtu është;
miku im i vdekur, të pyes: a di me shkrue?
që t ́ua lëmë një porosi të gjallëve tanë;
që kombi ynë të ketë kujdes nga mërgimi,
se shpërngulja vritka më shumë se vdekja.

FJALA E POPULLIT
Çamëria, vendlindja e kombit shqiptar

Atdheu ynë në tokë, det dhe nëntokë
jam fjala jote, gjuha dhe grushti yt
jam trimi dhe humbësi, jam populli
jam Atdheu i ndarë në pjesa e pjesa
jam luftëtari parë në të gjitha betejat
O vend i shtrirë në tokë, det e në qiell
në fshatra e qytete, në tërë hapësirën
gjeografike; ti je pellazgo-shqipëria,
vendlindja e Atdheut tim të nderuar.
Në Çamëri është lind kombi shqiptar

Pellazgji, tëra shkronjat e gjuhës sonë
mbajnë emrin tënd, ADN e shqipes
Alfabeti ynë pellazg me 54 shkronja,
është alfabet i krijuar nga e folmëja
shqip, është gjak i drithërave tanë,
gjak i Lemnit, Janinës dhe Prevezës,
gjak i Atikës, Dodonës dhe Moresë
këto shkronja kanë identitet shqiptar,
janë shkronja nga epoka e paleolitit
shkronja të gdhendura në guri e letër.
Pellazgji, mendje e qytetërimt antik
lindëse dhe rilindëse e atdheut tonë
shpikëse e matematikës dhe vijave
shpikëse e gjeometrisë dhe fizikës,

shpikëse e arteve dhe e filozofisë
ti je krijuesja jonë e njëperëndisë.
Epirit, tëra krojet e ujit flasin shqip,
në gjuhën hymnore të perëndive të
lashta, kjo është arsyeja pse shqipja
quhet gjuhë hyjnore e perëndive.
Kjo tokë e lashtë në vetvete ruan e
bimon hyjnueshëm si para mijëra
vjetësh, ndërtime ipesh të shquara
dhe vepra me cilësi të mëdha t´artit

Gjuha ime e shkruar dhe e kënduar
je identiteti i qenies sime e i gjakut
ke gojë të ëmbël e sy përtej qiejve
ke mendje ndërtimi dhe krijimesh
E di se ka libra të fshehur me fjalë
të shqipes së lashtë! Bibliotekën e
e Aleksandrisë e dogjën se e kishin
zili Pellazgjinë, e kishin zili Thotin,
Faraonin, Zeusin, Aleksandrin dhe
Pirro Shqiponjën. Nata ishte krimi

Gjuha jonë kozmike, gjuha jonë e
perëndive, edhe pas mijëra vjetësh,
mbete po ajo hyjnorja e kësaj bote
kjo këngë e lashtë në vetveten e saj
vazhdon e gjallë në të folmen e saj
e të shkruar, flet fjalët e gjakut tonë.

Në Dodonë e gjithëandej pellazgo-
Ilirisë, Zeusi fliste shqip në Olimp,
fliste në gjuhën e tij të perëndisë,
në gjuhën e prindërve që at´e lindi.
Në Çamëri dhe gjithandej Epirit
Me dhunë i është shkelur e vërteta
Çamërisë s´i lejohet të jetë e lirë
i mohohet gjuha, kultura, origjina,
ndalohen shkollat shqipe, e folmja

Në Çamëri e gjithandej Çamërisë
Që nga 1912 vritet populli çam,
Greqia me ligj i shkombëtarizon
shqiptarët!Ç´të bëjmë me të rënët!
Me çamët e pa shtëpi e të pavarre
borxhi krimit Greqisë po i shtohet
Thoti e Zeusi, e vërteta është gjallë
Çamëria është etni brenda Greqisë
Mblidhuni çamë te himni flamurit
ta ngrejmë Ipesh lirinë e shkelur!...

NJERIU DHE MBINJERIU

Kosovë, trego kur do të çlirohesh
nga qeverisja e keqe, vetëpushtimi
po nuk lëvize forcën e ndryshimit
ti do mbetesh një atdhe pa popull

Atdhe, forca mbrojtëse çdo ditë po
zvoglohet, korrupsioni yt qeveritar
po e han lirinë e fituar me gjak! Ti,
kush po e përzë popullin n´mërgim

Një qytetar deputetin tuaj e pyeti:
sa jemi të lire, të veprojmë të lirë
dhe sa jemi të lirë të bashkohemi
pajtimi kombëtar asgjëkundi s´duket

“A është e lirë Kosova”, “A është
e lirë Shqipëria”, “ Iliriada ”, dhe
“A është e lirë Çamëria dhe Tivari”,
shtet, s´jemi të lirë aq sa e pohoni!

Kosovë, merr fatin tënd në duar tua
korrupsionit qeveritar preja hovin
të mos firmosin më shitje të vendit
mos e digj veten për teke hajdutësh!..

MARSHI I KUJTESËS

Roganë e Ilirisë, vendl im ku jam lindur
Komb e kam gjuhën, fjalën e shkronjat
Komb i kam tokat e mia të pushtuara
Komb e kam tërë të tashmen e atdheut

-Tokësore dhe qiellore e antikës shqipe
Komb e kam Çamërinë, dhe Dardaninë
Komb e kam Iliriadën, Mollën e Kuqe
komb i kam hapat e lumit nëpër kujtesë

Atdhe, të gjuhës e kam alfabetin e lirisë
Të shpirtit e kam gjuhën time të shkruar
Asnjë frymë e huaj më s´ më tronditë
në secilën kaçubë kam himne këngësh

Shqipërinë deri në Prevezë e në More
e kam gjak flamuri, gjak epiro-shqiptar
e kam komb të fushave e të vargmaleve
komb të dashurisë dhe, komb të lirisë!...

Atdhe, tërësia më kupimplote e historisë
të kam gjak të luftërave dhe të betejave
dielli i njëllojtë i stinëve nuk më pëlqen
Kosovë, - marsh i kujtesës së përgjakur!…

KUSH S`PO NA LË TA NJOHIM VETVETEN?

Atdhe, fqinjët çdo ditë po armatosën
gjysmën e vendit e kemi të pushuar
të tërë heronjtë i kemi të përgjakur
pse nuk e pranon origjinën pellazge?

Thoti fliste dhe shkruante shqip, në
shqipen e pellazgëve dhe të ilirëve
Në art e shkencë ishte 5 herë gjeni
Thotin perënditë e shpallën përëndi

Atdhe, je mendja dhe dora e të urtit
populli ynë tek atdhéu është lindur
nga paleoliti e deri në epokën tonë
nëpër ty bimojnë e rritën shqiptarët

Pyes, kur do të lind një Skënderbeg
që e njohu vetja jonë dhe historia,
koha është që më të mos vonohemi
se mërgimi çdo ditë po na zvogëlon

Atdhe, emrin që e bart e ke të tokës,
të detit, të qiellit, të yjeve e të diellit
pse nuk e pranon origjinën pellazge
kush s´po të lë ta njohësh vetveten!?

FLATRAT E ROGANËS

Poezia botën ma jep të kthjellët
midis nesh fryn frymë tokësore
Roganën unë e kam në kraharor
Gjuhën e natyrës së saj e kuptoj

Zemër, duhet të dashurojmë më
shumë, më shumë, -gjithë jetën
kjo lulearkë në kodrat e Roganës
të gjitha netët i ka të mbushura

Un´ njoh fshatin tim 30 mijëvjeç
dhe fshatarët e mi të paleolitit
jemi të njëjtë me stërgjyshërit e
lashtë, me udhëtarët e kohës sonë

Jam rritur i pakufizuar me ajrin,
Jam rritur i pakufizuar me stinët
e sotmja më ikën në të kaluarën
e ardhmja pret retë e mendimeve!

I njoh fshatarët e mi mijëvjeçarë
ata i ndjejnë luhatjet e erërave
dhe udhët e ngushta të kalimeve
Rogana nuk është vetëm natyrë,
por, univers, histori, art e letësi.

2
----------------------------------------
Poezia botën ma jep të kthjellët
me bashkëfshatarët unë takohem
sa herë përmallohem për Gurin
e Këngës, e kitaren e të dehurve!

Rogana e ka të bimur veten e saj
prejardhjen pellazgo - shqiptare
Rogana ma jep botën të kthjellët
mua më pëlqen erotika në grurë!

Kam shumë kujtime për fshatin
kur dimri e bën natyrën me borë
unë shumë motive i vëj në letër
me shiun e borën flas si me miq!

Në Roganë fshihen dy kisha të
antikitetit të hershëm, këmbanat
e tyre s´dëgjohen, janë nën tokë,
brenda është edhe një nënqytet…

Në antikë Rogana jonë quhej,
Kryenjeri ose (Kryet e njeriut)
Rogana pellazgo-dardane është
e pasur me dashuri të paparë!...

3
----------------------------------------
Roganën time të dashur e njoh,
e njoh nga stinët e jeta e hallisur
Pasionin për poezinë e kam të
lindur nga nëna, e guximin nga
babi dhe bashkëfashatarët e mi.

Rogana njeh Himnin e Çamërisë,
vulën kozmike të gjakut të vet
gjakun e të rënëve të saj për liri!
Roganajtë e ditur e thonë qartë
as pluhuri në ajër s´ fle pa atdhe!

Njerëz të vendlindjes, pritni pak
e vërteta do të kthehet në shtëpi!...
kënaqësia këtu s´ lavdërohet aq
as liria e artistëve në formim

Ira, në kraharor e kam një lumë,
një lum të papërmbajur dallgësh.
historia këtej është dy tehëshe
me diell dhe natyrë gjelbërore

Roganë, s´është lehtë t´i shkruaj
të tëra këngët që i ndjejë për ty,
rendjet në livadhe i kam kujtim
eh si ndjeshim ngjitjeve Brijës!...

INDIVIDI DHE ATDHEU

Liri, ne ende jemi në të mbjellat e farave
Liri, ne ende s´jemi në stinën e të korrave!
( a. g. )
Jetën që po jetojmë duhet ta themi të tërën
atdheu ynë Iliria, është e plagosur në qenie
ndarja vendit po godet me ndarje të reja
me pika gjaku i kemi pragjet e shtëpive
ngritu atdheu im, ti e di kush ty të mbronë!
Gjuhë, liri, atdhe, flamur, u kam të shenjtë
këto vargje i kam himn në të tëra krijimet
por, ajo që mua më sjellë frymëzim është
muza, hapësirat e panjohura të së vërtetës
e vërteta e vogël më e vogël se atomet dhe
futonet, grimcat më voglane të qenies sime
Udhët e heshtjes janë gropa katakombesh
stuhi të ashpra erërash pa emër e mbiemër
himn kthesash nëpër trazira të ndjeshme!
Gjuhë, liri, atdhe, flamur, ju kam të shenjtë
njerëzit e sotëm jemi vonë në disa procese
ndriçuesit e qenies janë tjetër lloj i muzës
poezia tek unë më vjen prej së brendëshmi
trokitjet e saj janë tinguj, melodi, frymim
me poezinë jam afër dhe larg, jemi qenie
Njeri, liri në mua quaj atë që mund ta kem,
atë që mund ta preki, ta ndiej, dhe ta shijoj
dua të jetoj si notat, si tingujt, si meloditë
liria në mua nuk vjen nga besimet, por nga
kultura e vetëdijës, dhe aftësia sa krijojë!
Liri, ende jemi në të mbjellat e farërave
Liri, ne ende s´jemi n´stinën e të korrave!...

LIDHJA E ÇAMO ARVANITËVE

Çamëri, lirinë kërkoje tek vetja e jote;
bjeri idesë, Greqinë flake nga Çamëria
Erakthyer e Epirit pellazgjik, përgjigju;
krijo lidhjen midis çamëve dhe arvantëve
se Lidhja midis Çamëve dhe Arvanitëve
është çelësi i zgjidhjes sonë me Greqinë!...

FLAMUR SHQIPTAR

I nderuar flamur i atdheut
I nderuar flamur shqiptar
I nderuar i gjakut të etërve
Në ty bimon dashuri e jona

Ty flamur, gëzuar sot festën
Gëzuar o më atdhetari ynë
Ti je më trimi i shqiptarëve
Populli thotë, të qofshim fal

I nderuar flamur i historisë
I nderuar i Epirit shqiptar
nga paleoliti e në ditët tona
ti je flamuri i më të bukurve

Hapi krahët flamur shqiptar
Më guximtari i kombit tonë
I lavdëruar i paqes e i luftës
Betuar jam, pasha këtë tokë

Flamur i pellzgëve, i Ilirëve
flamur kuq e zi i dardanëve
S´di pse të dua kaq shumë
flamur i shenjtë i shqiptarve!...

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Nuk është vlerësuar deri më tani!
Lexuar: 362 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
LEGJENDAT DHE NDIKIMI I TYRE NË JETËN SOCIO...
E enjt, 15 prill 2021 - 23:38
LEGJENDA Legjenda apo gojëdhëna është një tekst apo rrëfyes që tregohet në formë gojore nga populli. Zakonisht këto gojëdhëna, i kushtihen p...
NDËRMJETËSIME LETRARE
E mart, 13 prill 2021 - 22:06
Shtëpia Botuese “ARMAGEDONI”, në prishtinë nxori nga botimi librin: “NDËRMJETËSIME LETRARE – për krijimtarinë e Arif Molliqit”, me autor S...
Lavdi jetës dhe veprës së Enver Shqiptarit...
E hn, 12 prill 2021 - 18:46
.
Mjerimi i shkrimtarit në shërbim të polit...
E shtun, 10 prill 2021 - 18:39
(Gorki dhe Kadarea) Nuk është për t’u habitur që nuk kanë qenë të paktë njerëzit e letrave që i kanë shërbyer politikës dhe diktaturës. ...
Ja çfarë mendonte Faik Konica për Shqipër...
E premt, 09 prill 2021 - 00:54
Kush më mirë se Faik Konica mund të perifrazojë shqiptarët ashtu siå ato ishin dhe janë. Ai ishte jo vetëm një nga njerëzit më të ditur dhe më...
më shumë nga - Kulturë »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi