Nën një shtypje të pa përjetuar gjatë viteve të tëra, në mos dhjetëvjeçarëve (flas në nivel botëror), në media bëhet një masakër i vërtetë psikologjik mbi njeriun edhe ashtu të vënë në një gjendje alarmante nga pandemia e Coronavirusit që kërcënohet nga çdo anë. Por kjo nuk është dhe nuk do të jetë gjendje e pa përballshme për njeriun.
Diçka tjetër sot rëndon më shumë se pandemia e këto janë faktorë të turpshëm të vënë në tryezën e quajtur: Informim (informacion). Media të të gjitha sojeve janë lëshuar mbi njeriun që po ballafaqohet me rrezikun e vërtetë dhe e shtypin me qëllime të sëmura vetiake me “këshilla” që nuk kanë aspak baza mjekësore. Ha limon, portokall, pi raki, (nuk di a kanë thënë : “Ha speca djegës!”) se këto ushqime a substanca e vrasin coronavirusin! Tregtarë dhe njerëz të tjerë të pa përgjegjshëm vetëm sa e shtojnë vuajtjen (psikologjike) ku grupi i parë, përfitojnë pa fije etike e morali duke rritur sipas dëshirës çmimet e prodhimeve ushqimore dhe higjienike.
K(c)oronavirus i vërtetë dhe kaptinë e turpshme e këtyre javëve apo muajve, është njeriu përfitues i paskrupullt dhe qeveritë e korruptuara të shumë shteteve në botë që nuk marin masa (e as kanë guximin se vet janë të të njëjtës kuzhinë) ndaj tyre, andaj, nuk shkojmë më larg, shihni çmimet në trojet shqiptare dhe mjafton!
Një mundësi e vetme dhe efikase për të dalur nga ky ankth i gufatur është të iu bindemi dhe ti respektojmë në përpikëri udhëzimet dhe urdhërate ministrie të shëndetit dhe qendrave medikale por pa u bazuar shumë në “selame” individuale të akësecilit mjek ose “kullosaxhi”.
Në fund: Rri në shtëpi aq sa mundësitë të lejojnë, mbaje higjienën në masa më rigoroze dhe për gjërat tjera leni të merren njerëzit e rendit mjekësor! Kështu do t’ia dalim më lehtë dhe pas asnjë dyshim!
Reis Mirdita
|