Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Thjeshtra tradhton “babain” bamirës
Publikuar më 15 mars, 2020 në orën 17:25 ( ) Beqir Elshani | Të ndryshme |
Rrit madhësinë e shkronjave
Dukuria e martesave të përzier, prej burrit të parë në të dytin po ndodhë shpeshherë. Ka raste kur gruaja nga urrejtja (për shkak të raporteve të këqija) nuk dëshiron të di për burrin e parë, mirëpo ndodh edhe e kundërta, burrin e dytë e tradhton duke abuzuar me burrin e parë të shkurorëzuar. Veprim që nuk është aspak etik, si nga ana e gruas ndaj bashkëshortit, ashtu edhe nga ana e burrit të parë ndaj familjes dhe rrethit shoqëror. Prandaj ky moral i dyfishtë shpeshherë përfundon me pasoja të rrezikshme.
Me një faqet e shtypit suedez është botuar një shkrim i gazetares, Eva Dabrovski, për marrëdhëniet familjare në mes bashkëshortëve dhe bijës së njerkut. Në letrën e njerkut drejtuar gazetares, ai tregon për financimin e thjeshtrës gjatë studimeve deri në martesë. Njerku tregon se për vajzën, që sapo ka diplomuar gjatë shkollimit në kolegj, ka shpenzuar rreth 340.000 korona. Përveç kësaj, njerku, thjeshtrës, përndryshe bijës së gruas, i ka blerë automobil për ndjekjen e studimeve në universitet. Ndërkohë që babai biologjik nuk është interesuar fare për bijën e tij dhe nuk ka shpenzuar asnjë qindarkë për shkollimin e saj. Këtu shihet që njerku thjeshtrën e donte si bijën e tij. Mirëpo pas përfundimit të studimeve, domethënë pas 10 vjetëve, në bashkësinë e tij familjare vjen koha e martesës së thjeshtrës. Ndërkohë thjeshtra në bashkëpunim konspirativ me nënën e saj, rikthen babain e saj, domethënë ish-burrin e nënës, me të cilët një kohë të gjatë nuk janë takuar. Këtë e përforcon edhe strategjia e gruas, e cila me qëllim nuk ka pranuar të lidhë kurorën me burrin e tanishëm, me të cilin jetonte në bashkësinë familjare. Prandaj, sapo babai i thjeshtrës ka kuptuar që e bija ka mbaruar universitetin, është takuar me të dhe ish-gruan e tij. Kështu nënë e bijë i bënin lajka njerkut. Për habi, gruaja nuk e prishte kurorën me burrin e parë, në mënyrë që të martohej me burrin e dytë me të cilin jetonin në bashkësi familjare. Dhe ky i fundit dredhinë e gruas e kuptoi pas dhjetë vitesh, mu në kohën kur vajza e saj diplomoi. Burri pronar e kuptoi që ishte mashtruar nga ana e gruas me të bijën, në mënyrë që me shpenzimet e njerkut të përparonin, dhe në fund të arratisen prej shtëpisë. Megjithatë, derisa me një anë burri pronar mendonte për ardhmëri të lumtur familjare, gruaja me të bijën e bënin të kundërtën, ëndërronin për rikthimin e tyre te burri dhe babai biologjik.

Ditën e caktuar, i zotit i dasmës kishte bërë listën e dasmorëve të ftuar për martesën e thjeshtrës, kishte ftuar rreth 250 persona, dhe në mesin e tyre ishin 20 miq simbolikë të pronarit, përndryshe organizatorit të dasmës. Për habi, miqtë e dasmorit, ndonëse një numër i vogël, nuk ishin ftuar. Një ditë pronari duke biseduar me njërin nga miqtë e tij rreth dasmës së për martesën e thjeshtrës, tregoi se nuk ishte ftuar në dasmë. Përveç kësaj, lajmin e dasmës e kishte parë në shtyp, mirëpo nuk kishte marrë ndonjë ftesë për grishje në dasmë. Fill pas kësaj, pronari, përndryshe kujdestari i familjes, e kuptoi që dasma po organizohej në emër të nënës dhe ish-burrit të saj. Shkurt dhe qartë, emri i organizatorit të dasmës nuk figuronte fare. Është e tmerrshme që në mesin 250 të ftuarve sipas gruas me të bijën, të mos gjenden së paku edhe 20 miq të organizatorit, përndryshe burrë i gruas dhe njerk i thjeshtrës. Duket qartë, miqtë e njerkut ishin keqtrajtuar. Kuptohet që veprimi i nënës me të bijën ishte një goditje e rëndë ndaj shtëpiakut, i cili e kishte ndier veten të fyer prej tyre, saqë prej dëshpërimit kishte qarë.

Ditën kritike, domethënë ditën e dasmës kishin ardhur vjehrria e thjeshtrës, ndaj në mesin e tyre gjendej babai biologjik i saj. Ata ishin dyfish të lumtur: e para sepse dasma e madhe organizohej me buxhetin e njerkut, e dyta, sepse të ftuarit po mendonin sikur organizator dhe shpenzues i dasmës ishte pikërisht babai i thjeshtrës që mbahej më superior. Pjesëmarrësit nuk dinin, që babai i saj kishte ardhur me duar në xhepa dhe nuk kishte paguar asnjë qindarkë për dasmën, të cilët pas një ndërprerje 10-vkeçare po takoheshin në shtëpi të njerkut. Pa dyshim që ky veprim i familjes ishte një keqtrajtim psikologjik ndaj pronarit. Pronari ishte bërë për t’u vajtuar, prandaj e mori veten dhe menjëherë gjërat i vuri në vendin e duhur. Ditën e dasmës pronari u tregua i përmbajtur, ngriti dollinë për nderin e martesës së thjeshtrës me dhëndrin, dhe në fund tha:

"Unë dëshiroj të ngrit një dolli për çiftin e ri! Ka qenë një nder i madh për mua të jem pjesë e kësaj familje për dhjetë vitet e fundit. Në këtë kohë në jetën time ndiej një mirënjohje të madhe për nusen dhe dhëndrin, pasi ata më kanë hapur sytë për diçka shumë… shumë të rëndësishme. Ata më kanë treguar që roli im në këtë familje nuk është ai që mendoja të ishte. Mendova se isha një thjeshtër i respektuar, i pëlqyeshëm dhe i dashur që po përgatitej për familjen. Mirëpo doli që kisha rolin e bankomatit - për zbrazjen e parave të mia. Pasi që jam zëvendësuar si mikpritës, si në ftesat e dasmës ashtu edhe në kishë, tani zgjedh të falënderoj dhe t'ia dorëzoj rolin e financierit babait të vërtetë të thjeshtrës sime. Prandaj po e ngriti dollinë time për çiftin e lumtur për rrugën që ata zgjodhën për jetën e tyre”. Kështu kujdestari i familjes e mbylli llogarinë e përbashkët dhe paratë e veta i transferoi në llogarinë e tij. Dasmorët sapo dëgjuan letrën e njerkut, u tronditën nga manipulimi i gruas me të bijën.
Padyshim që kurthi i nënës me të bijën ka qenë i kurdisur dhjetë vjet me radhë, shtëpiakun e kanë pandehur për leshko, prandaj e kanë shfrytëzuar me dinakëri. Ngjarja të kujton Penelopën besnike në epin e Homerit klasik, me të birin Telemakun, e cila duke i mashtruar pretenduesit me anën e pëlhurës, priste kthimin e Odisesë në Itakë, përkundrazi gruaja me të bijën e saj duke shfrytëzuar kujdestarin bamirës, prisnin ribashkimin e tyre me burrin e parë. Megjithatë sharra u hasi në gozhdë, prandaj shtëpiaku me kohë e kuptoi marifetin e gruas me bijën e saj, dhe atë në bashkëpunim të fshehtë me burrin e parë. Kështu “dashuria” romantike e babait me të bijën është mbyllur me 400.000 korona, të cilat familja nostalgjike detyrohet të paguajë shpenzimet e dasmës. Duket qartë se po ta bënin bija me nënën e saj dasmën me mjete të veta financiare, as një e katërta e shpenzimeve nuk do të ndodhte, (mbase edhe nuk do të bënte dasmë), por ishin paratë e njerkut, prandaj dasmën e kanë bërë me përmasa të mëdha, jo me mundësinë e zgjatjes së këmbëve sipas jorganit.

Suedi, 15.03.2020

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Beqir Elshani
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Nuk është vlerësuar deri më tani!
Lexuar: 187 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Duam Përgjegjësi
E mart, 23 mars 2021 - 21:08
Isha duke e shikuar mbrëmë një intervistim të një ish Komandanti të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, madje mund të thosha për atë kohë,edhe le...
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të ...
E diel, 21 mars 2021 - 15:45
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të Fakultetit të Stomatologjisë, Dr. Drita Mulliqi Përteshonit dhe Hajdar Përteshonit Poliklinika 3L, hist...
NUK MË DHIMSEN KËTO VITE TË JETËS SIME, Q...
E enjt, 18 mars 2021 - 00:04
JAM NË VITIN E 50-të, TË VUAJTJEVE TË JETËS SIME DHE, PO I ARRIJ TË SHTATËDHJETAT! PO, A E DINI SE, PO VUAJ JO NGA NATYRA E AS NGA ZOTI, POR, PO VUA...
NJË FOTO-KUJTIM ME SHOKËT E MI TË IDEALIT ...
E premt, 12 mars 2021 - 23:55
Mërgimi është një plagë e rëndë, e hidhur, tepër e përmallueshme! Mërgimtari ka mall të pashlyer për vendlindjen, për tokën, ku u lind e u rr...
NJË KËRKESË IMJA SPONTANE PËRBALLË PROFE...
E merkur, 10 mars 2021 - 20:01
Lajm i hidhur qe për mua dhe jo vetëm për mua, vdekja fizike e profesorit të nderuar atdhetar, Zejnullah Gruda! Profesorin e nderuar, pata fatin që t...
më shumë nga - Të ndryshme »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi