Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Me tenxhere e tepsia nuk mbrohet Qeveria!?
Publikuar më 28 mars, 2020 në orën 00:50 ( ) Mehmet Bislimi | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Për sqarim:
populli nuk e ka votuar dhe as e ka zgjedhur këtë koalicion Qeverisës! Këtë e keni bërë ju, me vet dëshirë, pavarësisht çmimit që do paguani. Kreu i VV-së, sa pa zbardhur dita, me rrapëllima kishte trokitur në dyert e LDK-së, duke i rënë në gjunjë zotit Mustafa për të kurorëzuar këtë koalicion të pazakontë!, këtë kurorëzim VV-ja, e ka bërë me vet dëshirë e përulje para LDK-së! Ky gjest i VV-së, në një nuancë të konsiderueshme, ia ka rritur kuotën e numrit të votave LDK-ës, në veçanti nominimi i znj. Osmani ka shpëtuar LDK-në nga rënia rapide!
Pse ishte një kurorëzim i pazakontë i këtij koalicioni? Shumica e subjekteve politike që operojnë në Kosovë, nuk janë të vetëdijshme se programi i tyre politik, ekonomik, social, zhvillimor etj, mbështetet pikërisht mbi përcaktimin e tyre politik si parti të djathta apo të majta, sociale, nacionale, fundamentale etj, Prandaj, ishte aq e palogjikshme që VV, me një përcaktim të qartë social të majtë, të bëj koalicion me një subjekt tjetër, që në esencë veç emrit e djathtë, nuk ka as një ide dhe as gjë të përbashkët me subjektet e kësaj natyre, ketë subjekt më shumë e karakterizon papërgjegjshmëria e veprimit! LDK, ketë “martesë për letra!” e kishte bërë me vetëdije të plotë, duke siguruar kështu primatin e prishjes së “letrave”, kur ata të duan.

Dorën në zemër, vota e popullit ishte në masën e diferencës së vogël mes numrash, duke ju vënë në ranglistën e parë VV-në, të dytë LDK-në dhe të tretë PDK-në e kështu me radhë. Populli, më së paku është përgjegjës për këtë koalicion, prandaj mos u thirrni në emër të tij. VV, e vetëdijshme, më shumë se asnjëherë më parë, ishte hequr gati zvarrë për të bërë koalicion me një subjekt politik të cilin e kishte njohur shumë mirë, dhe ishte sprovuar me te, më rastin e VLAN-it! VV, sot, nuk ka të drejtë të zhgënjehet në LDK-ën, ngase LDK, nuk ka ndryshuar kursin politik, por duhet të zhgënjehet në vet-veten e saj, ngase vet VV-ja kishte rënë në lajthitje të pariparueshme, Prandaj nuk ka kujt t’i qahet, dikur pleqtë na thoshin: “ Vafshë pa të keqe të askujt biro!”... e gjitha kjo, VV-së, do t’i kushtoj kohë për të u rikuperuar.

Qe në fillimet e para të fushatës elektorale, VV, kishte rënë në mënyrë tragjik-komike në kurthin e LDK-ës, duke i karantinuar me vija të kuqe gati të gjitha subjektet tjera politike! Ky ishte suksesi i parë i LDK-së, e cila tanimë kishte futur në dorë një subjekt politike, mbi të cilin do të ushtronte rolin e tutorit; gjithmonë me kërcënimi se t’i prishi “letrat!”, se Kryeministri i Republikës së Kosovës kalon përmes zyrave të LDK-ës etj.
Sprova e kushtëzimit të LDK-së, mbi VV-në, po jepte rezultate të reja; si me vonesën e rezultatit të zgjedhjeve, me mospranimin e rezultatit deri në momentet e fundit, me numrin e dikastereve ministrore dhe përzgjedhjen e tyre sipas shijes së LDK-ës, në vazhdim, detyroj VV-në që të s’postoj krye kuvendarin Konjufca duke e vënë VV-në para aktit të kryer se: “Unë t’i prishi letrat!”. Në fakt, ky koalicion i letrave sa për të bërë një Qeveri të brishtë që do t’i pamundësohej të veproj lirshëm, sikur nuk i shërbej askujt, Qeveri me zorrë për këmbë, që nuk mundi të kontribuoj në asnjë lëmi e cila nuk e kishte fuqinë, pasi që partneri i koalicioni e pamundësoi punën e saj me stilin e mos dëgjueshmërisë etj.

Edhe debati gjatë seancës maratonike që u mbajt, ku edhe shkarkuan Qeverinë Kurti, ishte i zbehtë dhe i pa kurriz: në shumicën e rasteve, përfaqësuesit e VV-së, sikur i qanin hallin LDK-së, se nëse votojnë mocionin, ajo, pra LDK nuk ka me kë të bëj koalicion, se është nonsens koha që po mbajnë këtë mocion për shkak të virusit, se do duhej të shtyhej më vonë etj. Jo, zotërinj të VV-së, jo, mos e qani hallin e LDK-së, qani hallin tuaj!?, LDK, nuk e ka këtë problem. Ky subjekt është aq “parimor”, sa që nuk ka lënë subjekt politik në Kosovë pa bërë koalicion me te, dhe që të gjithë i ka lënë në baltë kur ia ka dashur nevoja, madje edhe juve, tani për herë te dytë pas VLAN-it! Dhe dikush që mashtrohet për herë të dytë, tagrin e lajthitjes duhet ta paguaj dy herë më shtrenjtë!, në vazhdim, rënien e cilësdo Qeveri, nuk e shpëtojnë dot as viruset, as epidemitë tjera gripoze e sezonale.

VV, ngadalë, duhet kërkuar llogari në adresë të vet, duhet t’i hapi portat e ndryrjes me kujdes, dhe të shoh shkarjet që ka bërë përgjatë rrugëtimit të saj: “E vërteta duhet të thuhet me guxim, edhe atëherë kur është e hidhur!” VV, linçoj nga radhët e veta militantë më të besuar të saj, koka të përkushtuara në shërbim të çështjes kombëtare, me përgatitje të kënaqshme intelektuale, si. zoti Imeri, Ahmeti, Sejdiu, Molliqi, Pantina, Topalli, Qaushi, Krasniqi e dhjetëra tjerë... mëkati i vetëm i tyre ishte guximi i të menduarit ndryshe!... (me kaq sa dihet deri me tani), janë lënë në margjinë edhe shtyllat kryesore të VV-së si. Zoti, Hyseni- Kaloshi, Aliu, Lajçi, Kurteshi një dhe dy, Xhemaili, Bislimi e dhjetëra tjerë. Tani është krejtësisht i papranueshëm, krejtësisht, fakti i katapultimit të figurave të pamerituara dhe kontroverse në majat e Qeverisë!, kjo ka irrituar qytetarët e ndershëm dhe anëtarësinë tuaj në masë të madhe...

Pyetja e radhës që do të shtron anëtari i thjeshtë i VV-së është: Prej nga u bënë më të afërt dhe më të besueshme për Albinin; Mustafa, Lutfiu, Veliu etj, se sa Shpendi, Visari, Molliqi, Krasniqi, Pantina, Sejdiu, Topalli e dhjetëra figura tjera që ishin shtylla e VV-së!? Kjo çështje duhet rishikuar. Nuk duhej të bëhet aq lehtë mik i sotëm, një kundërshtar i deridjeshëm, dhe armik i nesërm një përkrahës i deridjeshëm, fundja është çështje e reflektimit të subjektit në fjalë.

Kjo Qeveri, ishte e dedikuar me ra, që në nismën e fushatës së saj elektorale, kur ishin gudulisur aq shumë për faktin se do bënin koalicion me LDK-në, ngase bashkë me LDK-në, do luftonin korrupsionin, nepotizmi do luftonin krimin e organizuar dhe keqpërdoruesit e buxhetit të shteti, se do luftonin atë dhe këtë, se do bëni ç’kapjen e shtetit, gjyqësisë etj, kjo nuk ishte bindëse, për më shumë ishte sarkastike, kjo komedi nuk mund të kishte dy episode!, një miku im Gjini, pati thënë me sa zë pati: “Pse me LDK-në!”, dhe ai kishte të drejtë!...
Arsyeja tjetër e dështimit ishte edhe motivimi për t’u hakmarrë mbi subjekte të caktuara, dhe kjo trumbetohej fare hapur!? Jo, Nuk bëhen gjërat duke u nisur nga motivi për hakmarrje, por nga motivi për të zbatuar dhe për ta forcuar ligjin dhe shtetin, ku do të jemi të gjithë të barabartë dhe përgjegjës, për të mirat dhe të ligat që bëjmë në dëm dhe dobi të shtetit.

Mos u shqetësoni, për të gjithë ata që njohin politiken dhe artin e saj, kjo ka qenë e pritshme, kjo Qeveri u formua në minutat e fundit, dhe ra në minutat e parë, ende pa u ngritur në detyrë, dhe nuk kishte si të ndodhet ndryshe, partneri i koalicionit të letrave e kreu misionin e vet! Nuk duhet mohuar faktin se në LDK, ka edhe figura të përkushtuara që punojnë me ndershmëri e atdhedashuri, të cilët së shpejti do ta thonë të vërtetën e madhe. Të gjithë juve, shokë, miq, subjekte politike, intelektual, shoqata, akademikë dhe njerëz të vullnetit të mirë: mos i mohoni miqtë dhe mbështetësit e vjetër!...
Të dashur qytetarë, mbrojtja dhe fuqia e Qeverisë, varët nga vota e juaj, Qeveria mbrohet me votë dhe jo duke e rrahur me shkop fundin e kusisë!
Nuk mbrohet Qeveria (cilado qofte ajo), duke rrahur me shkop tenxhere e kusia!

26.03.2020

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Mehmet Bislimi
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Nuk është vlerësuar deri më tani!
Lexuar: 113 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi