Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
VIRUSI COVID-19 DHE POLITIKOVIRUSI
Publikuar më 28 mars, 2020 në orën 00:53 ( ) Tafil Duraku | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Ata që e përgatiten luftën shqiptare të popullit shqiptar, padyshim, qenë enveristët shqiptarë, dhe, jo UDB-asho – KOS-istët “shqiptarë” e shqiptaro-titistë (tash, neotitistë) të LDK-së, që, tash, po e kullosin “Republikën e Kosovës”, kopeisht, dhe, ky është qëllimi për çfarë e kanë mbajtur të copëtur prej Shqipërisë.

E nisëm kështu, këtë shkrim, për të thënë haptas, se, ajo që u pa dje në seancën e tejzgjatur, 12-orësh, të “Parlamentit të Republikës së Kosovës” me të vetmen pikë të rendit të ditës: Mocionin…, u panë fytyrat e vërteta të neotitistëve LDK-istë&Co dhe “shqetësimet” e të gjithë deputetëve të pranishëm për virusin CoVid-19 dhe askush nuk e shihte aty politikovirusin e UDB-asho – KOS-istëve LDK-istë&Co. Kjo nuk përbën më lajm, por, çudi!...
“Deputetët”, ankoheshin për kushtet në të cilat mbahej takimi, duke e parë vetëm veten e vetveten të “rrezikuar” (edhe pse ishte dezinfektuar salla) dhe interesat e tyre partiake, individuale dhe grupore, ndërsa, nuk i shihnin ata qindra e mijëra mjekë e infermierë, që ishin në ballë të luftës me virusin CoVid-19, në vijën e parë të frontit (pa mjete të mjaftueshme e të duhura pune) dhe ballë për ballë me të prekurit, e, deputetëve “shqiptarë” nuk u mjaftonte as largësia prej dy metrash, në sallë të dezinfektuar, të pajisur me dorëza e maska. (Sic!)

“Dashurinë” dhe “shqetësimet” e tyre për popullin dhe shqiptarët, i kemi parë tash e shkuar dy dekadash (Sic!), prandaj, po luten, duke u ankuar për kushtet, zgjate ZOT kështu e kësi miri!...
Madje, disa, edhe talleshin e përtalleshin, e qeshnin me të madhe e zgërdhiheshin, sepse, të dhënë pas interesit vetanak e partiak, e harronin virusin CoVid-19, sa, herë-herë, e zinin goje popullin dhe “sheqtësoheshin për të vetëm ‘sa për sy e faqe’(!), për t’i qitur hi syve...

Kryekorbat e politikovirusit LDK&Co të nëntokës “kosovare” e “kosovariste” të UDB-së e të KOS-it, që qëndronin në prapaskenë e prapa perdeve dhe dëgjonin përfaqësuesit e tyre korbazinj, sorra e laraska se a i proklamonin në përpikmëri ato që u kishin thënë t’i thoshin publikisht, për t’i qitur hi syve opinionit publik shqiptar, i cili nuk u beson më për asnjë çast trukeve të tyre “patriotike” e “shqiptare”…

Në atë teatër (“Parlament”) ku dominoi, për dymbëdhjetë orë rresht, pafytyrësia politike e të gjithë spektrit “politik” e “patriotik”, “Kosovar” e “kosovarist”, më shumë u bë luftë mes individëve, grupeve e grupimeve politike të taboreve në pushtet e opozitë, me akuza e kundërakuza, sesa u dëgjua shqetësimi i vërtetë për masat e gjëra të popullit, për gjendjen e tyre sociale, në të cilën ndodhen edhe përballë virusit CoVid-19.

Madje, u dëgjuan akuza e kundërakuza nga ato më banalet, që ndërrojnë partitë, siç i ndërrojnë çorapët për çdo ditë, kusarisht, duke u çirrur hapur, sikur të ishin a të flisnin para një kopeje kafshësh, e jo para qytetarëve që ua kishin marrë votën me dredhi e mashtrim, me premtime koti, se “këto parti i kemi, nuk kemi parti të tjera”, dhe kjo është edhe një dëshmi tjetër bindëse, më e madhe, se “pushteti” ‘kosovar’ e ‘kosovarist’, nuk lë të formohen parti të tjera shqiptare, të popullit shqiptar, sepse, fatkeqësisht, në Kosovën e trepushtuar shqiptare (kosovaro-serbo-ndërkombëtarisht), ka dominuar dhe po dominon jugosllavenizmi shqiptaro-titist e neotitist, antishqiptar, i LDK-së&Co, e cila, siç është ditur me kohë dhe u dëgjua dje në “Parlament”, është autorja e “Pavarësisë” së “Republikës së Kosovës”, flamurit, himnit, simboleve e allishverisheve të tjera antishqiptare, antiluftë dhe antiUÇK-ë. Atë autorësi e tha publikisht, deputeti farkist i LDK-së, pa i sqaruar raportet mes “autorësisë së ‘Pavarësisë’ së ‘Republikës së Kosovës”, që është partia e tij, dhe, autorësisë “Betim i UÇK-së” (Bah!). E, këtu, duhet ta themi qartë se këto dy autorësi, sidomos e para, nuk shkojnë bashkë njëra me tjetrën, sepse, e para është autorësi për Serbi e Jugosllavi, ndërsa, e dyta, autorësi për SHQIPËRI.

Kur dihet autorësia antiUÇK-ë e LDK-së, pse lejohet keqpërdorimi i autorësisë së UÇK-së, Betimi i UÇK-së, kur dihet saktësisht qëllimi i atij betimi, gjaku i dërdhur për atë betim dhe lufta që është bërë për atë betim, për bashkim e liri kombëtare. Bazuar në betimin e UÇK-së, LDK-ja nuk ka asnjë të drejtë juridike, as ligjore, as shoqërore, as kombëtare për t’u thirrur në gjakun e derdhur të luftëtarëve të UÇK-së dhe as të kryekomandantit të saj, Adem Jashari, sepse, po del qartë se autorësia e LDK-së, “Republika e Kosovës” me të gjitha ‘takrravatet’ e saj, po del antiUÇK-ë dhe antishqiptare.

Pikërisht, këto marifetllëqe duhet stopuar, sikurse duhet stopuar urgjentisht përfaqësimit partiak që bën LDK-ja nëpër botë, sepse, ai përfaqësim nuk bëhet për interesa të popullit shqiptar dhe të Shqipërisë, por, për ta mbajtur në pushtet partinë “kosovare”, krahinore e panjugosllave.

Praktikisht, dje, në “Parlamentin e Republikës së Kosovës”, nuk u dëgjua asgjë, pos krrokamave e çirrjeve politike të subjekteve të pranishme partiake, përjashtuar PDK-në, që u përmbajt nga fjala dhe dalja në foltore.
U bë shumë zhurmë, për t’u fshehur pas situatës me virusin CoVid-19, ku u panë hapur “shqetësimet” e deputetëve për popullin, ndërsa, mjekët dhe infermierët që po përballeshin drejtpërdrejt me situatën e krijuar me CoVid-19, në fushëbetejë, që janë në vijën e parë të frontit me një armik tinëzar e të padukshëm si CoVid-19, kur ende nuk dihet si godet dhe kur godet, kur është në fazë sulmi a në fazë riorganizimi të padukshëm tinëzar, deputetët e pranishëm qanin hallet e njëri-tjetrit dhe të subjekteve që u takonin, prandaj, në të ardhmen, është detyrë e popullit, e votuesit shqiptar, se si t’i godasë me votën e tij të lirë, parazitët që e shfrytëzojnë Kuvendin për interesat e tyre meskine.

Kështu që, “shqetësimet” për “mbrojtjen” dhe mbarëvajtjen e shëndetit publik, ishin vetëm një maskë, farsë para maskaradës politike të radhës, sikurse edhe para çdo maskarade tjetër të këtyre 20 viteve në “demokraci” e “liri”, që po u shërben vetëm politikanëve, subjekteve të tyre politike, “patriotike” e “kombëtare”, sikurse u ka shërbyer në ish-sistemin “komunist”-“demokratik”, shqiptaro-titist-jugosllav(!)...

Për çudi, aty, në atë sallë, nxori krye edhe autorja e “Pavarësisë” së “Republikës së Kosovës”, LDK-ja&Co, e cila nuk lejon të mendohet e të veprohet ndryshe nga ç‘mendon ajo, e cila është partia që shantazhoi, shau e linçoi luftën e lavdishme shqiptare të viteve 1997-1999, luftëtarët e saj shqiptarë.

Po, cilit dhe kujt të UÇK-së ia paska zënë bishtin me derë, LDK-ja e Dr. Ibrahim Rugovës&Co e saj “patriotike” e “shqiptare”?...

Duhet ta dimë se populli shqiptar ka mundur e tejkaluar epidemi e epidemi ndër shekuj, do ta mundë dhe tejkalojë edhe virusin CoVid-19, ose koronavirusin, por, çështja është si ta mundim politikovirusin “patriotik” e “shqiptar” LKK-isto – LDK-ist&Co, të krijuar në laboratorin e antishqiptar të “komunizmit” serbojugosllav e shqiptaro-titist?
Kjo është çështja. Dhe, për ta përmbyllur këtë çështje, duhet dije, guxim dhe veprim kombëtar.

Burojë, 26 Mars, 2020

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Tafil Duraku
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Nuk është vlerësuar deri më tani!
Lexuar: 166 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi