Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Kronologjia e ngjarjeve deri sot, për apo kundër SHBA-ve
Publikuar më 28 mars, 2020 në orën 00:57 ( ) Afrim Morina | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Deri sot jam munduar të lë gjurmë në publicistikë për gjithçka që ka ndodhur në hapësirën kombëtare, prandaj e shoh të rrugës që edhe sot të lë gjurmë dhe të bëjë një analizë për atë që ndodhi në Kuvendin e Kosovës me 25.03. 2020. Pa anime, pa ngurim, do të bëjë një kronologji të derisotme, duke dhënë mendimin për çfarë po ndodh.
Me 1998, i dërguari special i SHBA-ve, Gerbald, pati deklaruar për UÇK-në, se këta janë terrorista dhe këtij deklarimi i’u përgjigjëm flakë për flakë, unë në cilësinë e udhëheqësit të UNIKOMB-it dhe Adem Dema(çi). Kërkuam që të shpallet përsona non grata (përson i pa dëshiruar). Ndërsa guerilja e UÇK-së e kundërshtoi mendimin e tij përmes armëve. Nga e kishte nxjerrë këtë përfundim z. Gerbald? Milosheviqi, guerilën shqipatre e quante terroriste, ndërsa Rugova apelonte se ajo është dorë e zgjatur e UDB-ës dhe që njerëz të frustuar dëshironin ta prishnin rehatinë dhe mardhëniet me SHBA-në. Atëherë pse z. Gerbald të mos i tumirte këto dy mendime. Por, Hshim Thaçi me shokët e vet nuk e dëgjuan zërin e SHBA-ve për të ndërprerë luftën.
Kur ishte vendosur të bombardohej Jugosllavia nga NATO, me sponzoruesin Joe Biden, në Senatin Amerikan, nga 100 përfaqesues, 42 ishin kundër, dhe bënin presion edhe publik të mos ndërhyhej në Jugosllavi, se ajo mbronte territorin e vet kundër terroristave. Të njëjtit, edhe gjatë bombardimeve bënin thirrje për ndërprerje të tyre dhe këtyre zërave iu bashkangjit edhe zëri i Rugovës. Pra ishte kundër SHBA-ve!
Me “ndihmën” e përfaqësuesit amerikan z. Chisstafor Hill arritëm në Rambuile me projet dokument, autonomi substanciale. Ky dokument ndryshoi pak dhe doli rikthimi i atonomisë jo të plotë, siç e kishim dikur, çka e përkufizoi Rrezoluta 1244, që edhe sot pas 20 vjetesh na ri i varrur në gjoks si medalion trofe me ndihmën e amarikanëve. Edhe këte e hudhi poshtë Rugova, me nënshkrimin e autonomisë substanciale në Prill të vitit 1999. Pra iu kundërvu SHBA-ve. Ai iu kundërvu edhe politikës së SHBAve për krijimiin e Qeverisë dhe për të marrë njohje shtetësie nga ata, sipas Medlin Olbrajtit.
Nëse amerikanët ishin më këmbëmgulës në mbrojte të shtetësinë së Kosvovës në Gjykatën e Drejtësisë në Strasburg, pse Hashimi pas kësaj u ul në tavolinë në Bruksel me Vuqiqin, për të biseduar çështje të brendëshme të territorit të Kosovës. A nuk ishte kundër SHBA-ve? Pse deri në vitin e kaluar, në Këshillin e Sigurimit të OKB-së ku uleshin për çdo tre muaj nuk u zu në gojë mendimi i asaj Gjykate dhe të kërkonte Kosova, se ne nuk i përfillim raportimet e Përfaqësuesit special të OKB-së, e gjithashtu edhe të hiqej rezoluta 1244?
Së fundmi kemi në udhëheqje garniturën politike në Amerikë që edhe hapstas kanë deklaruar se janë miq të Serbisë, qoftë në kohën e Millosheviqit, qoftë të Ministrit të tij të propagandës si luftënxitës në katër njësitë federale, pra Gebelsin i Ilirikut (Ballkanit), që nuk e morri ndëshkimin e Gebelsit gjarman, por favorizohet, sidomos nga amerikanët. Me ardhjen e Pompeut, u pa qartë se kah do të shkojë politika e saj për shqiptarët, sepse vet u deklarua se është mik i Serbisë dhe gjithë forcën politike të tj do ta orientojë për zhdëmtimin e saj.

Sot me çfarë kuti mat SHBA-ja?!

Brukseli mori kahën e stërkeqëjes së bashkëbisedimeve Kosovë-Serbi, në moton e bisedimeve teknike, ku u trajtuan problemet e brendshme të rendit juridik të Kosovës dhe shumë herë na u tha publikisht për kompromise të dhimbshme. Kjo strërkeqje në disfavor të shtetësisë së Kosovës, ngriti dilema se çfarë, në fakt po ndodhte në Bruksel? Këtë dilemë na e zgjidhen, pëkundër zërave kundërstues shqiptar, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, dhe në fund, e detyruar edhe Franca, se fjala është për lëvizje të territorit. Për këtë edhe Hasahim Thaçi u detyrua të fliste në forma të ndryshme arsyetimi, por që jepte për të kuptuar sinjalin ogurëzi të atyre shteteve.
Kur kam folur për hartat në tavolinë në vitin 2016, e të publikuara në Janar të vitit 2017, me siguri ju është dukur analizë e një eksponenti gjithnjë kundër qeveritar, por ja që sot po dalin të vërteta.
SHBA-të trumbetojnë se krijimi i Qeverisë duhet të ndodh në bazë të Kushtetutës. Nuk u krijua Qeveria në bazë të Kushtetutës e cila i garanton zgjedhjet e lira dhe nga zgjedhjet e lira del formula e krijimit të Qeverisë?! Nuk garanton Kushtetuta se kush duhet të merret me bisedimet me Serbinë?! Pra, këtu po luhet me dy kuti, se me çdo kushte të jetë Hashim Thaçi bartës i bisedimeve, kur dihet se jemi shtet parlamentar dhe Serbia është shtet Presidencial. Pra, këto dy kushtetuta, bien ndesh ndër vete në përfaqësim. Kujt po i konvenon kjo situatë e krijuar dhe atë në krizën më të madhe shëndetësore e ekonomike botërore, kur të gjitha shtetet i kanë bllokuar kufinjët e vet, e që për momentin nuk vlen as lëvizja Shengenjane? Pra shkelësit e Kushtetutës dalin të jenë për Amerikën, ndërsa përfillësit e saj, dalin të jenë kundër SHBA-ve? Kjo është logjika e interprëtimit kushtetues!
Çka fshihet prapa kësaj?
Në një analizë para 12 apo 13 vitesh, e kam thënë dhe kjo po del e sakt. Për fatin e Kosvës duhet të vendosin tri subjekte politike: LDK, PDK dhe AAK. Kjo ka qenë në qendrën e vëmendjes të të gjithë faktorëve ndërkombëtar, mirëpo rrethanat ndryshuan dhe AAK ra nga kombinimi përmes votës së qytetarëve. Por atë duhet faktorizuar, se nuk bënë ndryshe! Pra, një parti që nuk donte të dëgjojë për SHBA-në sa ishte në pushtet, jo që nuk u sanksionua por po i kthehet imunitetit të bërjes së politikës. Pse?! Nëse i kthehemi memoteknikës për “lidhjen e paqes” në mes Izraelit e Palestinës, Ramush Haredinaj, kryeministër i dorëhequr e mbështeti. Kjo jep të kuptojmë se nuk njeh probleme dhe nuk ka menduar se kjo mund të jetë mostër edhe për Kosovën dhe Serbinë. Prandaj edhe ia falë administrata e Trampit “kryeneqësinë”, duke e ditur se kur të do e ka në taborin e tij. E dijnë vallë, të gjithë ata që e tumirën planin e paqës për Izraelin dhe Palestinës çfarë parasheh ai?! Jo nuk e dinë, se nuk do t’i bënin iso kësaj ndjellakeqe, për t’u zbatuar edhe te ne. Kjo vetëm me një kusht, nëse kanë hyrë në këtë lojë. Sipas kësaj logjike që po ndodh sot ata janë veç në lojë për të marë mostër këtë shembull!
Duke i marë parasysh të gjitha zhvillimet, pro dhe kundër ndarjes së Kosovës, edhe nga analistët amerikanë dhe evropian, duhet vënë gishtin kokës, se këtu ka diçka që i vjen era e humbjes së territorit. A duhet heshtur për këtë dhe të presim se çfarë ishin takimet (shtatë), në mes të Hashimit dhe Vuçiqit, të cilat asnjëherë nuk iu bënë publike qytetarëve dhe Kuvendit të Kosovës? A duhet lënë fatin e kombit në duartë e ndyta të korrupsionit, nepotizmit, mitmarrjes, zhvatjes së pasurisë kombëtare, të cilët për një ditë u bënë të gjithë bashkë, thua se nuk kishte ndudhur asgjë më parë në mesin e tyre? Kjo i ka lidhur që edhe më mirë të bëjnë lojën e Grenellit, se sa të përballën me ligjin dhe veprimet antikushtetuese! Kjo jep arsye për të dyshuar se ka ardhur koha t’i lajnë mëkatet me “miqtë” tanë përmes marrëveshjes së dhimbshme, e cila u tha edhe pas daljes së përshpëritjeve për këmbim territoresh apo rregullimin e kufinjëve! Edhe sa dhimbje të tjera do t’i kenë shqiptarët?! Mos vallë përgatitet dhimbja më e madhe, rrëket e gjakut?! A e dijnë këtë lojtarët e Vjenës, Brukselit dhe tash të Grenelit?
Vetëm te shqipatarët ndodhë që Kryetari i Shtetit të bëjë thirrje për luftë qytetare dhe këtë në këtë vit e bënë Ilir Meta dhe Hashim Thaçi! Lavdi të dy presidentëve. Në rastin e parë SHBA-ja nuk e tumiri këtë thirrje, ndërsa në rastin e dytë, e tumirë dhe e arsyeton me kushtetutëshmëri! Është logjike?!

Tërheqëja e ushtrisë?!

Harrojnë mjeranët e bërjes së politikës se SHBA-ja i ka vendosur forcat e veta për të siguruar vendin tonë. Jo, kjo është bërë për gjeostrategji, se përndryshe kishte qenë në përbërje të KFOR-it, e jo të investoj në Bondstil për nevoja vetanake. Dhe po të ngriten gjithë shqiptarët kudo që janë për t’i larguar nga aty, nuk do t’ia arrinin qëllimit. Këtë e ka treguar përvoja mbi pesëdhjetëvjeçare amerikane, prandaj kot çjerrën për largimin e tyre. Kjo mund të ndodhë vetëm me një kusht, nëse SHBA-ja merret vesh me Rusinë për t’ia liruar këtë pjesë gjeopolitike asaj. Unë besoj se kjo nuk do të ndodh. Për këtë ka Bondstilin dhe për këtë do ta mbaj. Ajo nuk e ka ndërmend të lëshojë këtë pjesë të gjeostrategjisë për asnjë çmim. SHBA-ja ka mekanizma të fortë shtetëror, që me të vërtetë e mbrojnë Kushtetutën e vet. Ajo nuk lejon që fatin e ushtrisë ta lë në dorë dilitantësh, që për interesa klanore e teke individësh, mund të prishin gjeopolitikën dhe gjeostrategjinë. Zyrtarët ameikanë, siç është z. Grenel, ka qenë dashtë të mbrojnë Kushtetutën e vet dhe jo atë ta vënë para dilemës, bënë edhe kështu të interpretoihet, se na del shumë jo serioze. E di që këtë e ka bërë për të frikësuar dilitantët tanë politikë. Sidoqoftë, mbrojtësit e Kushtetutës amarikane ka qenë dashtë t’i japin përgjegje Grenelit, të cilën po e kërkojë publikisht, për çëshjen ushtarake, në Kosovë.

Përfundimi

Po për t’i dhënë territore Serbisë, këtë mund të ma mbushin mendjen, sepse kriza në Krime që ka mbetur peng e dy supërfuqive, duhet të zgjidhet. Territoret tona, që nga LSHP e deri sot, përherë kanë qenë në tavolina bisedimesh, e nisur me Krimenë, për të shuar konflikte fuqitë e kohës. Koha e tyre është edhe sot, sepse edhe sot e kemi Krimenë.
Shqiptarët duhet të zgjohen nga gjumi, sa nuk ka zënë vend marëveshja e modelit izraelito-palestinez, për të cilën është punuar dhe punohet!

Prishtinë, 27.03.2020

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Afrim Morina
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Nuk është vlerësuar deri më tani!
Lexuar: 213 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi