Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Kryeministrin Albin Kurti e rrëzuan si Ismail Qemalin!
Publikuar më 28 mars, 2020 në orën 23:52 ( ) Prof. Dr. Mehdi Hyseni | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Barometri diplomatik

*** Para 100 e sa vitesh bejlerët dhe agallarët feudalë reaksionarë me të huajt e përmbysën Qeverinë e Parë Demokratike Shqiptare me Ismail Qemalin në krye (1914). Kjo paradigmë tradhtuese dhe shitëse u përsërit edhe me rastin e rrëzimit të Qeverisë Demokratike të Albin Kurtit në Kosovë, më 25 mars 2020.

*** Ja, fatkeqësisht po na përsëritet historia tragjike kombëtare, edhe pas një shekulli (1914-2020). –Veç, së shpejti, do të vijë një ditë që do ta kërkoni Albin Kurtin, por , atëherë, do të jetë shumë vonë!
-Çfarë naiviteti dhe verbërie politike, po derisa oponentët politikë shqiptarë nuk e duan, por në forma të ndryshme bizare, e akuzojnë dhe e anatemojnë Albin Kurtin, duke e gënjyer Amerikën dhe Evropën Perënidmore (se gjoja ai “është antiamerikan” dhe “antievropian”), atëherë pse Amerika dhe Evropa ta mbështetin Albin Kurtin ? – Ku është logjika këtu?

Në këtë rast, konflikt, prishje marrëdhëniesh partneriteti dhe konfrontim me politikën dhe me diplomacinë amerikane dhe evropiane po kërkojnë disfatistët, rrencat, plaçkitësit, korrupcionistët dhe shfrytëzuesit, që nuk i ka votuar populli në zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit 2019.

Populli e zgjodhi, politika korrupcioniste, kolltukofagiste dhe karrieriste e përmbysi Albin Kurtin

Para se të hymë medias res, ia vlen ta citoj me kënaqësi të veçantë këtë vlerësim të peshuar dhe shumëdomethënës e objektiv, që përligj interesin e përgjithshëm kombëtar dhe shtetëror të Republikës së Kosovës, të shkruar nga Akademiku-Rilindësi ynë i mirënjohur, Rexhep Qosja : - “E rrëzuan Qeverinë e ndryshimit dhe të shpresës pa i lejuar t’i kalojë as 90 ditët e para që çdo qeverie i lejohen në të gjitha demokracitë liberale e joliberale, përpos në “demokracitë” neofashiste. “Nuk e rrëzuan votuesit. Jo.Nuk e rrëzuan ata që zgjedhin. Jo. Nuk e rrëzoi populli. Jo. E rrëzuan ata që fjalën popull s’e përmendin më, ata që popullit nuk i bëjnë të mundshme as të shihet e as të dëgjohet më! E rrëzuan ata që përgjegjshmërinë për shoqërinë, si u pa, e kanë shumë më të vogël se levërdinë vetjake.”(Shih: http://www.albaniapress.com/lajme/24913/KOMPLOT-PARLAMENTAR.html

-Ismail Qemalin e përmbysën bejlerët fajdexhinjë të shitur, kurse Albin Kurtin korrupcionistët milionerë, që me çdo kusht po luftojnë të mos u preket kolltuku dhe pasuria e jashtëligjshme. Ky është problemi, jo Albin Kurti

Emëruesi i përbashkët i të gjitha intrigave, shantazheve, akuzave, shpifjeve, ofendimeve, drejtuar kryeministrit të qeverisë reformatore të Kosovës, Albin Kurti, që iu bënë në Kuvendin e Kosovës (25 mars 2020), me rastin e debatimit të Mocionit për për rrëzimin e qeverisë së tij, të rikujtojnë politikën tradhtuese dhe shitëse të feudalëve dhe të bejlerëve të Shqipërisë me Eqrem bej Vlora dhe me Esat pashë Toptanin në krye, të cilët me mbështetjen e faktorëve të jashtëm, që kishin për qëllim copëtimin e Shqipërisë, e detyruan kryeminsitrin demokrat shqiptar Ismail Qemali, që të jepte dorëheqje të parevokushme , më 22 janar 1914, vetëm pas 14 muajsh qeverisjeje. “Përmbysja e qeverisë popullore përparimtare e Vlorës u hodh në erë nga intrigat e mëdha të imperialistëve dhe të Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit dhe nga shërbëtorët e tyre çifligarë e pashallarë, që ndihmuan agjentin e tyre Esat pashë Toptanin dhe pashallarët e tjerë reaksionarë”. ( K.X.Ismail Qemali, Tiranë: 1983: 393).

Natyrisht, sipas një “kileshu” të tillë ambiciesh negative të brendshme të “bosëve” autoritarë dhe absolutistë për pushtet, për plaçkë të popullit dhe të Kosovës, por, kuptohet, në një kohë tjetër dhe në rrethana krejtësisht të tjera , politike dhe diplomatike, kombëtare dhe ndërkombëtare, u rrëzua edhe Qeveria Demokratike Reformatore e Progresive e Kosovës me Albin Kurti në krye (kryeministër). Mirëpo, esenca e problemit territorial, kombëtar, gjeopolitik dhe shtetëror, është simetrike për shkak të tradhtisë së faktorit të brendshëm politik korrupcionist, kriminal dhe të disa faktorëve të jashtëm në mbështetjen dhe në favorizimin e tyre në dëm të interesit të përgjithshëm kombëtar dhe shtetëror të Kosovës.

Ashtu sikurse babain e shtetit të parë shqiptar (28 Nëntor 1912-22 janar 1914), kryeministrin Ismail Qemali, që bjelerët dhe gjakpirësit shfrytëzues dhe copëtues të popullit shqiptar, si dhe shitës të territorit të Shqipërisë Etnike, e akzuan vetëm pse ishte me POPULLIN dhe për mbrojtjen e interesave të POPULLIT dhe gjithë territorit të SHQIPËRISË ETNIKE, edhe kryeministrin e qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, e shpifën, e akuzuan si “diktator”, si “enverist”, si “përçarës”, si “antievropian” dhe si “antiamerikan” …etj. në seancën e 25 Marsit të vitit 2020, me rastin e debatimit të Mocionit të LDK-së për rrëzimin e qeverisë së kryeministrit Albin Kurti, për shkak se ai në bazë ligjore kishte shkakruar ministrin e Punëve të Jashtme, Agim Veliu.

Mirëpo, ky ishte vetëm preteksti, sepse shkaku kryesor pse partneri i koalicionit (LDK-ja) me kryetarin e saj Isa Mustafa në krye, ishte mosheqja e plotë e tarifës doganore ndaj mallrave të Serbisë dhe të Bosnjë e Hercegovinës, si dhe nxitimi i tyre që sa më parë të takohen me presidentin serb Alekandar Vuçiq dhe me presidentin Hashim Thaçi, që sa më parë ta “mbyllim problemin” e Kosovës me Serbinë kolonialiste dhe gjenocidale, duke lidhur ndonjë marrëveshje eventuale për copëtimin e territorit të Kosovës, ose për ta rilegalizuar (aminuar) tanimë Marrëveshjen për krijimin e “Srpska Zajednicës”, të cilën e kanë nënshkruar Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa (25 gusht 2015) në Bruksel.

Sa më sipër, ashtu siç kemi shkruar me dhjetra e qindra herë (2015-2020), çdo nënshkrim i Marrëveshjes për formimin e “Srpska zajednicës” në Kosovë, do të jetë tradhti me dëmkë, si dhe “COV-20” shkatërrimtar, që do ta shpërfytyrojë shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës. –Krijimi i “Srpska zajendicës”, do të jetë kantonzim jo vetëm i veriut, por i gjithë territorit të Kosovës me shumicë etnike serbe. –Nëse kjo ndodh, ky do të jetë fitili i djegies së pavarësisë dhe sovranitetit të Republikës së Kosovës.

Së fundi, katërcipërisht pajtohem me vlerësimin e sipërcituar të Akademikut Rexhep Qosja, se kryeministrin Albin Kurti nuk e ka rrëzuar POPULLI, por ata “nasradinët”, që e kanë “mizën në vesh” për korrupsion, për nepotizëm, për krim të organizuar, për plaçkë e për shfrytëzim marramendës të popullit dhe të shtetit të ri të Kosovës (2008-2020).
Pra, Qeverinë, e rrëzuan ata pacientë politikë të djegur për pushtet, për pasuri dhe për karrierë të “përjetshme” dhe të pangopshme. – E rrëzuan ata, që më shumë u dhibsen milionat dhe miliardat sesa njerëzit, duke dhënë shpirt nga virusi, nga sëmundjet e ndryshme dhe nga varfëria e skajshme buzë greminës.

–E rrëzuan, sepse ishte qeveri me program dhe me vizion të reformave të domosdoshme në drejtësi, në ekonomi, në arsim, në shëndetësi, në bujqësi etj. Me një fjalë, nuk deshën një qeveri reformatore , e cila filloi ta luftojë korrupsionin, krimin, padrejtësinë, pabarazinë dhe problemet e tjera ekonomike dhe sociale me të cilat përballej populli (2000-2020).
Qeverinë demokratike popullore të kryeminisrit Albin Kurti, e rrëzuan në çastet më kritike të luftës “to be or not to be” kundër pandemisë vdekjeprurëse!
Kjo është më shumë se amoralitet, më shumë se antihumanizëm, më shumë se padrejtësi, më shumë se verbëri, më shumë se injorancë dhe tradhti për popullin e Kosovës.

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Prof. Dr. Mehdi Hyseni
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Nuk është vlerësuar deri më tani!
Lexuar: 134 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi