Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
POLITIKOVIRUSI PO PËSON MUTACION (!)
Publikuar më 31 mars, 2020 në orën 03:35 ( ) Tafil Duraku | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Viruse ka pasë gjithmonë, në historinë e njerëzimit, të cilave, njerëzimi, u ka dalë përballë, i ka tejkaluar, përballur dhe i ka mundur. Por, është e çuditshme pse nuk arrin t’i mundë politikovirusët, që po pësojnë mutacion të përhershëm e të vazhdueshëm, për ta goditur, mundur e vdekur njerëzimin, për t’i mundur e sunduar popujt specifikë, një nga një e njërin pas tjetrit.

Politkovirusi, fillimisht, ka qenë “patriotik” e “shqiptar”, ka pësuar mutacion në jugosllav dhe shqiptaro-titist krahinorist dhe i ka goditur shqiptarët në ish-Jugosllavi, e ka vrarë Shaban Palluxhën dhe i ka ndjekur bashkëluftëtarët e tij deri në “shfarosje” (!) dhe mutaioni i tij është LDK-ja “patriotike” e “shqiptare”, që, në çdo hap, hapave të politikovirusit të parë, po e vret dhe po e godet UÇK-në e luftëtarët e saj shqiptarë, e, tash, po ushtron pushtet të plotë me mutacionin e vet, dhe, …
Prej një politikovirusi të tillë, që po pëson mutacion të përhershëm e të vazhdueshëm, është në hall të madh edhe populli shqiptar, i kudondodhur në trojet e veta gjeoautoktone, etnike. Politikovirusi ka një emër të përbashkët: LDK&Co e UDB-së dhe të KOS-it shqiptaro-titist!
Por, është thelbore ta dimë dhe ta shohim pak më qartë: A i ka fajet vetëm ai virus shqiptaro-titist i UDB-së dhe KOS-it “shqiptar” e shqiptaro-titist, apo, edhe politikovirusët e tjerë poaqë “patriotic” e “shqiptarë”, si mutacion i tij politik, që po e mbajnë në pushtet, njëri pas tjetrit, të njëjtin politikovirus mutacionist, proserb e projugosllav.

Politikovirusin LDK-ist e shqiptaro-titist, pas luftës së UÇK-së, e rehabilitoi kush tjetër pos rreshtimit të politikovirusit të AAK-së krah politikovirusit të LDK-së, përherë në mutacion, e mbajti gjallë dhe e forcoi AAK-ja.
Politikovirusi që i erdhi në ndihmë, pas AAK-së, qe politikovirusi i PDK-së, ku, fitoi e përfitoi kohë të mjaftueshme për një muatcion të plotë dhe krijoi imunitet politikovirusor, dhe, ky qëndrim, i befasoi dhe habiti të gjithë veteranët dhe spektrin shqiptar të luftëtarëve të radhëve të para.

Ndërsa, politikovirusi shqiptaro-titist LDK-ist, nuk u vetëmjaftua me ato që i arrinte hap pas hapi, si politikovirus “shqiptar” e “patriotik” i LDK-së&Co, por, vendosi të qëndrojë në organizmin tonë shqiptar, deri në ditët e sotme, edhe në Tiranë.

Ndërkaq, për ‘befasinë’ tonë, pas zgjedhjeve të 6 tetorit 2019, vendosi ta mbajë në organizmin tonë, përmutshëm e në mutacion të plotë, VV-ja, e cila kishte mundësi të tjera për ta krijuar një qeveri të qëndrueshme, sikurse që kishin ato të mëparshmet për krijimin e qeverisë, por, që ishte politikovirusi i specializuar antishqiptar i LDK-së ai që pësonte mutacion të përhershëm e të vazhdueshëm “patriotik” e “shqiptar”, e, ne, shqiptarët, duhet ta kuptojmë tashmë qëllimin final të atij e këtij politikovirusi, që po e mbajnë gjallë “bashkëluftëtarët” tanë dhe politikovirusi i disa kategorive të të “burgosurve politikë shqiptarë”(!)…

Është për t’u thënë këtu thekshëm, se politikovirusi serbojugosllave e shqiptaro-titist i LDK&Co, pahetueshëm ose në marrëveshje të fshehta me ta, i kishte kapluar organizmat “tanë” politikë e patriotikë, që thirren e po vazhdojnë të thërriten në emër tonë, në emër të shqiptarëve.
Madje, do thënë këtu se politikovirusi ka deputetësi të përjetshme federative jugosllave dhe krahinore e krahinoriste.

Politikovirusi LDK-ist&Co, i njohur për shqiptarët, e futi politikovirusin e vet në mutacion (m.. deri në fyt), duke i përçarë e ndarë luftëtarët e virusuar prej tij, në tabore e tabore, për të zënë vend e për të qëndruar në organizmin tonë shqiptar, sa më pahetueshëm dhe sa më gjatë të jetë e mundshme, dhe, këtë, po e arrin me egërsi e pa zgjedhur mënyra e mjete për ta përhapur vetveten kudo e në çdo kohë, në mut e mutacion deri maje kreje.

Pre e politikovirusit “shqiptar” të LDK-së&Co e saj shqiptaro-titiste, ra edhe politikovirusi i përmutacionuar i “krahut të luftës”, i cili, për pozitat e marrëveshtura “shiti” flamurin kombëtar, himnin kombëtar dhe gjithçka tjetër, në mutacion të plotë prej ‘shqiptar’ në ‘kosovar’, gjë që e bëri edhe kryeministri i sapoardhur dhe i menjëherëdalë prej pushteti, me mocionin e politikovirusit shqiptaro-titist, që po e luan rolin e macës me minjtë, me miopët dhe mendjelopët e qorrat e këtij populli.

Fatkeqësisht, fatin tonë e ka në dorë politikovirusi UDB-asho – KOS-ist i LDK-së&Co e saj shqiptaro-titiste, që ka për detyrë shtëpie të mos i lërë bashkë dy shqiptarë, pa ua transmetuar e futur në kokë politikovirusin e vet “patriotik” e “shqiptar”(Sic!)
Duke e parë tash e shkuar dy dekadash, politikovirusi shqiptaro-titist i LDK-së&Co, falë politikoviruësve të tjerë “politikë” e “patriotikë”, “shqiptarë”, po ecën përpara sigjarpërisht, inatisht, e si(sh)kurtisht…

Madje, politikovirusët “tanë” partiakë e “shtetërorë”, lëre që nuk po na lënë rehat ne të gjallëve, shqiptarëve e veteranëve të luftës për Shqipëri, të jetojmë e punojmë shqip e shqiptarisht, por, as në varr s’na i lënë rehat dëshmorët e kombit tonë, nisë prej Komandantit Adem Jashari, që s’e lëshojnë kurrë prej goje, betëm për ta mashtuar popullin shqiptar.

Por, është me rëndësi të dimë se çka mund të pritet prej të gjitha mutacioneve që ka pësuar politikovirusi LDK-ist&Co, i shqiptaro-titistëve të rafinuar, i cili, duke i mbajtur në pushtet virusët e dalë prej sa, të prodhuar serikëj, të të gjitha ngjyrimeve e paketimeve virusale, “politike” e “patriotike”, dalë edhe nga lufta 1997-1999, paralufta e paslufta, po bëjnë kërdi në popull dhe në masat e gjëra shoqërore shqiptare.

Politikovirusi i inateve personale, në këtë teatër shoqëror “kombëtar” të një shtëpie të sëmurë antishqiptare, po e qet në shesh ‘fytyrën’ e vërtetë të lojës së tij “patriotike” e “shtetërore”, ku,… pas meje në këtë jetë, gur mbi gur mos mbettë!...

Këtë e dëshmoi edhe sjellja e djeshme e qeverisë në vrapikje, sepse, me asnjë fjalë as fjali nuk e rikujtoi masakrën, ndër më të mëdhatë në kurriz të popullatës civile shqiptare, në Kosovë, kryer nga forcat pushtuese serbe, më 28 mars 1998, në Izbicë të Skënderajt. Këtë përvjetor dhimbjeje të terrorit të paparë antishqiptar, ku ky autor ka të vrarë axhën dhe dhjetëra kushërinj e miq, e rikujtoi vetëm opozita, si një politikovirus që po e mban në pushtet politkovirusin shqiptaro-titist të LDK-së&Co.

Çdo gabim i paqëllimshëm njerëzor, qoftë edhe i bërë nga pavetëdija, edhe mund të falet, por, nuk mund të falet politikovirusi që kryen mutacion prej ore në orë, prej ditës në ditë dhe prej çastit në çast (tash e shkuar dy dekadash), kurëdo që i jepet mundësia për ta kryer mutacionin, që e ka bërë mut prej kulmi e teposhtë, me nder lexuesve, në çdo periudhë dhe kohë antishqiptare si kjo, duke u prirë proceseve antishqiptare! Madje, këtë politikovirus, po e mban gjallë mutacioni i të njëjtit politikomutacion, që ndërron emër dhe kostum vazhdimisht, herë si ramushovirus, herë si hashavirus, herë si fatmirovirus, herë si albinovirus…, që, për nevoja të tij politike, shkarkon edhe stafin e Institutit të Shëndetësisë Publike, edhe në këtë kohë pandemie globale, me CoVid-19.
Prandaj, konstatojmë se CoVid-19, është lule e dritë, karshi politikovirusit shqiptaro-titist të UDB-së dhe të KOS-it LDK-ist&Co e tij “patriotike” e “shqiptare” shqiptaro-titiste, që, për fatin tonë të keq, ka kryer mutacion edhe në Tiranë, se, Prishtina, Shkupi, Podgorica, Presheva janë në mutacion të vazhdueshëm të atij e këtij politikovirusi…

Ai, dhe këta politikovirusë, që po e mbajnë atë në pushtet, janë shëmtia e jonë në krye, që po na luftojnë e po na vrasin më zi se çdo virus tjerër.
Andaj, na mbetët të shpresojmë, se, politikovirusin do e ndjekë dhe do e vret hija e vet, nëse atë hije e ndihmojmë ne, shqiptarët, me hijen tonë shqiptare!...

Burojë, 29 Mars, 2020

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Tafil Duraku
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Nuk është vlerësuar deri më tani!
Lexuar: 238 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi