Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Paradoksi juridik ndërkombëtar me Kosovën
Publikuar më 31 mars, 2020 në orën 04:05 ( ) Prof. Dr. Mehdi Hyseni | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Barometri diplomatik

Duhet pranuar faktin se, deri më sot, në praktikën e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe të së drejtës ndërkombëtare, nuk ka ndodhur që të njëjtit shtet dy (2) herë t’i njihet pavarësia.

Gjithashtu, nuk ka ndodhur që ndonjë fuqi kolonialiste, t’ia ketë njohur me paqe dhe me dialog të drejtën e vetëvendosjes dhe pavarësinë ndonjë populli a kombi të kolonizuar në Afrikë, në Azi apo në Amerikën Latine etj.
Prandaj, dialogimi në Bruksel (2011-2018) ndërmjet palës serbe të Beogradit dhe palës shqiptare të Kosovës, është në kundërshtim flagrant me të drejtën ndërkombëtare, sepse me atë dialog po synohet zhbërja e statusit të pavarësisë së Kosovës, e cila, tanimë, është njohur de fakto dhe de jure nga më shumë se 100 shtete të OKB-së.

Me shpikjen e Dialogut të Brukselit (2011-2018), në kuptimin juridik të së drejtës ndërkombëtare dhe të Kartës së Kombeve të Bashkuara, në mënyrë flagrante u shkelën parimet fundamentale, siç janë : 1) Parimi i sovranitetit, 2) Parimi i mosndërhyrjes, 3) Parimi i vetëvendosjes, që të gjitha këto përbëjnë esencën e validitetit dhe të kuptimit të njohjes dhe të mbrojtjes së statusit të pavarur të Kosovës.
Pikërisht mbi këto parime AMERIKA dhe aleatët e saj të Evropës Perëndimore, si dhe mbi 100 shtete të tjera të OKB-së, e njohën pavarësinë e Republikës së Kosovës, më 17 shkurt 2008.

Pas kësaj njohjeje ndërkombëtare, si dhe pas miratimit të Opinionit Këshillëdhënës të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë së OKB-së në Hagë, më 22 korrik 2010, de fakto dhe de jure u vlerësua se shpallja e pavarësisë së Kosovës, është bërë plotësisht në përputhje me parimet e së drejtës ndërkombëtare.
Prandaj, de fakto dhe de jure është mbyllur statusi juridiko-politik i Republikës së Kosovës sipas normave, rregullave dhe parimeve të së drejtës ndërkombëtare, Kosova është e pavarur dhe sovrane.

Në këtë konteskt, ligjërisht nuk mund të ketë më kurrfarë debati, dialogu a multidialogu nga kushdo qoftë për statusin e pavarësisë së Kosovës, pavarësisht nga interesat e ndryshme të politikës hegjemoniste dhe kolonialiste të Serbisë dhe të mbështetësve të saj.- Statusi i pavarësisë së Kosovës, është i panegociueshëm sipas së drejtës ndërkombëtare.

Dialog me Serbinë po, por për statusin e pavarësisë së Kosovës, Jo, kurrë JO!

Duke qenë se Beogradi zyrtar ka refuzuar Marrëveshjen e Konferencës së Rambujesë ( shkurt - mars 1999) dhe Planin e Mari Ahtisarit (2007), nuk ekziston më asnjë arsye qoftë etike, ligjore, qoftë politike, që udhëheqja e Kosovës, si dhe institucionet saj, qeveria dhe parlamenti, të negociojnë me përfaqësuesit e qeverisë së Serbisë për statusin e pavarësisë së Kosovës, sepse ky status de fakto dhe de jure është mbyllur më 17 shkurt 2008, kur Amerika (si superfuqi botërore) dhe fuqitë e mëdha evropiane, aleate të saj e njohën Republikën e pavarur dhe sovrane të Kosovës.

Nëse Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, ligjërisht askush nuk të drejtë, që qeverinë e as parlamentin e Kosovës, ta detyrojë për ta vazhduar Dialogun e Brukselit, i cili, pa asnjë dyshim çon drejt “bombardimit” të pavarësisë së Kosovës. Këtë duhet ta dinë si Hashim Thaçi (president), ashtu edhe mbështetësit e tij të brendshëm dhe të jashtëm.

Nëse në kuadrin e Dialogut të Brukselit debatohet me Serbinë për statusin e Kosovës, atëherë me vetëdije të plotë, dhe në kundërshtim me parimet e së drejtës ndërkombëtare dhe të Kartës së Bashkuar, do të vihen në pikëpyetje të gjitha njohjet e deritashme ndërkombëtare, që Kosovës ia janë bërë nga më se 100 shtete të OKB-së.

Nuk ka normalizim të marrëdhënieve me Beogradin derisa Serbia nuk e njeh Republikën e Kosovës !

Vetëm nmdonjë budalla, naiv ose i shitur beson se, dialogimi i palës shqiptare të Kosovës dhe i asaj të Serbisë në Bruksel, do të sjellë “njohjen” e Republikës së Kosovës nga ana e Beogradit, që do të nënkuptonte normalizimin e njëmendtë mes Kosovës dhe Serbisë.

Nëse duam që Kosova të vazhdojë jetën e saj si shtet i pavarur dhe sovran (ashtu si e ka njohur Amerika dhe Evropa demokratike perëndimore etj.), atëherë domosdo kërkohet që udhèheqja e saj me Hashim Thaçin në krye si president të heqë dorë nga Dialogu i Brukselit, sepse ky paraqet kërcënim të drejtpërdrejtë për statusin e pavarur të Kosovës.

Ndryshe nga dialogu i derisotëm i Hashim Thaçit me grupet e tij negociuese në Bruksel, si qeveria, ashtu edhe parlamenti i Kosovës, duhet të marrin vendim të prerë, që të pezullohet procesi i Brukselit. Dhe, në vend të tij, të përqëndrohen në respektimin e Kushtetutës (15 qershor 2008) dhe, rigorozisht të respektojnë normat, rregullat dhe parimet e së drejtës ndërkombëtare për të ruajtur dhe mbrojtur Kosovën si shtet të ri të pavarur dhe sovran.

-Mosnjohja e Kosovës nga ana e Serbisë kolonialiste, është problem i Serbisë, jo i qeverisë e as i parlamentit të Repubikës së Kosovës, sepse kjo qe 12 vjet është shtet i pavarur fqinjë e Serbisë, asgjë më shumë. Pra, me një fjalë, e njeh apo nuk e njeh Serbia Republikën e Kosovës, është vetëm çështje e saj, e askujt tjetër. Ligjërisht, sipas së drejtës ndërkombëtare, Kosova nuk mund ta detyrojë Serbinë që ta njehë pavarësinë e saj. Prandaj, për çfarë dhe, pse pala shqiptare me Hashim Thaçin në krye, duhet të sorollatën në Bruksel, gjoja për ta “bindur” palën serbe për normalizimin e marrëdhënieve mes dy shteteve të tyre.

Pra, në vend të “ekskursioneve” të deritashme 8-vjeçare sterile Prishtinë – Bruksel, qeveria dhe parlamenti i Kosovës, duhet marrin vendim të qartë ligjor dhe kushtetues, duke kërkuar nga BE-ja dhe nga Amerika, që të respektohet e drejta ndërkombëtare dhe Karta e Kombeve të Bashkuara, që garantojnë respektimin e parimit të sovranitetit dhe të vetëvendosjes së popullit të Kosovës, sepse, pikërisht nga zbatimi dhe respektimi i këtij parimi direkt dhe indirekt varet ekzistenca dhe fuksionimi i shtetit të ri të pavarur të Kosovës.

Gjtihashtu, qeveria dhe parlamenti i Kosovës, me një dokuemnt të veçantë ligjor, të miratuar nga parlamenti, duhet pezulluar çdo kërkesë të presidentit për të dialoguar me palën serbe në emër të Kosovës.

Pra, në vend humbjes kohë me formimin e grupeve të kota kinse për të “negociuar” me palën serbe në Bruksel, qeveria dhe parlamenti, duhet të angazhohen në kërkesën e tyre drejtuar faktorëve respektibilë të BE-së, e në veçanti SHBA-së, që të marrin në konsideratë respektimin e parimit të mosndërhyrjes, që është parakusht për realizimin e së drejtës së vetëvenosjes së popujve, si dhe për jetësimin e barazisë së shteteve sovrane dhe të pavarur, siç është edhe Republika e Kosovës (2008-2020).

Respektimi dhe zbatimi i këtyre parimeve të sipërtheksuara (sovraniteti, vetëvendosja dhe mosndërhyrja), është sanksionuar edhe në dispozitat dhe në nenet e paragrafët e Kartës së Kombeve të Bashkuara. – Deklarata e Njohjes së Pavarësisë Vendeve dhe Popujve nën Sundimin Kolonial, të miratuar me Rezolutën Nr.1514 të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së (14.12.1960), dhe Deklarata e Ndalimit të Ndërhyrjes në Çështje të Brendshme të Sheteteve, të miratuar me Rezolutën nr.2131 (XX) të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së (21.12.1965), të cilat sheshit vënë në dukje, se zhvillimi dhe novelimi i mëtejmë i së drejtës ndërkombëtare, si dhe i bashkëpunimit dhe i marrëdhënieve miqësore dhe paqësore midis popujve dhe shteteve varet nga respektimi konsekuent i këtyre i parimeve (sovraniteti, vetëvendosja dhe mosndërhyrja).

Shprehur me fjalorin juridik ndërkombëtar, Dialogu i Bruskelit është vetëm një fiksion politik, që synon “bosnjizimin” e Kosovës me një autonomi të “Republika srpska”. Ky do të jetë epilogu i Dialogut fatkeq të Brukselit, që gradualisht, do të zgjerohet në tërë territorin e Kosovës, të populluar me shumicë serbe. Me një fjalë, me këtë dialog fiton vetëm Serbia, Jo Kosova, në asnjë mënyrë, asgjë!

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Prof. Dr. Mehdi Hyseni
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Nuk është vlerësuar deri më tani!
Lexuar: 192 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi